vrasja e Azem Hajdarit Archives - Albeu.com

Vrasja e Azem Hajdarit, ish-truproja i Berishës rekurs në Gjykatën e Lartë
Izet Haxhia i dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë.

Ngjarja në fjalë ndodhi më 12 shtator të vitit 1998.

Ish-bodigardi i ish kryeministrit Sali Berisha kundërshton vendimin e tetorit të vitit të kaluar të gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e shpalli fajtor duke e dënuar me21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit dhe truprojës së tij.

Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhia u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj të 2018.

Haxhia është arrestuar nga policia turke në vitin 2006. Ai kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta.

Lexo këti gjithçka mbi dënimin e Izet Haxhiajt

Atij nuk iu miratua azili po përfitoi një leje qëndrimi për një kohë të pacaktuar, me kushtin që të mos dilte jashtë Turqisë.

Për 12 vjet me radhë, autoritetet turke kishte refuzuar transferimin e tij në Shqipëri, por në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin dhe ky vendim u pranua edhe nga Ministri Turk i Drejtësisë.

2 vjeçari nga fshati Babinë i Tropojës u dënua në mungesë  me 25 vjet burg nga Gjykata e Tiranës për vrasjen e Hajdarit në 29 prill të vitit 2002.

Por pas eksptradimit nga Turqia në vitin 2018, ai nisi betejën me drejtësinë shqiptare për një nga ngjarjet më të bujshme të këtyre 30 viteve, vrasjen e Azem Hajdarit./albeu.com/

The post Vrasja e Azem Hajdarit, ish-truproja i Berishës rekurs në Gjykatën e Lartë appeared first on Albeu.com.

I dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Gjykata e Apelit jep vendimin për Izet Haxhinë
Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi  vendimin për Izet Haxhinë. Haxhia është dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit.

Kujtojmë që vendimi për të nga Gjykata e Tiranës u tha në shkurt të kërij viti. Ngjarja në fjalë ndodhi më 12 shtator të vitit 1998.

Haxhia ankimoi vendimin, teksa tashmë Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvillua gjykimin lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me Izet Haxhia, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes ne rrethana te tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal te kohës kur është kryer vrasja (vrasjes se funksionarëve publik sot-neni 79/a) për vrasjen e deputetit Azem Hajdari në vitin 1998, “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim të B.C, ish-truproje e deputetit Azem Hajdari me date 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te K.Penal; Vrasjes me paramendim, kryer ne bashkëpunim, mbetur në tentativë të Z.N., ish-truprojë e deputetit Azem Hajdari me date 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te K.Penal.

Mbi bazën e kërkesës së të dënuarit Izet Haxhia, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë , me vendimin Nr. 520 Akti, datë 21.06.2018 ka vendosur:

– Pranimin e kërkesës.

– Rivendosjen në afat të së drejtës së ankimit, të kërkuesit Izet Haxhia, për vendimin nr. 316 datë 29.04.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr. 351 datë 09.07.2002 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë pasi shqyrtoi ankimin nga i pandehuri Izet Haxhia, me vendimin Nr. 387, datë 18.03.2019 vendosi:

– Prishjen e vendimit nr. 316, datë 29.04.2002, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaj të pandehurit Izet Haxhia dhe kthimin e akteve për gjykim, një kolegji tjetër pranë asaj gjykate.

– Në përfundim të rigjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 314, datë 11.02.2022 ka vendosur:

– Deklarimin fajtor te te pandehurit Izet Haxhia per kryerjen e vepres penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të nenit 78/2 e 25 të K.P denimin e tij me 21 (njëzet e nje) vjet burgim.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kërkoi:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Izet Haxhia për kryerjen e veprës penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79/c I K.Penal të kohës kur është kryer vrasja vrasjes se funksionareve publik sot-neni 79/a) per vrasjen e deputetit Azem Hajdari ne vitin 1998 dhe dënimin e tij me 22 (njëzet e dy) vjet burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Izet Haxhia për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkëpunim te B.C, ish truproje e deputetit Azem Hajdari me date 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te K.Penal, dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Izet Haxhia për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative te Z.N, ish truproje e deputetit Azem Hajdari me date 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te K.Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Bazuar në nenin 55 të K.P, kërkojm përfundimisht që ndaj këtij të pandehuri, ta caktohet një dënim i vetëm prej 25 (njëzet e pesë) vjet burgim i nxjerrë nga dënimi më i rëndë i shtuar.

Gjithashtu, mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri Izet Haxhia, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim me një tjetër trup gjykues për shkelje të rënda të rregullave procedurale të gjykimit ose në alternativë deklarimin e pafajshëm.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Marsela Dervishi dhe anëtarë znj. Alma Ahmeti dhe znj. Ornela Naqellari, me vendimin nr. 1045, datë 31.10.2022 vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 314 datë 11.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

The post I dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Gjykata e Apelit jep vendimin për Izet Haxhinë appeared first on Albeu.com.

22 vite nga vrasja e të atit, Rudina Hajdari e zbulon për herë të parë nëse ka pasur kontakt me familjen Haklaj
Vrasja e Azem Hajdarit plot 22 vite më parë, vazhdon të jetë një nga ngjarjet e cila ngjall interes dhe është në fokusin i mediave.

Ndonëse kurrë më parë një anëtar i familjes Hajdari nuk ka folur për marrëdhënien me familjen Haklaj, një gjë të tillë e ka bërë së fundmi Rudina, vajza e Azem Hajdarit.

E ftuar në emisonin “Glamour Zone”, Rudina është pyetur për një temë kaq delikate dhe përgjigja ka qenë e shkurtër.

Ester Bylyku: A të ka rastisur, që qoftë me qëllim apo padashje, sido të ketë qenë situata, të kesh patur kontakt me ndonjë anëtar të familjes Haklaj? Ju ka qëlluar të keni komunikim, apo të rastisni diku?

Rudina Hajdari: Jo, nuk ka ndodhur asnjëherë.

Rudina ka preferuar të mos zgjatet në këtë temë, por ka lënë të kuptohet se mes familjes Hajdari dhe Haklaj nuk ka asnjë lloj kontakti.

The post 22 vite nga vrasja e të atit, Rudina Hajdari e zbulon për herë të parë nëse ka pasur kontakt me familjen Haklaj appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Azem Hajdarit, sa vite burg kërkon Prokuroria për Izet Haxhinë
Prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite burgim për Izet Haxhinë, ish-truprojën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në vitin 1998.

Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhia u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj të 2018.

Haxhia është arrestuar nga policia turke në vitin 2006. Ai kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta. Atij nuk iu miratua azili po përfitoi një leje qëndrimi për një kohë të pacaktuar, me kushtin që të mos dilte jashtë Turqisë. Për 12 vjet me radhë, autoritetet turke kishte refuzuar transferimin e tij në Shqipëri, por në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin dhe ky vendim u pranua edhe nga Ministri Turk i Drejtësisë.

52 vjeçari nga fshati Babinë i Tropojës u dënua në mungesë  me 25 vjet burg nga Gjykata e Tiranës për vrasjen e Hajdarit në 29 prill të vitit 2002. Por pas eksptradimit nga Turqia në vitin 2018, ai nisi betejën me drejtësinë shqiptare për një nga ngjarjet më të bujshme të këtyre 30 viteve, vrasjen e Azem Hajdarit.

The post Vrasja e Azem Hajdarit, sa vite burg kërkon Prokuroria për Izet Haxhinë appeared first on Albeu.com.

Berisha zotohet para Azem Hajdarit: Do ta ngremë PD në piedestal, Basha po na poshtëron (VIDEO)
Lëvizja e dhjetorit 90 ka zhvilluar një ceremoni homazh për Azem Hajdarin.

I pranishëm është ish-lideri demokrat Sali Berisha, i cili gjatë fjalës së tij, është zotuar se do ta ngrjë PD në pidestalin që meriton.

“Merreni këtë prani këtu sot si një zotim para tribunit tonë, që në PD do ta ngrejnë në pediastalin që ajo meriton.

Demokratet dhe demokratët nuk ka forcë në botë që ti mposhtë ata, por të ecin të sigurtë më të sigurtë se kurrë, më të vendosur së kurrë për të përmbysur regjimin e pazareve dhe kakistokracisë”, tha ai.

Berisha shoqërohej nga familjarë të Azem Hajdarit mes të cilëve dhe djali Kiri Hajdari dhe qindra demokratë.

Ndërkohë që Basha shkoi në mëngjes herët dhe fshehurazi, ndërsa shoqërohej nga vetëm 6 persona.

Fjala e Berishës:

Erdha për tu përulur me nderimin më të thellë para veprës së pavdekshme të tribunit legjendar të revolucionit demokratik të Dhjetorit ’90, udhëheqësit të lëvizjes studentore, prijësit të asaj lëvizje, Azem Hajdarit dhe sivllaut të tij në ideale, në besnikëri, Besim Çerës, të cilët u ekzekutuan këtu 23 vite më parë nga falangat me uniformë të qeverisë së PS.

Azem Hajdari do jetojë përjetë si një simbol i kurajo dhe guximit të jashtëzakonshëm njerëzor. Do frymëzojë të rinjtë shqiptarë në çdo kohë, për të qëndruar në mbrojtje të lirisë dhe vlera të saj. Askush në histori si individ nuk ka bërë për lirinë e shqiptarëve aq sa ka bërë Azem Hajdarit me guximin e tij dhe studentët liberatorë të Dhjetorit ’90.

Por nderimi sot i figurës së Azem Hajdarit merr dhe një domethënie më të madhe se asnjëherë. Shqipëria ndodhet në gjendjen më kritike të saj, në fakt po kështu edhe Partia Demokratike. Ndaj dhe është në nderin, detyrën e demokratëve, demokrateve kudo që janë të ngrihen, të ngrejnë kokën lart. Trashëgimnia e tyre e shkëlqyer do të ju japë nder dhe frymëzim demokratëve në çdo kohë.

Natyrisht një poshtërim i pandëgjuar dhe paparë ndonjëherë në historinë e partisë së lirive, të drejtave ligjore dhe interesit kombëtar siç është PD, ka ndodhur dhe jam i sigurtë se anëtarët, mbështetësit drejtuesit e të gjitha niveleve të PD, do të dinë të hedhin në koshin e plehrave vendimin anti-statutor, antiligjor, antidemokratik të atij që sot është në krye të PD, por që dëshmon se mbi këtë tokë ka vetëm një interes, atë të vetin personal./albeu.com

The post Berisha zotohet para Azem Hajdarit: Do ta ngremë PD në piedestal, Basha po na poshtëron (VIDEO) appeared first on Albeu.com.