vjedhje banesazh Archives - Albeu.com

“Babë e bir” në aksion! Bënin kërdinë me vjedhjen e banesave në Ishull Shëngjin, çfarë zbuloi Policia (VIDEO)
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Lezhë, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh të ndodhura në këtë qytet.

Në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësit e natës”, është bërë i mundur arrestimi i babë e bir shtetasve S .K., 67 vjeç, A.K., 25 vjeç të cilët në bashkëpunim me shtetasit e proceduar penalisht kanë vjedhur në disa banesa vegla punë dhe sende të tjera.

Ndërkaq nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasve:S.K., dhe A.K., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik me 4 krehra, një pistoletë me krehër me fishekë, një armë e ftohtë thikë, përfocues grushti, doreza  dhe vegla punë të dyshuara të vjedhura.

Njoftimi i Policisë:

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësit e natës”.

Vihen në pranga dy nga autorët të dyshuar të disa vjedhjeve, një tjetër shpallet në kërkim, si dhe  procedohet penalisht 1 shtetas,  të implikuar në veprimtarinë kriminale të vjedhjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen dy armë zjarri, armë gjahu e sportive, armë të ftohta, municion luftarak, dylbi dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura.

Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të pronës të ndodhura më parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin “Shëtitësit e natës”, si rezultat u bë e mundur arrestimi  shtetasve :S.K., 67 vjeç, A.K., 25 vjeç,(babai dhe djali), banues në Ishull Shëngjin,  Lezhë.

U procedua penalisht shtetasi: S.Q., 21 vjeç, si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi: M.K.,27 vjeç, banues në Shëngjin.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë dhe Shëngjin, kanë vjedhur në disa banesa vegla punë dhe sende të tjera.

Po në vijim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në banesat e tyre, ku nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasve:S.K., dhe A.K., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik me 4 krehra, një pistoletë me krehër me  fishekë, një armë e ftohtë thikë, përfocues grushti, doreza  dhe vegla punë të dyshuara të vjedhura.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit V.Q., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë sportive, një armë gjahu dhe dylbi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë ku dyshohet se janë të implikuar shtetasit e lartpërmendur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/

The post “Babë e bir” në aksion! Bënin kërdinë me vjedhjen e banesave në Ishull Shëngjin, çfarë zbuloi Policia (VIDEO) appeared first on Albeu.com.