volodymir zelenky Archives - Albeu.com

Takim i nivelit të lartë BE-Ukrainë në Kiev
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Kiev të premten, ku do të angazhohen për sanksione të reja kundër Rusisë, por ka gjasa ta zhgënjejnë Ukrainën lidhur me shpresën e saj për anëtarësim të shpejtë në BE.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti në Kiev me tren të enjten, një udhëtim simbolik për të demonstruar mbështetjen për Ukrainën ndërsa afrohet përvjetori i parë i agresionit rus që filloi më 24 shkurt 2022.

Anëtarët e lartë të ekzekutivit të BE-së takuan homologët e tyre në qeverinë ukrainase dhe zonja von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të mbajnë bisedime me zotin Zelenskiy të premten.

Presidenti Zelenskiy bëri thirrje për më shumë masa ndëshkuese kundër Rusisë nga Bashkimi Evropian, por sanksionet e reja që po përgatit blloku mund të mos përmbushin plotësisht kërkesat e qeverisë së Kievit.

“Sot arritëm një mirëkuptim të ndërsjellë shumë të rëndësishëm,” tha zoti Zelenskiy në fjalimin e tij në video të enjten mbrëma. “Vetëm së bashku – një Ukrainë e fortë dhe një Bashkimi Evropian i fortë – mund të mbrojmë atë jetë që vlerësojmë dhe nëpërmjet integrimit tonë të mëtejshëm, të ofrojmë energji dhe motivim për njerëzit tanë që të luftojnë pavarësisht nga pengesat dhe kërcënimet.”

Ndërsa BE-ja mbështet Ukrainën dhe reformat demokratike dhe ekonomike të vendit, ajo nuk është e gatshme të anëtarësojë një vend që është në luftë dhe sidoqoftë një proces i tillë zgjat me vite. Vendi i fundit që iu bashkua BE-së ishte Kroacia në vitin 2013, një dekadë pas aplikimit zyrtar. Fqinjit të Ukrainës, Polonisë iu deshën 20 vjet deri sa u anëtarësua në vitin 2004.

Ukraina dorëzoi kërkesën për anëtarësim, menjëherë pasi filloi agresioni dhe në qershor mori statusin zyrtar të kandidatit nga BE-ja.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë premtuan në janar ndihmë të mëtejshme me armë për Ukrainën./voa

The post Takim i nivelit të lartë BE-Ukrainë në Kiev appeared first on Albeu.com.

Zelensky akuza Rusisë: Po synon qëllimisht civilët
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Moskën për shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve në një sulm me raketa që vrau 15 në Chasiv Yar dhe tha se “ndëshkimi është i pashmangshëm për çdo vrasës rus”, sipas The Guardian.

Zelensky iu referua sulmit në qytetin e rajonit Donetsk në Ukrainën lindore gjatë fjalimit të tij të fundit kombëtar , duke thënë se vazhdojnw operacionet e shpëtimit për të gjetur “dhjetëra njerëz” të bllokuar nën rrënoja pasi u shkatërruan dy ndërtesa të larta.

“Kushdo që jep urdhër për goditje të tilla, kushdo që sulmon qytetet e zakonshme, në zona të banuara, vret absolutisht me dashje. Pas goditjeve të tilla, ata nuk do të mund të thonë se nuk dinin ose nuk kuptonin diçka.

Ndëshkimi është i pashmangshëm për çdo vrasës rus. Absolutisht për të gjithë. E njëjta gjë si për nazistët. Dhe le të mos presin që shteti i tyre t’i mbrojë. Rusia do të jetë e para që do t’i braktisë kur të ndryshojnë rrethanat politike,” tha Zelensky.

Andriy Yermak, shefi i shtabit të Zelenskiy, tha në një postim në Telegram se sulmi ishte “një tjetër sulm terrorist” dhe se Rusia duhet të caktohet si një shtet sponsorizues i terrorizmit si rezultat.

The post Zelensky akuza Rusisë: Po synon qëllimisht civilët appeared first on Albeu.com.