Volodymir Zelenksy Archives - Albeu.com

Presidenti Biden do të kërkojë vazhdimësinë e financimit për Ukrainën
Ndërsa është vendosur në rrezik financimi për Ukrainën për shkak të paqëndrueshmërisë në Kongres, Presidenti Joe Biden thotë se do të mbajë një fjalim të rëndësishëm për të bindur popullin amerikan që të vazhdojë mbështetjen për ukrainasit që po mbrohen ndaj sulmit të Rusisë.

“Do të paraqes argumentin se është në të mirë të Shteteve të Bashkuara që Ukraina të dalë me sukses”, tha Presidenti Biden të mërkurën ndërsa po përballej me pyetjet e gazetarëve.

Komentet vijnë pas largimit dramatik të martën të republikanit Kevin McCarthy nga detyra e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, dhe pasi Kongresi nuk përfshiu në buxhet ndihmën për Ukrainën në një marrëveshje të minutës së fundit për të parandaluar një mbyllje të përkohshme të qeverisë amerikane.

Ndërkohë që duhet negociuar deri në mesin e nëntorit një marrëveshje e re për financimin e funksionimit të qeverisë, Presidenti Biden sinjalizoi se është në kërkim të mënyrave alternative për të siguruar vazhdimësinë e ndihmës për Ukrainën.

“Mund ta mbështesim Ukrainën në pjesën e ardhshme të ndihmave që na nevojiten”, tha ai. “Ekziston edhe mënyrë tjetër me të cilën mund të sigurojmë fondet për këtë. Por, nuk do veproj kështu tani”.

Pentagoni paralajmëroi se nëse Kongresi nuk merr masa, fondet mund të mbarojnë brenda disa muajsh, me vetëm 5.4 miliardë dollarë të mbetur nga fondet prej të cilave ka autoritetin të tërheqë presidenti, si dhe 1.6 miliardë dollarë të mbetur nga 25.9 miliardë dollarët e ofruar nga Kongresi për të plotësuar rezervat ushtarake amerikane që janë dërguar në Ukrainë.

“Jam i shqetësuar, por e di se ka një shumicë anëtarësh të Dhomës dhe Senatit, nga të dyja partitë, që kanë thënë se mbështesin financimin e Ukrainës”, tha Presidenti Biden.

Mungesa e financimit do të ndikojë jo vetëm në situatën në luftimet në terren në Ukrainë, teksa ajo vazhdon kundërsulmin e saj dhe ndërsa afrojnë muajt sfidues të dimrit, por gjithashtu mund të inkurajojë Moskën, tha Luke Coffey, studiues për politikën e jashtme në Institutin Hudson.

“Ata i shohin shenjat dhe kanë shumë shpresë që ky kaos i vazhdueshëm të mbetet në Shtetet e Bashkuara dhe se nuk ka ndonjë financim për Ukrainën”, i tha ai Zërit të Amerikës. “Vetëm Rusia mund të përfitojë nga kjo”.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme për fjalimin e presidentit, por pranoi se një pjesë në rritje e publikut amerikan po vë në pikëpyetje nëse duhet të vazhdojë dërgimi i shumave historike të fondeve për të ndihmuar popullin ukrainas.

“I kemi parë anketimet”, tha ajo në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës gjatë konferencës së të mërkurës. “Gjithashtu besojmë se është me rëndësi themelore për sigurinë tonë kombëtare, si dhe për të mbështetur popullin e madh të Ukrainës që të vazhdojë”.

Njëzet muaj nga fillimi i sulmit të forcave ruse, mbështetja publike për ndihmën ushtarake amerikane po pakësohet, sipas një sondazhi të publikuar të mërkurën nga Këshilli i Çikagos për Çështjet Globale. Gjashtëdhjetë e tre përqind e amerikanëve mbështesin dërgimin e armëve dhe furnizimeve shtesë në Ukrainë, krahasuar me 72% në korrik 2022. Rënia është më e mprehtë në radhët e republikanëve, të pasuar nga të pavarurit, ndërsa mbështetja e demokratëve mbetet kryesisht e pandryshuar.

Ndërsa po bie mbështetja, Presidenti Biden duhet t’i shpjegojë më mirë popullit amerikan se interesat e tyre jetike janë në rrezik, tha ish-ambasadori në Ukrainë John Herbst, i cili tani është drejtor i Qendrës për Euroazinë të Këshillit Atlantik.

Mesazhi duhet të jetë se objektivat e Presidentit rus Putin kërcënojnë drejtpërdrejt interesat amerikane, tha zoti Herbst për Zërin e Amerikës. “Sepse nëse ai fiton në Ukrainë, ai do të provokojë dhe ndoshta do të bëjë agresion të drejtpërdrejtë kundër aleatëve tanë të NATO-s, gjë që do të kërkojë shpenzime më të mëdha amerikane për mbrojtjen dhe përdorimin e forcave amerikane”.

Që nga fillimi i luftës, administrata e Presidentit Biden dhe Kongresi i Shteteve të Bashkuara kanë miratuar mbi 75 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën, ku përfshihet mbështetje humanitare, financiare dhe ushtarake, sipas Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore, një institut gjerman i politikave.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha të hënën se ai mbetet i bindur se mbështetja e Shteteve të Bashkuara nuk është lëkundur, duke e quajtur vendimin e Kongresit për të mos lënë mënjanë fondet për Ukrainën, një “rast individual”.

Pasardhësi i zotit McCarthy

Një kryetar i ri i Dhomës së Përfaqësuesve, i cili kundërshton ndihmën për Ukrainën, mundet ta anulojë një propozim përpara se të paraqitet për votim. Pra, një marrëveshje në lidhje me Ukrainën mund të varet nga kush do të bëhet Kryetari i ardhshëm i Dhomës së Përfaqësuesve. Kryetari McCarthy u shkarkua të martën pas një mocioni nga kolegu i tij republikan Matt Gaetz, i mbështetur nga gjithsej tetë republikanë dhe 208 demokratë.

Të mërkurën, Jim Jordan u bë i pari që deklaroi publikisht synimin e tij për të kandiduar për kryetar. Kanë qarkulluar edhe emra të tjerë, përfshirë Ligjvënësin Steve Scalise, republikanin numër 2 të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili prej kohësh është shfaqur si favorit për të marrë postin e kryetarit pas zotit McCarthy, si dhe Kevin Hern, kryetar i Komitetit të Studimit Republikan, grupi më i madh republikan në Dhomën e Përfaqësuesve.

Grupi “Defending Democracy Together” ka bërë një renditje të ligjvënësve nga A në F, për nga niveli i mbështetjes së tyre të mëparshme për ndihmën për Ukrainën, me A që nënkupton mbështetjen më të fortë. Ligjvënësit Jordan dhe Hern vlerësohen tek F, ndërsa Ligjvënësi Scalise vlerësohet tek niveli B.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve planifikojnë të mblidhen të martën e ardhshme për një raund të parë votimi të brendshëm partiak.

Shqetësuese për aleatët

Përçarja në Uashington është shqetësuese për evropianët, të cilëve u është thënë për një kohë të gjatë se shumica e republikanëve e mbështesin Ukrainën dhe se nuk ka gjasa për një ndryshim, tha Liana Fix, specialiste për Evropën në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë.

“Kjo ngre sërish pikëpyetje për besueshmërinë dhe parashikueshmërinë e Shteteve të Bashkuara”, tha ajo për Zërin e Amerikës.

Mbështetja evropiane gjithashtu po dëmtohet. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán së fundmi kërcënoi se do të vërë veton ndaj ndihmës së Bashkimit Evropian për Ukrainën, ndërsa Robert Fico, një ish-kryeministër që bëri fushatë me një mesazh pro-rus, sapo ka fituar zgjedhjet parlamentare të Sllovakisë.

Forcat në Evropë që përpiqen të përfitojnë nga pakënaqësia dhe pikëpamjet pro-ruse sigurisht që do ta marrin situatën në Uashington si një konfirmim se nevojitet një ndryshim në përqasje, vuri në dukje zonja Fix. “Pak a shumë në linjën e: “Nëse SHBA-së i mungon mbështetja, përse qytetarët tanë duhet të vazhdojnë të paguajnë për Ukrainën?”, tha ajo.

Ndërsa shqetësimi për angazhimin e Shteteve të Bashkuara rritet mes evropianëve, Presidenti Biden bëri telefonata këtë javë me mbi dymbëdhjetë përfaqësues të vendeve aleate dhe partnere, për t’i siguruar se është i përkushtuar për ndihma ushtarake për Ukrainën për aq kohë sa do të duhet, tha Shtëpia e Bardhë./voa

The post Presidenti Biden do të kërkojë vazhdimësinë e financimit për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Olena Zelenska flet për ndikimin e luftës në jetën familjare: Djalit tim i mungon babai
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka folur për BBC dhe ka treguar  ndikimin emocional që ka pasur në familjen e saj pushtimi i Rusisë dhe lufta në Ukrainë.

Në një intervistë shumë personale, ajo tha se ishte e vështirë të shihte fëmijët e saj të jetonin në pasiguri, të paaftë për të planifikuar për të ardhmen e tyre.

Ajo foli gjithashtu për mungesën e familjes për të kaluar kohën së bashku.

“Kjo mund të jetë pak egoiste, por unë kam nevojë për bashkëshortin tim, jo një figurë historike, pranë meje”, tha ajo.

Kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022, Olena Zelenska kaloi muaj të tërë duke u fshehur në vende sekrete me fëmijët e saj.

Ajo e përshkroi gjendjen e saj emocionale në fillim të pushtimit si “një ndjenjë konstante adrenaline”.

Me kalimin e kohës, ajo e kuptoi se ishte “e nevojshme” të qetësohej dhe të fillonte të jetonte jetën në “kushtet ekzistuese”.

Lufta e vuri në qendër të vëmendjes ish-skenaristen dhe që atëherë ajo ka udhëtuar nëpër botë për të takuar udhëheqës dhe për të mbajtur fjalime.

“Me burrin nuk jetojmë bashkë, familja është e ndarë”. Olena Zelenska i tha BBC-së, “Ne kemi mundësinë të shohim njëri-tjetrin, por jo aq shpesh sa do të donim. Djalit tim i mungon babai”.

“Por ne qëndrojmë të fortë, kemi forcë si emocionalisht ashtu edhe fizikisht. Dhe jam e sigurt se do ta përballojmë së bashku”, shtoi ajo.

Megjithatë, pasiguria e të jetuarit në luftë ka një kosto emocionale për fëmijët e saj, tha ajo.

“Më dhemb kur shikoj që fëmijët e mi nuk planifikojnë asgjë. Në një moshë të tillë, të rinj. Vajza ime është 19 vjeç. Ata ëndërrojnë për udhëtime, për ndjesi të reja, emocione. Ajo nuk e ka një mundësi të tillë”, ka thënë Zelenska.

The post Olena Zelenska flet për ndikimin e luftës në jetën familjare: Djalit tim i mungon babai appeared first on Albeu.com.

Zelensky: Ukraina e ka të pamundur të anëtarësohet në NATO për sa kohë që lufta e Rusisë vazhdon
Lufta e vazhdueshme e Rusisë e bën “të pamundur” anëtarësimin e Ukrainës në NATO, ka pranuar Volodymyr Zelensky.

Zelensky po bën presion që vendi i tij t’i bashkohet aleancës euroatlantike, por vendet anëtare mbeten të ndara se sa shpejt mund të ndodhë kjo.

Qeveritë perëndimore janë të shqetësuara për çdo lëvizje që mund ta sjellë aleancën më afër luftës me Rusinë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin estonez Alar Karis, Zelensky tha se bashkimi me aleancën është ende garancia më e mirë e sigurisë për Kievin .

“Por ne jemi njerëz të matur dhe e kuptojmë se nuk do të përfshijmë asnjë vend të NATO-s në luftë”, tha Zelensky.

“Dhe kjo është arsyeja pse ne e kuptojmë se ne nuk do të anëtarësohemi në NATO derisa kjo luftë është duke vazhduar. Jo sepse nuk duam të jemi, por sepse është e pamundur”.

The post Zelensky: Ukraina e ka të pamundur të anëtarësohet në NATO për sa kohë që lufta e Rusisë vazhdon appeared first on Albeu.com.

Zelensky kërkon më shumë mbrojtje ajrore nga Perëndimi: Presim hapa të duhur
Volodymyr Zelensky ka përsëritur thirrjet e tij për Perëndimin që të dërgojë më shumë mbrojtje për qiellin e Ukrainës në fjalimin e tij të natës.

Presidenti ukrainas u ka kërkuar vendeve që t’i japin Kievit avionë luftarakë për të ndihmuar në betejën e tij kundër Rusisë për muaj të tërë.

Deri më tani, vetëm Sllovakia dhe Polonia kanë ofruar avionë luftarakë të epokës sovjetike MIG-29.

“Blloku ynë ndërkombëtar po punon fuqishëm dhe tërësisht me partnerët për paketat e reja të mbrojtjes për Ukrainën”, tha Zelensky.

“Vendimet e reja tashmë janë në nivel pune, më shumë mbrojtje për qiejt tanë, më shumë mundësi për mbrojtjen tonë dhe lëvizje në terren.

“Kam mbajtur disa takime sot ku kemi diskutuar të gjitha këto. Dhe presim hapa të duhur nga partnerët tanë në të ardhmen e afërt.”

The post Zelensky kërkon më shumë mbrojtje ajrore nga Perëndimi: Presim hapa të duhur appeared first on Albeu.com.

Zelensky bisedë telefonike me presidentin kinez, zbulon çfarë diskutuan
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike “të gjatë dhe kuptimplotë” me presidentin kinez, Xi Jinping.

“Kam pasur një telefonatë të gjatë dhe kuptimplote me presidentin Xi Jinping. Besoj se kjo thirrje, si dhe emërimi i ambasadorit të Ukrainës në Kinë, do t’i japë një shtysë të fuqishme zhvillimit të marrëdhënieve tona dypalëshe.”, shkroi Zelensky në Twitter.

Të dy palët shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet Kinë-Ukrainë dhe luftën në Ukrainë, në të cilën Kina është përpjekur të shfaqet neutrale.

Gjatë telefonatës, Xi tha se Kina do të dërgojë përfaqësues të posaçëm në Ukrainë për të zhvilluar bisedime me “të gjitha palët” mbi “zgjidhjen politike të krizës ukrainase”.

Ai tha gjithashtu se Kina është e gatshme të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën.

Zelensky ka bërë kërkesa të përsëritura për të takuar Xi, veçanërisht pasi udhëheqësi kinez vizitoi presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në mars./albeu.com

The post Zelensky bisedë telefonike me presidentin kinez, zbulon çfarë diskutuan appeared first on Albeu.com.

Zelensky: NATO duhet të ftojë Ukrainën për t’u bashkuar në samitin e korrikut
Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se NATO duhet të ftojë Ukrainën që të bëhet anëtare dhe t’i japë asaj një afat kohor për anëtarësim gjatë një vizite të sekretarit të përgjithshëm të aleancës.

Udhëheqësi ukrainas tha në një konferencë të përbashkët shtypi në Kiev me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg se një samit i NATO-s në Vilnius në korrik mund të bëhet “historik” dhe se ai ishte ftuar të merrte pjesë.

“Jam mirënjohës për ftesën për të vizituar samitin, por është gjithashtu e rëndësishme që Ukraina të marrë ftesën përkatëse,” u tha ai gazetarëve, sipas Reuters.

“Nuk ka asnjë pengesë të vetme objektive për vendimin politik për të ftuar Ukrainën në aleancë dhe tani, kur shumica e njerëzve në vendet e NATO-s dhe shumica e ukrainasve mbështesin anëtarësimin në NATO, është koha për vendimet përkatëse.”/albeu.com

The post Zelensky: NATO duhet të ftojë Ukrainën për t’u bashkuar në samitin e korrikut appeared first on Albeu.com.

Zelensky shpreh “dëshirën” për Putin: Të kalojë pjesën tjetër të jetës në një bodrum pa tualet
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se do të donte ta mbyllte Vladimir Putinin në një bodrum pa tualet, pasi vizitoi një fshat ukrainas që u çlirua një vit më parë.

Pothuajse të gjithë banorët e këtij komuniteti u mbyllën nga pushtuesit rusë në bodrumin e një shkolle.

11 njerëz vdiqën në këtë bodrum prej 200 metrash katrorë, ku 367 nga rreth 400 banorët e komunitetit u mbyllën për 27 ditë në mars 2022, tha Volodymyr Zelensky.

“Të gjithë këta njerëz jetonin në errësirë ​​të plotë, duke pritur kthimin e ukrainasve (ushtarëve). Shkruanin (në mure) emrat e të vdekurve dhe datat që të mos harroheshin. Dhe fëmijët shkruan tekstin e himnit kombëtar”, tha Zelensky, në një ceremoni për nder të banorëve.

Presidenti ukrainas shoqërohej nga zëvendës-kancelari gjerman Robert Habeck dhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës Marija Pejsinowicz Burits.

“Pasi ta shoh këtë, do të dëshiroja që presidenti rus ta kalonte pjesën tjetër të jetës së tij në një bodrum me një kovë për tualet”, tha Zelensky, në këtë fshat në rajonin e Chernihiv./albeu.com

The post Zelensky shpreh “dëshirën” për Putin: Të kalojë pjesën tjetër të jetës në një bodrum pa tualet appeared first on Albeu.com.

Zelensky viziton zonat e çliruara të Khersonit, premton se do të restaurojë gjithçka
Presidenti ukrainas ka bërë një udhëtim në rajonin jugor të Khersonit, i cili është çliruar kryesisht nga kontrolli rus.

Volodymyr Zelensky premtoi “të restaurojë gjithçka” dhe të ndihmojë në sigurimin e energjisë elektrike për banorët në rajon.

Qyteti i Kherson ishte nën pushtimin rus për tetë muaj përpara se të çlirohej nga forcat ukrainase në nëntor.

Që atëherë, banorët e saj janë përballur me breshëri të rregullta nga forcat ruse dhe kanë luftuar me furnizime të kufizuara me energji elektrike.

“Ne duhet të sigurojmë restaurimin dhe mbrojtjen e plotë të sektorit tonë të energjisë! I jam mirënjohës të gjithëve që punon për këtë dhe i kthen dritën popullit tonë!”, shkroi në Telegram Zelensky, pas vizitës.

Dje, presidenti ukrainas vizitoi rajonet e Donetsk dhe Kharkiv, duke ndaluar për të folur me trupat pranë qytetit të vijës së frontit lindor të Bakhmut./albeu.com

The post Zelensky viziton zonat e çliruara të Khersonit, premton se do të restaurojë gjithçka appeared first on Albeu.com.

“Kam një vit këtu”, Zelensky zbulon dhomën ku jeton që nga fillimi i luftës, tregon kostumin që do të veshë ditën e fitores (VIDEO)
Volodymyr Zelensky ka treguar dhomën në zyrën e tij, ku ai ka jetuar që kur rusët pushtuan Ukrainën.

“Unë jetoj këtu që për një viti,” tha presidenti ukrainas, duke zbuluar dhomën në të cilën ai ka qëndruar gjatë luftës.

Siç shihet në video, Zelensky tregon veshjet e tij dhe rrobat që vesh, nga uniformat ushtarake e deri te kostumet serioz. “Nuk vesh më kostume”, shpjegon presidenti ukrainas.

Në fakt, ai tregoi një kostum duke thënë: “Ky është një simbol që lufta do të përfundojë së shpejti, ne do të fitojmë. Është simbol i fitores, pret fitoren”.

“This is where I’ve been living for a year” – @ZelenskyyUa showed Ukrainian journalist Dmytro Komarov his wartime living conditions and his wardrobe. pic.twitter.com/0McF8EEHUf

— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) February 25, 2023

Zelensky nuk e fshehu se gjatë sulmeve me raketa ruse, ai dhe familja e tij u dërguan disa herë në strehimore për të mos rrezikuar jetën e tyre.

“Unë e dua familjen time, por për mua, si president, të qenit këtu ishte prioritet”, tha ai.

Kujtojmë se Zelensky u ka drejtuar dje një mesazh rezistence banorëve të vendit të tij, me rastin e përvjetorit të parë të pushtimit rus, duke theksuar se “do t’i mposhtim të gjithë”./albeu.com

The post “Kam një vit këtu”, Zelensky zbulon dhomën ku jeton që nga fillimi i luftës, tregon kostumin që do të veshë ditën e fitores (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Gjermania do të dërgojë tanke kundërajrore në Ukrainë
Kancelari Olaf Scholz ka konfirmuar se vendi i tij do të dërgojë më shumë tanke kundwrajrore Gepard në Kiev.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar atë sistem shumë efikas,” tha Scholz, pasi pati një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky sot.

Gjatë bisedës, Zelensky i kishte thënë kancelarit gjerman për sulmet ajrore ruse në infrastrukturën civile, furnizimet me ujë dhe energji elektrike.

Scholz kishte premtuar ndihmë të mëtejshme afatshkurtër në thirrje, sipas një zëdhënësi të qeverisë gjermane.

Gjermania tashmë është zotuar t’i sigurojë Ukrainës mbrojtje ajrore dhe rindërtim afatgjatë.

Ajo kishte ofruar gjithashtu t’i siguronte Polonisë sistemin e saj të mbrojtjes ajrore Patriot, megjithëse kjo u refuzua nga Varshava, e cila tha se do të dërgohej më mirë në Ukrainë./albeu.com

The post Gjermania do të dërgojë tanke kundërajrore në Ukrainë appeared first on Albeu.com.