vizita ne kosove Archives - Albeu.com

Këshilltari i DASH anulon vizitën e planifikuar në Kosovë
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, anuloi vizitën në Kosovë, për “arsye familjare”, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ka qenë e paraparë që Chollet dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të takojnë pasditen e sotme udhëheqësit e lartë të shtetit të Kosovës, ndërsa mëngjesin e së martës përfaqësues të partive politike.

Në një njoftim të Qeverisë së Kosovës u bë e ditur se kryeministri Albin Kurti do të presë pasdite në takim vetëm Escobarin.

Vizita vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – është e tensionuar.

Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Këto veprime i ndërmorën pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

The post Këshilltari i DASH anulon vizitën e planifikuar në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Nesër kryeministrja serbe vizitë në Kosovë, Kurti: Të mos japë deklarata përçarëse që sjellin destabilizim
Të hënën, më 5 shtator, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç do të jetë për vizitë në Kosovë.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se ajo duhet të bëjë kujdes në deklaratat që bën.

Në një konferencë për mediat, Kurti tha se homologia serbe duhet të mos japë deklarata përçarëse si kryenegociatori serb në dialog, Petar Petkoviç.

“Pres që zonja Brnabiç të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse, ndarëse që kishin për qëllim tensionimin dhe destabilizimin. Kemi nevojë të përqendrohemi te jeta më e mirë e qytetarëve.

Unë besoj që Qeveria e Republikës së Kosovës me mua si kryeministër për këtë më pak se një vit e gjysmë ka bërë më shumë sesa çdo qeveri paraprake edhe sa i përket punësimit të personave nga komunitetet pakicë apo jo shumicë, por këtu e kemi një vështirëse, sepse punësimi ka shkuar shpesh sipas partive politike, jo sipas përkatësisë nacionale”, tha Kurti.

Brnabiç do të realizojë një vizitë një ditore në komunat veriore të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Leposaviç.

The post Nesër kryeministrja serbe vizitë në Kosovë, Kurti: Të mos japë deklarata përçarëse që sjellin destabilizim appeared first on Albeu.com.

Escobar dhe Lajçak vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në Bruksel.

Radio Evropa e Lirë ka marrë vesh nga burimet e saj se Escobar dhe Lajçak do të qëndrojnë të martën në Prishtinë.

Sipas këtyre burimeve, ata do të bëjnë përpjekje për të bindur palët që të arrijnë marrëveshje për tejkalimin e tensioneve në veri të Kosovës si dhe për çështjen e targave të veturave dhe dokumentet serbe.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në Bruksel.

Radio Evropa e Lirë ka marrë vesh nga burimet e saj se Escobar dhe Lajçak do të qëndrojnë të martën në Prishtinë.

Sipas këtyre burimeve, ata do të bëjnë përpjekje për të bindur palët që të arrijnë marrëveshje për tejkalimin e tensioneve në veri të Kosovës si dhe për çështjen e targave të veturave dhe dokumentet serbe.

Në Bruksel, diplomatët pranojnë se ka hapësirë për rritjen e tensioneve, prandaj edhe duan që të dyja palët të jenë të përgjegjshme, të kërkojnë zgjidhje dhe të evitojnë sjelljet që mund të shkaktojnë përshkallëzim të situatës.

Në BE e kanë përsëritur se “nuk duan të shohin në Kosovë, skena çfarë janë parë në fund të muajit korrik dhe fillim të muajit gusht”.

Fakti se Escobar dhe Lajçak pritet të shkojnë së bashku në Beograd dhe Prishtinë, shihet si dëshmi se BE-ja dhe SHBA-ja po punojnë së bashku në drejtim të arritjes së një zgjidhjeje për çështjet e targave dhe dokumenteve serbe.

Shtetet e Bashkuara e kanë përsëritur se mbështesin plotësisht procesin e ndërmjetësuar nga blloku evropian.

Ndërkohë zyrtarë të BE-së i janë falënderuar SHBA-së për rolin aktiv dhe konstruktiv në kërkim të zgjidhjes dhe në mbështetje të dialogut.

Esobar ka qëndruar në Bruksel më 18 gusht, kur është zhvilluar dialogu mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Ai është takuar ndaras me të dy liderët dhe Lajçakun.

Burimet diplomatike në Bruksel pohojnë se këto ditë ka interesim dhe angazhim të shtuar edhe të disa liderëve perëndimorë për të gjetur zgjidhje.

Vetë Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë pas takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë se ka kohë deri më 1 shtator, ndonëse ka tërhequr vërejtjen se koha “po ec”.

Nga takimet e të dërguarve të posaçëm të BE-së dhe SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd, do të varet nëse do të ketë takim të ri në kuadër të dialogut në Bruksel, dhe nëse po, në çfarë niveli./REL/

The post Escobar dhe Lajçak vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin appeared first on Albeu.com.

Vizita 2 ditore në Kosovë, Begaj refuzon të shkojë në selinë e tyre, LDK: Keqardhje, jemi të habitur
Presidenti i Shqipërisë ka shkuar në Kosovë për një vizitë dy ditore.

Në agjendën e sotme Begaj duhet të takohej edhe me kreun e LDK-së ku ka pasur edhe një pakënaqësi nga ana e LDK-së.

Bajram Begaj donte që të takohej me ta në Kuvend, ndërsa kreu i LDK-së nuk ka pranuar pasi dëshironte që ai ta takonte në selinë e tij.

LDK ka shprehur keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me presidentin e ri të Shqipërisë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës shprehë keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë. Për dallim nga krerët insitucional paraprak të Shqipërisë, Presidentët e shkuar, Kryeminisrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, Presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qëndrore të saj”, thuhet në përgjigje.

LDK e konsideron qasje të pazakontë refuzimin e Begajt për t’i takuar drejtuesit në zyret e partisë.

“Ndonëse nuk e kuptojmë refuzimin e tillë dhe shprehim njëkohësisht habinë për një qasje të pazakontë, konsiderojmë si mundësi të humbur takimin me Presidentin Begaj; të cilit i urojmë suksese në përfaqësimin më dinjitoz të Republikës së Shqipërisë.  LDK ka selinë e vet dhe ajo mbetet e hapur për çdo zyrtar të shtetit shqiptar – siç ka qenë përherë”, thuhet tutje.

Begaj po qëndron në Kosovë në vizitën e tij të parë jashtë vendit. Ai është pritur dje nga Osmani, Kurti e Konjufca, ndërsa sot është takuar edhe me drejtuesit e PDK-së dhe AAK-së.

The post Vizita 2 ditore në Kosovë, Begaj refuzon të shkojë në selinë e tyre, LDK: Keqardhje, jemi të habitur appeared first on Albeu.com.

AXHENDA/ Presidenti Begaj viziton sot Kosovën, takim “kokë më kokë” me Osmanin dhe homazhe në varreza
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të zhvillojë sot dhe nesër (15-16 gusht) një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Kjo është vizita e tij e parë jashtë vendit që pas marrjes së postit të Presidentit më 24 korrik.

Vizita e Begajt do të behët me ftesë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas agjendës, fillimisht Begaj do takohet me homologen e tij, Vjosa Osmani në orën 10:00. Pas takimit të dy krerët e shteteve do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

Më pas, në ora 12:15, presidenti i Shqipërisë do të takohet me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Dhe në orën 13:00 ka në agjendë takimin me kryeministrin Albin Kurti. Po ashtu, ai do të bëjë homazhe te varri i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, në orën 15:45.

Begaj do të bëjë homazhe edhe në varrezat e familjes Jashari në orën 16:35.

Agjenda e plotë:

E hënë, 15 gusht 2022

10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu,

Presidente e Republikës së Kosovës.

10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve

(para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës)

Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.

10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes:

Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës

Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë.

10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës,

Sh. S. Dr. Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin.

11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.

11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.

12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së

Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca.

13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête mes:

Sh.T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë

Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës,

Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin.

15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës.

16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës.

Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari.

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:

09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.

09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.

10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.

10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.

11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.

12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejne në KFOR (Pejë).

13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.

14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

The post AXHENDA/ Presidenti Begaj viziton sot Kosovën, takim “kokë më kokë” me Osmanin dhe homazhe në varreza appeared first on Albeu.com.

Rama bëhet nostalgjik për rininë e tij: Se mendoja se do të vishja kostum ndonjëherë, unë mbaja vëth në vesh!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur se kur ka qenë i ri ka mbajtur vëth në vesh dhe as që e mendonte përfshirjen në politikë.

Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij, ku është kthyer pas në kohë se si u fut në politikë, ndërsa pohoi se kurrë nuk e kishte menduar se do të vishte ndonjëherë kostum.

Në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Prishtinës, Rama tha se nuk do të ishte marrë me politikë nëse do të kishte lindur në një vend europian, apo nëse nuk do të ishin kushtet në Shqipëri.

“Ju dhe njerëzit mendojnë se politikanët thonë atë që nuk mendojnë dhe bëjnë ate që nuk mendojnë dhe bëjnë atë që nuk besojnë, kjo kot s’ka dalë se na ata ka plot. Unë dua t’ju them se e para, unë nuk do të isha marrë me politike sikur të kisha lindur në Franca, Angli apo gjermani, as sdo të isha marrë me politike në Shqipëri po mos të kishte qenë historia, që më përfshi pa menduar se unë një ditë do të vishja kostum. Kur jam përfshirë me politikën kam pasur vath në veshë. Kam pasur dhembët origjinale, se këto që shihni nuk janë, pasi janë të prodhuara nga dentisti. Unë kam pasur flokë më të gjata se sa ju këtë. Shumë vite më parë, pa menduar se do të merresha me këtë punë, dhe rrodhën gjërat, ashtu si thotë shprehja; jeta është ajo që na ndodh, ndërkohë jemi duke bërë plane të tjera. Nuk bëj asgjë që nuk e besoj. Dhe nëse se besoj, s’kam kapacitet që ta ndjek”, pohoi kryeministri./albeu.com

The post Rama bëhet nostalgjik për rininë e tij: Se mendoja se do të vishja kostum ndonjëherë, unë mbaja vëth në vesh! appeared first on Albeu.com.

Ambasadori teshtin gjatë konferencës, Rama: Shëndet fjalë e vërtetë, teshti kur të themi diçka pozitive (VIDEO)
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe Rama kanë qenë në një takim me student të Kosovës ku nuk kanë munguar batutat.

Minxhozi ka teshtirë në momentin që kryeministri Edi Rama po fliste për lejet e punës së qytetarëve të Kosovës në Shqipëri. I pranishëm në një tavolinë me studentët e Kosovës, Rama tha se për lejet e punës kishte një absurditet në legjislaturën tonë dhe Minxhozi teshtiu.

Kreu i qeverisë shqiptare vijoi me batuta më tej dhe tha se ishte fjalë e vërtetë ajo që po thoshte, siç edhe rëndom thuhet mes shqiptarëve, kur dikush teshtin. Rama shtoi se Minxhozi mund të teshtinte edhe kur ai të fliste diçka pozitive për Shqipërinë.

“Për lejet e punës….shëndet, fjalë e vërtetë ambassador, kishte një absurditet në legjislaturën tonë. Ti teshtin vetëm kur unë nxjerr anët e këqija, teshti njëherë kur unë them anët e mira për ne”, tha Rama ndër të tjera dhe salla nisi të qeshte./albeu.com

The post Ambasadori teshtin gjatë konferencës, Rama: Shëndet fjalë e vërtetë, teshti kur të themi diçka pozitive (VIDEO) appeared first on Albeu.com.