vrasesit Archives - Albeu.com

Arrestimi i vrasësit të policit në Fier, Balla: Drejtësia të bëjë detyrën, kush ngre dorën ndaj shtetit
Pasi autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Azgan Mërnica, i cili u dorëzua mbrëmë në polici nga familjarët e tij, pas ngjarjes ka reaguar ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ky i fundit theksoi se të gjithë presin nga drejtësia të bëjë detyrën e saj.

Mes të tjerash, ai paralajmëroi se kush ngre dorë ndaj policisë, ka ngritur dorë ndaj shtetit.

“U prehsh në paqe Novrus i dashur! Bashkë me familjen tënde, kolegët e tu të Policisë së Shtetit dhe mbarë shoqërinë tani presim nga drejtësia të bëjë detyrën.

Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit dhe nuk mund t’i shmanget dot kurrë ndëshkimit”, tha Balla.

Kujtojmë se të hënën, 23-vjeçari vrau me armë zjarri policin Novruz Cenaliajn.

The post Arrestimi i vrasësit të policit në Fier, Balla: Drejtësia të bëjë detyrën, kush ngre dorën ndaj shtetit appeared first on Albeu.com.

Vrasësit e Ardian Nikulajt në gjykatën e Londrës, me 25 mars nis shqyrtimi i çështjes për ekstradimin e tyre
Gjykata e ekstradimeve në Londër e ka vlerësuar të plotë dosjen dërguar nga Ministria e Drejtësisë në Shqipëri, për katër britanikët dhe një shqiptarë të kërkuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin me 19 prill te vitit 2023. 25 Marsi eshte data e nisjes se shqyrtimit në themel të kërkesës së shtetit shqiptarë.

Hetimet e prokurorisë së Lezhës për këtë vrasje kanë mbërritur në përfundimin se katër britanikët erdhën në Shqipëri dhe dyshohet se vepruan për të mbajtur në vëzhgim viktimën.

Ndërkohë portugezi Ruben Saraiva me nënshtetësi portugeze dhe rezidencë Angli dyshohet se është ekzekutori Nikulajat. Ai u ekstradua nga Maroku në Shqipëri fund-vitin e shkuar.

Shteti shqiptar do ta mësojë vendimin e gjykatës së Londrës nëse do të jetë në favor apo jo të ekstradimit të tyre fundin e muajit Prill.

Edhe nëse vendimi do të jetë pro ekstradimit të katër britanikëve dhe shqiptarit Edmond Haxhia, beteja ligjore do të zhvendoset në Gjykatën e Apelit. Në këto kushte, të kërkuarit e kësaj dosje nuk do të jenë në dispozicion të drejtësisë shqiptare deri në fund të këtij viti.

The post Vrasësit e Ardian Nikulajt në gjykatën e Londrës, me 25 mars nis shqyrtimi i çështjes për ekstradimin e tyre appeared first on Albeu.com.

“Nuk pranoi të na jepte lekët …”, këta janë vrasësit e Luljetës, e cila u gjet poshtë “Urës së Dajlanit”
Vrasja e 32-vjeçares Luljeta Preza për 2 mijë lekë, siç kanë thënë vetë autorët, tronditi rëndë shoqërinë shqiptare.

32-vjeçarja u gjet e vdekur poshtë urës së Dajlanit dy ditë më parë, ndërsa në trupin e saj u gjendën shenja dhune dhe goditje me thikë.

Ajo u vra nga Aldo Ibrahimin dhe Ylli Grabovarin, të cilët kanë deklaruar para uniformave blu, se e kryen krimin pasi Luleta nuk pranoi të bashkonte lekët që kishte fituar nga prostitucioni me ta.

Dy personat që shihni në foto janë autorët e dyshuar për vrasje. Gjithashtu në polici janë shoqëruar edhe tre vajza, për fsheje të krimit.

jeshme policia njoftoi se kishte gjetur trupin e një shtetaseje endacake. Uniformave blu iu deshën disa orë për ta identifikuar dhe për të konstatuar se vdekja nuk kishte ardhur nga shkaqe natyrale, por ishte vrarë.

Shoqërimi i 17 personave

Pas gjetjes së trupit, ditën e djeshme policia shoqëroi 17 persona të cilët mund të kishin informacion për ngjarjen. Pasi u morën në pyetje ata u lanë sërish të lirë, por mësohet se u ishte vendosur përgjues. Ky detaj bëri të mundur edhe zbulimin e dy autorëve të dyshuar të cilët sapo ishin larguar nga ambientet e komisariatit u shprehën “Shpëtuam për mrekulli”. Ka qenë kjo bisedë që  ka çuar më pas në pranga  Ylli Grabovarin dhe Aldo Brahimi, të cilët më pas kanë pranuar krimin.

Jeta e vështirë e Luljetës

Gazetarja Anila Hoxha tregoi jetën e vështirë të Luljetës, e cila të vetmen gjë e vlerë kishte trupin e saj, të cilin ishte detyruar “ta shishte”. Shtëpia e Luljetës ishte një copë kartoni poshtë urës, ndërsa lekët që fitonte i përdorte për të ngrënë dhe për të blerë drogë.

32-vjeçarja kohët e fundit lëvizte këmba dorës pasi ishte përplasur nga makina dhe nuk mund t’i lëvizte gjymtyrët e poshtme plotësisht.

Shkaku i ngjarjes

Mësohet se mes Luljetës dhe dy të arrestuarve ka nisur një konflikt. Dy personat i kanë kërkuar paratë e mbledhura, por asaj i janë dashur për t’u kuruar pasi kishte pësuar një aksident në Durrës disa ditë më parë dhe ka dashur të mbajë një pjesë të parave, por ata nuk kanë pranuar.

Pas konsumimit të lëndëve narkotike kokainë, konflikti ka degraduar në dhunë, teksa dy të arrestuarit e kanë goditur me thikë Prezën dhe e kanë lënë të vdekur në vend.

Zbardhja e ngjarjes

Policia e Durrësit finalizoi sot operacionin “Deluzion” dhe arrestoi dy autorët e dyshuar të ngjarjes e porcedoi në gjendje të lirë tre shtetase, të cilat kishin qenë të pranishme në momentin e konfliktit.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 32-vjeçarja, 2 autorët e vrasjes dhe 3 shtetaset e proceduara, gjatë ngjarjes së ndodhur poshtë urës së Dajlanit, kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike”, thuhet në njoftim.

Nga hetimet e thelluara të kryera menjëherë pas ngjarjes, rezultoi se rreth orës 01:00 të datës 02.08.2023, poshtë urës së Dajlanit, Durrës, 32-vjeçarja është konfliktuar me shtetasit  Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, për motive të dobëta (pasi kanë konsumuar lëndë narkotike kokainë, së bashku me shtetaset B. S., M. M. dhe me një 15-vjeçare).

Gjatë konfliktit Brahimi dhe Grabovari e kanë goditur me thikë dhe e kanë lënë mes baltës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

The post “Nuk pranoi të na jepte lekët …”, këta janë vrasësit e Luljetës, e cila u gjet poshtë “Urës së Dajlanit” appeared first on Albeu.com.

Vrasësi kishte dy muaj në Shqipëri, roli i anglezit dhe Edmond Haxhias, Artan Hoxha zbardh dinamikën e ekzekutimit të Ardian Nikulajt
Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill brenda në lokalin e tij në Shëngjin, treonditi jo vetëm veriun e vendit por gjithë Shqipërinë.

Për vrasjen e Nikulajt pati disa teori, duke nisur nga ajo për hakmarrje dhe deri tek eleminimi për çështje politike, deri ditën e sotme ku pas daljes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku, gjithçka duket se u zgjidh.

Ardian Nikulaj u eleminua për gjakmarrje, për këtë u përdorën vrasës të huaj, pasi pas hetimeve të policisë rezultoi se ekzekutori ishte një portugez, ndërsa personin q e monitoronte nga pranë ishte anglez.

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur gjithë dinamikën e ngjarjes, nga momenti i mbërritjes së autorit në Shqipëri, deri në momentin e ekzekutimit dhe më pas lartimit të tij dhe gjithë bashkëpuntorëve nga vendi ynë.

Postimi i Hoxhës:

Nje skuader vrasesish profesioniste u soll nga jashte Shqiperise, per te realizuar nje atentat spektakolar, kunder biznesmenit dhe politikanit lokal Ardian Nikulaj.

Kaluan plote 8 dite, nga momenti i atentatit qe tronditi jo vetem qarkun e Lezhes por gjithe vendin dhe Policia e Shtetit me ne fund ka dokumentuar dhe zbardhur te plote dinamiken e krimit.

Tashme rezulton e provuar, se ata qe porositen atentatin kunder Nikulajt, e kishin fare te qarte me ke kishin te benin dhe se eleminimi i tij ishte mision teper i veshtire.

Te bindur se Nikulajt nuk mund t‘i afroheshin dot me vrases lokal ose te kontraktuar nga grupet kriminale brenda territorit te Shqiperise, porositesit vendosen te punesonin nje skuader te huaj vrasesish profesionist shumekombesh…

Berthama e kesaj skuadre vrasesish rezulton se ka ardhur nga ishulli Britanik.

Por ne perberje te saj ka patur dhe shtetas me kombesi te tjera, te vendeve te BE-se.

Dyshimet jane se vrasesit mund te jene kontaktuar ne Mbreterine e Bashkuar, ne zonen e Birmingamit. Ata rezultojne te jene nen kontrollin e nje organizate kriminale shume te rrezikshme Britanike.

Porositesit dhe financuesit e kesaj sipermarrje rezultojne qartesisht se jane shtetas shqiptare, te cilet jetojne dhe veprojne ne Mbreterine e Bashkuar prej nje kohe te gjate.

Ende nuk eshte e qartesuar saktesisht sa eshte shuma e paguar, por behet fjale per nje shume te madhe parash, e cila ke vene ne levizje nje skuader vrasesish nga Britania ne Shqiperi.

Deri tani kishim pare vrases nga Shqipera, qe kryejne krime te sofistikuara ne Britanine e Madhe, por nuk kishim pare nje skuader pushkatimi, e evidentuar si strukture kriminale me rrezikshmeri te larte ne Mbreterine e Bashkuar, e cila te demostronte aftesite e saj vdekjeprurese ne nje qytet te Shqiperise.

Hetimi

Pas nje pune intensive hetimore, drejtuar nga policia kriminale e Drejtorise Vendore te Qarkut Lezhe, u be e mundur te zbulohet e plote tabloja e mesdites se 19 prillit 2023…

Jane mbledhur prova dhe deshmi te pakundershtueshme qe, deshmojne se atentati ndaj 51 vjeçarit Ardian Nikulaj, baba i kater femijeve, eshte planifikuar dhe organizuar per te pakten 3 muaj me radhe.

Ekzekutoret e ketij krimi jane shtetas te huaj.

Porositesit, financuesit dhe mbeshtetesit, jane pjestare te familjes Lekstakaj qe eshte ne hasmeri prej 26 vitesh me Nikulajt.

Motivi i krimit, eshte “per gjakmarrje”.

Saga e nje historie mes dy familjeve qe nis nga fundshekulli i kaluar.

Ekzekutoret

Ekzekutoreve, u jane vene ne dispozicion “baza te sigurta” ne Shengjin dhe zona ne periferi te Lezhes, ne menyre qe te kene sa me shume akses ne levizjet operacionale te grupit dhe te mos terheqin vemendjen e policise apo te Ardian Nikulajt dhe rrethit te tij shoqeror.

Vrasesit jane ndihmuar ne zonen e Lezhes nga nje shtetas shqiptar, me shtetesi shqiptare dhe britanike, Edmond Haxhia, i cili rezulton lidhje miqesore, kusheri i pare me hasmit e Nikulajt.

Ndryshe nga vrasesi profesionist me pagese, ish-pjestari forcave speciale greke Eftimios Eftimiu, i cili kreu ne kryeqytet vrasjen e nje tjeter personazhi shume te veshtire per tu eleminuar nga vrases vendas, si Dejvi Kasmi, me 29 janar 2018, kete radhe vrasesit e importuar nga jashte, moren persiper te gjithe operacionin.

Ne rastin e vrasesit grek, ai e realizoi misionin, pasi e eleminoi objektin, por detyra e tij ishte vetem goditja finale.

Pasi çdo gje tjeter, organizimi, vezhgimi, logjistika, transporti para dhe pas krimit, u mor persiper nga nje organizate kriminale shqiptare.

Pikerisht ketu deshtoi Eftimiu, sepse u besoi shqiptareve pjesen tjeter te “punes” dhe pasi realizoi “misionin” ai, u zbulua dhe u kap per shkak te gabimit ne transportin e tij, nga vendi i krimit drejte “bazes se sigurte”…

Ne rastin e Shengjinit, skuadra i pushkatimit, ka marre persiper jo vetem te realizonin goditjen finale, por te gjithe operacionin nga vezhgimi, vendosja e vendit me te mundshem ku do te behej atentati dhe deri tek largimi nga skena e krimit jashte kufirit te vendit.

Por çfare ka ndodhur ne te vertete???!!!

Vrasesi, nje portugez rraceperzier afro-europian.

Killeri apo qitesi, rezulton te jete nje shtetas portugez, Ruben Saraiva,  i identifikuar nga policia pasi ka hyre ne Shqiperi ne menyre te rregullt me linje ajrore dhe eshte larguar menjehere pas krimit nga nje pike e kalimit kufitar ne rruge tokesore, ne jug-lindje te vendit.

Vrasesi ka hyre ne Shqiperi me date 11 shkurt 2023 dhe nuk eshte larguar deri ne mbremjen e 19 prillit 2023.

Per me shume se dy muaj, vrasesi ka qendruar ne Kakarriq, por eshte pare te levize edhe ne Lezhe apo Shengjin, per te planifikuar atentatin, perzgjedhur vendin me te pershtatshem ku mund te behej goditja dhe per te vezhguar menyren se si mbrohej Nikulaj.

Ai ka zgjedhur te qendroje ne nje fshat si Kakariqi, jo ne hotelet e shumta ne Shengjin apo Lezhe ku mund te terhiqte me shume vemendjen dhe te ekspozohej.

Interesant eshte fakti se vrasesi eshte nje rraceperzier, nje afro-europian, nga gadishulli Iberik.

Per te justifikuar faktin pse ndodhej ne Shqiperi, madje ne nje fshat si Kakariq, ai perdori nje alibi.

Banoreve te fshatit u ishte thene se “mulati” i ardhur nga jashte, kishte rene ne dashuri me nje vajze nga Shkodra.

Por familja e vajzes nuk kishte pranuar lidhjen e tyre pasi ai ishte rraceperzier. Per t’i qendruar afer te “dashures” dhe per te patur mundesine e takimit me te, ai kishte vendosur te qendronte ne nje fshat jo shume larg nga Shkodra.

Madje vrasesi kishte nisur te thirrej nga femijet e fshatit Kakarriq, me nofken “gabeli”…

Deshmitare okulare, kane treguar se ai u zhduk nga qarkullimi ne menyre te habiteshme dhe nuk u pa askund per dy jave me radhe perpara se te kryente atentatin mesditen e te merkurres se 19 prillit.

Vezhguesi, nje anglez nga Birmingham me 27 precedent penale…

Vrasesi, pasi konsumoi plote dy muaj per te hartuar planin e vrasjes, per njohur me detaje terrenin ku do te vepronte dhe per te gjetur piken e dobet ne mbrojtjen e Ardian Nikulajt, kerkoi mbeshtetesin kryesor ne realizimin e atentatit. Ky personazh do sherbente si syri i vrasesit.

Ai do gjente momentin e duhur kur vrasesi do te futej ne skenen e krimit me perqindjen me te larte per te realizuar atentatin dhe me pas te largoheshin pa rrezik nga skena e krimit.

Mesnaten e te dieles se 10 prillit duke hyre dita e hene 11 prill 2023, nje shtetas britanik Steven Hunt nga qyteti i Birmingham, zbriti me linje ajrore ne aeroportin e Rinasit. Me pas udhetoi drejt qytetit te vogel bregdetar te Shengjinit.

Kamerat e sigurise se hotelit te Nikulaj, e kane fiksuar ne oren 2:40 minuta te dates 11 prill, ne recepsion duke tentuar te kerkoje dhome per fjetje.

Por roja i hotelit duket ne gjume te thelle.

Anglezi, duket ne pamje fillimisht pa kapele, pastaj ai vendos nje kapele te bardhe per te fshehur sadopak pamjen.

Ai, pasi therret disa here edhe me ze te larte, detyrohet te largohet per shkak se roja nuk po jepte asnje shenje reagimi.

Nga kamerat e sigurise se hotelit, anglezi eshte fiksuar duke filmuar me celular ambjentet e jashteme te hotelit.

Me pas ai ka ikur drejt nje resorti shume te njohur ne Shengjin, “Rafaelo”.

Ate nate ka qendruar aty.

Ne kete resort, shtetasi britanik ka bere edhe nje terheqe parash nga bankomati ne vleren 300 mije leke shqiptare.

Duke lene gjurme se ne emer te kujt ishte llogaria e parave.

Diten tjeter, anglezi ka gjetur nje hotel tjeter qe binte me pak ne sy dhe i jepte mundesi me te mire per te mbikqyrur Nikulajn.

Ai eshte vendosur ne hotel “Besa” dhe ka qendruar aty deri ne pasditen e 19 prillit 2023, kur u largua me taksi drejt Rinasit.

Duke qendruar ne nje zone ku ka ne vijimesi turist te huaj, prania e anglezit nuk ka terhequr vemendje te vecante nga Nikulaj apo njerezit e tij.

I paraqitur si turist, anglezi qendronte ne barin e viktimes apo luante bilardo ne veranden e jashteme, nga ku e kishte vetem pak metra vendqendrimin e Ardian Nikulajt.

Vezhguesi e ka patur ne pellembe te dores, per dite me radhe çdo levizje te Ardian Nikulajt dhe njerezve te tij. Nuk dihet nese mes tij dhe vrasesit ka patur ndonje takim gjate kesaj kohe, por tashme eshte e provuar se te dy komunikonin vazhdimisht me telefon para atentatit.

Bashkepunetori

Si ne çdo atentat te organizuar, duhet nje i brendshem si “kallauz” per te “vajisur” sa me mire ingranazhin e krimit.

Ky personazh eshte njeri i afert i hasmit te Nikulajt, tashme i identifikuar qarte dhe i provuar per rolin qe ka luajtur ne kete krim.

Me sakte ai eshte Edmond Haxhia, kusheri i pare me Elton Lekstakaj dhe dyshohet se eshte perfshire ne kete ngjarje per te ndihmuar djemte e halles.

Ai ka sherbyer si “baza e sigurte” per te ardhurit nga jashte. I ka orientuar ku te levizin, si te levizin dhe si te kamuflohen per te mos rene ne sy.

Ka strehuar per me shume se dy muaj ne fshatin Kakarriq ekzekutorin portugez. I ka siguruar atij motorrin e krimit dhe bazen logjistike, armatim, maskim, etj.

Motorrin ai e bleu si dhurate te dashures per festen e “Shen Valentinit”, me 14 shkurt 2023, fiks tre dite pasi vrasesi portugez kishte shkelur ne Shqiperi. Interesante eshte menyra e blerjes se motorrit.

Per te mos lene gjurme motorri eshte blere ne internet nepermjet rrjetit te shit-blerjeve “Merrjep.al”.

Mjeti rezulton nje motorr i markes Honda 750 Scooter.

Te tjeret

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se gjate ketyre tre muajeve te pergatitjes se atentatit, ne Shqiperi kane hyre edhe te pakten 4 shtetas te huaj, ne rol ndihmes ose vezhgues per krimin, deri sa eshte gjetur kombinimi perfundimtar qe realizoi misionin.

Madje dhe ne hotelin e Nikulajt, ka qendruar nje çift britanikesh, te cilet jane larguar nga Shqiperia ne drejtim te Greqise vetem pak dite para atentatit.

Po hetohet rast pas rasti.

Po kontrollohet me imtesi cdo pamje filmike e rregjistruar tre muajt e fundit nga bizneset e familjes Nikulaj. Çdo i huaj i dyshimte qe ka hyre edhe ka dale nga keto ambjente.

Per fat te mire, perimetri i sigurise se bizneseve ka qene i mbuluar me kamera cilesore me rezolucion te larte, te cilat rregjistrojne ne video dhe audio. Ky fakt i ka ndihmuar shume hetuesit.

Mes bashkepunetoreve jane ne hetim apo shpallur ne kerkim disa shtetas shqiptar.

Atentati

Pamjet filmike tregojne se skuadra e vdekjes ishte kordinuar per ta kryer atentatin qe te marten e dates 18 prill.

Vezhguesi anglez eshte pozicionuar ne barin dhe bilardon e verandes per ore te tera.

Ndersa vrasesi portugez, ka ardhur nga Kakarriqi dhe ka qendruar ne hyrjen e pallatit prane restorantit “Coral” per 8 ore rresht.

Per fatin e tij, Nikulaj nuk ka ardhur gjate asaj kohe ne lokal duke bere qe vrasesit te humbin durimin dhe ta shtyjne per nje dite me vone.

Diten e merkurre, me 19 prill 2023, kamerat e sigurise kane rregjistruar vrasesin portugez qe te shfaqet ne hyrjen e pallatit ne oren 11:37 minuta te paradites. Vrasesi zgjidhi pikerisht kete pallat si “baze te sigurte”, pasi aty jane kryesisht apartamente pushimi, dhe ne kete periudhe te vitit aty banon vetem nje familje.

Ky fakt i ka dhene siguri vrasesit se nuk do zbulohej.

Portugezi, per te kamufluar pamjen, eshte veshur shume trashe dhe me jelek antiplumb. Ai ka dashur te krijoje pershtypjen e gabuar te deshmitaret se eshte nje person i gjate, i mbushur, muskuloz.

Ne fakt eshte e kunderta. Ai eshte i gjate, por eshte i holle, i lehte ne levizje dhe me lekure mulati.

Ne pjesen e kokes ai ka perdorur edhe kapuç edhe skafandren e motorrit.

Gjate kesaj kohe anglezi eshte pozicionuar ne veranden e jashteme ku ndodhet bilardo. Ai shfaqet para kamerave ose duke pire birre i vetem ose duke luajtur bilardo me nje femije qe e ka gjetur rastesisht, gjoja per te kaluar kohen.

Anglezi ka ndjekur levizjet e viktimes nga momenti kur ai ka ardhur ne lokal.

Vezhguesi ka perdorur direkt aparatin celular per komunikim, ndersa vrasesi ka perdorur kufje te vendosura ne vesh.

Sapo Nikulaj ka mbetur i vetem, vezhguesi i ka kerkuar vrasesit te afrohet.

Por papritur, Nikulaj çohet nga tavolina leviz 15 metra perpara duke folur ne telefon.

Vezhguesi e dinte qe Nikulaj ishte i armatosur dhe po ashtu rrezikun se nese ai dyshonte per gjene me te vogel, mund te hapte menjehere zjarr.

Ne kete moment, vezhguesi i kerkon vrasesit te kthehet pas dhe te pres nje moment te dyte.

Vrasesi duket ne pamje qe kthehet ne mes te rruges dhe fshihet ne hyrjen e pallatit.

Ne oren 13:20, anglezi ben telefonaten e fundit duke dhene sinjalin se eshte koha e duhur. Fiks ne kete ore kamera fikson vrasesin portugez, duke dale nga hyrja e pallatit.

Ardiani sapo eshte ulur ne tavoline, krejt i vetem, me shpine nga dera duke mos kontrolluar as hyrjen e restorantit.

Per fatin e tij te keq, nje telefonate e papritur i terheq krejtesisht vemendjen.

Vrasesi pershkruan rrugen nga hyrja e pallatit ku qendronte i fshehur, hyn ne lokal, vepron ne befasi te plote duke mos i dhene asnje mundesi viktimes per tu mbrojtur.

Ai qellon 7 here me nje pistolete tip Zastava, i drejton armen rojes se lokalit si mase mbrojtese kunder ndonje reagimi dhe largohet me vrap.

Pistoleta Zastava e perdorur ne atentat krijon nje rremuje tjeter. Zastava eshte shume e ngjashme me pistoleten TT ( Tokarev) sepse perdor te njejtin kaliber fishekesh, por Zastava mban 9 fisheke ne karikator ndersa TT vetem 7 fisheke.

Vrasesi nuk e zbrazi te gjithe karikatorin prej 9 fishekesh, por qelloi aq sa u sigurua se misioni ishte permbushur.

Killeri ka patur me vete edhe nje pistolete te dyte, tip Glock, i gatshem ta perdorte nese do te kishte ndonje incident gjate largimit, por nuk pati nevoje ta perdore.

Largimi

Vrasesi portugez, pershkon me vrap distancen drejt motorrit, hipen ne te dhe largohet qetesisht fillimisht drejt Lezhes dhe pastaj ne aksin kombetare Lezhe – Shkoder duke ndaluar ne fshatin Kakarriq.

Ne dite normale nga Shengjini deri ne Kakarriq gjen te pakten dy patrulla policie.

Per fatin vrasesit portugez, mesditen e te merkurres se 19 prillit nuk ndodhej asnje patrulle ne rruge.

Vrasesi, dorezon motorrin, veshjet dhe armet tek “baza e sigurte” ne Kakarriq dhe menjehere niset me nje mjet drejt doganes se Kapshtices ne jug-lindje te Shqiperise.

Po ate mbremje, ne oren 21:25 minuta kamerat e pikes se kalimit kufitar Kapshtice, e kane rregjistruar vrasesin portugez duke kalur kontrollin me pasaporte ne dore dhe me kembe ka hyre ne brendesi te kufirit grek.

Aty nje mjet tjeter e ka larguar fillimisht drejt Selanikut dhe me linje ajrore vrasesi ka udhetuar me kompanine greke Aegean drejt ishullit te Rodosit qe ndodhet shume afer nga kufiri me Turqine.

Ndersa shtetasi anglez, menjehere pas atentatit, ka vrapuar drejt hotel “Besa” ku qendronte. Eshte paraqitur aty shume i trembur nga ajo qe kishte pare.

Ne barin e hotelit, ka pire nje birre bashke me nje  ëiski dhe ka kerkuar nje taksi te largohet pasi ndihej shume i frikesuar.

Fillimisht ka udhetuar ne drejtim te Fushe Krujes, aty ka nderruar taksi dhe menjehere eshte nisur ne Rinas. Ne oren 18:00 te pasdites ai ka prere nje bilete me linjen ajrore qe largohej nga Shqiperia po ate mbremje.

I treti.

Edmond Haxhia, pasi permbushi misionin, u sigurua se i gjithe grupi i ekzekutimit doli nga territori shqiptar, nje dite me pas, mbremjen e 20 prillit u largua me avion nga Rinasi drejt Britanise se Madhe…

The post Vrasësi kishte dy muaj në Shqipëri, roli i anglezit dhe Edmond Haxhias, Artan Hoxha zbardh dinamikën e ekzekutimit të Ardian Nikulajt appeared first on Albeu.com.

Vritet 32-vjeçari shqiptar në Itali, tentoi t’u largohej vrasësve (EMRI)
Foto ilustruese

Një 32-vjeçar shqiptar është vrarë në Artena të Italisë dy ditë më parë, por së fundmi është identifikuar. Viktima është Fation Bylyshi, sipas mediave italiane, të cilat raportojnë se shqiptari është therur me thikë. 32-vjeçari u gjet i vdekur mbrëmjen e së dielës, por identifikimi i tij ishte i pamundur për shkak se nuk dispononte dokument identifikimi.

Por tashmë viktima është identifikuar. Fation Bylyshi ishte banues në atë zonë. Nga hetimet paraprake të policisë italiane, 32-vjeçari kishte tentuar t’u shpëtonte vrasësve.

Ai ishte goditur me thikë në qafë në një vilë pas një konflikti me dy persona të tjerë. Fation Bylyshi arriti të largohej, por për shkak të plagës së rëndë në qafë, u rrëzua përtokë. 32-vjeçari kishte përshkuar vetëm disa metra. Por nuk përjashtohet as pista që viktima të jetë hedhur aty nga vrasësit. Trupi i pajetë u gjet nga një banor i lagjes kur pa se jashtë portës së shtëpisë së tij gjendej i shtrirë në tokë një person.

Policia që shkoi në vendngjarje konstatoi vdekjen e të riut shqiptar për shkak të gjakderdhjes./albeu.com

The post Vritet 32-vjeçari shqiptar në Itali, tentoi t’u largohej vrasësve (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Vrasja e rojes në Fier, prokuroria në gjurmë të vrasësist
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen me thikë të Petrak Gjikës në Fier.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, bën të ditur se çështja është duke u shqyrtuar mes prokurorit të çështjes dhe oficerit të policisë gjyqësore. Informacionet mbi ecurinë e hetimeve kanë mbetur ende sekret midis këtyre dy palëve.

Pyetjes tonë nëse hetimet po ecin në drejtimin e duhur, burime në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Fier thanë për ABC se shumë shpejt kjo ngjarje do të zbardhet dhe autori do të vihet para drejtësisë.

Një fakt tjetër, po nga këto burime, është se po punohet intensivisht,  duke përfshirë në zbardhjen e ngjarjes shumë persona që kanë dijeni mbi personin e vrarë Petraq Gjika, nga Grecallia e Fierit, rojen e ndjerë që u vra në mënyrë barbare pranë disa serave, buzë rrugës së fshatit./abcnews.al

The post Vrasja e rojes në Fier, prokuroria në gjurmë të vrasësist appeared first on Albeu.com.