vrasja e biznesmenit ne shengjin Archives - Albeu.com

Në hasmëri prej 27 vitesh, gjakmarrja mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj ka shkaktuar 5 viktima: Sherri nisi për 10 mijë lekë
Ardian Nikulaj, 51 vjeç, baba i katër fëmijëve u ekzekutua me 7 plumba pasditen e 19 prillit në Shëngjin.

Ai ishte duke konsumuar kafe në lokalin e tij, kur një person i veshur si postier dhe me kaskë në kokë hyri brenda dhe qëlloi pa mëshirë.

Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka zbardhur ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim 6 personat e përfshirë.

Sipas policisë dyshohet se porositësi është Edmon Haxhia, djali i dajës së Elton Lekstakaj, fisi në konflikt me Nikulajt që prej 1996.

Ardian Nikulaj është viktima e pestë e “luftës” mes fiseve.

Si nisi konflikti mes fiseve?

Konflikti mes dy fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj ka nisur që në vitin 1996, në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për një shumë prej 10 mijë lekësh të vjetra.

Në atë kohë, vëllai i biznesmenit Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburant dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën aty. Pas furnizimit, shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën e karburantit.

Pas debatit ata janë larguar dhe njëri prej tyre ishte rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të karburantit. Një prej viktimave ishte edhe vëllai i Ardian Nikulajt.

Pak muaj pas kësaj ngjarje u vranë Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja, ky i fundit nip i familjes.

Gjakmarrja vijoi edhe në vitin 1999 me vrasjen e Gjovalin Lekstakajt dhe u plagos i afërmi i tij, Pjetër Lekstakaj.

Këto ngjarje vijojnë të jenë të pazbardhura nga drejtësia shqiptare./Albeu.com/

The post Në hasmëri prej 27 vitesh, gjakmarrja mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj ka shkaktuar 5 viktima: Sherri nisi për 10 mijë lekë appeared first on Albeu.com.

Zbulohet identiteti i ekzekutorit të Ardian Nikulajt, të përfshirë 7 persona
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikualj.

Policia ka zbuluar se në vrasjen e tij janë përfshirë 7 persona.

Gjithashtu nga analizimi i provave policia ka arritur të gjejë edhe identitetin e ekzekutorit, i cili për momentin nuk bëhet me dije.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e sigurisë në zonën ku është parë autori, i cili qëndroi për disa orë në një pallat në ndërtim për të ruajtur objektivin e tij.

Më herët, u raportuar se shtetasi anglez, i cili u dyshua që prej fillimit të ngjarjes si një nga informatorët, dyshohet të ketë qenë pikërisht personi që ka ndërhyrë në sistemin e kamerave të sigurisë, për të parë lëvizjet e objektivit.

Shtetasi anglez ka qëndruar 5 ditë tek një resort në Shëngjin, shumë pak metra më tutje lokalit të viktimës. Burime bëjnë me dije se shtetasi anglez është munduar të fshehë identitetin e tij përmes kapelës, dhe në momentin që është paraqitur në recepsion është siguruar që imazhi i tij të mos kapet nga kamerat.

Vetëm pak kohë pas ngjarjes, ai është larguar menjëherë nga Shëngjini dhe dyshohet se ka ndërruar 2 taksi nga Shëngjini në Lezhë dhe më pas ka marrë një tjetër taksi për ta transportuar drejt aeroportit të Rinasit. Kjo ka rritur dhe më tej dyshimet e grupit hetimor se mund të kishte lidhje me vrasjen e Ardian Nikulajt.

Ditën e sotme në një banesë të braktisur në Gjadër të Lezhës janë gjetur disa rroba të cilat dyshohet të jenë të autorit ku janë dërguar në laborator për ekzaminime të mëtejshme.

Autoritetet besojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes, gjithashtu janë shpallur në kërkim ndërkombëtare 5 persona ndërsa pritet që të këtë një deklaratë zyrtare nga drejtoria vendore e Lezhës në lidhje me këtë ngjare.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Adrian Nikulaj, biznesmen në Lezhë, ish kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit të këtij viti u vra me pistoletë nga një person i maskuar në ambientet e biznesit të tij Coral rreth orës 13:30 në 19 prill.

Autori mbante një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha, pasi kreu vrasjen me pistoletë në një disatancë shumë të afërt dhe i vetëm u largua qetësisht me motor nga vendngjarja. Viktima po konsumonte kafen e tij të fundit në lokalin e tij në Shëngjin, kur autori e ka qëlluar shtatë herë me pistoletë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e vitit 2021. Ndërsa në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 maj ai ishte kandidat për Këshillin Bashkiak. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim.

Konkretisht në vitin 2003 ai është dënuar me katër muaj burg për armëmbajtje pa leje, kurse në vitin 2006 ka marrë gjobë për kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh./Albeu.com/

The post Zbulohet identiteti i ekzekutorit të Ardian Nikulajt, të përfshirë 7 persona appeared first on Albeu.com.