vrasja e jan prenges Archives - Albeu.com

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg të përjetshëm për Festim Bexhdilin
Prokuroria e Posaçme kërkon burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin, i akuzuar për rrëmbimin me pasojë vdekjen të Jan Prenges, janarin e vitit 2020. Sipas SPAK, 30-vjeçari, me profesion kopshtar në resortin “Golden” dyshohet se ka marrë furgonin nga ambjentet e resortit së bashku me trupin e dyshuar si të pajetë dhe e ka transportuar jashtë ambjenteve ku dyshohet se e ka fshehur kufomën.

Për të bashkëpandehurin e tij, Olsi Turja, i akuzuar për “pengim të zbulimit të të vërtetës” u kërkua një dënim me 3 vite burg.

Mësohet se për Gentian Funiqin dhe Dritan Rexhepin çështja është e veçuar. Në seancë ka qenë i pranishëm vetëm Bexhdili. Akuzohet për grup të strukturuar kriminal. Pretenca është dhënë nga Prokuror Behar Dibra dhe Elida Kaçkini.

Kujtojmë se Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit të vitit 2020 në Kamëz. Më pas ai u nxor pa i pajetë nga një ‘Range Rover’, nga personat që e morën peng, brenda  garazhit të kompleksit luksoz ‘Golden Resort’, me vendndodhje në fshatin Pjesëz në Shijak.

Ngjarja ku humbi jetën Jan Prenga lidhet me të shkuarën kriminale të vëllait të viktimës në Britani, ku bëhet fjalë për një sasi prej 300 kg kokainë, që ai nuk e ka dorëzuar te grupi i trafikantëve.

The post Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg të përjetshëm për Festim Bexhdilin appeared first on Albeu.com.

U porosit nga “mbreti” i kokainës, pezullohet gjykimi për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës
Është pezulluar gjykimi i çështjes së rrëmbimit dhe më pas zhdukjes së Jan Prengës në Kamëz. ABC mëson se Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pezulluar gjykimin për Dritan Rexhepit dhe 6 të tjerëve, Gentjan Funiqi, Marti Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini.

Po ashtu është pranuar kërkesa e SPAK edhe për të pushuar hetimin për vëllezërit Bajrar Hajri, Leonard Hajri dhe Elton Hajri si dhe të Aleks dhe Ardian Doçaj. Aktualisht vijon gjykimi ndaj të pandehurve Festim Bexhdilit dhe Olsi Turja.

“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur pezullimi e gjykimit të procedimit penal nr. 62/2020 ndaj të pandehurve Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Marti Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini (me viktimë të veprës penal Jani Prenga), të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Rrëmbim apo mbajtje peng e personit” ku është shkaktuar vdekja, parashikuar nga nenet 109 paragrafi i tretë dhe 28/4 të Kodit Penal, “Mbajtje p leje e armëve luftarake” parashikuar nga nenet 278 paragrafi i parë dhe 28/4 i Kodit, “Fshehja dhe asgjesimi I kufomes” parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 i Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal parashikuar nga neni 333a/2 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar criminal” parashikuar nga neni 334/1 | Kodit Penal, për shkak se nuk kanë marrë dije r personalisht për gjykimin, ndërsa ka pranuar kërkesën e prokurorit për pushimin e hetimeve ndaj personave nën hetim Bajrar Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Aleks Doçaj dhe Ardian Doçaj. Po në këtë gjykatë vijon gjykimi ndaj të pandehurve Festim Bexhdili e Olsi Turja”, njofton GJKKO.

Kujtojmë se vrasja e Jan Prengës dyshohet se u porosit nga Dritan Rexhepi dhe Gentjan Doçaj, për shkak të një ngarkese droge të tyre që thuhet se u vodh nga Astrit Prenga në Angli, vëlla i Jan Prengës.  Rrëmbimi i Jan Prengës ndodhi më 17 Janar 2020 dhe përgjatë kësaj periushe kohore trupi i tij rezulton ende i zhdukur./abcnews.al

The post U porosit nga “mbreti” i kokainës, pezullohet gjykimi për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës appeared first on Albeu.com.

“E urdhëroi Dritan Rexhepi nga Ekuadori”, rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, SPAK liron nga akuzat anëtarët e fisit Hajri
Struktura e Posaçme anti-korrupsion, ka liruar ditën e sotme nga akuzat anëtarët e fisit Hajri për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

SPAK pretendon se rrëmbimi dhe vrasja e tij u urdhërua nga Dritan Rexhepi nga Ekuadori.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr. 62, të vitit 2020, ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dërgimin për gjykim të çështjes në ngarkim të të pandehurve:

Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta dhe Korado Keshteja, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Rrëmbim apo mbajtje peng e personit” kur është shkaktuar vdekja, parashikuar nga nenet 109 paragrafi i tretë dhe 28/4 të Kodit Penal, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 278 paragrafi i parë dhe 28/4  i Kodit Penal, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 i Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333a/1 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal;

Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Rrëmbim apo mbajtje peng e personit” kur është shkaktuar vdekja, parashikuar nga nenet 109 paragrafi i tretë dhe 28/4 të Kodit Penal, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 278 paragrafi i parë dhe 28/4 i Kodit, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 i Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333a/2 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

Gjithashtu Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e akuzës për personat nën hetim Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Aleks Doçaj dhe Ardian Doçaj, pasi nuk provohet që personat nën hetim të kenë kryer veprat penale përkatëse.

Nga hetimi rezulton se:

Të  pandehurit Dritan Rexhepi, i cili aktualisht rezulton të jetë i burgosur në shtetin e Ekuadorit dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedentë penal në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës, Jani Prenga, me banim në Kamëz, Shqipëri. Kjo, pasi sipas tyre, shtetasi Astrit Prenga, vëllai i viktimës ka vjedhur një sasi kokaine në Portin Portsmouth, Angli, që ju përkiste atyre, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli.

Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike. Ndërsa organizimi i rrëmbimit është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja, ekzekutimi i këtij rrëmbimi është kryer në Shqipëri, në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Ndërkohë hetimet vazhdojnë në lidhje me identifikimin, grumbullimin, si dhe sigurimin e provave në kuadër të një hetimi të plotë e të gjithanshëm për personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë ngjarje./albeu.com/

The post “E urdhëroi Dritan Rexhepi nga Ekuadori”, rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, SPAK liron nga akuzat anëtarët e fisit Hajri appeared first on Albeu.com.