votojne Archives - Albeu.com

Belind Këlliçi: PD ka fajet e veta, s’është faji ynë që shqiptarët votojnë njerëz anonimë të mbështetur nga krimi, SHBA nuk e ka përshëndetur Ramën
Belind Këlliçi thotë se kjo që ka ndodhur me procesin zgjedhor në Shqipëri, nuk ka ndodhur as në komunizëm, ndërsa rezultatin e Ramës do ta kishte zili vetë presidenti bjellorus, Lukashenko.

Sipas Këlliçit, tkurrja e mandateve të PD dhe opozitës nuk është një moment i lehtë për demokratët, duke shtuar se do të ketë një reflektim dhe analizë të thellë mbi gjithçka ndodhur, por që vëmendja do të jetë te masakra elektorale e 11 majit.

Për Këlliçin është mjaft domethënëse, fakti që për mandatin e 4-t të PS, nuk ka reaguar SHBA, DASH dhe Ambasada amerikane në Tiranë, apo edhe kancelari të tjera evropiane.

Këlliçi theksoi ndër të tjera, se ‘lufta’ e PD është dhe duhet të jetë evidentimi i 11 majit, për të dokumentuar deformimin e votës dhe atë se çfarë ka ndodhur me procesin zgjedhor në Shqipëri.

“Ndihem si një njeri i vjedhur, vjedhjen e ka parë Shqipëria dhe bota, ndërkohë ndihesh i pafuqishëm për të folur me qytetarët që në këtë rrugëtim nuk vazhdohet. Jam hasur edhe me komente se përse nuk përdorni bandat për vjedhjen e votës. Duhet të biem dakord që këto eksperimente të kthehen në Shqipëri. S’mund ta kthejmë vendin në luftë bandash mes dy forcave politike.

Kjo tezë, edhe për ata të mërziturit s’mund të qëndrojë. Edhe PD ka fajet e veta, do kemi analizën tonë për të marrë masat si parti ku kemi vepruar mirë apo keq në fushatë. Jemi në një moment që të faktojmë atë që ndodhi.

Garanti i vjedhjeve është ai që ka imponuar këtë model, Edi Rama. Vjedh një mandat të 4, është rast studimor në librat politik. Ne s’do ta lëmë këtë betejë, s’është ky skenari. Ky skenar është i Ramës dhe mediat e majta. Këto mediat e gjejnë fajin te opozita, Berisha e ka fajin, përveç Edi Ramës. Kemi për detyrë që themi e deklarojmë ne t’i faktojmë.

S’është moment i lehtë për PD, është e paimagjinueshme ku e ka futur kjo qeveri, diplomatët e korruptuar dhe mediat e majta, s’është e lehtë kjo që po kalon PD. Të shkosh në fushatë me program, t’u flasësh njerëzve që i prekin ato dhe të shohësh njerëz anonimë, që janë personat më të votuar në Shqipëri. Kush e njeh Arkend Ballën e Sara Mila? Janë garant të bandave kriminele që i çojnë në parlament. Në Tiranë është bërë kasaphanë me administratën publike, policinë e shtetit. Të gjithë këta që kanë ministri, janë më të votuar. Njërëz të dalë nga anonimati janë më të votuar.

Mungon një përshëndetje nga SHBA, DASH dhe Ambasada amerikane në Tiranë, dhe do të mungojë akoma. Kjo masakër ka ndodhur para gjithë botës, rezultatet e diasporës janë përtej çdo logjike. Ka kuti që janë hapur ku PS merr mbi 300 vota, PD 10. Edhe Lukashenko do të ishte xheloz për Ramën.

Çmenduaria më e madhe është kjo, kanë ikur për shkak të Ramës dhe këto votojnë 95% Edi Ramën. Këto i përkasin vetëm komunizmit, e ne të mbyllim gojën?! Po informojmë të gjitha kancelaritë ndërkombëtare, faktet që disponojmë po i depozitojmë aty ku duhet. Votat e diasporës i kanë sjellë me trenin bullgar. Do të kërkojmë edhe rihapjen e kutive, eksperimentimin e fletëve të votimit, zyrave elektorale të paligjshme që kemi gjetur.

Kjo është çështje e shqiptarëve, e jona, dhe ne duhet ta zgjidhim. Raporti paraprak i OSBE-ODIHR e vë gishtin në plagë për këto që ne themi. Është e paimagjinueshme inxhinierimi i asaj që kanë bërë. Të fitosh 83 mandate, s’ka logjikë politike, s’ka një rast në botë. Opozita ka fjalën, denoncimin, zërin, mbrojtjen e votës ku ka mundur. Edhe mandatin e fundit të Lezhës, donin ta rrëmbenin, donin të linin Kurbinin të papërfaqësuar. Jemi bërë gardh aty që të mos lëmë një zonë të tërë të papërfaqësuar. Kemi bërë gjithçka kemi pasur mundësi.

Procesi i thellë i reflektimit, që s’mund të vazhdojmë po njëlloj, pikat mbi i, rifreskimi i partisë, të gjitha duhen, dhe bëhen brenda PD, forumeve dhe janë çështje të PD. Sot vëmendja duhet të jetë te evidentimi i 11 majit. Për të dokumentuar deformimin e votës, gjithçka, e për t’u bërë të ditur OBE-ODIHR e ndërkombëtarëve, çfarë ka ndodhur në Shqipëri”, tha ai.

The post Belind Këlliçi: PD ka fajet e veta, s’është faji ynë që shqiptarët votojnë njerëz anonimë të mbështetur nga krimi, SHBA nuk e ka përshëndetur Ramën appeared first on Albeu.com.

Zyrtarët e Partisë Socialiste në burgun e Durrësit, refuzojnë të votojnë para kamerave
Ditën e sotme, katër zyrtarët socialistë Erion Veliaj, Ilir Beqja, Jurgis Çyrbja dhe Alqi Bllako, të cilët ndodhen në paraburgimin e Durrësit, ende nuk kanë votuar në zgjedhjet e kësaj të diele.

Sapo janë informuar se kanë mbërritur mediat, katërshja në fjalë kanë refuzuar të votojnë dhe kanë kërkuar që të votojnë pa praninë e kamerave dhe gazetarëve.

Në burgun e Durrësit gjenden 240 të burgosur. 195 prej tyre janë lejuar të votojnë ndërsa pjesa tjetër janë ndaluar për shkak të dënimeve të formës së prerë.

The post Zyrtarët e Partisë Socialiste në burgun e Durrësit, refuzojnë të votojnë para kamerave appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon videomesazhin: U ktheva jo si politikan, por si misionar, për sa kohë të më japë Zoti forcë, do të luftoj
Këtë të mërkurë, përmes një videomesazhi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, ish-kryeministri dhe njëkohësisht kryatar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vetëm katër ditë para zgjedhjeve parlamentare për zgjedhjen e Kryeministrit të vendit, shprehet se nuk është kthyer si politikan, por si misionar, duke theksuar se përsa kohë që Zoti t’i japë forcë dhe frymë, do të luftojë për kombin e tij.

Gjithashtu, kryedemokrati u ka bërë thirrje shqiptarëve që më 11 Maj “të ndalim të keqen”, duke i ftuar që të bashkohen të dielën për të votuar, sipas tij, ndryshimin që Shqipëria të bëhet madhështore.

“Kurrë nuk heshta! U ktheva jo si politikan, por si misionar! Për sa kohë të më japë Zoti forcë dhe frymë do luftoj për vendin dhe kombin tim!

Ftoj shqiptarët të ndalim të keqen. Ditën e diel të bashkohemi, të votojmë ndryshimin për të bërë “Shqipërinë Madhështore””, shkruan Sali Berisha.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon videomesazhin: U ktheva jo si politikan, por si misionar, për sa kohë të më japë Zoti forcë, do të luftoj appeared first on Albeu.com.

BIRN: Në qarkun e plakur të Korçës, qytetarët votojnë për inerci
Një pensionist 74-vjeçar nga një fshat pranë Maliqit, udhëton çdo mëngjes me autobus drejt Korçës për t’i dhënë mbesës së tij mundësinë e një shkollimi më të mirë.

Ndërsa pret që mbesa të mbarojë mësimin në trotuarin përballë shkollës 9-vjeçare “Pandeli Llambi Cale”, burri shfaq zhgënjim të dukshëm ndaj politikës dhe mendon se fushata bëhet natën me vota që shiten dhe blihen.

“Këta janë të gjithë me nder mut, por punojnë natën, punojnë fshehtas”, thotë ai me ton serioz. Megjithatë, i moshuari nuk ka ndërmend që ta ndryshojë votën më 11 maj.

“Në moshën tonë është inerci tani”, thotë ai duke mbledhur supet.

Dy kilometra më tutje, në një park të vogël me kolibe druri, të moshuar të tjerë që luajnë domino për të shtyrë kohën, pohojnë të njëjtën gjë.

Ata ankohen për pensionet e ulëta, për fëmijët në emigracion dhe zbrazjen e qytetit nga të rinjtë, por nuk janë të gatshëm të ndërrojnë krah.

“Votën e merr ai [Rama], por pse premton t’i rrisë pensionet në 2030?” pyet njëri prej burrave. “I shikon këta, kush e di a do jenë gjallë”, shton ai duke zgjatur dorën nga miqtë e tij.

Një ish kovaç 84-vjeçar me një pension prej 13 mijë lekësh në muaj ia pret ftohtë: “Unë s’do jem gjallë”.

Por, edhe ai nuk sheh arsye për të ndryshuar votën.

Në qarkun e plakur me 41 për qind të popullsisë votuese mbi 60-vjeç, Korça nuk duket se do të ofrojnë ndonjë surprizë në zgjedhjet e 11 majit.

Me rënien e numrit të popullsisë, Korça humbi në këto zgjedhje njërin prej mandateve dhe do të dërgojë në Kuvend 10 deputetë.

Megjithatë, gara në qark gara duket e mbyllur, me socialistët në qeveri të favorizuar të marrin shumicën e votave, por të ndajnë në barazim mandatet me koalicionin e drejtuar nga Sali Berisha.

Përtej kalkulimeve politike, partitë e reja kanë ende shpresë te një votë proteste mes armatës nën presion të punonjësve të administratës.

“Korça ka treguar si qytet që reagon”, thotë Klajdi Pllaha, mësues matematike dhe kandidat i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

“Ky presioni ndaj administratës mund të prodhojë edhe efekt të kundërt”, shtoi ai duke iu referuar atyre që e kanë fituar vendin e punës me meritë.

Petro Lubonja, kandidati i “Lëvizjes Bashkë” i kthyer nga emigracioni është gjithashtu optimist.

“Nuhatja ime më thotë që nëse do ketë rritje në pjesëmarrje, partitë e reja do marrin më shumë vota, më shumë sa sa parashikohet në sondazhe”, pohon ai.

Lufta brenda radhëve rrit presionin

Me gjashtë kandidatë në lista të mbyllura, në Korçë beteja është fokusuar brenda radhëve të dy forcave të mëdha për katër vendet e listave të hapura.

Për votuesit, kjo i ka bërë zgjedhjet të pazakonta. Një fermer nga fshati Dvoran, thotë se kandidatë si nga PS dhe nga PD u shkojnë për t’i takuar, duke kërkuar vota personale dhe jo thjesht për partitë.

“Një i njohur të kërkon të votosh për një kandidat, një i njohur tjetër të thotë voto këtë kandidatin tjetër. Është e pazakontë”, thotë fermeri duke shfaqur bezdi për situatën e krijuar.

Kandidati i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, ish-kryebashkiak i Devollit, thotë se zyrtarë nga radhët e socialistëve po përdorin pushtetin për të siguruar vota jo vetëm për PS-në, por edhe për kandidatë të ndryshëm. Vetë PD po luan për barazimin në qarkun e Korçës.

“Unë mendoj që do të dalë barazim, pavarësisht gjithçkaje që po bëjnë këta. Pasi nga ana tjetër ka një mllef të paparë te njerëzit, për të gjitha arsyet e gjërat që kanë ndodhur, duke nisur që nga shpopullimi, ekonomia, abuzimet të tëra”, thotë ai.

Nallbati ankohet se njerëzit po survejohen dhe presioni e ka vrarë demokracinë. Ai veçon kryetarin aktual të bashkisë, Eduard Duro dhe drejtoreshën vendore të Arsimit, Vinjola Rota, e cila po kandidon për Partinë Socialiste.

Nallbati e akuzoi Duron se u kishte mbajtur me detyrim një pjesë të pagës punonjësve, për t’i përdorur për fushatë – episod për të cilin tha se po bënte gati një kallëzim në SPAK dhe se kishte informuar edhe vëzhguesit e OSBE-ODIHR-it.

Ai thotë gjithashtu se Rota po kandidon në kushtet e konfliktit të interesit, pasi nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti, por thjesht ka “ngrirë” funksionet.

“Si kurrë ndonjëherë te arsimi nuk ka pas presion kaq të madh”, thotë Nallbati, ndërsa akuzon Rotën se ka përfshirë mësues në komisione dhe se kërkon me detyrim votën në 11 maj.

Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro dhe kandidatja e PS, Vinjola Rota i mohuan akuzat.

“Meqenëse ai ka qenë kryetar Bashkie para meje, kujton se të gjithë sillen ashtu si është sjellë ai me administratën e bashkisë. Asgjë nga ato që thotë ai nuk është e vërtetë”, tha Duro.

“Nuk kam ushtruar asnjë funksion publik apo autoritet institucional që nga ajo ditë (shpallja e kandidaturës) dhe çdo insinuatë që më lidh me ushtrim presioni ndaj mësuesve është jo vetëm e pavërtetë, por edhe keqdashëse”, i tha Rota BIRN përmes një mesazhi.

Për presion ndaj mësuesve flet edhe Klajdi Pllaha, kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet, i cili mendon se kjo vjen nga “gara e brendshme” mes socialistëve.

“Presioni ndaj administratës është më i madh edhe ndaj mësuesve, që është një kontingjent që për mendimin tim është apolitik në pjesën më të madhe, prapë edhe ndaj tyre ka goxha presion”, tha Pllaha.

Edhe Marinela Ziu, e cila garon në Korçë si pjesë e Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës pohon se presioni këtë radhë është shumë i dukshëm.

“Më beso, si kjo fushatë nuk ka qenë asnjëra. Shoh një presion të jashtëzakonshëm. Ndoshta vjen edhe nga fakti që njerëzit intimidohen, pasi nuk shohin një ndryshim që po vjen duke qenë se opozita është e copëtuar, por shoh që janë jashtëzakonisht të intimiduar”, tha Ziu.

“Zbrazje katastrofike”

Niko, taksisti që na çon nga Korça në Bilisht, është i ashpër kur flet për politikën dhe për presionin e ushtruar ndaj votuesve.

Ai thotë se kishte qenë rastësisht në një takim të socialistëve dhe karriget ishin mbushur vetëm me punonjës të administratës.

I dëshpëruar pasi ekipi i futbollit “Skënderbeu” u rrëzua një ditë më herët nga kategoria, taksixhiu thotë se qyteti është duke u plakur dhe varfëruar.

“Kanë ikur të gjithë”, thotë ai, ndërsa ankohet se ndryshe nga sa besohet, puna e tij është më e keqe në kohë fushate.

Ikja masive është e dukshme në rrugët apo parqet e qytetit. Ndërsa bëjnë fushatë derë më derë në pallatet e asaj që njihet si lagja e Francezëve, Petro Lubonja thotë se shumica e shtëpive janë të mbyllura dhe dyert e tyre kanë zënë pluhur.

“Apartamentet në shumicën e rasteve janë bosh ose kanë vetëm të moshuar. Kanë pluhur në dyer”, thotë ai dhe pastaj na tregon një portë: “Këtu me shumë shance nuk banon njeri”.

Në njërin prej pallateve ku ndoqëm fushatën e tij, vetëm tre dyer u hapën nga 12 apartamente në total. Në të treja rastet personat që u përgjigjën ishin pensionistë.

“Zbrazja është katastrofike”, thotë Ziu nga Koalicioni Euroatlantik, duke shtuar se në lagjen ku është rritur nuk sheh më fëmijë dhe të rinj.

“Në lagje nuk shikon fëmijë dhe ky është trishtim i jashtëzakonshëm”, thekson ajo.

Shpresa te revolta e fshehur

Shëtitorja buzë liqenit të Ohrit në Pogradec, është plot me banorë të hënën pasdite dhe shumica bën ecejake në të dy anët e trotuarit. Të tjerë luajnë me fëmijët në bregun e liqenit dhe një pjesë qëndrojnë në stolat anash shëtitores.

Këtu nuk ka as postera elektoralë, as fletushka dhe as fushatë. Mbi një dyzinë prej atyre që e kalojnë kohën në shëtitje refuzojnë menjëherë të flasin për politikën apo për fushatën.

Një djalë rreth të 30-ave, që e takojmë në rrugë, mëdyshet dhe pastaj si të tjerët thotë se nuk përfshihet në politikë. I pyetur a do të votojë, i riu përgjigjet me një “Kismet” dhe kur këmbëngulim thotë duke nënqeshur: “këto janë punë të thella”.

Dorjani, një aktivist socialist 18-vjeçar që voton për herë të parë na afrohet vetë për të biseduar. Ai thotë se është i përfshirë aktivisht në fushatë dhe kur e pyesim se çfarë e ka shtyrë, reciton: “Frika nga e shkuara, besimi te e sotmja dhe shpresa te ardhmja që vjen nga hapat e duhur”.

Por kur pyetet a do të votojë, ai mëdyshet. “Nuk jam i bindur”, thotë ai ndërsa shtrëngon në duar postera të atij që thotë se është një film që ka bërë me shokët e gjimnazit, “Është vota ime e parë, më duhet kohë të mendoj”.

Kandidati Klajdi Pllaha, megjithatë beson se në Korçë ka shenja të një rezistence që do i ndihmonte forcat e reja të merrnin vota dhe të sfidonin dy partitë e mëdha.

“Ka zhgënjim të madh nga forcat e vjetra. Nga ata që janë në pushtet, por edhe nga opozita. Ndërkohë alternativa politike nga forcat e reja është goxha më e gjerë, kështuqë ka mundësi që vota të shkojë atje”, shpreson Pllaha.

Ngjashëm beson edhe kandidatja e koalicionit Euroatlantik, Marinela Ziu e cila thotë se ka mjaft votues në atë që e quan zonë gri dhe që po afrohen në forcat e reja politike.

“Unë shoh që ka shumë, shumë zonë gri, që nuk kanë votuar në zgjedhjet e fundit dhe që po i afrohen kandidatëve të koalicionit tonë dhe kjo është diçka pozitive”, thekson ajo.

Petro Lubonja i “Lëvizjes Bashkë” po ashtu është optimist se në kutinë e votimit, qytetarët do jenë të lirë të shprehen, pavarësisht se pranon se në këtë fazë ata po takohen me mbështetësit gati në mënyrë guerrile.

“Ne po i bëjmë takimet në formë guerrilase, është qesharake dhe po aq e frikshme. Kjo është fryma”, thotë ai.

Por Lubonja beson se presioni sistemik do të sjellë revoltë.

“Njerëzit irritohen se ti po u shkel dinjitetin në këtë farë forme, e kjo do përkthehet në votë”, përfundon ai. (birn)

The post BIRN: Në qarkun e plakur të Korçës, qytetarët votojnë për inerci appeared first on Albeu.com.

Socialistët votojnë kundër, refuzohen dy amendamentet e Berishës për buxhetin 2025
Maxhoranca socialiste, ka rrëzuar dy amendamentet e kryetarit të PD-së Sali Berisha, të propozuara në Kuvend.

Berisha propozoi pezullimin e PPP-ve, deri në vendosjen e minimumit jetik 200 euro për çdo qytetar.

Pas hedhjes në votim, amendamentet u rrëzuan nga moazhoranca me 72 vota kundër dhe me vetëm 36 vota pro.

Amendamentet e propozuara nga Berisha:

1. Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë.

2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve.

The post Socialistët votojnë kundër, refuzohen dy amendamentet e Berishës për buxhetin 2025 appeared first on Albeu.com.

Demokratët e Vlorës votojnë sot për kreun e ri (VIDEO)
Rreth 1,242 votues me të drejtë vote pritet që të zgjedhin sot kreun e Partisë Demokratike, dega Vlorë.

Procesi i votimit ka nisur në normalitet prej orës 08:00 të mëngjesit deri në orën 18.00 të mbrëmjes në Pallatin e Kulturës Labëria në Vlorë.

Të drejtën e votës e kanë anëtarët e Partisë Demokratike prej vitit 1990 dhe votohet për katër kandidatë, Atird Hoxhaj, Edmond Banushaj, Fatjon Fejzaj dhe Lorenc Danaj.

The post Demokratët e Vlorës votojnë sot për kreun e ri (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Trëndafili i Ramës? Votojnë Xhensila Myrtezaji dhe Bes Kallaku (FOTO LAJM)
Dita e sotme është dita ku shqiptarët votojnë me të drejtën e tyre legjitime dhe zgjedhim qeverinë e cila do të na qeverisë për 4 vitet në vijim.

Pjesë e votimeve është bërë edhe çifti shumë i famshëm shqiptar, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj.

Ka qenë këngëtarja ajo që ka shpërndarë në InstaStory një foto të dorës së saj kapur me të Besit ku dallohet shenja e votimit në gishtat e tyre.

Xhensila e ka shoqëruar postimin me një trënafil të kuq, simboli i Partisë Socialiste, duke vënë në dyshim të gjithë ndjekësit që ishin të sigurt se çifti voton LSI, për shkak të miqësisë me Presidentin Meta dhe Kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi./albeu.com/

The post Trëndafili i Ramës? Votojnë Xhensila Myrtezaji dhe Bes Kallaku (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.