Vrasja e Ardian Nikulajt ende pa autor Archives - Albeu.com

Vrasja e Ardian Nikulajt ende pa autor, dyshimet për hakmarje, konflikti 26-vjeçar mes dy familjeve në Lezhë
Vrasja e biznsementit Ardian Nikulaj në Shëngjin mbetet ende pa autor. Biznesmeni 50-vjeçar u ekzekutua tre ditë më parë në lokalin e tij nga një person maskuar, i cili menjëherë pas aktit kriminal mori motorin dhe u zhduk.

Policia po heton disa pista në lidhje me ekzekutimin e Nikulajt. Nuk përjashtohet pista e gjakmarrjes. Dyshohet se mes familjeve Nikulaj dhe Lestakaj në qytetin e Lezhës të ketë konflikte nga e kaluara.

Në emisionin “Revieë” në Euronews Albania u analizua konflikti 26-vjeçar mes familjeve Nikulaj dhe Lestakaj më qytetin e Lezhës.

Nertila Haxhia, vajza e dajës së Elton Lestakaj, personit që akuzonte Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e familjarëve të tyre, ka rrëfyer ofertën që i ndjeri Nikulaj i ka bërë për t’u ulur në tavolinë.

Ajo tha se pasi e bëri publik 7-vite më parë rastin në media, një mik i përbashkët, i kërkoi që të ulej në takim me zotin Ardian Nikulaj. Ajo tha se nuk e pranoi takimin dhe shtoi se do të ulej në takim vetëm përballë institucioneve në prokurori.

“Nëse do të ketë nevojë prokuroria po e deklaroj këtu, jam e gatshme të vete t’ia jap emrat. Unë jam kontaktuar nga një mik i zotit Nikulaj që unë dhe zoti Nikulaj të uleshim në një tryezë bisedimi,. Ky takim mes meje dhe mikut të zotit Nikulaj, ka ndodhur diku tek Kullat Binjake aty në kat të dytë, mbaj mend dhe tavolinën, janë dhe kamerat e lokalit. Mbaj mend që më ka thënë që zoti Nikulaj do të ulet me ty në tavolinë pas emsionit që dola në media. Unë isha 25-vjeçe atëherë dhe i thashë shprehimisht me cilën cilësi do të më takojë zoti Nikulaj, pasi unë nuk jam pjesë e familjes Lestakaj, jam mbesa. Ia thashë këtë që të isha e informuar që çfarë t’u thosha familjarëve.

I thashë mikut që unë komunikojë me të vetëm përballë prokurorisë. Unë isha i vetmi person që kisha të gjitha dosjet dhe ia referoja avokatëve në Britani që të bindeshin për gjakmarrjen, pasi djemtë mund të ktheheshin në Shqipëri”, tha ajo.

Ajo shtoi se dosja është manipuluar dhe dëshmia e familjarëve të Lestakaj, ku akuzonin Ardian dhe Arben Nikulaj për vrasjen e dyfishtë nuk është hetuar siç duhet./albeu.com/

The post Vrasja e Ardian Nikulajt ende pa autor, dyshimet për hakmarje, konflikti 26-vjeçar mes dy familjeve në Lezhë appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Ardian Nikulajt ende pa autor, zbardhet itinerari i ekzekutorit
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua dje në lokalin e tij mbetet ende pa autor.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjithë territorin, gjithashtu kanë qenë të shumtë personat e shoqëruar në komisariatin e Lezhës për të deklaruar.

Gjithashtu policia ka kryer disa kontrolle banesash dhe janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të parë drejtimin në cilin ka lëvizur autori.

Por cili ishte itinerari i autorit dhe si humbi gjurmët nga policia?

Pasi ka vrarë me gjakftohtësi biznesmenin 50-vjeçar, autori I veshur me jelek fosforishent dhe ka dalë nga lokali dhe është larguar me motor. Ai ka zgjedhur aksin kryesor dhe të vetëm nga Lezha deri në Balldren dhe më pas në rrugë dytësore ka humbur gjurmët pasi nuk ka më kamera sigurie. Pra, autori është kthyer nga Shëngjini në Lezhë dhe më pas duke lëvizur me motor përgjatë superstradës deri në dalje të Balldrenit. Kjo është pika e fundit, ku policia ka gjurmët e tij, më pas asgjë.

Kujtojmë se 50-vjeçari ishte kandidat për deputet nën siglën e PSD në zgjedhjet e vitit 2021. Edhe në këto zgjedhje që mbahen më 14 maj ishte kandidat për Këshillin Bashkiak.

Shërbimet e policisë, kanë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes./albeu.com/

The post Vrasja e Ardian Nikulajt ende pa autor, zbardhet itinerari i  ekzekutorit appeared first on Albeu.com.