vizita ne shba Archives - Albeu.com

Delegacioni parlamentar nga Shqipëria vizitë në SHBA: Mirënjohje për mbështetjen nga sulmet kibernetike
Një delegacion nga Parlamenti Shqiptar zhvilloi një vizitë në SHBA, me ftesë të Kryetarit të Komisionit të Jashtëm Senatorit Bob Menendez dhe Senatorit Marco Rubio në Samitin e Parë të IPAC, (Aleanca ndërparlamentare për Kinën).

Pjesë e delegacionit kanë qenë deputetja Blerina Gjylameti dhe deputetët Fatmir Mediu, Fatmir Xhafa, Dhurata Çupi dhe Nusret Avdulla.

Përmes një postimi në rrjete sociale, deputetja Blerina Gjylameti thekson se pjesë e diskutimeve ishte siguria globale dhe të drejtat e njeriut.

“Së bashku me kolegë të kuvendit të dhe parlamentarë nga 30 vende të botës biseduam lidhur me:

Sigurinë globale dhe liritë e të drejtat e njeriut. Mirënjohje për SHBA dhe NATO lidhur me mbështetjen e Shqipërisë në përballjen me sulmet terroriste kibernetike ndaj vendit tonë”, thotë Gjylameti./albeu.com/

The post Delegacioni parlamentar nga Shqipëria vizitë në SHBA: Mirënjohje për mbështetjen nga sulmet kibernetike appeared first on Albeu.com.

Blinken i fut Osmanin e Kurtin në detaje të dialogut me Serbinë, ata kishin shkuar për çështje tjera
Dje ishte takimi më i rëndësishëm i binomit Osmani – Kurti. Presidentja dhe Kryeministri ishin në Departamentin amerikan të Shtetit ku u pritën nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Pas takimit me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, presidentja Vjosa Osmani doli para mediave bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe tregoi se i hynë në detaje çështjes së dialogut me Serbinë, duke analizuar secilën marrëveshje dhe secilin propozim të Kosovës në këtë proces. Paraprakisht, Presidenca njoftonte për çështje tjera që thuhej se do të ishin në fokus të diskutimeve. Dialogu s’u përmend fare, raporton Gazeta Express.

“Kemi diskutuar edhe për rolin jashtëzakonisht konstruktiv që Kosova po e luan aktualisht në dialogun me Serbinë, duke hyrë në detaje të secilës marrëveshje që është propozuar dhe të atyre që Kosova i ka nënshkruar, siç është udhërrëfyesi për energji, për çështjet të cilat po diskutohen tani”, tha Osmani.

Ajo tregoi se në takim u konfirmua qëndrimi i presidentit amerikan, Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken që dialogu të përqëndrohet në njohjen reciproke.

Në takim, Osmani përsëriti se “kemi pasur mundësinë që në detaje ta informojmë për qëndrimet tona, për propozimet tona, për rolin konstruktiv dhe për faktin që çdo kontribut i Republikës së Kosovës deri tani ka qenë për më shumë paqe dhe për më shumë stabilitet në të gjithë rajonin tonë”.

Kur e paralajmëroi takimin, Presidenca nuk e përmendi fare dialogun me Serbinë. Tha se në takim me Blinkenin, Osmani e Kurti do të diskutonin për disa çështje tjera që u tha se do të ishin “në fokus të diskutimeve”.

“Në fokus të diskutimeve do të jetë thellimi i partneritetit bilateral Kosovë-SHBA në nivel strategjik, angazhimi i përbashkët në drejtim të adresimit të sfidave ndaj paqes dhe sigurisë në rajon dhe Evropë, si dhe mbështetja për Kosovën në sektorët strategjik. Takimi me Sekretarin e Shtetit Blinken do të mbahet në një periudhë përcaktuese për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë, si dhe për kontinentin evropian e më gjerë si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë”, u tha në njoftimin e Presidencës.

Kryeministri Kurti, pas takimit çështjen e dialogut e përmendi vetëm në fund të postimit të tij në Facebook.

“Në takim konfirmuam që Republika e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se deri më tani jemi angazhuar në mënyrë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut”, shkroi ai.

Edhe në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, përmendet në fund se në takim “u diskutua për rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

Në deklaratën pas takimit të cilin Osmani e quajti “të shkëlqyeshëm” e Kurti “të përzemërt” dhe “shumë të dobishëm”, Blinken e theksoi punën e dialogut.

Ai përmes Twitterit tha se SHBA-të mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës si dhe dialogun me Serbinë.

“U takova sot me presidenten Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti. Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja. Ne vlerësojmë mikpritjen e Kosovës për afganët dhe mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën”, shkroi Blinken.

Paraprakisht, Departamenti i Shtetit e lëshoi një njoftim të shkurtër pas takimit të Blinken me Osmanin dhe Kurtin. Dialogu u konsiderua çështje e rëndësishme.

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken ka takuar sot presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Uashington DC. Sekretari Blinken theksoi partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe Sekretari falënderoi liderët për mbështetjen e tyre të fortë për Ukrainën dhe pritjen bujare të afganëve. Ata diskutuan rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qendër njohjen reciproke, në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”, thuhet në njoftimin e DASH-it./Ekspress/

The post Blinken i fut Osmanin e Kurtin në detaje të dialogut me Serbinë, ata kishin shkuar për çështje tjera appeared first on Albeu.com.

Vizita në SHBA, Kryemadhi: Nëse më shpallin non grata kursej lekët e biletave
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi iu përgjigj deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha i cili ka deklaruar se pas Berishës, radhën për t’u shpallur non grata e kanë Ilir Meta dhe Edi Rama.

E ftuar në “Log.” në ABC, Kryemadhi foli për vizitën e saj në SHBA teksa u pyet nga gazetari Endri Xhafo nëse lidhet kjo me një lobim të mundshëm përpara një cilësimi të tillë. Kryemadhi u shpreh se Meta e mbron mirë veten e tij më mirë se askush tjetër dhe marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë personale por institucionale.

“Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, e gjithë familja jonë e ka ligj që nuk nuk lobohet për asgjë që është e drejtë. Ilir Meta nuk ka nevojë ta ndihmojë Monika Kryemadhin për të lobuar. E mbron veten më mirë se askush tjetër. Marrëdhëniet me SHBA nuk kanë të bëjnë me çështjet personale. Kam qenë në SHBA ku jam takuar me miq amerikanë.

Kam diskutuar për situatën në Shqipëri. Kemi qenë lider për politikën e fqinjësisë së mirë. Tentativa për të kapur sistemin e drejtësisë. Ne partnerë strategjikë kemi SHBA, as Serbinë dhe as vendet e tjera. Ne merremi me kush do të jetë në listën non grata dhe nuk merremi ku do të jetë Shqipëria nesër. Ka shumë mënyra për ta intimiduar një njeri por nuk mendoj se ky është problemi”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo u shpreh se Basha duhet pyetur sa vite ka që nuk shkon në SHBA. Ndalur tek ftesa e Gabriel Escobar ndaj kryedemokratit, Kryemadhi tha se edhe pas kësaj Basha nuk ka udhëtuar drejt SHBA. Me batutë, kryetarja e LSI deklaroi se edhe nëse do ishte non grata do i bënin nder pasi do kursente paratë e biletave.

“Para se Basha të bëhet zëdhënës i Ramës, duhet pyetur Basha sa vite ka që nuk shkon në SHBA. Pse nuk shkon në SHBA. Selinë e mbron Gazi. Duhet të kuptojmë një gjë nëse do kishte drejtësi në Shqipëri do ndiqnim paratë e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës me kë grupe lobimi kanë punuar në SHBA. Kryemadhi është mirënjohëse nga SHBA për shkollën e saj. Nuk është Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta non grata. Edhe po qe Kryemadhi non grata nder do na bëjnë se do na kursejnë lekët e biletave. Partnerët tanë e dinë mirë kush ishte iniciatori i djegies së mandateve. Bashës ia kam bërë të qartë nëse tradhton kauzën e djegies së mandateve nuk të ndahem këmba këmbës. Nuk i ndahem, do ta luftoj”, tha Kryemadhi.

The post Vizita në SHBA, Kryemadhi: Nëse më shpallin non grata kursej lekët e biletave appeared first on Albeu.com.

Vjosa Osmani takon ish-presidentin Clinton: Faleminderit për çka ke bërë për Kosovën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton.

Takimi u zhvillua gjatë vizitës që ajo ka zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me një sërë personalitetesh.

Përmes një postimi në “Twitter” Osmani ka falënderuar ish-presidentin Clinton për çdo gjë që ka bërë për Kosovën dhe popullin shqiptar dhe e vlerëson Klintonin si një mik të përkushtuar e besnik.

“Të thuash se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe besnikë, do të ishte nënvlerësim. President Bill Clinton faleminderit për çdo gjë që ke bërë për popullin tonë”, ka shkruar Osmani./albeu.com

The post Vjosa Osmani takon ish-presidentin Clinton: Faleminderit për çka ke bërë për Kosovën appeared first on Albeu.com.