vjedhje orash Archives - Albeu.com

EMRI/ Vidhte bizhuteri dhe sende me vlerë, në pranga 39-vjeçari në Tiranë
Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar në Tiranë, i cili vidhte bizhuteri dhe sende me vlerë. Gjatë kontrollit, 29-vjeçarit Glodian Dervishi iu gjetën 11 ora të dyshuara të vjedhura.

Gjithashtu u procedua penalisht pronarja e një argjendarie e cila përvetësonte dhe shiste bizhuteritë. Gjatë kontrollit në banesën e saj u gjetën  gjetën 5 unaza dhe 2 varëse floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me orët.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i zhvilluar “Gold”.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vidhte bizhuteri dhe sende me vlerë në banesa, vihet në pranga 39-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Sekuestrohen 11 ora dhe bizhuteri të tjera floriri, që dyshohen se janë vjedhur nga ky shtetas.

Procedohet penalisht dhe pronarja e një argjendarie, e cila përvetësonte dhe shiste bizhuteritë e vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Gold”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. D., 39 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë po për këtë vepër penale.

Shtetasi G. D. është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Dollari”, duke shitur bizhuteri të cilat i kishte vjedhur në banesën e shtetasit S. R.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas kryente vjedhje në banesa, në zonën e Kombinatit, Paskuqanit dhe në zona të ndryshme të Tiranës dhe më pas sendet e vjedhura i shiste në vendin e quajtur “Dollari” dhe në një argjendari në Kamzë.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht pronarja e argjendarisë në Kamzë, shtetasja N. Z., 58 vjeçe, banuese në Kamzë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Gjatë kontrollit, shtetasit G. D. iu gjetën 11 ora të dyshuara të vjedhura, ndërsa shtetases N. Z. iu gjetën 5 unaza dhe 2 varëse floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me orat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

The post EMRI/ Vidhte bizhuteri dhe sende me vlerë, në pranga 39-vjeçari në Tiranë appeared first on Albeu.com.