votimi elektronik Archives - Albeu.com

Zgjedhjet e 11 majit/ Pse nuk votohet elektronikisht në të gjithë vendin? Celibashi: PD, me dyshime, do të jetë pilot sërish
Gjatë intervistës në emisionin Quo Vadis, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, tha se votimi elektronik nuk do të zgjerohet në njësi të tjera në Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit, pasi Partia Demokratike, nuk ka qenë dakord me propozimet e bëra.

Pas diskutimeve me partitë politike dhe shqyrtimit të mundësive, Celibashi njoftoi se votimi elektronik do të aplikohet vetëm në disa zona të Tiranës, ndërsa procesi do të monitorohet nga KQZ.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Në zgjedhjet e 11 majit si do të procedohet me votimin elektronik? Në çfarë faze jemi?

Celibashi: “Pas konsultimeve që bëmë me partitë politike dhe një kërkese që i dërguam partive politike, PD-ja, partia kryesore e opozitës nuk ishte dakord, të paktën për këto zgjedhje, për arsyet që ata i kanë bërë publike, të zgjerohej votimi elektronik në të gjithë qarkun e Tiranës apo dhe në qarqe të tjera. Nuk ishin dakord me të gjitha përcaktimet që ne menduam dhe tashmë nuk do ta zhvillojmë.

Do të ngelet për ta zhvilluar votimin elektronik si pilot. Për sa kohë partia kryesore e opozitës nuk është dakord, ne u tërhoqëm nga ideja për të zhvilluar në gjithë qarkun e Tiranës votimin elektronik. Do të shohim në cilat njësi të Tiranës apo diku tjetër do ta aplikojmë”.

Borakaj: Keni ju sugjerime?

Celibashi: “Ne kemi menduar në të njëjtat njësi që kemi zgjedhur edhe më parë, por gjithsesi ngelemi të hapur”.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Pse nuk votohet elektronikisht në të gjithë vendin? Celibashi: PD, me dyshime, do të jetë pilot sërish appeared first on Albeu.com.

Votimi elektronik/ Celibashi letër partive: Nuk kemi kohë! Mund të realizohet vetëm në dy qarqe
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, i ka dërguar letër partive ku i bën me dije se në zgjedhjet e 2025, votimi elektronik nuk mund të realizohet në pesë qarqe.

Celibashi sqaron se koha në dispozicion, është e pamjaftueshme për përgatitjen e gjithë elementëve teknik dhe njerëzor për zhvillimin e këtij lloj votimi në këtë numër qarqesh.

Për pasojë, KQZ propozon që aplikimi i votimit elektronik, të bëhet vetëm në qarqet e Elbasanit dhe në atë të Durrësit.

Sa i përket Elbasanit, ishte një nga qarqet ku ky lloj votimi i aplikua edhe në zgjedhjet e 14 majit 2023, në shumicën e qendrave të votimit dhe votuesit e kanë si eksperiencë.

“Në vijim të komunikimeve të mëparshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me ju mbi mundësinë e zhvillimit të votimin elektronik në 5 qarqe, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2025, më lejoni t’ju sjellë në vëmendje se kjo mënyrë votimi në këtë numër qarqesh nuk mund të zhvillohet. Periudha nga sot deri në datën 20 Prill 2024 që është data e parë e mundshme e zhvillimit të zgjedhjeve në fjalë, apo deri në datën 11 Maj 2024 që është data e fundit e mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve të vitit 2025, është e pamjaftueshme për përgatitjen e gjithë elementëve teknik dhe njerëzor për zhvillimin e këtij lloj votimi në këtë numër qarqesh.

Gjithsesi duke vlerësuar interesin dhe dobinë për shtrirjen graduale të votimit elektronik, KQZ për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2025, propozon zhvillimin e kësaj mënyre votimi vetëm në qarkun e Elbasanit dhe në atë të Durrësit.

Në qarkun e Elbasanit u zhvillua votimi elektronik për zgjedhjet e datës 14 Maj 2023 në shumicën e qendrave të votimit të këtij qarku, të cilat i përkasin bashkisë Elbasan. Ndaj nëse nga ana juaj vlerësohet me dobi dhe interes shtrirja e votimit elektronik, është me kuptim që më së pari ai të shtrihet në ato njësi zgjedhore ku një pjesë e votuesve të kësaj njësie e kanë një eksperiencë të mëparshme me këtë lloj votimi.

Rekomandoj zhvillimin e votimit elektronik në qarkun e Durrësit, për lehtësitë logjistike dhe njerëzore që ofron ky qark krahasuar me qarqe të tjerë të vendit. Durrësi për shkak të terrenit gjeografik, infrastrukturës rrugore dhe asaj tjetër, distancës me Tiranën (KQZ-në), mundëson një përgjigje më të mirë nga ana e këtij institucioni për përgatitjen, zhvillimin dhe administrimin e votimit elektronik.

Nga ana tjeter, ky lloj votimi kërkon angazhimin e një numri të madh njerëzish në terren. Praktika e identifikimit elektronik ka treguar se për qarkun e Durrësit në përgjithësi rekrutimi i personelit të posaçëm për këto procese administruese zgjedhore është më pak sfidues se në shumë qarqe të tjerë. Numri dhe natyra e punës që kryen personeli që do të angazhohet me votimin elektronik është thuajse e njëjtë me atë të identifikimit elektronik.

KQZ vlerëson të domosdoshëm një mendim të partive politike në lidhje me këtë propozim.

Ndaj jeni të lutur ta përcillni atë pranë KQZ, jo më vonë se data 19 Tetor 2024″, thuhet në letër.

The post Votimi elektronik/ Celibashi letër partive: Nuk kemi kohë! Mund të realizohet vetëm në dy qarqe appeared first on Albeu.com.

Dështimi i pajisjeve për votimin elektronik, Celibashi: Do kërkojmë ekspertë të jashtëm
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, foli në lidhje me problemet që kishin pajisjet e votimit elektronik, që u aplikua për herë të parë në zgjedhjet lokale në 3 bashki, Vorë, Kamzë dhe Elbasan.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi tha se po pritet dorëzimi i bazës materiale, ndërsa paralajmëroi se për vlerësimin teknik të pajisjeve do kërkohet edhe ndihma e ekspertëve të huaj.

“Akoma pajisjet nuk kanë mbërritur në KQZ. Po presim dorëzimin e bazës dhe materialeve zgjedhore. Me siguri do kërkojmë edhe ekspertë të jashtëm të përfshihen në procesin e vlerësimit teknik të pajisjeve.

Eksperiencat e vendeve të tjera kanë treguar, dështime në implementimin e teknologjisë së informacionit dhe procesi nuk ka pasur këtë kontest që ka pasur këtu”, tha ai.

Ai komentoi edhe videon e shpërndarë në rrjet, ku duket keqpërdorimi i pajisjeve për votimin elektronik, të cilat i quajti pamje irrituese dhe se KQZ për çdo hap të procesit që nuk ka shkuar mirë do ketë qëndrimet e veta.

“I keqardhur dhe i inatosur kur i kam parë ato pamje, ma dërguan para se të dilnin në rrjetet sociale. Janë punëtorë të rekrutuar gjatë kësaj kohë, nuk e them për justifikim.

Pamje shumë irrituese. Do ishte e tepërt dhe e panevojshme të them që KQZ për çdo hap të procesit që nuk ka shkuar mirë do ketë qëndrimet e veta. Nuk është cinizëm të them që ai gjest të errësojë e të eklipsojë përpjekjen e ndershme e korrekte të këtij institucioni. Veprim i dënueshëm edhe në pikëpamje administrative”, tha ai.

The post Dështimi i pajisjeve për votimin elektronik, Celibashi: Do kërkojmë ekspertë të jashtëm appeared first on Albeu.com.

Qeveria miliona euro shtesë për KQZ, dy bashki të tjera me votim dhe numërim elektronik
Qeveria ka vendosur një fond shtesë për KQZ-zë.

Albeu.com mëson se fondi shtesë do të shkojë për zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Përveç Vorës për të cilën janë fondet në buxhet, qeveria ka dhënë fonde të tjera për shtrirjen e votimit dhe numërimit elektronik edhe në dy bashki të tjera, për të cilat vendimmarrja i takon KQZ. Dy bashkitë e tjera pritet të jenë Kamza dhe Elbasani.

Njoftimi:

PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2023,MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E VETËQEVERISJES VENDORE, TË DATËS 14 MAJ 2023

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 87, tëligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për organizimin e zgjedhjeve për organet e vetëqeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023, i shtohet fondi prej:

a) 1 993 610 933 (një miliard e nëntëqind e nëntëdhjetë e tre milionë e gjashtëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e tre) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, të programit buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”;

b) 606 389 067 (gjashtëqind e gjashtë milionë e treqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë e shtatë) lekësh, në zërin “Shpenzime kapitale”, të programit buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.

2. Efekti financiar, i përcaktuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet:a) 1 800 000 000 (një miliard e tetëqind milionë) lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për përballimin e kostos së zgjedhjeve, miratuar për vitin 2023;b) 800 000 000 (tetëqind milionë) lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2023.

/Albeu.com/

The post Qeveria miliona euro shtesë për KQZ, dy bashki të tjera me votim dhe numërim elektronik appeared first on Albeu.com.

Identifikim elektronik një mashtrim? Denoncimi i aktivistes: Nuk po na japin kodet e pajisjeve!
Aktivistja Klevisa Lamaj ka bërë një denoncim lidhur me procesin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Me anë të një statusi në Facebook, ajo shkruan se pajisjet për identifikimin elektronik nuk po funksionojnë pasi operatorëve nuk u është dhënë kodi.

“Mashtrimi i madh me pajisjen PEI të identifikimit! Unë jam operatore. Nuk na është dërguar kodi i operatorit për aktivizimin e pajisjes! Votimi elektronik bie poshtë nëse nuk na e dërgojnë sa më shpejtë. Kjo është vjedhje e pastër. Poshtë diktatura. Unë dua zgjedhje të lira,”-Lamaj.

The post Identifikim elektronik një mashtrim? Denoncimi i aktivistes: Nuk po na japin kodet e pajisjeve! appeared first on Albeu.com.