vjehrra e mohon Archives - Albeu.com

Nusja tenton të shpëtojë bashkëshortin që kishte mbjellë drogë duke ia lënë fajin vjehrrës: E mbolli hashashin për sherebel
Një nuse e re është përpjekur të shpëtoje bashkëshortin e saj që kishte mbjellë drogë duke ia hedhur përgjegjësinë vjehrrës.

Sipas nuses, i shoqi nuk ishte fajtor, mandje ai as qw ndodhej nw Shqipwri dhe fajtore pwr parcelwn e drogws ishte vjehrra, ndwrsa e moshuara ka mohuar gjithçka duke u shprehur se farwn e kishte blerw nw treg pwr speca e domate.

Sipas burimeve të sigurta pranë policisë së Lezhës parcela me kanabis u kosntatua në zonën e Fushë Milotit, brenda rrethimit të banesës së shtetasit E.H. Gjithsej u numëruan 320 bimë të dyshuara si bimë cannabis sativa. Policia i tha Gazetës “Si” se në kësto kushte u krye asgjësimi i rrënjëve dhe u tërhoqën për ekzaminime të mëtejshme vetëm pesë rrënjë të dyshuara bimë narkotike”. Në vazhdën e marrjes në pyetje të të dyshuarit kryesor, një 45-vjeçar me arsim të lartë, policia thotë se nuk u mjaftua vetëm me versionin e tij por edhe të të afërmve.

45-vjeçari E.H. këmbëngul – sipas dosjes që iu tregua Gazetës “Si” – se nuk gjendej në Shqipëri, në kohën kur mendohet të jetë mbjellë droga dhe për këtë i sygjeroi policisë të këqyrë sistemin TIMS, i cili më pas vërtetoi se nga data 1 prill deri në 1 maj (data mes të cilave ai pretendon se është kultivuar droga) nuk gjendej brenda vendit.

Megjithatë policia thotë se mosha e hashashit është në fakt disa javë përpara se ai të largohej nga vendi. Pra – përmend një burim i Gazetës “Si” – farat janë kultivuar më herët se sa data 1 prill pasi lartësia e hashashit ka qenë 0.5 deri në 0.8 metër. Por versionin më të çuditshëm e ka dhënë bashkëshortja e tij.

“Vjehrra ime duhet ta ketë bërë doemos, pasi vuan nga humbja e kujtesës dhe nga depresioni. Mbaj mend se në datën 10 prill vjehërra ime iku për të blerë sherebelë në Tregun e Milotit dhe se si e ku i bleu, nuk kam dijeni se lëviza një javë tek ime më. Kur u ktheva vjehërra më tha e shqetësuar: “Nuse bimët se si janë, nuk më duken njëlloj në pamje si vitet e kaluara”. Pastaj të dyja, bashkë me vjehërrën jemi përpjekur të gjejmë tregëtarët që ia kishin shitur “farën e sherebelës” por nuk e gjetëm dot”, është shprehur nusja.

Policia – siç mëson ekskluzivisht Gazeta “Si” – ka marrë në pyetje edhe të moshuarën , pra nënën e E.H. “Jam 78 vjeçe dhe bimët i mbolla afër muajit prill. Mbaj mend që i bleva si fara sherebele te një tregëtar nga Shkodra. Isha në Tregun e Milotit për këtë gjë. Më pas tek i njëjti tregtar shkova dhe i kërkova fara për speca dhe domate që t’i mbillja në fidanishte. Madje ai më tha: “Merri këto fara se ke për t’ia parë hajrin”, thotë e moshuara në dosjen e policisë.

Ajo këmbëngul se i mbolli për domate dhe speca në oborrin e shtëpisë së saj dhe se as nusja dhe as i biri nuk ishin përfshirë dhe as që e ndihmonin për punët e bujqësisë. Bëhet me dije se këto deklarime janë kontradiktore midis dy grave. Polcia thotë se nusja përmend që vjehërra mbolli sherebelë, kurse e moshuara këmbëngul se mbolli speca e domate.

“Ne do të presim aktin e pakundërshtueshëm të policisë kriminalistike – theksoi një burim policor – për të konfirmuar ashtu siç mendojmë ne, në mënyrë shkencore se droga u mboll nga i zoti i shtëpisë përpara se ai të udhëtonte jashtë vendit”./ GazetaSi

The post Nusja tenton të shpëtojë bashkëshortin që kishte mbjellë drogë duke ia lënë fajin vjehrrës: E mbolli hashashin për sherebel appeared first on Albeu.com.