Vjosa Osmani e hapur për zgjedhje të reja në komunat në veri Archives - Albeu.com

Vjosa Osmani e hapur për zgjedhje të reja në komunat në veri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova mund t’i shpallë zgjedhjet e reja në komunat në veri të Kosovës, nëse 20 për qind e votuesve nënshkruajnë një peticion me këtë kërkesë. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, Osmani ka thënë se beson që peticioni është “mënyra më demokratike” për shpallje të zgjedhjeve.

“Në këtë mënyrë, mendoj që garantojmë pjesëmarrjen e serbëve, sepse kërkesa do të duhej të vinte prej tyre, prej qytetarëve”, ka thënë ajo.

Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 29 majit në komunat në veri të Kosovës: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Pjesëtarë të komunitetit serb i kanë bojkotuar zgjedhjet e prillit, të cilat i kanë fituar kandidatët shqiptarë.

Më 29 maj, protesta ka përshkallëzuar në dhunë, mes pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe protestuesve serbë.

Osmani ka thënë se largimi i kryetarëve aktualë, përmes një peticioni, do të ishte “në lloj referendumi”, i cili do të hapte rrugë për një proces të dytë zgjedhor.

Ajo ka thënë se gjithë procesi mund të kryhet brenda muajsh.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse votuesit serbë do të nisin peticion.

Pas rritjes së tensioneve në veri, NATO-ja e ka rritur prezencën në Kosovë, në kuadër të misionit të saj, KFOR.

Osmani ka thënë se dëshiron që trupat paqeruajtëse të qëndrojnë në Kosovë, derisa ky vend të pranohet në NATO.

The post Vjosa Osmani e hapur për zgjedhje të reja në komunat në veri appeared first on Albeu.com.