vrasja e shqiptarit ne ekuador Archives - Albeu.com

Vrasja e shqiptarit dhe terrori mes tre bandave, gjenerali ekuadorian: Luftë për kokainën
Autoritetet ekuadoriane ende nuk kanë asnjë të arrestuar për vrasjen e shqiptarit Ergys Dashi dy ditë më parë në një restorant në Guayaquil. Fausto Buenaño, një nga zyrtarët e lartë të policisë në Ekuador shprehet se bëhet fjalë për një luftë mes bandave për territor. “Kemi të bëjmë me luftë për territor për të shitur drogë” tha ai.

Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët që shprehën pasigurinë për gjendjen e krijuar. “Nuk mund të ulesh më i qetë në një restorant, për të ngrënë diçka me familjen, sepse plumbat mund të vijnë në çdo kohë” tha një qytetar i frikësuar.

Mediat ekuadoriane theksojnë se vendi është në një luftë të kryqëzuar mes bandave të “Choneros”, “Chone Killers” dhe “Lagartos”. Pas vrasjes së shqiptarit në Guayaquil Presidenti i Ekuadorit Guillermo Lasso ndryshoi drejtuesit e policisë dhe urdhëroi nxjerrjen në terren të 1100 trupave shtesë për të vendosur rendin.

Ergys Dashi u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në Guayaquil të Ekuadorit me një plumb në kokë. Autori, i cili mbante në dorë një buqetë me lule, shkoi me vrap në drejtim të tryezës ku ai ishte ulur, e qëlloi në kokë dhe u largua.

Pasi ekzekutuan 34-vjeçarin nga Durrësi, autorët hapën zjarr edhe në drejtim të klientëve të tjerë në lokal, duke bërë që të gjithë të gjenin strehim poshtë tavolinave.

Viktima ndodhej bashkë një person tjetër në tavolinë në momentin që u qëllua për vdekje. Si pasojë e breshërisë së plumbave, e plagosur mbeti edhe një vajzë 26-vjeçare e cila ishte e ulur me një grup të rinjsh pranë tavolinës ku u vra Dashi. Dyshohet se shkak për ekzekutimin mund të jetë bërë përfshirja e 34-vjeçarit në trafikun e kokainës.

Kartelet kolumbiane konkurrojnë për tregun fitimprurës evropian me meksikanët, shqiptarët dhe rusët. Për dërgesat në Evropë, kartelet shqiptare dhe Sinaloa krijojnë aleanca. Tregjet e saj kryesore janë Holanda, Belgjika, Shqipëria, Greqia dhe Spanja. /Abcnews.al

The post Vrasja e shqiptarit dhe terrori mes tre bandave, gjenerali ekuadorian: Luftë për kokainën appeared first on Albeu.com.