Vrasja e Liridonës Archives - Albeu.com

Vrasja e Liridonës/ Vëllai i saj prek me fjalët: Dhimbja sa vjen e shtohet, po i ndjekim informacionet për gjykime të vrasjeve të vajzave që…
Sot, bëhen tre muaj nga vrasja e Liridona Ademajt. Vëllai i saj, Leonard Ademaj, ka thënë me anë të një reagimi në rrjetet sociale, se dhimbja sa vjen e shtohet dhe se ata i mban shpresa që drejtësia nuk do të vonojë.

Ai shton se po ndjekin me dhimbje të thellë informacionet për gjykime të vrasjeve të vajzave, që janë bërë me gabime që çojnë në rigjykime, apo edhe për raste kur gratë janë abuzuar fizikisht dhe dhunuesit enden të lirë ose reklamohen publikisht.

Pas kthimit në rigjykim të rastit të Marigona Osmanit, Leonard Ademaj, ka thënë se shpreson që rasti i Liridonës dhe rastet tjera të gjykohen shpejtë dhe pa gabime.

“Sot tre muaj që kur se na e kanë vrarë Liridonen tonë. Dhimbja sa vjen e shtohet e neve na mban shpresa që drejtësia nuk do të vonojë. Derisa e vajtojmë vajzën dhe motrën tonë, me dhimbje të thellë po i ndjekim informacionet për gjykime të vrasjeve të vajzave që janë bërë me gabime që çojnë në rigjykime apo edhe për raste kur gratë janë abuzuar fizikisht dhe dhunuesit enden të lirë ose reklamohen publikisht.

Ne bashkëndjejme me të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre. Shpresojmë që rasti i Liridonës dhe rastet tjera do të gjykohen shpejtë dhe pa gabime. Vrasësit e grave e kanë vendin në burg, të mbyllur dhe larg syrit të publikut”, ka shkruar Leonard Ademaj.

The post Vrasja e Liridonës/ Vëllai i saj prek me fjalët: Dhimbja sa vjen e shtohet, po i ndjekim informacionet për gjykime të vrasjeve të vajzave që… appeared first on Albeu.com.

Gazetari jep detaje për vrasjen e Liridonës: Babai i Naimit flet për mesazhet me gruan e…
Vrasja e Liridona Ademajt tronditi Prishtinën natën e 29 Nëntorit të vitit të kaluar. Para Prokurorisë së Prishtinës, në Departamentin për Krimeve të Rënda, kanë dëshmuar sërish të dyshuarit e ndaluar për këtë çështje.

Lidhur me vrasjen e saj janë arrestuar Naim Murseli, bashkëshorti i saj i dyshuar si porositës i vrasjes, Granit Plava, ekzekutori e Kushtrim Kokalla, bashkëpunëtori.

Gazetari Muharrem Kafexhiu, gjatë një interviste televizive përmendi një detaj në dëshminë e Naim Murselit, i cili tha që nuk ka qenë aty në vendin e ngjarjes, ndërsa Granit Plava, thotë se Murseli ka qenë i pranishëm në momentin e ekzekutimin, por fëmijët e tij nuk i ka parë.

“Në deklaratën e parë Naim Murseli e ka mohuar përfshirjen, por çështja ka të bëjë me detajet e vogla, pra që është larguar në vendin e ngjarjes, që e mohon Dorasi. Plava në dëshminë e tij ka thënë që kur është ekzekutuar ka qenë i pranishëm edhe Naim Muselit, ndërsa për fëmijët thotë që nuk i ka pare”, tha Kafexhiu.

Ndërsa gazetari Igli Çelmenti, krahasoi ndryshimin në dëshmi për sa i përket armës. Armën Granit Plava, thotë që e ka blerë të Tom Dodaj.

Ky i fundit thotë që Murseli e ka kërkuar vetë armën, ndërsa Murseli deklaron se Granit Plava i ka kërkuar vetë një armë Tom Dodajt.

“Bashkëpunëtorët e nxjerrin gënjeshtar sepse Plava thotë që armën e ka blerë te Tom Dodaj, (personi i katërt i arrestuar), ndërsa Dodaj thotë që Murseli e ka kërkuar armën, ndërsa Murseli thotë që Plava ka kërkuar që t’i marrë një armë vetë Tom Dodajt. Dodaj deklaron që e ka marrë para 5 vitesh në Gjakovë, disa personave nga Shqipëria, dhe e ka kërkuar vetë Naim Museli, i cili në dëshminë e tij thotë që jo, Granit Plava e ka kërkuar vetë armën, ndërsa Tom Dodaj dhe Granit Plava e hedhin poshtë deklaratën e tij”, tha gazetari.

Për sa i përket dyshimeve për tradhti, Kafexhiu thotë që në dëshminë e tij të parë, Murseli pranon që ka krisje në çift, ndërsa avokatja deklaroi se kanë qenë një çift i lumtur.

Gjithsesi, sipas Çelmentit, edhe pse të dyshuarit akuzojnë për tradhti, nuk mund të bazohemi në fjalën e tyre, pasi janë autorë të dyshuar.

“Në prokurori ka dhënë mbi tre dëshmi, që nuk është publikuar. Në momentin e parë para hetuesve ka përmendur krisjet në martesë. avokatja e tij, mbrëmë i mohoi këto duke thënë se çifti ka qenë i lumtur”, tha Kafexhiu.

“Alibia kryesore është tradhtia, babai i Murslit, Shaban Murseli në dëshminë e tij flet për mesazhet që ka pasur Naim Murseli me gruan e vëllait të Kushtrim Kokallës. Pra tentojnë të manipulojnë të vërtetën. Kjo nuk është e vërteta, pasi këta janë dëshmi të autorëve të ngjarjes. Ka pista të tjera më të rëndësishme që po hetohen, dosje që asnjë gazetar nuk i ka parë”, tha gazetari.

The post Gazetari jep detaje për vrasjen e Liridonës: Babai i Naimit flet për mesazhet me gruan e… appeared first on Albeu.com.

Motra e Liridonës di disa sekrete, flet gazetari: Ҫelësi i enigmës fshihet te babai i Naimit
Gazetari Milaim Zeka, ka treguar detaje të reja në lidhje me vrasjen e Liridona Ahmetajt qe tronditi opinionin publik. Gjatë një interviste televizive, ai u shpreh se veprimet e të atit të Murselit janë të dyshimta.

“Që nga fillimi, e kam thënë që e gjithë enigma është te i ati. Si erdhi nga Suedia dhe dha pafund intervista, ndërkohë që i kishte vdekur nusja e djalit.

Ishte aq kontrovers, çfarë thoshte në fjalinë e parë, nuk thoshte në fjalinë e dytë. Unë mendoj që çelësi i enigmës së kësaj vrasjeje fshihet te babai i Naimit, që doli se edhe ai mund të jetë shtysë. Doli që i ka treguar disa mesazhe të Liridonës te Naimi”.

Nga kontaktet me hetuesit, unë mund të them që ata dinë çdo gjë, theksoi analisti. Sipas tij, Naimi ishte i zhytur në borxhe dhe shumë sekrete për çiftin i dinte motra e 30-vjeçares.

“Motra e Liridonës di disa sekrete. Unë di që Naimi ka marrë para me fajde dhe është zhytur në fajde. Di që ka bërë një biznes diku 400 mijë euro me një biznesmen në Suedi dhe një ushtarak amerikan e ka takuar në hotel të Pacollit, i ka thënë më jep 1 mijë euro sot dhe t’i kthej 12 mijë. Jetonte në botën e luksit me borxhe, si ato fotot me Rita Orën. Ka shumë VIP-a kështu në Shqipëri dhe Kosovë. Është bërë turp të jesh VIP.

Unë mendoj që edhe Policia e Kosovës e ka pak problem, lexova që është përfshirë edhe Amerika, edhe policia suedeze. Kjo e fundit e ka më të lehtë të nxjerrë bisedat”.

Deklarata e vrasësit që shprehet se Naim Murseli ndodhej në makinë gjatë vrasjes, është e qartë, shtoi Zeka.

“Me rëndësi është fakti se deklarata e vrasësit që thotë kur kam vrarë Liridonën, Naimi ishte brenda në makinë.

Ai tha që nuk i ka parë fëmijët. Është e logjikshme që një vrasës kur hyn të vrasë dikë nuk sheh nëse në sediljen e pasme ka fëmijë apo valixhe. Deklarata e vrasësit është e qartë”.

The post Motra e Liridonës di disa sekrete, flet gazetari: Ҫelësi i enigmës fshihet te babai i Naimit appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Liridonës, Naim Murseli: Kohëve të fundit kishim probleme! E dija se kush na sulmoi por se besoja se do vriste
Mediat kosovare kanë zbardhur dëshminë e Naim Murselit, të bërë në prokurori pak ditë më parë, si i dyshuar kryesor për vrasjen bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, më 22 nëntor të vitit 2023.

Para prokurorëve Murseli ka thënë se ka qenë në dijeni se Granit Plava ishte personi që shtiu me armë zjarri për të vrarë bashkëshorten e tij, por ka mohuar se ai është porositësi i ekzekutimit.

Vlen të theksohet se Murseli ka pranuar se është takuar me të dyshuarin për vrasje, Granit Plavën, më 22 nëntor.

“Në ditën kritike unë isha ne Gjakovë për pune personale dhe rastësisht jam takuar me Granitin ku Kushtrimi i ka treguar se ku do te takohemi. Ne jemi takuar në Kramovik në rrugë dhe ai ishte kthyer tek vendi i punës dhe ai ka parkuar automjetin e tij ne atë lokacion tek pompa Eko ku punonte dhe ka vazhduar me mua me veturën time Land Rover me targat 07-669-CM ngjyrë e zezë, ku së bashku jemi nisur në drejtim të restorant Liqeni i Dukagjinit, por gjatë rrugës goma e veturës mu dëmtua dhe vazhduam për ta gjetur një gomister për ta rregulluar gomën, ku në afërsi të Dujakës hasëm në një autolarje dhe mekanik i fshatit i cili na ndihmoi për ta rregulluar gomën”,- ka rrëfyer Naim Murseli.

“Personi i cili na ndihmoi e pyeti Granit Plava nëse është i interesuar për armë dhe ai i thotë ‘po vetëm dua ta shoh fillimisht’. Dhe i pëlqeu, por nuk kishte para me vete dhe mi kërkoj mua dhe unë ia dhashë 250 euro aq sa edhe ka kushtuar arma, nga aty pasi u rregullua goma më telefonon bashkëshortja dhe më tregon se ka mbërrit në Prishtinë pa dijeninë time. Unë nisem në drejtim të Prishtinës së bashku me Granitin por gjatë rrugës Graniti më kërkoi ta dërgoja në fshatin Kralan ku kishte për të marrë një veturë. Dhe, ndaras kemi vazhduar për në Prishtinë, ku ai me ka ndjekur mbrapa deri në afërsi të shtëpisë time, ku jemi barazuar me vetura dhe më ka thënë se unë tash e di çka bëj”,- ka thënë ai.

Ndër të tjera, Murseli ka deklaruar se edhe pse e ka ditur se vrasësi ishte Granit Plava, nuk ka besuar se do kishte guximin mtë vriste.

“Në afërsi të shtëpisë, Graniti doli i maskuar në rrugë me armë të drejtuar drejt nesh. Edhe pse isha ne dijeni për prezencën e tij unë asnjëherë nuk kam besuar në të vërtetë se Graniti do të marrë veprime për vrasje. I shokuar kam ndaluar, i kam çuar duart lart dhe i kam thënë bashkëshortes jepja krejt çfarë të kërkon dhe në një moment unë kam hapur derën time, pastaj derën e fëmijëve duke i thënë edhe bashkëshortes të largohet nga vetura. Në momentin që jemi larguar disa metra, kam dëgjuar një krismë por pa e parë se çfarë ndodhi”,- ka thënë Murseli.

Naim Murseli ka pohuar se kohëve të fundit kishte disa probleme dhe zënka me Liridonën.

“Një problem familjar ku kanë dal në shesh disa SMS-a me një të afërt. Këta SMS-a ia kanë dërguar bashkëshortes sime dhe kjo e ka rënduar tej mase lidhjen tonë martesore. Pas kësaj ngjarje, presioni dhe kontrolli ndaj meje është shtuar ku unë kam kërkuar ndarjen, mirëpo kategorikisht bashkëshortja nuk ka pranuar dhe në një ndejë në Malmo të Suedisë, bashkëshortja më ishte hakmarrë duke më tradhtuar me një person të huaj aty”,- ka thënë Naim Murseli para hetuesve.

The post Vrasja e Liridonës, Naim Murseli: Kohëve të fundit kishim probleme! E dija se kush na sulmoi por se besoja se do vriste appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Liridona Ademajt/ Naim Murseli jep version tjetër për ngjarjen! Zbardhet dëshmia 3 orëshe para prokurorëve
Ka zgjatur për tre orë dëshmia e Naim Murselit, i arrestuar pak kohë më parë si i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt.

Këtë e ka konfirmuar avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, e cila ka theksuar se Murseli ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes para prokurorëve.

“Sot para Prokurorisë Themelore- departamenti për Krime te Renda, në cilësinë e të pandehurit është dëgjuar i pandehuri Naim Murseli, dyshimi i bazuar është i orientuar në drejtim të veprës penale ‘Vrasje e Rëndë’ në bashkëkryerje nga neni 173 par 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe i pandehuri ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes dhe mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në rrjetet e informimit dhe ato sociale”.

“Në të ardhmen kanë mbetur të dëgjohen edhe dëshmitarët e tjerë dhe pas dëgjimit të tyre do t’ju informojmë lidhur me rrjedhën e procedurës dhe përmbajtjen e deponimeve të tyre”, ka thënë Zhinipotoku.

Murseli dhe dy të tjerët, Granit Plava dhe Kushtroim Kokalla, ndodhen në masën e paraburgimit nën dyshimet për vrasjen e Liridona Ademajt.

The post Vrasja e Liridona Ademajt/ Naim Murseli jep version tjetër për ngjarjen! Zbardhet dëshmia 3 orëshe para prokurorëve appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Liridonës, flet nëna e killerit: Ai mos paftë dritë me sy…
Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokolla, janë tre të arrestuarit për vrasjen e Liridona Ademajt.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për të tre të pandehurit.

IndeksOnline ka qëndruar sot te familja e Kushtrimit, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovë, ku nëna e tij tejet në gjendje të rëndë ka thënë se veq shpirti sa nuk u ka dalë.

“S’kemi çka me folë. Veç sa s’na ka dalë shpirti. Jem pa hak as pa hile. Naimin e kam djalë të vëllait. Unë trauma kom. S’kemi hak as hile me askënd. Ai (Graniti) mos paftë dritë, dritë mos paftë. Pse na e banë këtahen kështu”, ka thënë nëna e Kushtrimit në gjendje të rënduar.

Sipas gjykatës, Naim Murseli dyshohet për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në bashkëkryerje‘, Granit Plava për veprën penale ‘Vrasje e rëndë‘ dhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve‘ dhe i pandehuri Kushtrim Kokolla për shkak të veprës penale ‘Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë‘.

The post Vrasja e Liridonës, flet nëna e killerit: Ai mos paftë dritë me sy… appeared first on Albeu.com.