vrasja e 26-vjeçarit Martin Çeço Archives - Albeu.com

Vrasja horror e Martin Çeços, flet nëna e vajzës që u konsiderua si “mollë sherri”: Tina nuk ka pasur raporte me Valter Mollajn
Tina Pajollari është përfolur për një lidhje të mundshme dashurie me Valter Molljan, një nga 3 autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços, ngjarje e ndodhur në fshatin Kolanec të Maliqit.

Policia deklaroi menjëherë pas arrestimit të 3 autorëve se shkak i vrasjes së Martinit ka qenë sherri për një vajzë, që kjo vajzë dyshohet të jetë pikërisht Tina Pajollari, me të cilën kishte filluar të fliste i ndjeri në rrjetet sociale.

Policia dhe në media u tha se ishte Valter Mollaj i cili dyshohet se kishte lidhje jashtëmartesore me Tina Pajollarin, një vajzë 18-vjeçare. Të dy jetojnë në fshatin Marjan të Korçës dhe shtëpitë e tyre janë vetëm pak metra larg.

Tina Pajollari punonte në stanin e Valter Mollajt duke nxjerrë bagëtitë. Por çfarë thotë nëna e Tina Pajollarit, Miranda Pajollari, për lidhjen e supozuar të vajzës së saj me Valter Mollajn? Në një intervistë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, nëna e Tinës nuk pranon që vajza të ketë patur raporte intime me Valter Mollajn, por sipas saj, familja Mollaj i ndihmonte shpesh.

Spartak Koka: Prej sa kohësh ishte i lidhur Valteri me vajzën tuaj?

Miranda Pajollari: Valteri është i martuar, kot kanë thënë për vajzën që ka 5 vjet i dashuruar me atë.

Spartak Koka: Po sa?

Miranda Pajollari: Po ai është i martuar, ka 3 fëmijë.

Spartak Koka: Sa kohë kishte kontakte me vajzën tuaj?

Miranda Pajollari: Po ne kemi me vite këtu ore se e kemi banor. Ai na bie drutë, kemi ngrënë e kemi vajtje ardhje.

The post Vrasja horror e Martin Çeços, flet nëna e vajzës që u konsiderua si “mollë sherri”: Tina nuk ka pasur raporte me Valter Mollajn appeared first on Albeu.com.

“3 muaj vetëm qante”, babai tregon detaje: Si u kërcënua 26-vjeçari në Maliq që ia hodhën trupin në rezervuar
Nevzat Çeço, babai i 26-vjeçarit Martin Çeço që u vra dhe trupi iu hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit, rrëfeu për emisionin Uniko nga Spartak Koka se si djali i tij u njoh me një vajzë, e cila dyshohet se u bë dhe “molla e sherrit”.

Në intervistën për gazetarin Spartak Koka, i ati tregon se e kishte gjetur djalin duke qarë. Ai kërkonte të lidhej me vajzën që kishte njohur, e quajtur Martina ose shkurt Tina, por kjo e fundit nuk pranonte ta takonte por vetëm fliste fshehurazi me të në telefon.

Një ditë, pasi mbylli telefonatën me Tinën, Martinin e telefonon një person dhe e kërcënon duke i thënë se do “t’i fuste 7 plumba”. Kështu tregon babai i Martinit, i cili shprehet se e ka dëgjuar vetë këtë bisedë nga telefoni i djalit. Madje ai thotë se edhe vetë u kërcënua me vrasje nga i njëjti person.

Ai tregon se ky person duket të ketë qenë i dashuri i vajzës me të cilën fliste djali i tij.

Nevzat Çeço: Ndenji 3 muaj djali i dergjur. Sa herë vija unë vetëm qante.

Spartak Koka: Çfarë i dërgonte?

Nevzat Çeço: I dërgonte vjersha vdekje, të më urosh të më kujtosh….

Spartak Koka: Kjo vajza donte të lidhej me Martinin?

Nevzat Çeço: Ajo po të donte dilte ballë për ballë, siç ndodhi atë natë.

Spartak Koka: Çfarë ka ndodhur natën e fundit? Martini ka mbajtur kontakte të fshehta, ajo i shkruante nga adresa të tjera?

Nevzat Çeço: Natën e fundit ndodhi kështu… Vajza unë e qante. E mbushi celularin me lot. E mori ajo në telefon, jo me kamera, me zë. Po unë të kam shpirt, e të kam kështu. Edhe unë xhan të kam, i tha djali, po atë ditë pse më refuzove? Më fal, tha ajo. E mirë, tha ky, s’ka gjë, por të paktën mos përsëriten më këto. Nuk do marrësh në telefon në darkë, i tha kjo, se kam familje. Do të marr, tha ky. Për atë Perëndi mos më merr, i tha ajo.

Spartak Koka: Ti po e dëgjoje këtë bisedë?

Nevzat Çeço: Po, ngjitur ishim me djalin. Pse mos të të marr, i thoshte djali, unë të kam të dashurën time, të marr kur të dua. Për atë Zot mos më merr, i thoshte ajo.

Spartak Koka: Si u zgjidh ky diskutim?

Nevzat Çeço: E mirë, i tha Martini. Bëj be për Zotin dhe për kokën e babit, i tha ajo. Mirë i tha nuk të marr. Do të marr unë i tha. Të vi nesër të pimë kafe në mëngjes? Të vish nga unë të pish kafe? Ti s’ke shanse, i tha kjo. Lere i thashë djalit, kur ta tha këtë lere. Mbaroi kjo punë. Sa e la djali celularin, bie prapë. Kam qejf të pi një kafe me ty, tha.

Spartak Koka: Kush ishte në telefon?

Nevzat Çeço: Nuk e di, një djalë ishte.

Spartak Koka: Çfarë i tha? E njihte Martini këtë person?

Nevzat Çeço: Fare s’e njihte. Do pimë një kafe, i tha, të njihemi bashkë. Mirë tha djali, edhe unë kam qejf të njihemi. Djali vari buzët. I vare buzët, tha. Edhe filloi të sharat pastaj.

Spartak Koka: Po pse e shante? Se kishte folur me Tinën?

Nevzat Çeço: Mesa tha policia, këtë e ka dashnore.

Spartak Koka: Ky personi tjetër e kishte dashnore Tinën?

Nevzat Çeço: Po.

Spartak Koka: Dhe merrte djalin tënd për ta kërcënuar?

Nevzat Çeço: Po. Dëgjo këtu, i tha. Unë do marr një thikë, do të lë kockë e lëkurë, tha, e 7 plumba do t’i fut në ballë, i tha.

Spartak Koka: I tha ky personi?

Nevzat Çeço: I tha ky personi.

Spartak Koka: Ti po e dëgjoje?

Nevzat Çeço: Po e dëgjoja. Ja mora celularin djalit e të them të drejtën e kam sharë rëndë. Rri ti, tha, se ti një plumb do. Yt bir do 7, tha, ti një do. Babi, tha, kaq e pati puna ime. Do më vrasin mua, tha.

Pas hetimeve të policisë, rezultoi se Martin Çeço ishte mbytur në litar dhe trupi i ishte hedhur në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Ekspertiza zbuloi gjurmë gishtash në litar që i përkasin 3 personave; Valter Mollajt, Edlir Mollajt dhe Bleti Angjos.

Nga verifikimet e policisë, blutë kanë dyshime të forta se vajza ka qenë në një lidhje me një nga autorët e dyshuar, Valter Mollajn. Të tre këta persona u lanë në arrest me burg nga Gjykata e Korçës për akuzën e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim. /tvklan.al

The post “3 muaj vetëm qante”, babai tregon detaje: Si u kërcënua 26-vjeçari në Maliq që ia hodhën trupin në rezervuar appeared first on Albeu.com.