vrasja e besmir hides Archives - Albeu.com

Si u zbuluan autorët e vrasjes së Hidës në Lushnjë, blloku i shënimeve që “tradhtoi” Orgest Bilbilin
Një ndër provat kryesore që sipas prokurorisë e lidh Orgest Bilbilin me vrasjen e Besnik Hidës në 1 Tetor 2019 në Lushnjë, është një bllok shënimesh.

Ai është gjetur dhe më pas sekuestruar nga policia në banesën që Bilbili kishte marrë me qira në Tiranë.

Siç thuhet në dosjen hetimore, shtëpia ndodhet në zonën e “Xhamllikut”, aty ku policia arrestoi krejt rastësisht njeriun e përfshirë në disa ngjarje kriminale në Lushnjë, Pogradec, Tiranë, dhe jo vetëm.

Blloku është gjetur në 10 Prill 2020, fiks 7 muaj pas vrasjes së Hidës. Pikërisht në të kishte disa shënime me bojë stilolapsi, ku ndër të tjera ishte targa “AA 764 NZ”, shoqëruar me “Benz-Mercedez”.

Prokuroria e Fierit, e ka tërhequr këtë provë nga një dosje të krimeve të rënda, ndërsa argumenton se kjo e dhënë, tregon qartë përgatitjen dhe mbledhjen e informacionit për viktimën.

Por grupi i hetimit thotë se përveç kësaj prove janë siguruar të dhëna se autorët pas kryerjes së krimit, kanë përdorur një mjet të dytë “Benz A Class” për tu larguar.

Makina është identifikuar dhe rezulton në pronësi të Ardian Ahmetaj alias “Pepe”, shok i Laert Haxhiut dhe është mjeti që ditën e vrasjes së Hidës, ka ndjekur nga pas automjetin e përdorur në vrasje tip “Fiat Croma”./ora

The post Si u zbuluan autorët e vrasjes së Hidës në Lushnjë, blloku i shënimeve që “tradhtoi” Orgest Bilbilin appeared first on Albeu.com.

Policia zbardh pas 4 vitesh vrajsen e e Besmir Hidës në Lushnjë, identifikon autorët, mes tyre dhe Laert Haxhiu
Pas 4 vitesh, policia ka zbardhur vrasjen e Besmir Hidës, i cili u ekzekutua me 1 tetor 2019 në Lushnjë . Hida u qëllua për vdekje me breshëri kallashnikovi nga një person i maskuar teksa ishte duke pirë kafe në katin e dytë të një lokali në lagjen “Gafur Muça”.

Sipas policisë, nga një hetim i gjatë, është provuar se autorë janë tre personat me rrezikshmëri të lartë. Bëhet fjalë për Laert Haxhiun, Orgest Bilalin dhe Ardian Ahmetajt, ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për autorët e kësaj ngjarjeje,

Haxhiu dhe Bilali, dy vite para se të vrisnin Hidën, kanë vrarë Zamit Latifin. Zamit Latifi njihej si daja i Besmir Hidës.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Hetime të thelluara për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zinxhiri”, në vazhdën e operacioneve për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të kryera nga individë apo grupe kriminale.

Zbardhet një ngjarje kriminale e ndodhur në vitin 2019, në Lushnjë, ku u vra me armë zjarri një 40-vjeçar.

Falë punës intensive hetimore dhe profesionale të bërë nga strukturat hetimore qendrore dhe ato të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Prokurorinë, identifikohen 3 autorët e vrasjes së 40-vjeçarit.

Hetimet intensive janë kryer 8 muajt e fundit, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe ato të Prokurorisë.

Të 3 autorët e vrasjes, shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.

Autorësia e kësaj ngjarjeje, e dokumentuar me prova ligjore të siguruara gjatë hetimit intensiv.

Në zbatim të programit të punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për rihapjen e dosjeve të vjetra, me qëllim sigurimin e provave për të identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, pas një hetimi intensiv të kryer 8 muajit e fundit nga Sektori i Hetimit të Grupeve Kriminale në Drejtorinë e Hetimit të Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, si dhe pas një pune profesionale dhe hetimore të bërë në bashkëpunim me Prokurorinë, u arrit që të sigurohen prova ligjore dhe të dokumentohet autorësia e një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në Lushnjë, në vitin 2019.

Në qytetin e Lushnjës, në lagjen “Skënder Libohova”, në një lokal, shtetas të armatosur dhe të maskuar kanë ekzekutuar me armë zjarri kallashnikov shtetasin B. H, 40 vjeç, banues në Lushnjë.

Si rezultat i provave të siguruara nga hetimi intensiv, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 16.07.2023, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për autorët e kësaj ngjarjeje, shtetasit:

Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë, aktualisht i arrestuar në Greqi. Ky shtetas u arrestua në Janinë, në maj të këtij viti, gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë greke. Pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë;

Orgest Bilbili, 33 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë, aktualisht ndodhet në IEVP Drenovë, Korçë. Ky shtetas është dënuar me burgim të përjetshëm, në lidhje me një ngjarje të gjykuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ditën e djeshme, atij i është kominikuar masa e sigurisë, për vrasjen e ndodhur në vitin 2019.

Ardian Ahmetaj, 49 vjeç, aktualisht ndodhet në burg, në Greqi, pasi është arrestuar në vitin 2020, gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë greke. Ky shtetas është dënuar në vitin 2021, me 11 vjet burgim, nga Gjykata e Athinës, për armëmbajtje pa leje në rrethana rënduese, sipas Kodit Penal të shtetit grek.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për të bashkëpunuar me agjencitë e tjera ligjzbatuese brënda dhe jashtë vendit, si dhe me partnerët, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjeve të vjetra dhe për të luftuar krimin e organizuar.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se në të gjithë vendin se strukturat e Policisë së Shtetit po zhvillojnë operacione intensive për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë në cilëndo fushë që ato shfaqen, si dhe strukturat hetimore të saj janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Lezhë./albeu.com

The post Policia zbardh pas 4 vitesh vrajsen e e Besmir Hidës në Lushnjë, identifikon autorët, mes tyre dhe Laert Haxhiu appeared first on Albeu.com.