vjedhja e prones Archives - Albeu.com

Gjithë “sytë” nga Kongresi, 11 të arrestuar në Tiranë
Policia në Tiranë ka vënë në pranga 11 persona për vepra të ndryshme penale.

Ata dyshohet të kenë kryer vepra të tilla penale që nga vjedhja, kapja me lëndë narkotike e deri te falsifikimi i dokumentave.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë policia, përmes një njoftimi.

Njoftohet se në flagrancë është arrestuar A. S., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar vunë në pranga K. M., 67 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Kurse, në flagrancë është arrestuar edhe  E. T., 32 vjeç për vjedhje pasi  ka vjedhur disa materiale, në firmën ku punonte, A. K., 48 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me profesion drejtues teknik, pasi në firmën ku ky shtetas punon, është dëmtuar punëtori, shtetasi P. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga specialistët në DVP Tiranë u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ndaj shtetases E. K., 50 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan F. M., 33 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Durrës, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të:

– V. L., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi;

– Xh. M., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi;

– T. P., 55 vjeç, E. Ç., 47 vjeç, L. M., 20 vjeç, B. K., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur./albeu.com/

The post Gjithë “sytë” nga Kongresi, 11 të arrestuar në Tiranë appeared first on Albeu.com.