VMRO-DPMNE Archives - Albeu.com

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ VMRO-DPMNE shpall fitoren
Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, shpalli fitore bindëse pas rundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, më 19 tetor.

Partia do të ketë kryetarë komunash në 30 nga gjithsej 80 komuna, dhe pret që në rundin e dytë të fitojë edhe në rreth 20 të tjera, përfshirë edhe qytetin e Shkupit, ku kandidati i saj, Orce Gjorgjievski, është në epërsi të madhe.

“Premtuam fitore, kemi fitore”, deklaroi kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ai tha se është i kënaqur, pasi numri i përgjithshëm i votave të fituara është më i madh se në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale të mëparshme.

Mickoski gjithashtu konfirmoi se nuk ka ndërmend të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pavarësisht insistimit të opozitës nga BDI, dhe theksoi se “politikat e etnocentrizmit janë mposhtur”.

Opozitarja LSDM pësoi edhe një humbje pas zgjedhjeve të vitit të kaluar – atyre parlamentare dhe presidenciale.

Megjithatë, partia vlerësoi se rezultati nuk është i keq, pasi këtë herë ka fituar më shumë vota në disa komuna dhe theksoi se ka pasur “shkelje të shumta” gjatë procesit të votimit.

LSDM do të ketë kryetarë komunash në Kriva Pallankë, Bogdanc dhe Krivogashtan, ndërsa pret të kalojë në rundin e dytë në rreth njëzet komuna të tjera.

“Kjo është dëshmi për konsolidimin brenda partisë që ka filluar dhe do ta vazhdojmë”, deklaroi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje pas këtyre rezultateve zgjedhore.

VLEN fitoi në Çair dhe Tetovë, ndërsa BDI në Gostivar

Në bllokun politik shqiptar, kandidati i VLEN, Izet Mexhiti, fitoi bindshëm në komunën kyç – Çair, ndërsa Bilal Kasami në Tetovë. Në rundin e parë, koalicioni fitoi edhe në katër komuna të tjera.

Për Mexhitin, ky do të jetë mandati i tij i katërt si kryetar komune, dhe ai do të duhet të lërë postin aktual të ministrit pasi mundi ish-ministrin e BDI-së, Bujar Osmanin, i cili ia uroi fitoren.

Anëtarë dhe simpatizantë të VLEN-it e festuan, siç thanë ata, “fitoren bindëse në Çair dhe Tetovë” pranë monumentit të Skënderbeut në Çarshinë e Vjetër.

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI, fitoi zgjedhjet për kryetarë komunash në Gostivar, Likovë, Çashkë dhe Plasnicë që në rundin e parë – njoftoi nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi.

Ai tha se, në nivel kombëtar, “AKI është fituese absolute me mbi 20.000 vota epërsi, dhe me votat që ende po përpunohen, kjo diferencë mund të jetë edhe më e madhe”.

Dita e zgjedhjeve kaloi e qetë dhe pa shkelje të mëdha. Pritshmëritë e qytetarëve janë të ngjashme – një jetë më e mirë në komuna më funksionale.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 18:30 pjesëmarrja e votuesve ishte 46,48 për qind, çka është afër nivelit të rundit të parë të zgjedhjeve të mëparshme, kur kishte arritur 51,44 për qind.

Sipas listës zgjedhore, të drejtë vote kishin 1.832.415 qytetarë.

Për 81 poste të kryetarëve të komunave garuan 309 kandidatë, ndërsa për vendet në këshillat komunalë konkurruan mbi 10.490 kandidatë nga gjithsej 576 lista.

Një veçori e këtyre zgjedhjeve është se meshkujt dominojnë në garën për kryetar komune – 277 kandidatë ose 89,64%, ndërsa gratë janë vetëm 32, që përfaqëson 10,36% të numrit të përgjithshëm.

Buxheti i përgjithshëm që shteti ndau për organizimin e këtyre zgjedhjeve lokale është 9 milionë e 760 mijë euro, nga të cilat dy të tretat janë mjete të destinuara për mediat dhe reklamat politike të paguara.

Rundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar për 2 nëntor./REL

The post Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ VMRO-DPMNE shpall fitoren appeared first on Albeu.com.

Pas VLEN, edhe Lëvizja ZNAM nis takimet për qeverinë e re me VMRO-DPMNE
Ndërkohë që VLEN vazhdon negociatat me VMRO-DPMNE për përbërjen e re qeveritare, Lëvizja ZNAM ka njoftuar se grupet punuese të partisë së tyre u takuan me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së ku diskutua për objektivat strategjike, parimet politike dhe platformën politike për bashkëpunim.

“Në ambientet e Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë u mbajt takim për bashkëpunim të grupeve punuese të Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë dhe VMRO-DPMNE në përbërje: Goran Minçev, sekretar i përgjithshëm, Vesna Bendevska dhe gjeneral Pavle Arsoski nënkryetarë I Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë dhe nënkryetarët e VMRO – DPMNE-së, Vllado Misajlovski dhe Timço Mucunski. Në bisedime, përfaqësuesit e Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë insistuan që të gjitha këto përcaktime, si dhe pjesë e programit për zgjedhjet parlamentare “Proklamata për Maqedoni të dinjitetshme” të jenë pjesë e programit të ardhshëm të qeverisë”, thuhet në njoftimin e ZNAM.

The post Pas VLEN, edhe Lëvizja ZNAM nis takimet për qeverinë e re me VMRO-DPMNE appeared first on Albeu.com.

Ja emrat e ministrave të VMRO-së dhe ministritë që do t’i drejtojë VLEN
Nuk ka mbetur edhe shumë kohë deri në fillimin e procedurave për propozimin e Qeverisë së re të cilën do të drejtojë kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski ndonëse pritet që fillimisht të konstituohet Kuvendi i ri e më pas, presidentja e vendit Gordana Siljanovska Davkova të ndajë mandatin për formimin e kabinetit të ri qeveritar.

Megjithatë, Zhurnal mëson emrat e përfolur për ministra nga rradhët e VMRO-së. Mbrojtja, Punë të Jashtme dhe të Brendshme, Drejtësia, Arsimi, Bujqësia, Energjetika, Financa, Mjedisi, Sporti, Transporti e Lidhja dhe Politika Sociale do të drejtohen nga kuadro të Mickoskit.

Ministër i Mbrojtjes: Timço Mucunski

Ministër i Punëve të Brendshme: Aleksandar Nikolovski

Ministër i Punëve të Jashtme: Antonio Miloshoski

Ministër i Financave: Gordana Dimitrieska Koçoska

Ministër i Transportit dhe Lidhjeve: Vlado Misajlovski

Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë: Gjoko Velkovski

Ministër i Energjetikës dhe Minierave: Sanja Bozhinovska

Ministër i Drejtësisë: Pançe Toshkovski

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratë: Stefan Andonovski

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhim të Ujërave: Cvetan Tripunovski

Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor:

Ministër i Sportit: Borko Ristovski

Ministër i Arsimit: Vesna Janevska

Ndërkohë që mësohet se në bisedimet që po zhvillohen mes VMRO dhe Vlen për ndarjen e resoreve, gjithmonë duke u bazuar në atë që flitet ende jozyrtarisht, këtyre të fundit krahas Zëvendës kryeministrit për Eurointegrime, do t’u takojë dhe ministria e Shëndetësisë, Ekonomisë, Kulturës, Vetqëverisjes Lokale dhe Bashkësive Etnike. /Zhurnal.mk

The post Ja emrat e ministrave të VMRO-së dhe ministritë që do t’i drejtojë VLEN appeared first on Albeu.com.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së tregon parashikimin e tij se sa deputetë fiton VMRO-ja dhe partitë e tjera
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në emisionin Klan Direkt tha se partia e tij do të jetë fituese e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në vend, madje ai bërë të ditur dhe prognozën e tij sa sa mandatë do ti këtë VMRO-ja në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Siç janë shifrat tani pres që në raundin e dytë të fitojë bindshëm Davkova si e para, ndërsa sa i përket presidentit aktual Stevo Pendarovski pres që diferenca pas raundit të parë të jetë më e madhe.

Raundi i dytë është në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare dhe rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në shumë mënyra do të ndikojë në vetë fushatën dhe atmosferën midis dy raundeve, por edhe zgjedhjet parlamentare 8 majit.

Në zgjedhjet parlamentare VMRO pres që të korrë fitore të madhe.

Ndaj unë them se sipas sondazheve, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë javë, VMRO-DPMNE do të merrte 53-56 deputetë, LSDM 25 deputetë, Partitë shqiptarë së bashku 25-26 deputetë ndërsa pjesa tjetër do të ngelej për Levicën dhe Maksim Dimitrievskin nga ZNAM”, tha Mickoski. /tvklan.mk

The post Kryetari i VMRO-DPMNE-së tregon parashikimin e tij se sa deputetë fiton VMRO-ja dhe partitë e tjera appeared first on Albeu.com.

Përplasje mes VMRO-së dhe LSDM-së për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut
VMRO-DPMNE propozon të heqim dorë nga e ardhmja evropiane, akuzuan socialdemokratët, duke shtuar se pritja deri në anëtarësimin në Union është çmim shumë i lartë. Sipas LSDM-së, në zgjedhjet e ardhshme zgjedhja do të jetë ndërmjet integrimit dhe izolimit të vendit.

“Rruga e vërtetë për shtetin dhe qytetarët është e ardhmja evropiane. Kjo rrugë nuk është e lehtë, por është reale dhe jep shpresë për ndryshime thelbësore. E vetmja mënyrë reale për të ndryshuar vendin tonë për mirë varet nga reformat e vazhdueshme që çojnë në anëtarësimin në BE”, thonë nga LSDM-ja.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i është përgjigjur dilemës së ngritur nga partia në pushtet. Sipas tij, është gënjeshtër dhe theksoi se me pranimin e propozimit francez nga qeveria, është hapur mundësia e kushtëzimeve të reja, të cilat do ta bëjnë të pamundur rrugën drejt BE-së.

“Qytetarët duhet ta dinë qartë. Këto zgjedhje janë për vendim në të cilin në njërën anë do të votojnë grupi i Ali Ahmetit, Artan Grubit, Bujar Osmanit, Zeçeviqit, Mariçiqit, Pendarovskit dhe Kovaçevskit, kurse në anën tjetër është VMRO-DPMNE dhe koalicioni. Çdo opsion i tretë ose qëndrimi në shtëpi është votë e drejtpërdrejtë për grupin e parë”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Lidhur me integrimet evropiane, Mickoski tha se Qeveria e ardhshme do të jetë e gatshme të ulet dhe të bisedojë me Brukselin, Sofjen dhe të gjithë të interesuarit, por në bazë të kritereve evropiane të Kopenhagës dhe të drejtave të njeriut. Sipas tij, duhet një zgjidhje e përhershme.

“Ne si qytetarë të Republikës së Maqedonisë duhet të dimë se çfarë realisht planifikon Evropa me Maqedoninë dhe jo të kërkojmë justifikime. Evropa më në fund duhet t’i tregojë këtij kombi se çfarë planifikon realisht me këtë komb dhe të mos jetë subjekt i politikës dhe politikës ditore. Ne jemi për vlera reale evropiane”, tha Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Duke folur për listat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme, Mickoski përsëriti se do të jetë bartës në njësinë e parë zgjedhore, në të dytën do të jetë nënkryetari i partisë Vllado Misajllovski, në të tretën deputeti Dragan Kovaçki, në të katërtën do të jetë Aleksandar Nikollovski, ndërsa në të gjashtën deputetja Dafina Stojanovska. Partia ende nuk ka vendosur kandidat për njësinë e pestë zgjedhore. /Alsat.mk

The post Përplasje mes VMRO-së dhe LSDM-së për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut appeared first on Albeu.com.

VMRO pret që në dy javët e ardhshme të arrihet marrëveshje për datën e zgjedhjeve
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pret që në dy javët e ardhshme të arrihet marrëveshje për datën e zgjedhjeve. Megjithatë, për momentin ende nuk ka njoftim zyrtar se palët do të ulen në tryezë të përbashkët. Mickoski beson se do të mbizotërojë interesi i shtetit për zgjedhje të dyfishta.

“Me një shpenzim…mos t’i rëndojmë qytetarët me shpenzime të dyfishta, të organizojmë zgjedhje presidenciale dhe me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale edhe zgjedhje parlamentare”, tha Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kreu i opozitës ka komentuar edhe hyrjen në koalicion të bllokut opozitar shqiptar, BESA, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike.

“Çdo garë në skenën politike është e mirëseardhur. Vlerësoj se do të ofrojnë, së paku nga sa dëgjoj nga mesazhet e deritanishme, diçka që paraqet vizion të së ardhmes, e jo vizion të së kaluarës, që do të dalin nga kjo lojë që Ali Ahmeti dhe BDI-ja do të përpiqen të imponojnë, që është retorikë nacionaliste-shoviniste, që së bashku me qytetarët do të shikojnë përpara”, u shpreh Hristijan Mickoski– kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Derisa është ende e paqartë se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme, grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë, në të cilin nuk morën pjesë as VMRO e as partitë opozitare shqiptare, ka finalizuar ndryshimet në Kodin zgjedhor. Së shpejti pritet që amendamentet t’u paraqiten deputetëve, andaj mbetet për t’u parë nëse do të kenë mbështetje nga opozita. Ndryshimet duhet të hyjnë në fuqi më pak se gjashtë muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve. Megjithatë, grupi i punës informon se KSHZ-ja do të ketë kohë të mjaftueshme për t’i zbatuar ndryshimet.

“Varet se si do të pajtohen partitë politike. Nuk mund ta dimë se për çfarë do të bien dakord, zgjedhje të përbashkëta apo speciale. Mendoj se jemi në momentin e duhur, tani topi është në fushën e Parlamentit”, tha Aleksandar Novakovski– kryetar i grupit punues.

“Sipas Kushtetutës, zgjedhjet e para janë zgjedhjet presidenciale dhe ka kohë të mjaftueshme që ato të miratohen para shpalljes së zgjedhjeve sepse nuk bëhet fjalë për ndonjë ndryshim thelbësor, që të mos munde aktorët dhe pjesëmarrësit e procesit zgjedhor ta zbatojnë këtë”, nënvizoi Viktoria Madiq– zëvendësministre e Drejtësisë.

Grupi i punës sqaroi se nuk janë ngarkuar të diskutojnë për datën e zgjedhjeve, por vetëm për rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, që kanë të bëjnë me mënyrën e financimit të partive, mbrojtjen e të drejtës së votës dhe përfaqësimin në media. /Alsat.mk

The post VMRO pret që në dy javët e ardhshme të arrihet marrëveshje për datën e zgjedhjeve appeared first on Albeu.com.

VMRO – DPMNE propozon që zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut të mbahen muajin prill
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ka akuzuar se Qeveria po i shmanget marrëveshjes për datën e zgjedhjeve dhe hap mundësinë e krizës kushtetuese dhe politike.

Mickoski tha se është turp që datat e zgjedhjeve shpërndahen nëpër media, por ai sërish publikisht i bëri thirrje kryeministrit Kovaçevski që ta fiksojë datën në një periudhë që e caktoi  kreu i VMRO-së.

Për dallim nga propozimi i mëparshëm i opozitës maqedonase për mbajtjen e zgjedhjeve të dyfishta më 8 maj, tani Mickoski ka ofruar për deputetë dhe për president të votohet në të njëjtën ditë në periudhën mes Ramazan Bajramit dhe Pashkëve.

Përkatësisht, tani në lojë për opozitën janë të dielat më 14, 21 dhe 28 prill të pranverës së ardhshme, nëse nuk arrihet marrëveshje tjetër politike për votim në ditë pune.

“Duhet të merremi vesh për një datë për zgjedhje të rregullta. Ja një propozim, le të marrë fletë të bardhë dhe le të shkruajë çdo datë që të dojë mes dy festave më të mëdha fetare pranverën e ardhshme, dhe le të bëjmë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale me një shpenzim”, tha Hristian Mickoski– kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër, socialdemokratët ritheksuan se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar. Ata thonë se janë të gatshëm të flasin për data, por fillimisht për zgjedhjet presidenciale e më pas parlamentare.

“Zgjedhjet do të jenë vitin e ardhshëm në mandatin e rregullt. Fillimisht zgjedhjet presidenciale dhe më pas parlamentare dhe ne jemi të gatshëm të diskutojmë datën e saktë të këtyre zgjedhjeve, fillimisht për presidenciale dhe më pas për ato parlamentare, në nivel grupesh pune. Pres që së shpejti të formohen dhe të fillojnë punën”.

Për momentin nuk dihet nëse datat që Mickoski propozoi janë në përputhje me afatet e Talat Xhaferit. Konkretisht, kryetari i Kuvendit paraprakisht deklaroi se e vetmja datë në të cilën mund të organizohen zgjedhje të dyfishta të rregullta është 5 maji, por meqë në këtë datë janë Pashkët, në lojë ka qenë edhe tetë maji, si dita e fundit e mundshme për të organizuar raundin e dytë tëg zgjedhjeve presidenciale, sepse presidenti i ardhshëm duhet të inaugurohet më 12 maj”, u shpreh Darko Kaevski – deputet i LSDM-së.

Mbështetje për zgjedhje të dyfishta më herët ka ardhur edhe nga opozita shqiptare përmes Lëvizjes Demokratike, ndërsa BDI-ja është përgjigjur se për ta është i pranueshëm çdo variant.

E vetmja gjë për të cilën Mickoski dhe Kovaçevski janë pajtuar deri më tani është që data e zgjedhjeve të dakordohet në një grup punues ndërpartiak dhe jo në takim liderësh, por një grup të tillë, edhe pse është paralajmëruar prej kohësh, ende nuk është formuar./ Alsat.mk

The post VMRO – DPMNE propozon që zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut të mbahen muajin prill appeared first on Albeu.com.

VMRO-ja pranon zgjedhje të dyfishta më 8 maj
Për VMRO-DPMNE-në është e pranueshme të votohet së bashku edhe për zgjedhjet presidenciale edhe për zgjedhjet parlamentare më 8 maj të vitit të ardhshëm. Dita i bie e mërkurë dhe sipas opozitës maqedonase, kjo datë mund të dakordohet me partitë, pasi qeveria nuk lëviz nga qëndrimi i saj që zgjedhjet duhet të mbahen në afatin e rregullt. Më herët, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se 5 maji, e diel, është data e vetme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në afat të rregullt, por llogaritjet partiake e zhvendosën ciklin zgjedhor për tre ditë, të mërkurën, sepse 5 maji është festa e Pashkëve.

“E vetmja javë ku raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare mund të përkojë është 5 maji, ndërsa në këtë ditë është festa e Pashkëve. Në të kaluarën kemi pasur praktikë, pra në zgjedhjet e fundit më 15 korrik 2020, që zgjedhje të kemi të mërkurën. Prandaj themi se 8 maji është sërish një afat i mundshëm kur mund të zhvillohen raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale së bashku me ato parlamentare”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.

Sipas Mickoskit, VMRO-DPMNE-ja këmbëngul në zgjedhje të dyfishta kryesisht për arsye ekonomike. Ai informon se partia e tij tashmë ka propozimet e veta për përfaqësuesit në grupin ndërpartiak të punës, i cili do të diskutonte datën e zgjedhjeve dhe pret që këtë ta bëjë edhe LSDM-ja. Nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani konfirmoi se data, siç thotë ai, do të jetë produkt i dialogut mes partive politike.

“BDI është më pak e shqetësuar për datat si një mundësi për të ndihmuar pozicionin e partisë, sepse në çdo kohë pozicioni ynë për momentin është i mirë. Unë mendoj se duhet ta shohim atë në kontekstin e reformës kushtetuese dhe jo në kontekstin se si partitë politike do të kenë interes nga ndonjë datë”, tha Bujar Osmani – Nënkryetar i BDI-së.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur dhe në çfarë formati do të fillojë punën grupi ndërpartiak që do të negociojë datën e zgjedhjeve. 8 maji është data e fundit kur mund të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, duke pasur parasysh faktin se duhet të ketë 72 orë, përkatësisht tre ditë për ankesa në lidhje me procesin zgjedhor, ndërsa presidenti i ardhshëm i vendit duhet të inaugurohet më 12 maj. /Alsat.mk

The post VMRO-ja pranon zgjedhje të dyfishta më 8 maj appeared first on Albeu.com.

Kovaçevski paralajmëron dorëheqjen nëse VMRO-DPMNE voton ndryshimet Kushtetuese
Dorëheqje dhe nga posti i kryeministrit dhe zgjedhje të parakohshme premton kreu i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me kushtin e vetëm që partia e Mickoskit t’i votojë ndryshimet kushtetuese.

“Unë shumë qartë tregova. Ditën, edhe këtë e thashë qartë në konferencë për media, kur do të votohen ndryshimet kushtetuese, unë do të japë dorëheqje dhe do të shkojmë në zgjedhje”, tha Kovaçevski.

Ai më tej tha se asnjë njeri nuk ka lindur që të jetë vetëm kryeministër.

Kujtojmë se në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të premten u mbajt debatin për ndryshimin e Kushtetutës,  për futjen e bullgarëve në Kushtetutë. Por, votimi i nevojës për ndryshimin e Kushtetuës, u shty për një moment të dytë, pasi pushteti nuk e kishte dy të tretën e  nevojshme. Rendi i ditës për debatin u votua më 70 vota pro, 47 kundër dhe asnjë të përmbajtur.

Për votimin e nevojës së ndryshimit të Kushtetues, duhet të votojnë 80 deputetë./albeu.com

The post Kovaçevski paralajmëron dorëheqjen nëse VMRO-DPMNE voton ndryshimet Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

LSDM: Mickoski si Gruevski,VMRO-DPMNE-ja kundër BE-së
Seanca e djeshme e Kuvendit tregoi se VMRO-ja është padyshim kundër BE-së, dhe Hristijan Mickoski është i njëjtë me mentorin e tij Nikolla Gruevski – akuzojnë përmes një reagimi me shkrim nga LSDM e Kovaçevskit.

Sipas LSDM-së, partia e Mickoskit dhe Levica dje kanë treguar se nuk kanë asnjë argument dhe se nuk dinë të diskutojnë e të bëjnë debat.

“Me shumë lehtësi tregojnë se janë të gatshëm të bllokojnë të ardhmen evropiane të qytetarëve, vetëm për qëllime personale dhe kundër një jete më të mirë për qytetarët dhe realizimit të qëllimit strategjik, anëtarësimit të plotë në BE. Është e qartë si kristali se qëllimi i tyre nuk është të negociojnë një marrëveshje të re, por qëllimi i tyre është të bllokojnë dhe të shpëtojnë karrierën e tyre politike. Mickoski dëshiron ta tërheqë vendin prapa, vetëm për shkak të ulëses së tij në Pallatin e Bardhë, ashtu siç bëri Gruevski për 11 vjet” thonë nga LSDM.

Nga LSDM shprehen të bindur se do të sigurojnë 80 deputetë për ndryshimet kushtetuese./ina

The post LSDM: Mickoski si Gruevski,VMRO-DPMNE-ja kundër BE-së appeared first on Albeu.com.