vjedhja e ish-zyrtares Archives - Albeu.com

Zbuloi e para vjedhjen në banesë, flet vazja e Alda Klosit: Kur u futa në dhomën e gjumit…
Rasti i vjedhjes së shtëpisë së ish-zyrtares së lartë nga sanitarja dhe paratë e gjetura, mbi 520 mijë Euro në shtëpinë e sanitares, është kryefjalë e mediave ditët e fundit.

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan është zbardhur me detaje dëshmia e vajzës së mitur të ish-zyrtares së lartë në administratë, Alda Klosit e cila ka pranuar se sanitarja dhe i biri i saj, Rozeta e Havier Dobi i kanë vjedhur në shtëpi 120 mijë Euro kesh dhe sende me vlerë.

Ka qenë vajza e Alda Klosit ajo që ka konstatuar vjedhjen në shtëpinë e saj në “Rrugën e Kosovarëve” ku ka parë se dera ishte e hapur, rafti në dhomën e gjumit ishte i hapur dhe të gjitha rrobat ishin të hedhura përtokë. Referuar dëshmisë së vajzës së Alda Klosit, ajo ka telefonuar menjëherë mamanë e saj, ish-zyrtaren Alda Klosin për t’i treguar mbi situatën.

Dëshmia e vajzës së Alda Klosit:

Rreth orës 7:30 kam shkuar në shkollën “Sami Frashëri”, ku jam nxënëse në vitin e parë. Kam qëndruar në shkollë deri në orën 11:30.

Më pas jam ulur tek “X hotel” që ndodhej tek “Rruga e Barrikadave” ku kam pirë kafe nën shoqërinë e klasës.

Rreth orës 13:50 kam shkuar tek zyra e nënës, Alda Klosi tek zona e Gardës ku kam qëndruar vetëm për disa minuta dhe më pas në këmbë kam shkuar tek shtëpia në “Rrugën e Kosovarëve”.

Në momentin që kam qenë tek banesa, kam konstatuar se dera ishte pak e hapur. Jam futur në shtëpi dhe kam konstatuar se pjesa e kuzhinës ishte në regull dhe më pas jam futur në dhomën e gjumit ku kam konstatuar se rafti ishte i hapur dhe të gjitha rrobat ishin të hedhura në tokë. Pas kësaj, menjëherë kam telefonuar mamanë dhe i kam treguar për këtë situatë.

Blendi Fevziu thotë se referuar dëshmive të personave të pyetur të pallatit, vajza e Alda Klosit është parë duke qarë tek trotuari në pritje të mbërritjes të së ëmës. Ka qenë ky momenti kur persona të tjerë kanë telefonuar Policinë për të qetësuar atë.

Blendi Fevziu: Personat e tjerë të pyetur të pallatit, e kanë parë vajzën që qante e ulur tek trotuari në pritje të mbërritjes së nënës. Pra, në momentin që ka konstatuar vjedhje, ka dalë nga shtëpia dhe ka pritur nënën e saj duke qarë. Ka qenë ky momenti kur persona të tjerë kanë telefonuar Policinë për të qetësuar atë.

Por për 400 mijë Euro të tjera ka ende paqartësi se kujt i përkasin. Alda Klosi, e cila e denoncoi vjedhjen, thotë se në sendet e gjetura në shtëpinë e Rozeta dhe Havier Dobit, mes të cilave aksesorë të markave të njohura, si një orë Maserati apo një çantë dhe një portofol Valentino, ka parë edhe bizhuteri që përkisnin nënës dhe një mikes së saj që kishte punësuar Rozetën.

Dëshmia e Alda Klosit:

“Ditën e ngjarjes më janë vjedhur më shumë se 120.000 euro, të cilat kanë qenë në prerje 500 dhe 200, si dhe një shumë prej 30.000 Dollarë të cilat kanë qenë prerje 100. Këto para i kisha të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë”./opinion

The post Zbuloi e para vjedhjen në banesë, flet vazja e Alda Klosit: Kur u futa në dhomën e gjumit… appeared first on Albeu.com.

Vjedhja e ish-zyrtares, Klodiana Lala zbulon detaje: Çfarë mund t’i ofrojë SPAK, pastrueses
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me grabitjen e qindra mijëra eurove nga banesa e një ish-zyrtareje të Kryeministrisë së fundmi.

Lala deklaroi se ngjarja e ka zanafillën në datën 15 dhjetor të vitit të kaluar kur policia është informuar nga ish-zyrtarja e lartë e Kryeministrisë Alda Klosi të cilës i ka thënë vajza e mitur se dera e banesës kishte qenë e hapur.

Sipas saj Klosi ka denoncuar vjedhjen e 120 mijë eurove dhe disa bizhuterive prej floriri, ndërsa zbuloi se pas dërgimit në qelinë e paraburgimit të pastrueses Rozeta Dobri dhe djalit të saj Havier këta të dy janë përgjuar nga policia duke zbuluar se në banesën e tyre ishte shifra të tjera parash që dyshohen të vjedhura.

“U desh një pastruese dhe kapja e saj për të dëshmuar atë që është thënë [prej kohësh që në banesat e zyrtarëve të ndryshëm mbahen shuma të mëdha parash që nëse vidhen nuk i denoncojnë sepse nuk i justifikojnë. Ngjarja e ka zanafillën në 15 dhjetor të vitit 2022 kur policia është informuar nga Klosi e cila pretendonte se ishte vjedhur banesa e saj. Vajza e saj e mitur kishte konstatuar që dera ishte e hapur, Klosi u njoftua nga ajo dhe ka bërë denoncimin, në deklaratën që ka dhënë shprehet që janë vjedhur 120 mijë euro dhe disa bizhuteri floriri. Në momentin që ka ngritur dyshimet te pastruesja që kishte 5 vite aty ajo tha se ajo mund të ketë lidhje me ngjarjen, kur është pyetur pastruesja ka mohuar gjithçka.

Pas kontrollit policor Dobi ka pranuar vjedhjen në shtëpinë e Klosit sepse e urrente atë, ndërsa është arrestuar dhe i biri i cili shfaqte një jetë luksoze. Kur nënë e bir janë futur në paraburgim, policia ka përgjuar bisedat e tyre ku kanë thënë se në banesë kishte shuma të tjera prash pa treguar vendin, gjë që ka sjellë që policia të rikthehet duke sekuestruar rreth 400 mijë euro dhe bizhuteri të ndryshme. Kanë shkuar 5 persona për të tërhequr bizhuteritë e vjedhura, mes tyre edhe funksionarë, ndërsa shuma e parave nuk dihet kujt i përket. Kur ka ndodhur ngjarja, policia i ka sekuestruar celularin Dobit dhe ka identifikuar pronarët e banesave ku ajo pastronte të cilët kanë identifikuar bizhuteritë por nuk kanë folur për paratë, çështja që shtrohet është të kujt janë paratë, të Klosit apo personave të tjerë.

SPAK ka deklaruar se po ndjek më vëmendje ngjarjen dhe mund t’i ofrojë Dobit statusin e bashkëpunëtores që ajo të tregojë me detaje se kujt i përkisnin paratë. Thuhet se paratë dyshohet se u përkasin personave ku ka punuar Dobi. Rozeta Dobi ka gjithashtu llogari bankare që janë gjetur, dhe nëse ka para me shifra të mëdha do shihet si do veprohet me të”, tha ajo.

The post Vjedhja e ish-zyrtares, Klodiana Lala zbulon detaje: Çfarë mund t’i ofrojë SPAK, pastrueses appeared first on Albeu.com.