Vrasja e Briken Sanajt Archives - Albeu.com

Vrasja e Briken Sanajt në Tiranë, arrestohet në Kosovë njëri prej të përfshirëve në krim
Në tetor të vitit 2022 ishte vrarë 39-vjeçari Briken Sanaj në “Kodrën e Diellit” në Tiranë. Mediat në Shqipëri raportonin se viktima u qëllua për vdekje nga një distancë e afërt nga një makinë në lëvizje dhe atentati dyshohet se u krye për hakmarrje. Lidhur me këtë rast mbrëmë në Pejë është arrestuar i dyshuari Gjelosh Krasniqi.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për Gazetën Express, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Mbrëmë nga puna operative është arritur të arrestohet një person (me urdhër arrest ndërkombëtar) i cili dyshohet se ka qenë i përshirë vitin e kaluar për një vrasje në Shqipëri. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari Gj.K., është ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj tij do parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit. Për procedurat e mëtutjeshme rreth këtij rasti ju lutem i drejtoheni Ministrisë së Drejtësisë”, tha Shkodran Nikçi për Express.

Po ashtu është ndaluar edhe personi i cili dyshohet se i ka ndihmuar për strehim Krasniqit.

Para se të ndodhte atentati, Sanaj ka qenë duke mbyllur makinën te garazhi i pallatit ku jetonte dhe është takuar me tre persona të njohur në trotuar. Pasi kishte mbaruar dasma në Lezhë, ai së bashku me të afërmit e tij kanë sjellë nusen në Tiranë tek pallati ku jetonte prej më shumë se një viti.

Në momentin që ai ka zbritur nga makina, u qëllua për vdekje nga një distancë e afërt nga një makinë në lëvizje.

Makina tip “Benz” që përdorën autorët u gjet e djegur pas ngjarjes, në Qafë Kashar, ndërsa brenda saj u gjet një armë tip kallashnikov. Makina ishte me targa të vjedhura në Tiranë, vetëm pak ditë para se të ndodhte atentati.

Ngjarja dyshohet se ndodhi për hakmarrje, pasi në vitin 2010 familja Sanaj ka pasur konflikt me familjen Kola për shkak të ngacmimit të një vajze. Konflikti u ashpërsua dhe vëllai i vogël i Briken Sanajt plagosi një prej djemve të familjes Kola.

The post Vrasja e Briken Sanajt në Tiranë, arrestohet në Kosovë njëri prej të përfshirëve në krim appeared first on Albeu.com.