vrasja e 41 vjecares Archives - Albeu.com

“Mendoj se e ka lënduar”, nëna e Gjeorgjisë parandjeu vrasjen e të bijës nga 39-vjeçari grek, çfarë dëshmoi para hetuesve
Nëna e 41-vjeçares, Gjeorgjia Murati ishte një ndër personat e para që hodhi dyshimet se e bija mund të ishte vrarë nga partneri i saj.

Mediat greke shkruajnë se në deklaratën e saj të parë që ka dhënë pasditen e së mërkurës, më 3 janar, nëna 63-vjeçare e Gjeorgjisë ka deklaruar se një ditë para se të zhdukej, e bija e kishte njoftuar se do të qëndronte tek banesa e partnerit të saj.

“Pasi shkoi në shkollë, partneri i saj e mori në këmbë nga puna, rreth orës 22:00, siç mësova nga kolegët e Gjeorgjisë dhe shkuan në shtëpinë e tij. Akis nuk ka mjet transporti dhe zakonisht udhëtojnë me autobusë të qytetit dhe rrallë me taksi. Ai jeton në Kalamaria, nuk e di adresën e saktë”, tha ajo në dëshminë fillestare.

Lidhur me ditën e zhdukjes, 2 janar, nëna e viktimës ka treguar se në orën 07:52 i ka ardhur një mesazh në celular nga numri i Gjeorgjisë ku shkruhej: “Mami, mirëmëngjes. Nuk do vij tani ne mengjes se jam vonë dhe do të shkojë direkt në punë. Akisit nuk i thashë gjë, ai e di që do të vij në shtëpi. Shihemi më vonë, tani kam punë”.

Ky ishte mesazhi i fundit që ajo ka marrë nga e ndjera, teksa hodhi dyshime se mënyra e të shkruarit nuk ishte e njëjtë me Gjeorgjinën.

“Që atëherë e deri më tani që po ju shkruaj, nuk kam pasur asnjë lajm për Gjeorgjinë , as nuk është kthyer në shtëpi. Celulari i saj është i fikur dhe në komunikim që kam pasur me çdo person të mundshëm që ka të afërm dhe marrëdhënie miqësore me Gjeorgjinë, ata nuk morën vesh dhe nuk mundën të më ndihmonin për gjetjen e saj. Kontaktova me të gjitha spitalet dhe më njoftuan se asnjë grua me emrin dhe karakteristikat e Gjeorgjisë nuk u shtrua. Gjeorgjisë nuk i ka ndodhur ndonjëherë në të kaluarën, përkundrazi, sa herë që do të vonohej, më lajmëronte me telefon”, dëshmoi ajo.

63-vjeçarja i tha policisë se vajza e saj ishte shtatzënë dhe nuk kishte vendosur nëse donte ta mbante fëmijën, ndërsa partneri ishte i vendosur ta mbante.

“Në këtë pikë dua të përmend se Georgia ishte 1.5 deri në 2 muajshe shtatzënë me Akisin dhe ajo nuk kishte vendosur nëse donte ta mbante fëmijën ndërsa ai ishte i vendosur ta mbante atë. Xhorxhia kishte një problem gjinekologjik për të cilin gjinekologu i kishte konfirmuar se në një fazë të mëvonshme të shtatzënisë do të abortonte fëmijën dhe kishte frikë të vazhdonte shtatzëninë. Më datë 01.02.2023 dhe rreth orës 14:30, Akis ka kontaktuar djalin tim, por edhe mua, dhe na ka thënë se nuk e dinte ku ishte Gjeorgjia dhe as nuk mund ta kontaktonte. Ne në fakt u përpoqëm të kontaktonim me të, por telefoni i saj dukej se ishte i fikur”.

Mesazhi nuk është i saj

Mamaja e Gjeorgjisë i shprehu policisë dyshimet e saj për mesazhin që u kishte treguar partneri i vajzës së tyre, pasi, siç tha ajo, nuk i ngjante mënyrës së të shkruarit dhe mënyrës së komunikimit të saj zakonisht.

“Akis na dërgoi mesazhe që gjoja i kishte dërguar Gjeorgjia pas zhdukjes së saj, por mesa i lexuam nuk më ngjan me mënyrën e të shkruarit apo të komunikimit të Gjeorgjisë, gjë që më bën përshtypje. Në fakt, në mesazhe duket se Gjeorgjia i ka marrë paratë e Akis nga një sirtar, gjë që më duket e pamundur që Gjeorgjia ta ketë bërë. Gjeorgjia ka qenë në një lidhje me Akisin për 3 vitet e fundit, dhe siç e mora vesh, sjellja e saj kishte ndryshuar”.

Gjithashtu, ajo dëshmoi për një person manipulues që po ndikonte negativisht në vajzën e saj.

“Akis, siç e kuptova, është manipulues ndaj Gjeorgjisë, ai ndikoi në një masë të madhe në vendimet dhe zgjedhjet e saj deri në atë pikë sa për t’ju shpjeguar, thjesht do të thosha se sa herë që kthehej nga takimi i tyre ishte ndryshe. Gjithashtu, rreth një vit më parë, Gjeorgjia kishte mbetur sërish shtatzënë nga Akis, por këtë herë, pavarësisht dëshirës së Akis, ajo bëri një abort”.

Nëna e 41-vjeçares shtoi se Gjeorgjia kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me vajzën e saj 13-vjeçare.

“Ajo nuk do të largohej në këtë mënyrë për të na shkaktuar një shqetësim të tillë tek ne dhe fëmija i saj. Të gjitha këto të kombinuara me faktin se Akis ishte, teorikisht, i fundit që e pa atë, gjë që bën një përshtypje të madhe në rrethanat e zhdukjes së Gjeorgjisë. Unë mendoj se ai e lëndoi atë”, dëshmoi ajo.

The post “Mendoj se e ka lënduar”, nëna e Gjeorgjisë parandjeu vrasjen e të bijës nga 39-vjeçari grek, çfarë dëshmoi para hetuesve appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Publikohen pamje të reja nga vrasja e 41-vjeçares, momenti kur burri i saj grek dhe bashkëpunëtori transportojnë trupin e pajetë
Mediat në Greqi kanë publikuar të tjera pamje kur burri grek dhe bashkëpunëtori i tij mbajnë në duar trupin e pajetë të 41-vjeçares shqiptare, Gjeorgjia Murati, i cili u vra natën e ndërrimit të viteve.

Në video shihet se trupi i gruas është i mbështjellë, ndërsa dy personat e mbajnë në duar për ta transportuar në një vend tjetër.

KLIKO KËTU PËR TË PARË VIDEON

Ndërkohë në pamje të tjerë të publikuar, shihen lëvizjet e dy autorëve afërsisht 4-5 orë pas vrasjes.

Në video shihet kur dy autorët mbajnë në makinën e tyre një dyshek, që e çojnë në banesë, pasi më parë kishin hequr dyshekun ku e kishin vrarë gruan.

Kujtohet se dy autorët japin versionet e tyre të ndryshme për atë që ka ndodhur.

“Nuk kam asnjë përfshirje në vrasje, nuk dija asgjë. Unë isha në shtëpi dhe po flija. Nuk kam asnjë përfshirje dhe me sa duket shoku im ka bërë gjithçka pasi ka treguar edhe vendin ku ndodhej trupi”, argumenton partneri 39-vjeçar i Gjeorgjisë, i cili akuzohet se ka kryer vrasjen brutale në Selanik së bashku me bashkëpunëtorin e tij.

The post VIDEO/ Publikohen pamje të reja nga vrasja e 41-vjeçares, momenti kur burri i saj grek dhe bashkëpunëtori transportojnë trupin e pajetë appeared first on Albeu.com.

Partneri e masakroi me thikë dhe luajti teatër në media për 8 ditë, si u zbulua vrasja e shqiptares shtatzënë që tronditi Selanikun
Tragjik ka qenë fundi i shqiptares 41-vjeçare, Gjeorgjia Murati, e cila u masakrua me thikë nga partneri i saj, që tentoi më pas të fshihte ngjarjen. Murati ishte në muajin e 3-të të shtatzënisë, me partnerin që i mori jetën, ndërsa po ashtu kishte edhe një djalë nga një lidhje e mëparshme.

Sipas mediave greke autori i krimit e ka vrarë atë me thikë, duke e goditur tre herë, dhe më pas e ka transportuar me një mjet drejt në një tokë bujqësore, ku e ka groposur për ta fshehur. Për këtë ai është ndihmuar edhe një mik i tij.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve, ku ishte ai që e shpalli atë të humbur, duke dalë madje dhe në media e duke folur për situatën në të cilën ndodhej dhe shqetësimin që kishte për fatin e saj.

Ka qenë shoku i tij ai që ka rrëfyer ngjarjen dhe ka çuar policinë drejt vendit ku ishte fshehur trupi i 41-vjeçares, ndërsa vetë partneri i saj ka deklaruar se nuk e ka vrara ai, por fajin ia ka hedhur shokut të tij.

Policia ka nisur hetimet sakaq, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje që ka tronditur Selanikun, teksa shkaku nuk dihet ende, por dyshohet se mund të lidhet me konflikte për çështje parash.

Për këtë ngjarje është pyetur nga mediat edhe ish-partneri i Mutatit, i cili në një komunikim me gazetaren e një kanali grek ka thënë se ajo ishte një grua shumë e mirë dhe se i kishte rrëfyer që me autorin njiheshin që në gjimanaz, por nuk ia kishte përshkruar si ‘djalë të mirë’.

Ndërkohë i trishtë ka qenë momenti kur gazetarja e pyet ish-partnerin se si u ndje kur mori vesh për vdekjen e saj… por ky i fundit nuk e dinte. Pas këtij lajmi mbeti shtangur duke thënë se nuk arrinte ta besonte, dhe se si vinte tmerrësisht keq.

The post Partneri e masakroi me thikë dhe luajti teatër në media për 8 ditë, si u zbulua vrasja e shqiptares shtatzënë që tronditi Selanikun appeared first on Albeu.com.