votimet Archives - Albeu.com

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike, certifikon rezultatet zgjedhore për Beratin! Pritet vendimi për Dibrën dhe Shkodrën
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit zgjedhor për qarkun e Beratit.

Në mbledhjen e ditës së sotme Kolegji Zgjedhor certifikoi rezultatin zgjedhor për këtë qark, ndërsa kujtojmë që rezultatet janë certifikuar dhe për qarqet: Lezhë, Kukës, Gjirokastër dhe Korçë.

Ndërkohë Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen të pavlefshme dhe të rezultatit zgjedhor për Vlorën, vendim që pritet të merret më 26 qershor.

Kolegji Zgjedhor është duke shqyrtuar dhe kërkesat e opozitës për qarqet Dibër e Shkodër.

The post Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike, certifikon rezultatet zgjedhore për Beratin! Pritet vendimi për Dibrën dhe Shkodrën appeared first on Albeu.com.

Skënder Gjinushi analizon votimet e 11 Majit: Kodi zgjedhor është pozitiv
Këtë të mërkurë, kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, foli në studion e News 24 për zgjedhjet e 11 Majit.

Në një analizë të përgjithshme të sistemit zgjedhor në vendin tonë ndër vite, Gjinushi tha se zgjedhjet kanë qenë gjithmonë problem në vendin tonë, i cili sipas tij e ka gjenezën në vitin 1996.

“Pa dashur të hyj në politik, si qytetar dhe nisur nga përvoja e mëparshme, kuptohet që zgjedhjet kanë qenë gjithmonë problem në Shqipëri dhe ky problem ka filluar nga 1996, kur zgjedhjet u goditën rëndë. Domethënë pati një manipulim, të shkallës së tillë të organizuar sa që fillimisht u kërkua përsëritje e pjesshme e saj dhe pastaj kësaj krize iu bashkua kriza e 1997 dhe kriza ekonomike”, u shpreh kreu i Akademisë së Shkencave.

Më tej, ai tha se kodi zgjedhor në vendin tonë është pozitiv, sipas standardeve europiane, por mënyra se si ai zbatohet lë për të dëshiruar.

“Njëjta gjë ka ndodhur me sistemin e ri, i cili është një sistem shumë i përhapur, nuk është sistem i keq sepse është një proces midis dhe proporcionalit dhe mazhoritarit. Sa më afër proporcionalit aq më pak deformohet vota.Por në kushtet e Shqipëri nuk e ka pas fajin sistemet, por modeli që ti ngre mbi atë sistem, pra si zbatohet. Procesi duhet të ketë një monitorim politik të pavarur”, u shpreh ai.

Sipas Gjinushit, sistemi zgjedhor ka shprehu vullnetin e popullit, që do të thotë se pala fituese në shumicën e rasteve ka pasur mbështetjen e shumicës së votuesve.

“Vazhdimisht ka pasur kontestime të vazhduara, por procesi siç shprehën dhe raportet në esencë ka pasqyruar vullnetin e popullit, pra pala fituese ka qenë, ose mazhoranca që ka fituar , faktikisht ose në shumicën e rasteve ka pasur mbështetjen edhe të shumicës së votuesve“, tha Gjinushi.

Skënder Gjinushi: Pa dashur të hyj në politik, si qytetar dhe nisur nga përvoja e mëparshme, kuptohet që zgjedhjet kanë qenë gjithmonë problem në Shqipëri dhe ky problem ka filluar nga 1996, kur zgjedhjet u goditën rëndë. Domethënë pati një manipulim, të shkallës së tillë të organizuar sa që fillimisht u kërkua përsëritje e pjesshme e saj dhe pastaj kësaj krize iu bashkua kriza e 1997 dhe kriza ekonomike.

Prej andej vazhdimisht ka pasur kontestime të vazhduara, por procesi siç shprehën dhe raportet në esencë ka pasqyruar vullnetin e popullit, pra pala fituese ka qenë, ose mazhoranca që ka fituar , faktikisht ose në shumicën e rasteve ka pasur mbështetjen edhe të shumicës së votuesve.

Por ma probleme të tilla , jo votim i shumëfishte, probleme teknike deri manipulime të vogla në aspektin jo deri në deformim total të vullnetit ka pasur, ka pas vazhdimësi. OSBE në vazhdimësi i ka vënë në pah dhe në vazhdimësi janë përpjekur ti korrigjojnë.

Këtu ka pas dy probleme, defakto që pasi bëjmë një kod të ri zgjedhor ose e përmirësojmë kodin pasi përshëndetet reforma , palët hyjnë në zgjedhje dhe palët që organizojnë zgjedhjet dhe që rrjedhimisht bëhen she shkak për shmangien nga ligji, ulen pastaj për të korrigjuar kodin dhe jo të korrigjojnë faktorët që çojnë në shkeljen e kodit. Pra kodi që ka qenë dhe është gjithmonë i standardit europian bëhet objekt reforme në thonjëza dhe nuk reformohet mënyra e menaxhimit të zgjedhjeve.

Ajo që është debatuar vazhdimisht që të kalohet në komisione sa më neutral, që mos jetë politika pjesë aktive përcaktuese e procesit. Kodi gjithmonë ka qenë pozitiv.

Tani e dyta ka qenë dhe deformimi i sistemit zgjedhor. Pra qoftë sistemit që për interesa partiake është deformuar.

Njëjta gjë ka ndodhur me sistemin e ri, i cili është një sistem shumë i përhapur, nuk është sistem i keq sepse është një proces midis dhe proporcionalit dhe mazhoritarit. Sa më afër proporcionalit aq më pak deformohet vota.

Por në kushtet e Shqipëri nuk e ka pas fajin sistemet, por modeli që ti ngre mbi atë sistem, pra si zbatohet. Procesi duhet të ketë një monitorim politik të pavarur.

Në Shqipëri sistemi proporcional që quhet rajonal, kur ka pak rajone dhe disproporcionuar, pra diferenca shumë e madhe…disproporcioni bën që ky sistem të deformojë rezultatin.

Duke u besuar numërimi vetëm në një rreth të ngushtë de fakto mes dy partive patjetër që kjo shkon shumë për ndesh dhe le shumë vend për të abuzuar dhe deformuar votat e partive të vogla.

The post Skënder Gjinushi analizon votimet e 11 Majit: Kodi zgjedhor është pozitiv appeared first on Albeu.com.

Numërohen 3053 kuti votimi në gjithë vendin/ PS thellon epërsinë ndaj PD me mbi 151 mijë vota. Garë e fortë për vendin e tretë
Janë numëruar 3053 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.

PS kryeson me 423,880 vota ose 52.7%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 272,425 vota për momentin, ose 33.9%.

Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 29,736 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 28,651 vota.

Partia Mundësia ka marrë deri tani 22,550 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 10,704 të tilla.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 423,880 vota – 52.7%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 272,425 vota – 33.9%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 29,736 vota – 3.7%

Partia Mundësia – 22,550 vota – 2.8%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 9,425 vota – 1.2%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 1,567 vota – 0.2%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 578 vota – 0.1%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 28,651 vota – 3.6%

Lëvizja Bashkë – 10,704 vota – 1.3%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 2,920 vota – 0.4%

Lëvizja Atdheu (LA) – 1,181 vota – 0.1%

The post Numërohen 3053 kuti votimi në gjithë vendin/ PS thellon epërsinë ndaj PD me mbi 151 mijë vota. Garë e fortë për vendin e tretë appeared first on Albeu.com.

Dokumentet e identifikimit/ Jorida Tabaku: 150 mijë shqiptarë jashtë vendit po përjashtohen nga votimi
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përsëriti kërkesën e Partisë Demokratike, për të lejuar të votojnë më 11 maj, të gjithë shtetasit shqiptarë që janë jashtë vendit dhe disponojnë një mjet identifikimi, qoftë ai i vendit ku jetojnë.

Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, Tabaku tha se, “vota e diasporës është e rëndësishme, por qeveria i trajton qytetarët shqiptarë të dorës së parë dhe të dytë që disa votojnë dhe disa të tjerë jo, duke i lënë jashtë votimit”.

“Sot një pjesë e madhe e emigrantëve kanë dëshirën të marrin pjesë në votime por kanë problemin e madh që janë pa dokumente. Janë shqiptarë që jetojnë atje dhe u takon të votojnë”, u shpreh Tabaku.

Gjithashtu, ajo vuri në dukje, sipas saj, dy standardet që ka qeveria me 150 mijë shqiptarët të cilët po i përjashton nga procesi i votimit.

“Janë 237 mijë regjistrime nga të cilat 191 mijë miratime dhe janë refuzuar 97 mijë persona nga të cilët 40 mijë janë unikë.

Ky është dy standardi i qeverisë dhe kjo tregon se ju keni frikë nga vota e diasporës”, u shpreh ajo.

“Askush nuk ka ikur jashtë nga dëshira. Ata që kanë ikur me varka nuk kanë pasur mundësi të kenë dokumente shqiptare dhe mund të kenë hequr dorë nga dokumenti shqiptar se duhet të kalojnë një proces emigracioni atje.

Qeveria gjermane kishte një procedurë që nuk lejohej dyshtetësia vite më parë dhe emigrantët kanë hequr dorë për të marrë pasaportën gjermane në Gjermani, teksa janë 500 mijë shqiptarë që janë larguar në Gjermani në vitet e fundit.

Ky është realiteti i shqiptarëve”, u shpreh Tabaku.

Ajo evidentoi se diaspora shqiptare, është investitori më i madh i huaj në Shqipëri dhe roli i saj, është kontribut për vendin dhe apeloi që vota e tyre është e rëndësishme.

The post Dokumentet e identifikimit/ Jorida Tabaku: 150 mijë shqiptarë jashtë vendit po përjashtohen nga votimi appeared first on Albeu.com.

Berisha zbërthen skemën e Ramës: Po përjashton nga votimet 1 mln shqiptarë, në çdo seli diplomatike të nisin protestat
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  zbërtheu një skemë siç e quajti ai, kriminale që dëshmon se 2/3-at e emigrantëve shqiptarë që kanë të drejtë vote, po përjashtohen nga procesi i 11 majit.

Gjithashtu, Berisha theksoi se bëhet fjalë për 1 milion shqiptarë që po përjashtohen nga e drejta e tyre nga vetë kryeministri Edi Rama.

Në këtë kontekst, ai i bëri thirrje të gjithë shqipotarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit të ngrihen në protesta të fuqishme, para çdo selie diplomatike të Shqipërisë në botë

FJALA E BERISHËS

Para se të filloj, do t’i jap një përgjigje Florianës për një pyetje që më shtroi duke ardhur. Më tha se: më thonë se ke ardhur në këmbë në seli, dhe si nuk i the të të filmonim pak.

Po i them tani se: ecja në këmbë e njeriut që ecën më shumë nuk përbën asnjë lajm, prandaj dhe nuk njoftova.

Unë e kam atë, eci, eci.

Sot jam këtu për një problem themelor të këtij procesi zgjedhor.

Për herë të parë në 34 vite, emigracionit dhe diasporës shqiptare, me ligj dhe vendime të Gjykatës Kushtetuese, iu dha mundësia të votojë, të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese.

Natyrisht ushtrimi i kësaj të drejte nga të gjitha vendet e botës ku ndodhen shqiptarët, nuk mund të ishte një proces i përsosur, por sot në epokën dixhitale, ky është një proces plotësisht i mundshëm.

Arritëm të përcaktojmë rregulla të pranueshme nga të dy palët, në mënyrë që të mos kontrollohet procesi nga njëra palë. Procesi i regjistrimit dhe votimit të diasporës.

Në këtë proces, qytetarët tanë jashtë vendit hasin vështirësi reale.

Vështirësi, të cilat diktohen nga kërkesat e vendosura sidomos për adresën, në mënyrë që të mos ketë abuzime.

Vetë procesi i aplikimit kalon në disa etapa.

Ne e vëzhgojmë atë në çdo aspekt.

Tani, meqenëse Edi Rama dështoi të vendosë kontrollin e tij edhe mbi këtë proces online, ai po përdor metoda të tjera absolutisht të dënueshme, antikushtetuese, për ta kontrolluar procesin.

Në funksion të këtij procesi, KQZ ka kërkuar që të lëvizen datat e paraqitjes së partive, koalicioneve, kandidatëve, dhe ne, ndonëse nuk kemi bindje se është një diçka e domosdoshme, por përsëri për t’i dhënë një hapësirë dhe mundësi për qëndrimin më të madh në këtë proces, kemi shprehur gatishmërinë tonë të angazhohemi në ndryshimet ligjore të nevojshme që kërkohen për këtë proces.

KQZ ka propozuar gjithashtu një praktikë që është ndjekur në të gjitha zgjedhjet e tjera, përveçse në Himarë, se e refuzoi se donte ta merrte me çdo kusht me Vangjel Tavon, një tradhtar edhe i shqiptarëve, edhe i grekëve, por edhe besnik i mafies së Edi Ramës.

Pra, KQZ kërkoi të shtyhet afati i dokumenteve shqiptare dhe kjo ka ndodhur edhe në zgjedhjet e tjera. Ky është një akt periodik që del sa herë vijnë zgjedhjet dhe kjo është normale.

Por tani, për arsye të mbrapshta, duke parë urrejtjen që ka shpërthyer ndaj Edi Ramës dhe PS në diasporë, Edi Rama kërkon të dënojë, sipas llogarive tona, të paktën dy të tretat e shqiptarëve që ndodhen jashtë vendit, të cilët janë të sistemuar në këto vende dhe disponojnë dokumentet biometrike të vendeve ku jetojnë.

E vërteta është se dokumentet shqiptare i disponojnë më së shumti ata që nuk janë legalizuar në vendet ku jetojnë dhe për këta ka statistika. Këta janë më pak se një e treta.

Ne kemi përgatitur amendamentin dhe ne kërkojmë me ligj që këtyre t’u njihet çdo dokument biometrik i vendit ku jetojnë. Qoftë letërnjoftim, qoftë pasaportë.

Jashtë kësaj kërkese, ne nuk mund të pranojmë kurrë të përjashtojmë dy të tretat e emigrantëve dhe diasporës tonë nga votimi.

Ne mendojmë se ky është një akt i pashembullt, një diskrimin që nuk ka asnjë lloj baze.

Ka vetëm një kriter themelor që duhet të respektojë çdo qytetar që duhet të ushtrojë të drejtën e votës, shtetësia shqiptare.

Të gjitha të tjerat pastaj, duhet përgjigjur, por nuk duhet të jetë kurrë letërnjoftimi shqiptar, më epror se letërnjoftimi amerikan, kanadez, gjerman, belg, etj.

Pra, duke paraqitur një pretendim të tillë, Edi Rama dëshmon frikën e tmerrshme që ka nga vota e emigracionit dhe diasporës për shkak të alergjisë që kanë shprehur këta qytetarë ndaj narkoregjimit të Edi Ramës.

The post Berisha zbërthen skemën e Ramës: Po përjashton nga votimet 1 mln shqiptarë, në çdo seli diplomatike të nisin protestat appeared first on Albeu.com.

Rama apel diasporës: S’do ta keni të vështirë për kë do të votoni. Keni edhe 46 ditë kohë të regjistroheni, mos e lini “hë sot, hë nesër” (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe që duan të votojnë në 11 maj, të mos e lënë pas dore regjistrimin në faqen online të KQZ.

Rama tha se afati për t’u regjistruar është deri në datën 4 mars.

“Zgjedhjet janë vërtetë në 11 maj, por që ju nga jashtë Shqipërisë të votoni me postë prej aty ku jeni duhet të regjistroheni nga tani deri në katër mars.

Ndryshe nuk votoni dot. Regjistrimi bëhet në faqen e KQZ www.kqz.gov.al, nuk është e vështirë por do pak durim dhe duhen pak minuta.

Mos e shtyni hë nesër hë pasnesër siç e kemi në shqipot se koha fluturon, dhe e përsëris që do të votojnë vetëm ata që do regjistrohen deri në katër mars, që KQZ të nisë fletën e votimit me postë ju ta mbushni dhe ta riktheni.

Qeveria do të paguaj edhe dërgimin pas të zarfit me votën tuaj”, u shpreh Rama.

The post Rama apel diasporës: S’do ta keni të vështirë për kë do të votoni. Keni edhe 46 ditë kohë të regjistroheni, mos e lini “hë sot, hë nesër”  (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë
Për herë të parë Shqipëria pritet të përfshijë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm votimin e emigrantëve dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi u shpreh optimist se Komisioni Rregullator do të miratojë aktet e nevojshme për të bërë të mundur këtë proces.

“Është e qartë që klima politike relativisht e acaruar në Shqipëri nuk e ndihmon në përgjithësi procesin përgatitor zgjedhor, por deri në momentin që ne flasim, nuk duket që kjo ka ndikuar procesin e miratimit të akteve nga Komisioni Rregullator dhe në përgjithësi të aspekteve tjera rregullatore apo përgatitore, të cilat Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka përgjegjësi të deleguara nga Kodi Zgjedhor”, tha ai.

Ndërsa palët politike në Shqipëri, nuk arritën dakordësi për numrin e qarqeve ku do të realizohej votimi dhe numërimin elektronik, në intervistën për Zërin Amerikës, zoti Celibashi tha se po punohet me përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe të partive të tjera që janë skeptike, me qëllim që të realizohet votimi elektronik në qarkun e Tiranës. “Ngelet kusht që të ketë një dakordësi nga gjithë spektri opozitar në lidhje me këtë proces edhe pse konsideratat e qoftë Partisë Demokratike apo të dikujt tjetër në lidhje me votimin elektronik nuk lidhen me sistemin në vetvete, por me qasjen e personelit teknik ndaj këtij sistemi”, tha ai.

Zëri i Amerikës: Zoti Celibashi, për herë të parë Shqipëria pritet të përfshijë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm votimin e emigrantëve. Si ka ecur deri më tani procesi i përgatitjes së infrastrukturës së nevojshme kur na ndajnë dikur rreth 6 apo 7 muaj nga zgjedhjet?

Ilirijan Celibashi: Duke konsideruar kohën që kemi për ta përgatitur këtë proces, mund ta them pa frikë se ai ka ecur mirë. Në momentin që ne flasim, Komisioni Rregullator i cili ka disa kompetenca të ngarkuara nga Kodi Zgjedhor për sa i përket miratimit të akteve rregullatore ia ka dalë të miratojë dy prej katër ose pesë akteve të cilat si Komisioner Shtetërore ia kam propozuar dhe do t’ia propozojë këtij organi që në ditët ardhshme të kalojnë edhe tre aktet e tjera.

Zëri i Amerikës: A mendoni se rrezikohet që klima e acaruar mes palëve të ndikojë në miratimin në kohën e duhur të procedurave teknike të votimit nga jashtë?

Ilirjan Celibashi: Është e qartë që klima politike relativisht e acaruar në Shqipëri nuk e ndihmon në përgjithësi procesin përgatitor zgjedhor, por deri në momentin që ne flasim, nuk duket që kjo ka ndikuar procesin e miratimit të akteve nga Komisioni Rregullator dhe në përgjithësi të aspekteve tjera rregullatore apo përgatitore, të cilat Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka përgjegjësi të deleguara nga Kodi Zgjedhor.

Zëri i Amerikës: Zoti Celibashi, siç dhe ju e keni bërë dhe publike, duket se për një tjetër element, atë të votimit dhe numërimit elektronik nuk ka një dakortësi politike. Ju propozuar shtrirjen e tij fillimisht në 5 qarqe, u detyruat ta reduktonit këtë propozim në 2 të tilla, por demokratët duket se janë kundër. Si do veprohet, apo rrezikon që një votim i tillë të mos zbatohet?

Ilirjan Celibashi: Natyrisht, që zhvillimi i këtij procesi, i kësaj mënyre të votimit e ka në themel kërkesën për një konsensus sa më të gjerë të faktorit politik. Për sa kohë që partia kryesore e opozitës, Partia Demokratike nuk ka dhënë një mbështetje, kam frikë se ne si institucion përgjegjës për përgatitjen e procesi zgjedhor nuk mund të ecim përpara. Gjithsesi, do të duhet ta them dhe ta bëjë publike se do të vazhdojmë të punojmë me përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe ndonjë partie tjetër, e cila ka një lloj skepticizmi për votimin elektronik, që të mundësohet. Do të ishte mirë edhe për atë që përfaqëson nga pikëpamja politike dhe elektorale qarku i Tiranës, por edhe për faktin që shumica dërrmuese e faktorit politik në Shqipëri e mbështet zhvillimin e votimit elektronik në Tiranë, mund të konsiderojmë opsionin e zhvillimit të votimit elektronik në qarkun e Tiranës. Por, gjithsesi ngelet kusht që të ketë një dakordësi nga gjithë spektri opozitar në lidhje me këtë proces edhe pse konsideratat e qoftë Partisë Demokratike apo të dikujt tjetër në lidhje me votimin elektronik nuk lidhen me sistemin në vetvete, por me qasjen e personelit teknik ndaj këtij sistemi. Përsëri, mendoj që është e rëndësishme që të adresohet ky shqetësim dhe të shpresojmë që në një moment të dytë të ekzistojë edhe mirëkuptimi dhe konsensusi i të gjithëve për këtë proces.

Zëri i Amerikës: Pra, bëhet fjalë vetëm për qarkun e Tiranës?

Ilirjan Celibashi: Për kohën që kemi në dispozicion, si dhe duke konsideruar se thuajse të gjitha partitë e tjera politike, përfshirë atë të shumicës së qeverisë, Partinë Socialiste dhe ato të opozitës, kanë propozuar dhe fortë kanë rekomanduar që votimi elektronik të zhvillohet në Tiranë, duke konsideruar këtu edhe elementë të tjerë, qoftë politik edhe elektoral apo edhe të logjistikës. E para me kohën që kemi në dispozicion mendoj që do të ishte me dobi që të zhvillohej votimi elektronik në qarkun e Tiranës. Por, gjithsesi do ta bëjmë këtë diskutim në ditët në vijim.

Zëri i Amerikës: Zoti Celibashi, financimi i Partive politike ka qenë gjithnjë një pikë e e dobët në Shqipëri. Legjislacioni aktual, sa garanton transparencën e partive, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore, për më tepër kur shihet gjithnjë e më tepër shfrytëzimi i platformave sociale?

Ilirjan Celibashi: Ligji, legjislacioni shqiptar krahasuar me të shkuarën ka goxha progres dhe ka krijuar kushte për një imponim ndaj subjekteve zgjedhore për të raportuar dhe mbikëqyrur paratë që ato marrin për fushatën zgjedhore apo në përgjithësi për aktivitetin politik. Por, eksperienca tregon që ka akoma vend për përmirësim. Duhet ta pranojmë të gjithë, ka indikatorë që na thonë këtë, që shpenzohen më shumë para sesa deklarohen. Kjo do të thotë që ka nevojë për të përmirësuar kuadrin rregullator, por ndërkohë edhe për mekanizma më efiçentë të kontrollit dhe të mbikëqyrjes. Aktualisht sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën vlerësim të asaj se nga i marrin, ku i marrin dhe si i shpenzojnë partitë për kandidatët, kryesisht bazuar në deklarimet e tyre. Por, jo gjithmonë të dhënat që ato paraqesin janë të përputhura me realitetin.

Zëri i Amerikës: Zoti Celibashi, deri ku do të shtrihen këto mekanizma që ju i sugjeroni, përfshirë aktorë dhe institucione të tjera? A do të ketë shtrëngim të masave ligjore dhe atyre ndëshkuese?

Ilirjan Celibashi: Edhe ky është një aspekt, i cili do të duhej të rikonsiderohet. Pra, çështja e masave dhe sanksioneve. Por, ajo çfarë është më e rëndësishme është mekanizimi që ne do të duhet të kemi në dispozicion, që realisht ne të monitorojmë dhe kontrollojmë dhe të hetojmë mbi këtë çështje. Natyrisht ka aspekte të financimit, kryesisht ato që lidhen me financimet e huaja, të cilat mund të adresohen nga organe të tjera shtetërore, kryesisht ato të ndjekjes penale. Por edhe në aspektin administrativ, mendoj që do të duhet që mekanizmi i kontrollit dhe i monitorimit të jetë më efiçentë dhe të mos ngelet vetëm në një kuadër formal të këtij monitorimi dhe investigimi.

Zëri i Amerikës: Praktikisht, ju po thoni se keni nevojë për një zgjerim të tagrit ligjor për institucionin që ju drejtoni?

Ilirjan Celibashi: Pikërisht, kështu është.

Zëri i Amerikës: Do të merrni një iniciativë për këtë? Keni gjetur mbështetje nga aktorët?

Ilirjan Celibashi: Kemi bërë disa propozime, menduam që në kuadër të reformës zgjedhore partitë politike, veçanërisht dy kryesoret, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, do t’i adresonin këto rekomandime tona, por ngelën vetëm në kuadër të adresimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk adreson asnjë prej çështjeve të tjera të cilat nuk ishin të trajtuara nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Do të kishte qenë shumë mirë, edhe pse përsëri duhet ta them që koha për t’i implementuar këto rregulla ishte dhe ngelet mjaft e ngushtë, por do të kishte mirë sepse do të përmirësonin akoma më shumë standardin e këtij aspekti.

Zëri i Amerikës: Zoti Celibashi, a garanton i ashtuquajturi ligj për dekriminalizimin shmangien e kandidatëve me rekorde kriminale. Për më qartë, mund të jetë përbërja e parlamentit të ri të Shqipërisë më e pastër?

Ilirjan Celibashi: Mund të thuhet me siguri të plotë që ligji i dekriminalizimit e ka dhënë atë kontribut që do të duhet të jepte dhe mendoj, të paktën në gjykimin tim, ky është opinion personal, që përbërja e parlamentit dallon shumë sot nga ajo e të shkuarës dhe me siguri edhe në të ardhmen do të jetë cilësisht ndryshe, cilësisht në kuptim të asaj çfarë ligji për dekriminalizimin përpiqet të rregullojë.

Zëri i Amerikës: Reforma zgjedhore ishte cunguar dhe më së shumti një kompromis politik për të zbatuar, siç e përmendët edhe ju pak më herët, vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Cilat janë aktualisht çështjet më imediate të cilat kërkojnë ndërhyrjen në ligjin zgjedhor, sipas jush?

Ilirjan Celibashi: Krahas çështjeve që lidhen me financimin e partive politike dhe fushatave elektorale, ngelet e rëndësishme çështja e administrimit zgjedhor. Administrimi zgjedhor do të vazhdojë të ngelet domen vetëm i partive politike. Unë e kam thënë edhe herë të tjera publikisht, që standardi i procesit zgjedhor do të impaktohet jo pozitivisht nga kjo formë e administrimit të procesit zgjedhor. Partitë politike kanë shumë të drejta, por marrin pak përgjegjësi.

Zëri i Amerikës: Mendoni se do të ishte një ndërhyrje në ligj që do të kishte një frymë konsensusi në mes një klime të tensionuar apo do të shkojë ashtu siç ka ndodhur tradicionalisht në Shqipëri, që ndërhyrjet në ligjin zgjedhor bëhen në minutat e fundit, zoti Celibashi?

Ilirjan Celibashi: Koha nuk premton për të bërë ndryshime të kësaj natyre sepse do të duhet që të jetë një konsensus i plotë politik. Edhe nga ana tjetër unë nuk jam për atë që partitë politike të zhvishen tërësisht nga e drejta e tyre për të qenë në administrimin e procesit zgjedhor, por do të duhet që ato të kenë kufizime në administrimin e procesit zgjedhor. Koha nuk premton. Momenti nuk duket edhe aq i mirë dhe do të duhet ta pranojmë, të jemi të sinqertë me këtë. Por, nuk i dihet ndonjëherë./VOA

The post Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Shkoi për të votuar, 50-vjeçarja humb ndjenjat në qendrën e votimit
Një incident i rëndë ndodhi në qendrën e votimit në Himarë Fshat, kur një grua rreth të 50-ave humbi ndjenjat, ndërsa ndodhej në ambientet e qendrës së votimit.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të ditës, kur temperaturat ishin të larta dhe mund të kenë ndikuar në ndjeshmërinë e saj.

Ambulanca e thirrur menjëherë, e transportoi gruan në spitalin e Himarës për mjekim të mëtejshëm.

Aktualisht, shkaku i humbjes së ndjenjave nuk është përcaktuar me saktësi, por temperaturat e larta mund të kenë kontribuar në këtë situatë të vështirë.

Autoritetet dhe stafi mjekësor, janë duke monitoruar gjendjen e saj dhe po përpiqen të zbulojnë shkakun e saktë të incidentit.

Ndërkohë, procesi i votimit vazhdon në Himarë, dhe përpjekjet janë në fokus për të siguruar që çdo votues të ketë mundësi të marrë pjesë në mënyrë të sigurt.

The post E rëndë/ Shkoi për të votuar, 50-vjeçarja humb ndjenjat në qendrën e votimit appeared first on Albeu.com.

Mbyllen votimet në Preshevë e Bujanoc
Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ka përfunduar pa ndonje incident serioz . Sipas zyrtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore në Preshevë dhe Bujanoc gjithçka ka shkuar relativisht mirë, me incidente të lokalizuara.

Votimi llogaritet të jetë mbi 30 për qind, ndërsa rezultatet preliminare pritet të dalin pas orës 22:00. Të dhënat për RTK janë konfirmuar nga kryetarët e Kuvendeve Komunale Zgjedhore në këto komuna.

Kujtojmë se nga ora 07:00 në Preshevë dhe Bujanoc, janë hapur vendvotimet për zgjedhjet e nivelit lokal. Presheva ka rreth 43500 votues të cilët kanë votuar në 37 qendra të vendvotimit për 39 mandate. Në Bujanoc kanë pasur të drejtë vote gjithsej 43046 votues të cilët kanë votuar në 59 vendvotime për 41 mandate.

Në të dy komunat vlen rregulli i njëjtë, i arritjes së shumicës prej 21 mandateve të këshilltarëve për të arritur zgjedhjen e kryetarit të komunës, i cili pra nuk zgjidhet me votën e drejtpërdrejt, por me shumicë këshilltarësh.

Në Preshevë në garë kanë qenë 6 subjekte shqiptare dhe 1 të pakicës serbe. Në Bujanoc ndërkaq kanë garuar 4 subjekte të shqiptarëve, 4 të serbëve dhe 1 subjekt që udhëhiqet nga minoriteti rom.

The post Mbyllen votimet në Preshevë e Bujanoc appeared first on Albeu.com.

E drejta për abort, çështje kyçe në garën presidentiale në SHBA
Vendimi i Gjykatës së Lartë të Floridës së fundmi i hapi rrugën ashpërsimit të kufizimeve të së drejtës për abort. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns, e drejta për abortin është një çështje e rëndësishme në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Në nëntor votuesit mund të zgjedhin nëse duan të zhbëjnë këto kufizime ose jo.

Këtë javë Gjykata e Lartë e Floridës mundësoi që në maj të futet në fuqi ndalimi i abortit pas javës së gjashtë të shtatzanisë.

Vendimi e bën edhe më të rëndësishme çështjen e abortit në votimet në nëntor në Florida, kur votuesit mund të zgjedhin nëse duan të përfshijnë në kushtetën amerikane të drejta më të gjera të abortit.

Kjo politizon edhe më shumë çështjen e së drejtës për abort në Florida dhe garën presidenciale të këtij viti.

Mbrojtja federale për abortin u përmbys pas gati 50 vitesh në vitin 2022 nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara, tre nga gjyqtarët e së cilës janë emëruar nga ish-Presidenti Donald Trump.

Në fushatën për zgjedhjet e këtij viti, kandidati republikan për president është krenuar me rrëzimin e vendimit “Roe kundër Wade”.

“E realizova. Të gjithë kandidatët e tjerë janë qesharakë. Mendoj se jam shumë pro-jetës. Një gua u ngrit dhe tha: Ky njeri i dha fund Roe kundër Wade. Si mund të jeni kundër tij? E them edhe vetë në fakt. Jam krenar që jam presidenti më pro-jetës në historinë amerikane”, pati deklaruar zoti Trump në një tubim më 25 qershor 2023.

Por që nga vendimi i gjykatës së lartë dy vjet më parë, aborti ishte një çështje e humbur politike për republikanët në votimet në Ohajo dhe Kansas.

Të drejtat riprodhuese janë pjesë qëndrore e fushatës së rizgjedhjes së Presidentit Joe Biden.

“Trump e thotë me krenari se pas 50 vitesh arriti të eliminojë Roe kundër Wade. Kjo është deklarata e tij. E keni parë në media. Kur Donald Trumpi flet për përmbysjen e Roe kundër Wade, ai në fakt thotë se gratë duhen ndëshkuar kur ushtrojnë lirinë e tyre riprodhuese. Trumpi dhe mbështetësit e MAGA-s janë përgjegjës për kaosin që pasoi dhe tani po bëjnë thirrje për ndalimin mbarëkombëtare të së drejtës, në çdo shtet, përtej asaj që parasheh ligji tani”, tha zoti Biden.

Në këtë fushatë, ish Presidenti Trump nuk ka deklaruar nëse e mbështet ndalimin kombëtar të abortit. Ai u pyet këtë javë për vendimin e Floridës.

Gazetari: Zoti President, a e mbështetni ndalimin pas gjashtë javësh të abortit që u la në fuqi nga Gjykata e Lartë e Floridës?

Trump: Javën e ardhshme do të dalim me një deklaratë për abortin.

Tek çështja e së drejtës riprodhuese në këto zgjedhje presidenciale do të ketë ndikim poashtu, një vendim i ardhshëm i Gjykatës së Lartë, që do të përcaktojë vendosjen e kufizimeve shtesë në qasjen tek ilaçi më i përdorur për abort./ VOA

The post E drejta për abort, çështje kyçe në garën presidentiale në SHBA appeared first on Albeu.com.