vrasja e bledar dedjes Archives - Albeu.com

“Dikush e joshi për një takim intim në pyll, ndërsa vrasësi ishte…”- Detaje nga vrasja e Bledar Dedjës, merren në pyetje 30 persona
Bledar Dedja, 39 vjeç me origjinë shqiptare, u vra me 20 plagë me thikë të shtunën, 20 janar 2024. Trupi i tij u gjet mëngjesin e 21 janarit në një pyll në Paderno del Grappa, nga një mik me të cilin duhej të shkonte për peshkim.

Vrasja e Dedjës, ende në qendër të vëmendjes

Hetimet për vrasjen e 39-vjeçarit vazhdojnë, ndërsa autoritetet kanë shqyrtuar bisedat, profilet sociale dhe tabulatet telefonike të kopshtarit shqiptar, si dhe kanë ekzaminuar ambientet në zonën rrëzë kodrës që ai frekuentonte, për të kuptuar se kush duhej ta kishte takuar Dedjan atë pasdite dhe të gjente konfirmime për “jetën e dyfishtë” të viktimës.

RIS në vendin e krimit

Dje, e hënë, 29 janar 2024, specialistët e Departamentit të Hetimeve Shkencore nisën një analizë të plotë të vendit ku u vra brutalisht Bledar Dedja. Zona ku u gjet makiana e Dedjes ishte nën kontroll dhe pak më larg nga trupi i 39-vjeçarit.

RIS do të fokusohet kryesisht në kërkimin e gjurmëve të vrasësit në zonën përreth, por do t’i kushtojë vëmendje të veçantë pjesës së brendshme të Mercedes B-Class. Duke pasur parasysh se zona është e aksesueshme për publikun prej më shumë se një javë, hetimi bëhet më komplekse, por hetuesit synojnë të ngushtojnë hipotezat duke u fokusuar te automjeti.

Dedja u josh me ‘karrem’ dhe u vra nga një person i tretë

Ndërsa Ris kërkon në pyll për armën e ftohtë dhe çelësat e makinës, hetuesit përpiqen të rindërtojnë dinamikën e vrasjes.

Hipoteza kryesore për momentin është se bëhej fjalë për një krim seksual ose pasioni, pasi 39-vjeçari është gjetur me pantallona të ulura dhe plagët e shumta me thikë japin përshtypjen e një krimi të kryer në sulm xhelozie apo hakmarrjeje.

Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani, Dedja mund të jetë joshur në pyll nga një person (grua apo burrë) që me sa duket e njihte, i cili do të kishte vepruar si karrem, për një takim intim, ndërsa vrasësi do të ishte fshehur në shkurre, gati për të goditur.

Një “jetë e dyfishtë”: dyshimet e gruas

Për hetuesit, të cilët ditët e fundit kanë marrë në pyetje rreth 30 persona, përfshirë të afërm dhe të njohur të viktimës, 39-vjeçari shqiptar duket se ka bërë një “jetë të dyfishtë”.

Gruaja dyshoi për diçka, aq sa kohë më parë kishte angazhuar edhe një hetues privat për të zbuluar njerëzit me të cilët shoqërohej i shoqi.

The post “Dikush e joshi për një takim intim në pyll, ndërsa vrasësi ishte…”- Detaje nga vrasja e Bledar Dedjës, merren në pyetje 30 persona appeared first on Albeu.com.

U gjet i zhveshur dhe i masakruar në një pyll në Itali, shqiptari jetë të dyfishtë, lidhja me një vajzë nga …
Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar, Bledar Dedja, i cili u gjet i masakruar me thikë mëngjesin e së dielës, 21 janar, në një pyll në Paderno del Grappa.

Hetuesit italianë kanë marrë në pyetje dhe një grua shqiptare rreth të 30-ave e cila dyshohet që ka pasur një lidhje jashtëmartesore gjatë dy viteve të fundit me viktimën.

Në deklarimet e saj të dhëna pranë autoriteteve gruaja ka pranuar lidhjen dhe ka zbuluar se është njohur me 39-vjeçarin në një aplikacion takimesh online.

Shqiptarja ishte në mesin e shumë personave që policia italiane ka marrë në pyetje për vrasjen e 39-vjeçarit. Fokusi i hetimeve është përqendruar pikërisht te krimi i pasionit.

Dyshohet se shqiptari ishte një përdorues i rregullt i aplikacionit të takimeve online dhe mund të jetë takuar aty dhe me personin që e ekzekutoi.

Dedja, i cili ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, bënte një jetë të dyfishtë, për të cilën bashkëshortja e tij nuk kishte dijeni.

Sipas autopsisë 39-vjeçari vdiq nga gjakderdhja e brendshme e shkaktuar nga plaga me thikë, e marrë nga pas dhe që i përshkroi mushkërinë.

Mbi trupin e shqiptarit u qëlluan të paktën 19 goditje me thikë në lartësinë e gjoksit dhe në pjesën e barkut, duke dëshmuar dhe urrejtjen e vrasësit.

Dedja u gjet rreth njëqind metra larg makinës së tij, një Mercedes B Class, i shtrirë përtokë, gjysmë i zhveshur, me pantallona dhe të brendshmet e hequra.

Hetuesit krahas autopsisë morën mostra për teste toksikologjike, për të përcaktuar nëse 39-vjeçari kishte kryer apo jo marrëdhënie seksuale përpara se të vritej.

Dyshimi i hetuesve, nisur edhe nga kushtet në të cilat u gjet kufoma, është se Bledari mund të jetë goditur me thikë në fund të një takimi intim.

Zona ku u zbulua trupi mëngjesin e së dielës, dhe në veçanti Via Dei Colli, njihet si një zonë e izoluar, larg syve kureshtarë dhe e frekuentuar nga çifte që kërkojnë pak intimitet.

Hetuesit, të cilët kanë intervistuar prej kohësh bashkëshorten dhe të njohurit e tij, tashmë janë fokusuar tek celulari i viktimës  për të analizuar telefonatat dhe mesazhet e fundit që Dedja ka pasur përpara ngjarjes.

Portofoli dhe sendet personale të 39-vjeçarit janë gjetur në vendngjarje duke rrëzuar pistën e grabitjes.

Hetuesit po analizojnë dhe makinën e shqiptarit për të siguruar ndodnjë provë që mund t’i çonte drejt zbardhjes së ngjarjes.

Dedja, sipas autopsisë, është goditur në pozicion të shtrirë.

Ai kishte plagë të shumta sipërfaqësore, në parakrahë dhe në pëllëmbët e duarve, shenjë kjo që tregon sipas hetuesve që ai ka tentuar të mbrohej.

Baba i dy fëmijëve, 39-vjeçari punonte si kopshtar dhe pastrues në Abacinë e Vjetër. Trupi u gjet në një pellg gjaku nga një mik me të cilin burri duhej të shkonte për peshkim mëngjesin e së dielës.

Gruaja e tij, e shqetësuar se nuk e kishte parë të kthehej në shtëpi të shtunën në mbrëmje, ngriti alarmin në polici në orën 8 të mëngjesit të ditës pasardhëse.

Sipas gjetjeve të autopsisë, vrasja ka ndodhur gjatë pasdites të së shtunës, ndonëse është e vështirë të gjurmohet koha e saktë pasi trupi ka qenë i ekspozuar ndaj të ftohtit gjatë gjithë natës.

The post U gjet i zhveshur dhe i masakruar në një pyll në Itali, shqiptari jetë të dyfishtë, lidhja me një vajzë nga … appeared first on Albeu.com.