votim Archives - Albeu.com

PËRFUNDON NUMËRIMI: Diaspora i beson Edi Ramës, fitore e “frikshme” e socialistëve
Ka përfunduar procesi i numërimit të zarfeve për subjektet politike në të 12 qarqet e vendit.

Nga një përditësim i bërë së fundmi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mësohet se edhe emigrantët shqiptarë nëpër botë i kanë besuar votën e tyre socialistëve dhe liderit të kësaj force politike, Edi Ramës.

Të majtët kanë siguruar një fitore të frikshme edhe te zarfet e shqiptarëve nëpër botë, ku 61.07 % prej tyre kanë vendosur që t’i japin mundësi kryeministrin dhe njëherësh kryesocialistit Edi Rama për të qeverisur vendin tonë edhe për një tjetër mandat 4-vjeçar.

Konkretisht 121490 shqiptarë i kanë besuar votën tyre Partisë Socialiste, ndërkohë që vetëm 46893 të tjerë, ose e përkthyer ndryshe 23.57 % kanë votuar Partinë Demokratike.

Në vendin e tretë qëndron Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 14754 vota, ndërsa në vendin e katërt Partia Mundësia e Agron Shehajt me 5917 vota.

E teksa numërimi për subjektet politike ka përfunduar, në Parkun Olimpik aty ku dhe zarfet po numërohen, është duke vijuar me kandidatët preferenciale.

The post PËRFUNDON NUMËRIMI: Diaspora i beson Edi Ramës, fitore e “frikshme” e socialistëve appeared first on Albeu.com.

Fitore në fije peri/ PD merr mandatin e dytë në Kukës falë diasporës
Me një diferencë prej 64 votash, mandati i dytë i Partisë Demokratike në qarkun e Kukësit i kaloi Isuf Çelës.

Vota e diasporës ishte përcaktuese dhe vendimtare për mandatin e dytë të demokratëve në Kukës mes Shkëlqim Shehut, i cili para se të numërohej vota e diasporës ishte në avantazh me 430 vota kundrejt Isuf Çelës, ndërsa kandidatja e tretë, Edlira Peka, nuk mund të përcaktohej më tej si garuese për shkak të numrit të kufizuar të votave.

Gara e ngushtë mes dy kandidatëve ishte deri në fund, gjithsesi tashmë mandatet paraprake pas përfundimit të procesit të votimit për qarkun e Kukësit kanë pozicionuar Flamur Hoxhën dhe Isuf Çelën për Partinë Demokratike, ndërsa Eduard Shalsin për Partinë Socialiste.

Në qarkun e Kukësit, tri subjekte politike patën garën më të ndjeshme, kjo edhe për elektoratin që përfaqësonin, përkatësisht Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Partia Socialdemokrate. Subjektet e tjera, pjesë e garës, ishin pothuajse në hije.

E rëndësishme dhe që vlejti për t’u theksuar ishte mënyra e përmbylljes së këtij procesi, duke mos u regjistruar asnjë incident i cili mund të cenonte procesin. Edhe fushata elektorale përgjatë periudhës njëmujore pati një rrjedhë tejet normale, në të cilën kandidatët për deputetë dhe subjektet respektive komunikuan me elektoratin në çdo fshat, lagje e qytet në Kukës, Has e Tropojë, duke shpalosur programet e tyre.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, nuk ka ndryshim për sa i përket mandateve në favor të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, por ka ndryshim në pjesëmarrjen e votuesve.

Në këto zgjedhje, në shkallë Qarku, Partia Demokratike mori rreth 5 mijë vota më pak se në zgjedhjet e vitit 2021, ndërsa Partia Socialiste rreth 3 mijë vota më pak se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

The post Fitore në fije peri/ PD merr mandatin e dytë në Kukës falë diasporës appeared first on Albeu.com.

82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së
Teksa partitë politike janë në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për të fituar vota të përkthyera në mandate, gazetari Fatos Salliu ka sjellë detaje interesante nga numërimi në Qarkun e Elbasanit.

Ai tregoi se shumica dërrmuese e të paraburgosurve në Elbasan kanë votuar për Partinë Socialiste.

Më konkretisht 82% e tyre. Ndërkohë për Partinë Demokratike kanë votuar 14% e tyre, ndërsa pjesa tjetër është ndarë me partitë e vogla.

Ndërkohë në Belsh përfundoi numërimi ku fitoi PS me 4662 vota. PD mori 4662 vota nga 39 kuti.

The post 82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së appeared first on Albeu.com.

KQZ miraton ngritjen e qendrave të votimit në 11 burgje, vendos dhe për ankesat ndaj kryebashkiakëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot një seancë publike, gjatë së cilës shpalli vendimet mbi një sërë shqyrtimesh administrative të denoncimeve të depozituara nga forca politike dhe organizata të ndryshme.

KQZ vendosi pushimin e shqyrtimit administrativ për denoncimet ndaj Kryetarëve të Bashkive Klos dhe Durrës, Kryetarit dhe Sekretarit të Këshillit Bashkiak Klos, si dhe Kryetarit të deleguar për Bashkinë Tiranë.

Ndërkohë, u vendos vijimi i hetimit administrativ për denoncimin nr. 53 ID ndaj Kryetarit të deleguar për Bashkinë Tiranë; denoncimin nr. 57 ID, datë 06.03.2025, ndaj Kryetarit të Bashkisë Roskovec; Denoncimin nr. 58 ID ndaj Kryetarit të Bashkisë Elbasan.

Për denoncimet: nr. 60 ID të Organizatës “Drejtësia Sociale”, ndaj Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, dhe nr. 67 ID të Partisë Demokratike, ndaj Kryeministrit, Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Kryetarit të Bashkisë Divjakë, u vendos përfundimi i hetimit administrativ, ndërsa vendimi do të shpallet në seancën e radhës.

Gjithashtu, u shty shqyrtimi për: Denoncimin nr. 59 ID të Organizatës “Qëndresa Qytetare”, ndaj një sërë funksionarësh të lartë dhe vendorë.

Po ashtu në mbledhjen e sotme u vendos t’u lihet kohë subjekteve zgjedhore 24 orë kohë për vendosjen e shënimit “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të … (vijon me emrin e subjektit zgjedhor)”, materialeve propagandistike dhe në rast të mos zbatimit të këtij detyrimi ligjor, do të urdhërohet Policia Bashkiake për heqjen e materialeve të subjekteve zgjedhore: “Partia Socialiste e Shqipërisë”, në Durrës, Tiranë, Dibër, Gjirokastër, Elbasan;

“Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”, në Dibër, Tiranë; Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në Korçë, Tiranë, Delvinë, Dibër;“Koalicioni Euroatlantik”, në Elbasan; Partia Djathtas 1912” në Delvinë.

Sot, iu dha autorizimi 11 KZAZ-ve për krijimin e Komisioneve të Qendrave të Votimit të Posaçme dhe emërimin e anëtarëve të tij si më poshtë vijon:

1. KZAZ-së nr. 20 për KQV nr. 1292/01, pranë IEVP Fushë Krujë, Qarku Durrës

2. KZAZ-së nr. 1 për KQV nr. 0064/01, pranë IEVP Reç, Qarku Shkodër

3. KZAZ-së nr. 16 për KQV nr. 0938/02, pranë IEVP Burrel, Qarku Dibër

4. KZAZ-së nr. 80 për KQV nr. 4383/01, pranë IEVP Bënçë, Tepelenë, Qarku Gjirokastër

5. KZAZ-së nr. 86 për KQV nr. 4451/00, pranë IEVP Vlorë

6. KZAZ-së nr. 61 për KQV nr. 3079/03, pranë I.E.V.P Fier

7. KZAZ-së nr. 48 për KQV nr. 2391/00, pranë IEVP Elbasan

8. KZAZ-së nr. 45 për KQV nr. 2273/02, pranë I.E.V.P Elbasan

9. KZAZ-së nr. 67 për KQV nr. 3433/00, pranë I.E.V.P Berat

10. KZAZ-së nr. 46 për KQV nr. 2565/01, pranë I.E.V.P Elbasan

11. KZAZ-sw nr. 11 për KQV nr. 0636/00, pranë IEVP Kukës, Qarku Kukës.

The post KQZ miraton ngritjen e qendrave të votimit në 11 burgje, vendos dhe për ankesat ndaj kryebashkiakëve appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj regjistrohet si votues në qelitë e Durrësit, juristi: Kryebashkiaku ka humbur automatikisht mandatin!
Juristi Marash Logu thotë se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka humbur zyrtarisht mandatin. Ai i referohet përditësimit të bërë në platformën qeveritare “e-Albania”, ku kryebashkiaku është regjistruar si votues në qelitë e Paraburgimit të Durrësit.

“Duke qenë se tashmë Erion Veliaj nuk rezulton më si banor i Bashkisë Tiranë, por si banor i Bashkisë Durrës, kjo do të thotë që ai automatikisht humbet mandatin e kryebashkiakut të Tiranës”, shkruan juristi Marash Logu, duke cituar dhe ligjin.

“Neni 61, pika 1, gërma “c”, e Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, parashikon se mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur”, vijon ai.

Sipas Marash Logut, Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk i mbetet tjetër veçse të njoftojë Këshillin e Ministrave, i cili ia përcjell njoftimin Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ka qenë gazetari Isa Myzyraj që ka ndarë në llogarinë e tij një përditësim të qendrës së votimit të deklaruar nga kryebashkiaku dhe politikani i lartë socialist Erion Veliaj. Ai është regjistruar si banor i Njësisë Administrative Durrës, Bashkia Durrës dhe qendra e votimit është IEVP Durrës.

The post Erion Veliaj regjistrohet si votues në qelitë e Durrësit, juristi: Kryebashkiaku ka humbur automatikisht mandatin! appeared first on Albeu.com.

Vëllai i madh vendos papritur: Të gjithë banorët në televotim!
Teksa u mbyll nominimi për të përcaktuar finalisten e parë të “Big Brother Vip 4”, mes Rozanës dhe Gertës, një tjetër nominim u hap.

Moderatori Ledion Liço njoftoi se një banor mes Aldos, Danjës, Eglit, Jozit, Gjestit, Laertit dhe Loredanës do të lërë sot shtëpinë.

Pyetja për të cilën ju mund të dërgoni vota është “Kë doni të shpëtoni?”.

The post Vëllai i madh vendos papritur: Të gjithë banorët në televotim! appeared first on Albeu.com.

“1.1 milionë votues jashtë Shqipërisë”, Celibashi: Këta emigrantë nuk votojnë dot në 11 Maj
Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se rreth 1.1 milionë votues shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kreu i KQZ-së shprehet se deri më tani kanë ardhur mbi 22 mijë kërkesa nga diaspora për votim në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Pjesë nga intervista:

Ilirjan Celibashi: Shkon tek 7-8 minuta si proces regjistrimi. Janë 53% e atyre, të cilët kanë krijuar llogari në PER, e kanë realizuar në tentativën e tyre të parë. Kjo është mbresëlënëse për ne.

Blendi Fevziu: Sa shqiptarë votues jetojnë jashtë Shqipërisë?

Ilirjan Celibashi: 1.1 milionë votues shqiptarë janë jashtë dhe 2.6 janë këtu. Ne sistemin e kemi ndërtuar që të gjithë të regjistrohen në platformë.

Teksa tregon etapat si të krijosh një llogari për votim jashtë vendit, kryekomisioni i KQZ-së, Celibashi thotë se nuk votojnë dot ata emigrantë që nuk kanë një dokument identifikimi shqiptar.

Ilirjan Celibashi: Fillimisht duhet hapur një llogari në PER, të deklarosh një numër telefoni, të ngarkosh numrin e ID, datëlindjen. Kështu krijon llogarinë në PER. Numri personal i identifikimit shqiptar. Për qëllime të regjistrimit, ai duhet të ngarkojë dokumentin e identifikimit shqiptar. Nuk regjistrohet dot si votues nëse nuk ka një dokument identifikimi shqiptar.

Blendi Fevziu: Ata emigrantë shqiptarë me dokumenta të huaja që nuk kanë dokument ID nuk votojnë dot?

Ilirjan Celibashi: Jo nuk votojnë dot. Nëse e ke të skaduar, mund të regjistrohesh, por gjatë 120 ditëve duhet ta rinovosh dokumentin. Gjithashtu do të duhet të ngarkosh një dokument që përmban adresën që do të ngarkosh në sistem. Nëse është në punë, një dokument pune, një dokument pronësie, një kontratë qiraje. Duhet të deklarosh adresën ku pret të vijë fleta e votimit. Gabimi që ka bërë një shumicë dërrmuese është se kanë deklaruar një adresë, por dokumenti që kanë ngarkuar ka një adresë tjetër.

Celibashi tregon se si mund të votojnë emigrantët e paligjshëm shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Ilirjan Celibashi: Mund të jetë me një emër tjetër, por duhet të regjistrohet me emër që është këtu në gjendjen civile. Duhet të ngarkojë një dokument që të bëjë lidhjen mes emrit që ka në gjendjen civile në Shqipëri dhe atë në shtetin tjetër. Kur ndryshon emrin, duhet të ngarkojë një dokument provues.

The post “1.1 milionë votues jashtë Shqipërisë”, Celibashi: Këta emigrantë nuk votojnë dot në 11 Maj appeared first on Albeu.com.

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën
Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një sfidë e rëndësishme, por që është bërë e mundur falë vullnetit politik.

Ai shpjegoi në detaje procedurën e re që përdor teknologjinë për të garantuar identifikimin dhe verifikimin e votuesve. Procesi i regjistrimit realizohet përmes aplikacionit të KQZ ose faqes së saj zyrtare, ku votuesit nga jashtë mund të hyjnë në platformën për regjistrimin.

Fillimisht, individi duhet të hapë një llogari personale duke futur numrin e tij të identifikimit, datëlindjen, vendlindjen, një numër celulari që mund të jetë nga vendi i banimit aktual dhe një adresë emaili.

Një element i rëndësishëm i këtij procesi është verifikimi përmes kamerës së telefonit celular, ku votuesi duhet të jetë personalisht i pranishëm para kamerës gjatë regjistrimit. Sistemi dallon automatikisht nëse përballë kamerës është një person i gjallë apo një fotografi dhe, në rast të fundit, regjistrimi nuk lejohet. Pas përfundimit të këtij verifikimi, përdoruesit i dërgohet një kod identifikues që duhet të ngarkohet në platformë për të përfunduar procesin. Dokumentacioni që provon adresën e banimit jashtë vendit duhet gjithashtu të ngarkohet për të plotësuar kërkesën.

KQZ, pas marrjes së të dhënave, kryen një verifikim dhe, nëse çdo gjë është në rregull, regjistron individin si votues. Fleta e votimit i dërgohet më pas atij. Celibashi nënvizoi se është e rëndësishme që individi të ketë një dokument të vlefshëm identifikimi deri në momentin e mbylljes së procesit më 4 mars. Ai e quajti këtë qasje një hap të rëndësishëm drejt transparencës dhe përfshirjes së diasporës në proceset demokratike të vendit, duke theksuar se përdorimi i teknologjisë në këtë mënyrë rrit integritetin dhe ndihmon në eliminimin e manipulimeve.

The post Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën appeared first on Albeu.com.

Emigrantët në dorë të KQZ-së, në 30 shtator duhet të shkruhen rregullat e votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kohë deri në 30 shtator të përcaktojë rregulla të qarta se si do të votojnë emigrantët.

Kodi i ri zgjedhor i cili hyri në fuqi më 31 korrik kur u botua në Fletoren Zyrtare, i ka lënë dy muaj kohë Rregullatorit, për të shkruar procedurat e detajuara për votimin nga jashtë.

Pika më e rëndësishme në shkrimin e këtyre rregullave, është se çfarë dokumentesh do t’i pranohen diasporës për të vërtetuar se janë banues në një shtet të huaj.

Kjo më së shumti për t’u dhënë të drejtën e votës atyre emigrantëve të cilët nuk kanë qëndrim të rregullt.

Shqiptarëve mund t’u pranohet vërtetimi i banimit për ata që janë me dokumente, apo vërtetimi i punës për ata që janë me shërbim jashtë vendit, vërtetimi i studimit, apo vërtetime të tjera që provojnë se për arsye shëndetësore apo pune votuesi nuk do të jetë në Shqipëri pranverën e ardhshme.

Rregullatori do t’i miratojë këto akte me të paktën 4 vota pro, duke garantuar kështu edhe pëlqimin e opozitës, e cila e kontrollon vendimmarrjen përmes përfaqësuesve të saj në këtë komision.

Pas qartësimit të rregullave, emigrantët do të regjistrohen online pranë website të KQZ-së, duke plotësuar një formular të caktuar.

Ky regjistrim do të hapet 4 muaj përpara zgjedhjeve, diku në fillim të janarit.

Diaspora do të ketë 60 ditë kohë të regjistrohet, por nuk duhet të harrohet fakti se regjistrimi do të mbyllet 2 muaj përpara datës së zgjedhjeve.

Më pas KQZ do ta dërgojë fletën e votimit me postë tek zgjedhësi, në adresën që ai ka deklaruar jashtë vendit.

Për dërgimin koston e postës e përballon buxheti i shtetit.

Votuesi pasi e plotëson fletën, e dërgon përmes postës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Postën e kthimit e paguan vetë qytetari.

Një pikë e rëndësishme që mund të hapë debat sërish në KQZ, është zgjedhja e postës që do të transportojë votën.

Opozita nuk ka besim tek Posta Shqiptare e kontrolluar nga shteti, pasi dyshon se qeveria mund të manipulojë votat.

Përfshirja e postës private është një mundësi e pranuar nga të gjithë në parim, por rrugës mund të sjellë frikë e paqartësi.

The post Emigrantët në dorë të KQZ-së, në 30 shtator duhet të shkruhen rregullat e votimit appeared first on Albeu.com.

Kuvendi miraton me 106 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Mazhoranca dhe opozita miratuan me konsensus në Kuvend, ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Me 106 vota pro 2 kundër dhe asnjë abstenim, PD dhe PS i qëndruan dakordësisë së shprehur në Komisionin e Ligjeve të mërkurën.

dërsa në parim votuan pro 105 deputetë. Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Dashnor Sula, Seladin Jakupllari, Merita Bakiu, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Republikani Fatmir Mediu votuan kundër.

Si çdo nismë, ligj dhe reformë, jo të gjitha palët i la të kënaqura. Reforma u kontestua nga një pjesë e deputetëve të opozitës.

Vullnetin tyre kundër projektligjit të Kodit Zgjedhor e shprehën Enkelejd Alibeaj dhe Dashnor Sula.

Lulzim Basha, Famir Mediu, Dashamir Shehi, Bujar Leskaj, Dashnor Sula, Enkelejd Alibeaj e Kreshnik Çollaku ishin ndër zërat kritikë. Mes tyre kishte edhe nga ata që e quajtën pazar mes mazhorancës dhe opozitës Kodin e Ri Zgjedhor. Në momentin e votimit në tërësi, kundër votuan vetëm Enkelejd Alibeaj dhe Dashnor Sula. Pjesa tjetër e skeptikëve të Reformës Zgjedhore, braktisën seancën.

Listat 1/3 e mbyllur, 2/3 e hapur

Kështu, në zgjedhjet e ardhshme për herë të parë do të jetë e mundur që emigrantët shqiptarë të shprehin vullnetin e tyre pa u detyruar që të jenë fizikisht në Shqipëri.

Në seancën e fundit plenare për këtë sesion u miratua dakordësimi mes mazhorancës dhe opozitës për lista të hapura në 2/3 e tyre dhe 1/3 të mbyllura.

PS dhe PD parashikohet të dorëzojnë në KQZ dy lista; listë shumemërore të fiksuar të kandidatëve, si dhe listën shumemërore të kandidatëve, që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. Lista e fiksuar renditet me shifra duke nisur nga njëshi, ndërsa lista shumemërore e kandidatëve me votim të parapëlqyer nga zgjedhësit vendosen në rend alfabetik sipas mbiemrave të tyre.

Voton diaspora

Sa i përket votës së emigrantëve, KQZ drejton, mbikëqyr dhe është përgjegjëse për procesin për përgatitjen e zgjedhjeve gjithashtu organizon votimin. Çdo ent tjetër shtetëror ose privat që përfshihet në këtë proces janë të detyruar të zbatojnë rregullat e përcaktuara në këtë Kod dhe në aktet nënligjore që miraton KQZ-ja në zbatim të tij.

Pragu elektoral

Kodi i ri Zgjedhor bën edhe një tjetër ndryshim. Pragu elektoral kombëtar do të jetë 1%. Kjo iu jep mundësi përfaqësimi partive të vogla, por mandati për to do të kalkulohet vetëm nëse në një qark të caktuar tejkalojnë shifrën e 7 mijë votave.

Votim elektronik në 5 qarqe?

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025, në 5 qarqe pritet të implementohet votimi elektronik. Kjo u paralajmërua nga bashkëhartuesi i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri nga foltorja e Kuvendit.

The post Kuvendi miraton me 106 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor appeared first on Albeu.com.