vota e lire Archives - Albeu.com

KQZ nis përgatitjen e zgjedhjeve vendore, VOA: Vëzhguesit kanë sërish dyshime mbi vullnetin e partive politike
Afro 3 muaj para fushatës së zgjedhjeve vendore të 14 majit, në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtuar përgatitjet teknike të këtij procesi.

Zëdhënësja e Komisionit, Drilona Hoxhaj, deklaroi për Zërin e Amerikës se këtë vit “po digjitalizohet raportimi financiar i partive politike dhe do të bëhet maksimumi për të verifikuar pastërtinë e kandidatëve, sipas ligjit të dekriminalizimit”.

Por, vëzhgues të pavarur pohojnë se procesi zgjedhor nuk do të jetë i lehtë, dhe se mbarëvajtja e procesit përsëri do të vonohet dhe do të varet kryesisht nga vullneti politik i partive garuese.

Në KQZ janë shumëfishuar përgatitjet e zgjedhjeve vendore të 14 majit, teksa kanë mbetur afro 3 muaj nga nisja e fushatës zgjedhore.

Zëdhënësja e Komisionit Qendror, Drilona Hoxhaj, bëri të ditur për Zërin e Amerikës se “përgatitjet për infrastrukturën zgjedhore kanë nisur, po ashtu si edhe puna për sigurimin e materialeve zgjedhore, krahas me rekrutimin e punonjësve me kohë të pjesshme që do të angazhohen gjatë procesit zgjedhor”.

Ajo theksoi se këtë vit po digjitalizohet raportimi financiar i partive politike, si dhe procese të tjera të komunikimit dhe informacionit mbi zgjedhjet.

Burimet dhe sasitë e financimit të partive para zgjedhjeve janë një shqetësim i vazhdueshëm mbi jetën politike të vendit, bashkë me dyshimet se ato vijnë prej të ardhurave nga grupet kriminale, të cilat i pararendin kapjes së favoreve dhe klientelizimit të mëvonshëm.

Zëdhënësja Hoxha theksoi se këtë vit “KQZ do të bëjë maksimumin me verifikimin brenda afateve të qindra kandidaturave për pushtetin vendor, ndërsa ky proces verifikimi kryhet në bashkëpunim me policinë, gjendjen civile dhe drejtorinë e burgjeve”.

Por vëzhgues të pavarur shprehin shqetësimin se partitë politike përsëri kanë dhënë shenja të vonesave, zvarritjeve dhe një vullneti të pamjaftueshëm për mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore.

Drejtuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta, thotë se Kuvendi ende ka në punë dy komisione; një për reformën zgjedhore dhe tjetrin për ndarjen administrative territorial, ndërsa partitë nuk po japin të dhëna mbi kandidatët dhe kriteret e përzgjedhjes së tyre.

“Ende nuk e kemi një dakordësi mes partive se çfarë do të prodhojë dhe cili do të jetë produkti final i kësaj reforme. A do të kemi një Kod Zgjedhor të pandryshuar për këto zgjedhje, apo do të kemi në minutat e fundit disa amendime, apo disa arnime, të cilat vullneti i partive politike do t’i shtyjë deri në ditën e votimit më 14 maj?”, thotë zonja Meta.

Edhe këtë vit identifikimi elektronik do të bëhet me programe biometrike të skanimit të gishtit të votuesit, ndërsa numërimi sërish do të bëhet me duar dhe me grupe numërimi.

Vora do të jetë përsëri e njëjta njësi ku do të eksperimentohet votimi dhe numërimi elektronik. Edhe këtë vit votimi dhe numërimi elektronik nuk do të shtrhet në bashkitë e mëdha, sepse Kuvendi e miratoi buxhetin pa faturën e KQZ-së për këtë proces.

Një seri aktesh nënligjore janë gati dhe KQZ ka nisur konsultimet me partit dhe shoqërinë civile, ndërsa po zgjidhen edhe monitoruesit e fushatës zgjedhore, pa përmëndur qindra vëzhgues të pavarur vendas dhe ndërkombëtarë, që pritet të vijnë.

“Një nga elementët, i cili nuk është respektuar asnjëherë në asnjë proces zgjedhor, është përgjegjësia që kanë partitë politike për të bërë transparence në lidhje me listat e kandidatëve, që ofrohen prej tyre, qoftë për kryetarë bashkie, apo për këshilltarë bashkiakë. Pak ose aspak dihen të dhëna për këta individë apo platformat e tyre qeverisëse, ambicjet dhe premtimet e tyre, por gjithçka identifikohet me partitë dhe futet prapa flamurit partiak, duke mos shfaqur karakterin apo kontributet personale të këtyre njerëzve”, thotë zonja Meta.

Forcat politike i kanë bërë të zakonshme kundërshtimin e rezultateve zgjedhore, zvarritjen e përgatitjeve dhe listat e kandidatëve deri ditën e fundit si dhe mbushjen e komisioneve zgjedhore me militant partiakë, të cilët vënë në dyshim gjithçka.

Po aq të zakonshme janë bërë edhe akuzat e ndërsjellta për korruptim të komisionerëve, blerje të votave, kërcënime dhe shantazhim të votuesve, si dhe shfrytëzimin e burimeve dhe mjeteve shtetërore për fushatë

Pastrimi i administratës zgjedhore nga përfaqësues të partive politike si dhe mospërdorimi i burimeve shtetërore për fushatë janë dy nga kërkesat kryesore, më të përsëritura dhe më të papërmbushura, nga vëzhguesit ndërkombëtarë./VOA

The post KQZ nis përgatitjen e zgjedhjeve vendore, VOA: Vëzhguesit kanë sërish dyshime mbi vullnetin e partive politike appeared first on Albeu.com.

Berisha: Beteja për votën e lirë, jo për karrige
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp me gazetarët, u shpreh se do të bëjnë revolucion, por jo duke rrëmbyer armët, por me protesta dhe forma të tjetra të mosbindjes.

“Revolucionet janë të përjetshme, sa tokësore dhe hyjnore. Kanë ndryshuar histori, kanë bërë historinë. Jam më I vendosur se kurrë për të bërë këtë revolucion dhe triumfi I tyre do kohën e vetë. Nuk po them do rrëmbejmë armët, por do e rrëzojmë me protesta dhe larminë e mosbindjes civile. Nuk ka paqe pa revolucion”, tha Berisha.

Ndër të tjera, kreu demokrat u shpreh se beteja është për votën e lirë, jo për karrige.

“Kjo betejë është për votën e lirë, jo për karrige. Nga shtatori 2021 deri më sot, ajo që ishte parti e votës. Tani u do bëj gjithçka që shqiptarët të votojnë. Edi Rama po përdor makinerinë elektorale në shkelje flagrante themelore ndërkombëtare”, tha kreu demokrat./albeu.com

The post Berisha: Beteja për votën e lirë, jo për karrige appeared first on Albeu.com.

Berisha: Të gjitha format e mosbindjes civile që shqiptarët të votojnë të lirë
Kur pyetet nëse do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit, Sali Berisha shprehet se PD dhe populli opozitar do të qëndrojë në këmbë deri në votën e fundit, në mënyrë që shqiptarët të votojnë të lirë. Në një lidhje me emisionin “Opinion”, Berisha u shpreh se “ne do përballemi me këtë qeveri me çdo lloj pozicioni, me të gjithë format e mosbindjes civile, me të vetmin qëllim: Votën e lirë të shqiptarëve. ”

Blendi Fevziu: Do ta njihni rezultatin e këtyre zgjedhjeve?

Sali Berisha: Ju keni ndjekur veprimtarinë time politike/elektorale. Kjo është e para veprimtari politike/elektorale që zhvillohet në dy kolona, në kolonën e protestave dhe kolonën e procesit elektoral. Nuk është një zgjidhje kjo. Është një zgjidhje tmerrësisht e imponuar, pikërisht për shkakun që ju thatë. Se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Ndaj dhe PD dhe populli opozitar do të qëndrojë në këmbë deri në votën e fundit. Do qëndrojë, jo vetëm për të mbrojtur votën, do qëndrojë kundër armikut të votës.

Blendi Fevziu: Armikut të votës? Kjo do të thotë që do të ketë përplasje zoti Berisha?

Sali Berisha: Strategjia jonë duhet të kuptohet qartë nga çdo shqiptar. Gjithçka po bëjmë ne, vetëm për votën, jo për pushtetin si të tillë, por për votën po. Ndaj fillojmë më datën 12 protestën gjigande dhe ne do përballemi me këtë qeveri me çdo lloj pozicioni, me të gjithë format e mosbindjes civile, me të vetmin qëllim: Votën e lirë të shqiptarëve.

Blendi Fevziu: Pra do zbatoni mosbindjen civile për të mbrojtur votën?

Sali Berisha: Jo për të mbrojtur, që shqiptarët të votojnë të lirë.

Blendi Fevziu: Përpara zgjedhjeve do të ndodhë kjo, apo pas zgjedhjeve?

Sali Berisha: Tani besoj se jemi para zgjedhjeve. Mosbindjen civile do ta zbatojmë që shqiptarët të votojnë të lirë./klan

The post Berisha: Të gjitha format e mosbindjes civile që shqiptarët të votojnë të lirë appeared first on Albeu.com.

Berisha: Vota e lirë që e kishte përzënë nga Shqipëria Rama e Basha, u rikthye
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për media ku po flet për Kuvendin e PD-së së 30 prillit ku u vendos data 22 maj si dita kur do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e PD-së dhe u zgjodhën anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Berisha foli për votën e lirë, për të cilën tha se u përzu nga kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha. Ish-kryeministri tha se vota e lirë është rikthyer.

“Po ju paraqes zhvillimet më të rëndësishme të Kuvendit të PD-së. Një proces që nisi gjysmën e dytë të shtatorit dhe u finalizua me sukses në Kuvendin e 30 prillit. Ata që i kujtojnë hapat e parë të kësah nisme, premtimet më të pra, do të gjejnë se vota e lirë ishte premtimi më solemn që u bëmë demokratëve shqiptarë në fillim dhe në mënyrë të përsëritur theksova para tyre se ne sollëm në Shqipëri votën e lirë. Ndërkohë Rama dhe për ngjashmëri, Lulzim Basha e përzunë atë nga Shqipëria. Mund të them se në ato ditë gjer sot, PD kaloi procese si kurrë më parë, Kuevnde gjigante, referendume të papara. Kalo në zgjedhje në çdo seksion, grupsesksion dhe degë. Së fundmi bëri zgjedhje për këshillin kombëtar të PD-së. Në të gjithë këtë proces ka patur dominim vota e lirë. E keni ndjekur dhe nuk gjeni një rast të vetëm dhe të thotë se nuk ishte i drejtë numërimi i tyre, se pata një presion nga sipër për të votuar. Kjo përbën përmbushjen e një zotimi, të një rëndësie themelore. Në këtë proces, shumëmujor, është votuar dhe kanë garuar qindra kandidatura. Në mënyrë absolute asnjë prej tyre i sugjeruar, i emëruar nga instancat e epërme të kësaj partie. Jo vetëm u rithye vota e lirë me këtë forcë politike, por u arkivua në harresë ajo që duhet kryetarokraci apo presidentokraci. Pa këtë proces, janë zgjedhur kandidatët më të mirë, janë votuar  përfaqësues të shkëlqyer të demokratëve. Si kurrë ndonjëherë më parë, në 8 degë të PD, nga Saranda në Mat, kanë fituar 8 zonja të nderuara”, tha Berisha./albeu.com

The post Berisha: Vota e lirë që e kishte përzënë nga Shqipëria Rama e Basha, u rikthye appeared first on Albeu.com.