Vladimir Zoto Archives - Albeu.com

Akuza për korrupsion, Vladimir Zoto dënohet me 8 muaj burg
Vladimir Zoto, i cili akuzohet për korrupsion është dënuar me 8 muaj burg.  GJKKO ka vendosur të konvertojë dënimin e Zotos me shërbim prove për një periudhë kohe prej 1 vit e 4 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale, si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin e tij.

VENDIMI I GJKKO

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit Vladimir Zoto.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, me vendimin Nr. 47, datë 26.07.2024 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vladimir Zoto, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

2. Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Vladimir Zoto me 8 (tetë) muaj burgim.

3. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin Vladimir Zoto në provë për një periudhë kohe prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin e tij.

4. Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit në shumën 20.000 leke, si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurit.

5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit. Tiranë, më datë 26.07.2024

The post Akuza për korrupsion, Vladimir Zoto dënohet me 8 muaj burg appeared first on Albeu.com.