Vrasja e Bledar Dedjas Archives - Albeu.com

Misteri që fshihet pas vrasjes së Bledar Dedjas, hetime për një rrjet prostitucioni për fëmijë
Pas vrasjes së Bledar Dedjas, 39-vjeçarit shqiptar në Paderno del Grappa i cili u godit 20 herë me thikë pasditen e 20 janarit, skenarë të ndryshëm shqetësues po dalin në dritë.

Disa ditë më parë një 17-vjeçar nga Pieve del Grappa u ndalua dhe u dërgua në burg në Treviso, ku ndodhet ende, me akuzën e vrasjes me paramendim.

Duke folur me hetuesit, i mituri ka treguar njohjen e tij me 39-vjeçarin, e cila filloi rreth një vit më parë.

Ai gjithashtu ka raportuar për një rrjet të gjerë prostitucioni, pjesë e të cilit janë djemtë dhe vajzat e mitura. Dëshmia tani do të verifikohet nga hetuesit dhe do të thirren të gjithë personat për të verifikuar pretendimet e 17-vjeçarit.

“Historia është shumë më komplekse nga sa duket”, tha avokatja e djalit, Elisa Berton, në fund të seancës dëgjimore në Prokurorinë në Venecia, raportuar nga Il Gazzettino.

Ende nuk dihen motivet e krimit

Motivi i krimit mbetet ende i mbuluar me mister. Paraditen e sotme, 17-vjeçari u mor sërish në pyetje nga prokurori publik i Prokurorisë për të Mitur të Venecias, Giovanni Parolin. Tani ai ndodhet në paraburgim në burgun e Trevisos, ku monitorohet vazhdimisht nga oficerët e policisë së burgjeve.

Institucioni penal, siç e kërkon ligji, i ka pajisur me psikolog dhe edukator dhe do ta lejojë të vazhdojë studimet për të mos humbur vitin shkollor.

Rindërtimi i vrasjes

Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani nga puna e hetuesve, të shtunën e datës 20 janar 17-vjeçari është paraqitur në takim me një thikë të fshehur poshtë rrobave. Në momentin që ndodhej vetëm me 39-vjeçarin në pyll në Via dei Colli, e goditi rreth 20 herë me thikë.

Goditja në mushkëri rezultoi fatale. Më pas i mituri u largua dhe u paraqit në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi kishte plagë me thikë në dorë. Hetuesit besojnë se ai është përleshur fillimisht me Bledarin, cili ka tentuar të mbrojë veten.

The post Misteri që fshihet pas vrasjes së Bledar Dedjas, hetime për një rrjet prostitucioni për fëmijë appeared first on Albeu.com.