vrasja e ardian nikulajt Archives - Albeu.com

Vrasja e Ardian Nikulajt në Lezhë, Ruben Saraiva do të ekstradohet drejt Shqipërisë
kstradimin drejt Shqipërisë i Ruben Ribeiro Saraiva, i cili ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj, tashmë është një fakt i kryer.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai thekson se Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri.

“Sundimi i ligjit vijon të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Askush nuk do të mund t’i fshihet.

Falë mbështetjes së Interpol, marrëdhënia me të cilët ka hyrë në një fazë të re, si dhe bashkëpunimit me agjencitë  ligjzbatuese të Marokut, jemi bërë me dije se është pranuar kërkesa jonë për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri,” shkuan Balla.

Ruben Saraiva u arrestua në muajin maj në Marok. Në momentin e arrestimit ai ka qenë i ulur vetëm në një lokal në kryeqytetin e Marokut, Rabat, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara nuk i janë gjetur dokumente apo armë.

Ai kërkohet nga drejtësia shqiptare, pasi dyshohet se në bashkëpunim me katër shtetas britanikë të paguar nga Edmond Haxhia kanë organizuar vrasjen e Nikulajt.

Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe 3 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan, Steven Hunt, 35 dhe 49 vjeç ndodhen në paraburgim në Britaninë e Madhe, ndërsa Harriet Bridgeman, 28 vjeçe u la në arrest shtëpie pasi kërkoi masë më të lehte sepse ka vajzën e mitur vetëm.

The post Vrasja e Ardian Nikulajt në Lezhë, Ruben Saraiva do të ekstradohet drejt Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Ardian Nikulajt, një tjetër anglez në pranga
Një tjetër person është arrestuar në Angli, pasi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur më 19 prill të këtij viti.

Policia e Shtetit njofton  se është arrestuar Harry Simpson, anglezi i fundit që ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt.

Simpson u kap  në një banesë në Londër, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar për shtetasin Harry Simpson  alias masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Simpson rezulton të ketë një të shkuar kriminale, ai  dalë përpara kësaj gjykate ditën e sotme për tu njohur me masën e sigurisë. Harry Simpson ditën kur u ekzekutua Ardian Nikulaj furnizonte me informacione vrasësi portuges Ruben Saraiva.

Simpson ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet se në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë (në rolet e porositësit, ekzekutorit dhe 3 bashkëpunëtorëve të tjerë), ka qenë i implikuar në vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, të kryer në Shëngjin, më datë 19 prill 2023.

Harry Simpson është banues në Abbey Wood në Jug të Londrës. Një prej precedentëve penal lidhet me shitjen e drogës në rrugët e kryeqytetit anglez.

Sipas prokurorisë angleze Simpson, është arrestuar për shitje kokaine më një pastërti prej 89% dhe shitje kanabisi me vlerë 40.000 sterlina. Atëherë 24 vjeç, Simpson po udhëtonte me një makinë tip BMË kur u ndalua dhe u kontrollua nga policia.

Rezultoi se ai po drejtonte një mjet pasi i ishte hequr patenta dhe pa siguracion. Për mos të marrë një dënim maksimal ai pranoi akuzat. Gjykata e dënoi Simpson me 5 vite dhe 3 muaj burg.

Njoftimi Policise

Punë intensive lokalizuese dhe kërkime të kryera në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, të kryer në Shëngjin, më datë 19 prill 2023.

Lokalizohet dhe kapet në një banesë në Londër, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasi i fundit i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor për kryerjen e kësaj vrasjeje.

Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë të strukturave të Policisë së Shtetit, me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, si dhe falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, u bë i mundur lokalizimi në një banesë në Londër, kapja dhe arrestimi me qëllim esktradimin, i shtetasit të shpallur në kërkim H. S. alias J. S., 32 vjeç, lindur dhe banues në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar për shtetasin H. S. alias J. S., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet se në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë (në rolet e porositësit, ekzekutorit dhe 3 bashkëpunëtorëve të tjerë), ka qenë i implikuar në vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, të kryer në Shëngjin, më datë 19 prill 2023.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Manchester, me qëllim ekstradimin e 32-vjeçarit, drejt vendit tonë./albeu.com/

The post Vrasja e Ardian Nikulajt, një tjetër anglez në pranga appeared first on Albeu.com.

Atentati ndaj biznesmenit Ardian Nikulaj, avokatët e autorëve të dyshuar paralajmërojnë: Nuk do të lejojmë ekstradimin e tyre nga Anglia
Në gjykatën e ekstradimeve në Londër është zhvilluar një seancë parapërgatitore e ekstradimit të Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe shqiptarit me pasaportë britanike Edmond Haxhia.

Ata kërkohen nga drejtësia shqiptare nën dyshimin e bashkëpunimit në vrasjen e Ardian Nikulaj në 19 prill 2023! Nga të katër të arrestuarit, vetëm Edmond Haxhia preferoi ta ndjekë këtë seancë prezent në gjykatë. Ndërsa, Harriet Bridgeman iu bashkua “online” nga shtëpia e saj. Lewis Green, avokati mbrojtës i Thomas Mithan, paralajmëroi se ai do të kërkojë sjelljen në Gjykatë e një raporti nga një ekspert i pavarur për kushtet e burgjeve në Shqipëri.

Të tillë raporte ekspertësh janë përdorur edhe në të shkuarën për të bllokuar por pa sukses, ekstradimet e shqiptarëve nga Anglia.

Gjykata e Lartë angleze “Royal Court of Justice” për këtë çështje është shprehur disa herë duke vendosur se “kushtet në burgjet shqiptare, përmbushin standardet për të ekstraduar nga territori Anglisë, të kërkuarit nga drejtësia shqiptare”. Gjykatësi Daniel Sternberg vendosi vijimin e lirisë me kusht nën monitorimin elektronik për Bridgeman, ndërsa tre të bashkë-akuzuarit e tjerë do të vijojnë qëndrimin në paraburgim.

Po ashtu, gjykatësi Sternberg kërkoi nga avokatët mbrojtës të dorëzojnë në gjykatë argumentet mbrojtës më 29 Gusht. Ndërsa shteti shqiptarë kërkues i ekstradimit të këtyre personave, përmes përfaqësuesit nga “Crown Prosecution Service”, Prokuroria angleze, duhet të dorëzojë prapësimet ligjore më 10 Tetor. Me realizimin nga palët të këtyre urdhëresave të gjykatësit Daniel Sternberg i hapet rruga shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë në mesin e Nëntorit.

Qëndron ende në arrati britaniku tjetër Harry Simpson person me Kartelë të Kuqe Interpoli pasi një urdhër arresti nga Policia Shqiptare.

Sakaq, në Marok është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim nga Interpoli Ruben Saraiva njeriu që sipas policisë shqiptare është autori vrasjes në Shëngjin të Ardian Nikulajt. Edhe ndaj tij kanë nisur procedurat e ekstradimit, raportoi “TCh” që bën me dije se e ka ndjekur “online” seancën.

REFUZIMI

Referuar të dhënave që vijnë nga Anglia bëhet me dije se në fakt të gjithë të akuzuarit kanë mohuar të kenë lidhje me akuzat e ngritura nga Shqipëria! Shtetasit britanikë kanë këmbëngulur se kanë qenë vetëm turistë ndërkohë që pretendimet e shqiptaro-britanikut janë më konkrete!

Ai mohon të ketë pasur probleme ndonjëherë me familjen Nikulaj! Po ashtu, ai ka mohuar të ketë financuar apo organizuar atentatin ndaj Ardian Nikulajt duke rrëfyer për drejtësinë britanike të gjithë itineraret e ditëve të tij të fundit në vendin tonë! Sipas të dhënave të ardhura nga mbrojtja e shtetasit portugez të arrestuar nën akuzën e vrasjes, bëhet me dije se edhe ai refuzon të ekstradohet! Ai ka mohuar lidhjen me krimin e rëndë ndërkohë që ka zgjedhur të përfaqësohet nga mbrojtës britanikë./bw

The post Atentati ndaj biznesmenit Ardian Nikulaj, avokatët e autorëve të dyshuar paralajmërojnë: Nuk do të lejojmë ekstradimin e tyre nga Anglia appeared first on Albeu.com.