vladimin putin Archives - Albeu.com

IAEA paralajmëron për rrezikun e shkrirjes së reaktorëve bërthamorë në Ukrainë
Drejtuesi i Agjencisë Bërthamore të OKB-së, Rafael Mariano Grossi u takua të hënën me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në qytetin ukrainas Zaporizhia, rreth 50 kilometra në verilindje të stacionit bërthamor me të njëjtin emër.

Në një mesazh në Twitter, zoti Grossi paralajmëroi se stacioni hidro-elektrik në Dnipro është thelbësor për sigurinë e centralit bërthamor. Ai gjithashtu i tha Presidentit Zelensky se situata e rrezikshme në centralin më të madh bërthamor të Evropës “nuk po përmirësohet”, ndërsa luftimet në zonë vazhdojnë ta mbajnë centralin në prag të një katastrofe.

Më herët këtë muaj, luftimet ndërprenë furnizimin me energji për gjysëm dite, dhe stafi u detyrua të vinte në punë gjeneratorët.

Zoti Grossi ishte shprehur i alarmuar për këtë zhvillim.

“Çdo herë jemi duke luajtur me shansin”, i tha ai agjencisë së tij në atë kohë.”Dhe nëse e lejojmë këtë të ndodhë herë pas here, atëherë një ditë do të na mbarojë fati”.

Zoti Grossi gjithashtu përsëriti mbështetjen e plotë për Agjencinë Ndërkombëtare Bërthamore për mbrojtjen e objekteve bërthamore të Ukrainës.

Gjashtë reaktorët në centralin e Zaporizhias janë fikur dhe aty funksionon vetëm një linjë furnizimi me rrymën elektrike që nevojitet për të parandaluar një shkrirje bërthamore. Është dashur herë pas here që të përdoren gjeneratorët me naftë për të furnizuar me rrymë sistemet e ftohjes.

Ukraina ka bërë thirrje për një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në përgjigje të njoftimit të Presidentit rus Vladimir Putin se synon të dislokojë armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

Ministria e jashtme e Ukrainës u shpreh në një deklaratë se lëvizja e zotit Putin është “provokative” dhe dëmton sigurinë ndërkombëtare.

Rusia mundet të ndalë çdo veprim në Këshillin e Sigurimit duke qenë një ndër pesë vendet anëtare të përhershme me të drejtën e vetos. Ukraina tha se pret që të merren masa efikase nga katër anëtarët e tjerë të përhershëm – Britania, Kina, Franca dhe Shtetet e Bashkuara – duke thënë se këto vende “mbajnë përgjegjësinë kryesore për të parandaluar rrezikun e agresionit nëpërmjet përdorimit të armëve bërthamore”.

Zoti Putin njoftoi të shtunën dislokimin e armëve taktike bërthamore, duke thënë se kjo ishte e justifikuar për shkak të mbështetjes në rritje ushtarake të Perëndimit për forcat ukrainase, përfshirë vendimin e Britanisë javën e kaluar për të dërguar në Ukrainë armatim me përbërje uraniumi të varfëruar, që përshkon mjetet e blinduara.

Zoti Putin tha se pozicionimi nga Rusia i mbushjeve taktike bërthamore në Bjellorusi nuk dallon nga vendosja nga Shtetet e Bashkuara të armëve bërthamore në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Turqi.

“Po bëjmë atë që ata e kanë bërë prej dekadash, duke i vendosur në vende të caktuara aleate, duke përgatitur platformat për lëshimin e tyre dhe duke trajnuar ekuipazhet”, tha udhëheqësi rus.

Zoti Putin tha se Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ka kërkuar prej kohësh që të ketë armë bërthamore në vendin e tij, për t’iu kundërvënë një rreziku të mundshëm të NATO-s nga vendet perëndimore fqinje. Bjellorusia ka kufij të përbashkët me tre vende anëtare të NATO-s – Letoninë, Lituaninë dhe Poloninë – ndërsa Rusia përdori territorin bjellorus si një platformë për të dërguar forcat në Ukrainë kur filloi sulmin në shkurtin e vitit të kaluar.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, e quajti të gabuar krahasimin rus me dislokimet bërthamore nga vendet anëtare të NATO-s, duke thënë se “retorika bërthamore e Rusisë është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme”.

Armët taktike bërthamore mund të përdoren në fushëbetejë dhe të kenë një rreze të shkurtër dhe forcë më të ulët goditëse krahasuar me mbushjet shumë më të fuqishme bërthamore që vendosen në raketat me rreze të gjatë. Zoti Putin tha se Rusia do të ruajë kontrollin mbi mbushjet e dërguara në Bjellorusi, numrin e të cilave nuk e bëri të ditur, si dhe se do të ndërtojë objekte për mbajtjen e tyre brenda datës 1 korrik.

Shtetet e Bashkuara thanë se do të “monitorojnë pasojat” e njoftimit të zotit Putin.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson tha se deri më tani Uashingtoni nuk ka parë “tregues që Rusia të jetë duke u përgatitur për përdorimin e një arme bërthamore” në kuadrin e sulmit në Ukrainë./voa

The post IAEA paralajmëron për rrezikun e shkrirjes së reaktorëve bërthamorë në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Media gjermane: Putin nuk ka synim vetëm Ukrainën, por dhe këto shtete
Rusia ka rritur “oreksin” për ekspansionin e saj. Ukraina është vendi më i kërcënuar. Por ajo mbështetet nga Evropa dhe SHBA.

Tani më shumë se 100,000 ushtarë janë duke pritur urdhrin e Putin për marshim në kufirin me Ukrainën.

Putin është “mbrojtur” rreptësishtë që nga fillimi i pandemisë, qasja tek ai është rreptësishtë e kufizuar dhe ata pak njerëz që lejohen ta takojnë duhet të karantinohen për disa ditë më parë. Sipas ish-të besuarve, atij i pëlqen të shikojë televizionin shtetëror, përdor rrallë smartphone dhe shumë rrallë shfleton internetin. Por ai bën shumë telefonata.

Por cili është plani për Rusinë dhe botën tani, i burrit që jeton i izoluar në Moskë, në Soçi, ndonjëherë edhe në shtëpinë e tij?

Sipas analistit të “Die Zeit”, Michael Thumann, presidenti rus është i shqetësuar për sigurinë e vendit të tij, siç e ka thënë vet ai. Rusia kërkon fundin e zgjerimit të NATO-s, tërheqjen e armëve bërthamore amerikane nga Evropa dhe jo stërvitje të mëtejshme ushtarake pranë Rusisë.

Në konferencën e tij vjetore për shtyp në fund të dhjetorit, Putin paralajmëroi se NATO po avanconte dhe po ndërtonte baza me sisteme të reja armatimi: “Në lindje, në jug, në veri dhe në perëndim, natyrisht”. Por një vështrim në hartë nuk e konfirmon këtë. Zgjerimi i fundit i NATO-s në lindje ishte pothuajse 18 vjet më parë.

Sot, Rusia ndan 800 kilometra nga 57,680 kilometrat e kufirit të saj të jashtëm me anëtarët e NATO-s, Norvegjinë, Estoninë dhe Letoninë. Polonia dhe Lituania kufizohen me eksklavën e Kaliningradit për rreth 400 kilometra. Dhe sipas analizës së mediumit gjerman, Vladimir Putin po ushqen qëllimisht një keqkuptim perëndimor për Rusinë.

The post Media gjermane: Putin nuk ka synim vetëm Ukrainën, por dhe këto shtete appeared first on Albeu.com.