vrasja e joy ayoko Archives - Albeu.com

Vdekja misterioze e Joy Ayoko, zbardhen detaje nga letërporosia për autoritetet e Kenias, çfarë kërkon prokuroria shqiptare
Autoritetet keniane kanë nisur përgatitjen e përgjigjes së letërporosisë së dërguar nga prokuroria shqiptare lidhur me çështjen e vdekjes së vajzës keniane Joy Ayoko. Tre ditë më parë Drejtoria e Hetimeve Penale të INTERPOL Kenias ka kontaktuar nënën e Joyt, Ruth Abongo dhe i kanë kërkuar raportin e vdekjes së Joyt për llogari të autoriteteve shqiptare, të cilën nëna ia ka dërguar 3 ditë më parë.

Po ashtu mësohet se përveç raportit të vdekjes së Joyt në letërporosi autoritetet shqiptare kanë kërkuar edhe marrjen në pyetje të nënës së Joyt, motrës dhe vëllait të Joyt dhe shoqes së Joyt në Kenia, me të cilën 22-vjeçarja ka komunikuar pak minuta para ngjarjes së rëndë ku u dhunua barbarisht.

News24 ka publikuar të dhëna e dëshmi ku është zbuluar se shoqja e dhomës së Joyt, Emily Mutua i ka thënë motrës së Joyt autorin e vrasjes së 22-vjeçares dhe për këtë arsye do të pyetet edhe motra e Joyt. Këto persona pritet të merren në pyetje në ditët në vijim nga autoritetet keniane sipas pyetjeve që i kanë nisur autoritetet shqiptare dhe më pas do i kthehet përgjigje letërporosisë së prokurorisë shqiptare.

Autoritetet keniane kanë nisur kontaktimin e personave që do pyeten. Po ashtu autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion edhe për laptopin e Joyt, i cili ndodhet në Kenia, pasi për grupin hetimor mund të jetë një provë e rëndësishme. Sipas informacioneve nga avokati mbrojtës i vajzës keniane, prokuroria po pret mbërritjen e përgjigjeve të letërporosisë nga Kenia, si prova të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes./news24

The post Vdekja misterioze e Joy Ayoko, zbardhen detaje nga letërporosia për autoritetet e Kenias, çfarë kërkon prokuroria shqiptare appeared first on Albeu.com.

Skenari i filmit të famshëm, a u vra Joy Ayoko se tentoi “t’ia fuste shtëpisë”?
Nga AlbEu.com

Një prej skenave më të forta të super filmit të Martin Scorsese “Casino” është ajo teksa Robert de Niro në rolin e “Sam” në rolin e një menaxheri kazinoje pret për një takim Nicky Santoron, luajtur nga Joe Pesci. Santoro ishte personazhi që mbaronte punët e pista të pronarëve të kazinove në Las Vegas dhe vetë Sam ishte i trembur nga takimi me të, pasi ky udhëtim në shkretëtirë mund të ishte i fundit për të.

Teksa pret Nicky-n, Sam kujton edhe se si kishin hapur dhjëtëra gropa nëpër shkretërirën përreth kazinove duke futur aty të gjallë apo të vdekur çdo lojtar apo punonjës kazinoje që tentonte “t’ia fuste shtëpisë”. Me shtëpi kuptohet kazinoja dhe pronarët e saj.

Ndërkohë që ky është super skenar i Scorseses, policia shqiptare dyshon se në fakt një skenë e ngjashme është luajtur edhe në verën e vitit të shkuar në Tiranë, ku tashmë aktorë janë po ashtu një pronar apo menaxhëer kazinoje, disa “të fortë” që bëjnë punë të pista dhe një punonjëse që mund të ketë tentuar “t’ia fusë shtëpisë”.

Bëhet fjalë për vrasjen makabre të kenianes Joy Ayoko vitin e shkuar, cila u gjet e rrahur dhe e lënë e vdekur pranë “Floëer Residence” në Tiranë ku jetonte për të ndërruar jetë disa muaj më parë në spital pasi ndejti për kohë të gjatë në koma.

Mediat raportojnë se krahas Rodi Barçit dhe rrahjes së saj për vdekje për çështje banale siç janë raportet intime apo sherri mes Joy-y dhe atij apo ndonjë tjetri të përfshirë në një përballje të tillë, policia po heton edhe si shkak të mundshëm të vrasjes së saj, dhënien informacion ndaj një lojtari kazinoje, i cili dyshohet se ka fituar shuma të mëdha parash.

Nga të dhënat mësohet se policia po verifikon informacionet se gjatë punës së saj si krupiere, Joy ka ndihmuar një lojtar të kazinosë të fitojë shuma të mëdha, gjë që ka bërë pronarët dhe menaxherët që të dyshojnë duke çuar në rrahjen e saj për vdekje.

Policia po kërkon të gjejë këtë lojtar dhe ta marrë atë më pyetje për të zbuluar detaje të tjera. Vërtetimi i një skenar të tillë do ta fuste tregun e kazinove në Shqipëri për hërë të parë në një terren kriminal të ngjashëm me shembujt më të këqinj në botë ku të përfshirë janë trafikantë, ndërtues që pastrojnë para, kriminelë dhe personazhe me lidhje të forta në majat e pushtetit që vrasin pa iu dridhur qerpiku duke mundur ta fshehin ngjarjen për shumë muaj.

Policia dhe prokuroria duhet të zbardhin një ngjarje tillë, e cila duket se hap edhe një front të ri të organizatave kriminale në vend, krahas trafikut të drogës, vrasjeve me pagesë dhe pastrimit të parave! /E.S-albeu.com

The post Skenari i filmit të famshëm, a u vra Joy Ayoko se tentoi “t’ia fuste shtëpisë”? appeared first on Albeu.com.