vizioni per te ardhmen Archives - Albeu.com

Ne kemi dy vizione të së ardhmes, dhe që të dyja janë të gabuara
Nga Jerome Roos

“Përgjatë historisë ka epoka të qeta, të cilat duket se përmbajnë atë që do të zgjasë përgjithmonë. Por ka edhe epoka ndryshimi, të cilat sjellin trazira që në raste ekstreme duket se prekin rrënjët e vetë njerëzimit”- shkroi dikur filozofi Karl Jaspers. E jona është padyshim një epokë trazirash.

Ndërsa lufta në Evropë dhe në botë po i shtohet kostos së pandemisë më vdekjeprurëse në kujtesën e gjallë, në planet dominon një ndjenjë e thellë pesimizmi. Pas viteve të trazirave ekonomike, sociale dhe të paqëndrueshmërisë politike, ekziston një ndjenjë e përhapur se bota gjendet në prag të shfarosjes.

Ajo duket si një anije pa timon në një stuhi të tmerrshme. Dhe arsyet për këtë janë më se të dukshme. Njerëzimi përballet sot me një ndërthurje sfidash që janë ndryshe nga të tjerat në historinë e tij. Ndryshimi i klimës po ndryshon me shpejtësi kushtet e jetës në planetin tonë.

Tensionet rreth Ukrainës dhe Tajvanit, kanë ringjallur spektrin e një konflikti midis superfuqive bërthamore. Ndërkohë zhvillimet marramendëse në Inteligjencën Artificiale po ngrenë shqetësime serioze për rrezikun e një katastrofe globale të shkaktuar nga AI.

Kjo situatë shqetësuese kërkon perspektiva të reja për të kuptuar një botë që po ndryshon me shpejtësi dhe për të përcaktuar se ku mund të shkojmë. Në vend të kësaj, po na paraqiten dy vizione të njohura, por shumë të ndryshme mbi të ardhmen: një narrativë e fundit të botës, që e sheh kudo Apokalipsin, dhe një narrativë e progresit, i cili pohon se kjo që po shohim është më e mira nga të gjitha botët e mundshme.

Të dyja pikëpamjet janë sa të fuqishme në pretendimet e tyre, po aq edhe mashtruese në analizën e tyre. E vërteta është se askush nga ne nuk mund ta dijë se ku po shkojnë gjërat. Kriza e kohës sonë po e mban peng të ardhmen. Parashikuesit ndoshta do të luten që gjërat të ndryshojnë.

Në këndvështrimin e tyre, njerëzimi ndodhet aktualisht në prag të ndryshimeve kataklizmiketë cilat do të kulmojnë në mënyrë të pashmangshme në shembjen e qytetërimit modern dhe në fundin e botës siç e njohim ne. Është një këndvështrim që reflektohet tek numri në rritje i atyre që përgatiten për fundin e botës, bunkerëve të miliarderëve dhe serialeve televizive post-apokaliptike.

Ndërsa mund të jetë joshëse që dukuri të tilla kulturore të hidhen poshtë si jo serioze në thelbin e tyre, ato përfaqësojnë një aspekt të rëndësishëm të gjendjes aktuale shpirtërore, duke zbuluar ankthet e rrënjosura thellë rreth brishtësisë së rendit ekzistues. Por sot këto frikëranuk mund të kufizohen më tek disa njerëz fanatikë të konspiracioneve.

Sulmi i pamëshirshëm i krizave tronditëse, i shpalosur në sfondin e përmbytjeve të shpejta dhe zjarreve të mëdha nëpër pyje, e ka zhvendosur vazhdimisht në qendër të vëmendjes ndjenjën e fundit të botës. Kur edhe kreu i Kombeve të Bashkuara paralajmëron se rritja e nivelit të detit mund të shkaktojë “një eksod masiv në shkallë biblike”, atëherë është e vështirë të mbetesh i sigurt për gjendjen e botës.

Një sondazh zbuloi se më shumë se gjysma e të rinjve besojnë tani se “njerëzimi është i dënuar të shkatërrohet” dhe se “e ardhmja është e frikshme”. Po ashtu, vitet e fundit kanë parë gjithashtu ringjalljen e një narrative shumë të ndryshme. E ilustruar nga një mori librash bestseller dhe fjalimesh virale në platformën TED, kjo pikëpamje tenton të minimizojë sfidat me të cilat përballemi dhe këmbëngul tek marshimi i paepur i përparimit njerëzor.

Në rast se mendimtarët që profetizojnë fundin e botës shqetësohen pafundësisht se gjërat do të përkeqësohen shumë, profetët e përparimit pohojnë se gjërat vetëm sa janë duke u përmirësuar, dhe ka të ngjarë të vazhdojnë ta bëjnë këtë në të ardhmen.

Skenari panglosian i pikturuar nga këta optimistë, mbështet mbrojtësit e statuskuosë. Por nëse gjërat po përmirësohen vërtet, atëherë nuk ka nevojë për ndryshime transformuese për t’u përballur me problemet më urgjente të kohës sonë. Për sa kohë që ne i përmbahemi skenarit dhe ruajmë besimin tonë në cilësitë shpenguese të zgjuarsisë njerëzore dhe inovacionit teknologjik, të gjitha problemet tona përfundimisht do të zgjidhen vetë.

Këto dy vizione, duken të jenë diametralisht të kundërta. Në fakt, ato janë dy anët e së njëjtës medalje. Të dyja këndvështrimet e vënë theksin tek një grup tendencash mbi një tjetër.  Optimistët i referohen shpesh të dhënave mashtruese mbi reduktimin e varfërisë si një dëshmi se bota po bëhet një vend më i mirë.

Ndërkaq, pesimistët priren të fokusohen tek skenarët më të këqij të degradimit të klimës apo kolapsit financiar, dhe t’i paraqesin si fakte të pashmangshme këto mundësi reale. Është e lehtë të kuptosh tërheqjen e publikut nga narrativa të tilla të njëanshme.

Por për ta kuptuar vërtet natyrën komplekse të epokës aktuale, ne duhet para së gjithash të përqafojmë aspektin e saj më të tmerrshëm: pasiguria e pafundme e saj. Është pikërisht kjo pasiguri – të mos diturit se ku jemi dhe çfarë na pret përpara – ajo që shkakton një ankth ekzistencial.

Antropologët kanë një emërtesë për këtë lloj eksperience shqetësuese:liminalitet. Tingëllon shumë teknike, por përshkruan një aspekt thelbësor të gjendjes njerëzore. Me origjinë nga fjala latine që do të thotë prag, liminaliteti i referohej fillimisht ndjenjës së çorientimit që lind gjatë një riti kalimi.

Për shembull, në një ritual tradicional të kalimit në moshë madhore, ai shënon pikën në të cilën adoleshenti nuk konsiderohet më fëmijë, por nuk njihet ende si i rritur. Pra as këtu dhe e as atje. Pyesni çdo adoleshent: Një gjendje e tillë pezull, mund të jetë një kohë shumë trazuar për të jetuar.

I gjithë njerëzimi është sot në mesin e një tranzicioni të dhimbshëm, një lloj ‘interregnum’ siç e quante dikur teoricieni politik italian Antonio Gramsci, midis një bote të vjetër që po vdes dhe një të reje që po përpiqet të lindë. Ndryshime të tilla epokale janë pashmangshmërisht të mbushura me rreziqe.

Por me gjithë potencialin e tyre shkatërrues, ato janë gjithashtu plot mundësi. Siç vuri në dukje dikur historiani i shekullit XIX-të, Jacob Burckhardt, trazirat e mëdha në historinë botërore mund të shihen po aq “si shenja të vërteta vitaliteti” që “e pastrojnë terrenin” nga idetë e diskredituara dhe institucionet e degraduara.

“Kriza duhet të konsiderohet si një syth i ri i rritjes”- shtoi ai. Pasi e përqafojmë këtë natyrë të kohës sonë me fytyrë nga Janusi, njëherësh e frikshme por gjeneruese, na shfaqet një vizion shumë i ndryshëm për të ardhmen. Ne nuk e konceptojmë më historinë si një vijë të drejtë që priret ose drejt përmirësimit gradual ose poshtë drejt një kolapsi të pashmangshëm. Përkundrazi, shohim faza të qetësisë relative, të shoqëruara herë pas here nga periudha të trazirave të mëdha. Këto kriza mund të jenë shkatërruese, por ato janë njëherazi edhe shtytëset e historisë. Progresi dhe katastrofa, edhe pse të kundërta, janë vërtet të bashkuara në skaje. Së bashku, ato përfshihen në një vallëzim të pafundmë shkatërrimi krijues, duke krijuar përgjithmonë terrene të reja dhe duke u futur në spirale drejt së panjohurës.

Epoka jonë e trazirave mund të sjellë ndonjë katastrofë globale apo edhe një kolaps të qytetërimit modern. Por po ashtu mund të krijojë mundësi për ndryshime transformuese. Ne tashmë mund t’i shohim këto dinamika kontradiktore kudo rreth nesh. Një pandemi që vrau miliona njerëz dhe gati shkaktoi një kolaps ekonomik global, i ka fuqizuar punëtorët dhe ka rritur shpenzimet e qeverive për zhvillimin e vaksinave, të cilat së shpejti mund të na japin një kurë për kancerin.

Ngjashëm një luftë e madhe tokësore evropiane, që ka sjellë zhvendosjen e miliona njerëzve, dhe ka shkaktuar një krizë energjetike globale, po përshpejton pa dashje kalimin drejt energjisë së rinovueshme, duke na ndihmuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Zgjidhjet që ndjekim sot – mbi paqen globale, tranzicionin e energjisë së pastër dhe rregullimin e veprimtarisë së AI – do të formojnë bazën për një rend të ri botëror. Sigurisht, është e pamundur të parashikohet se ku do të çojnë këto zhvillime. Gjithçka që dimë është se riti ynë qytetërues i kalimit na ka hapur një derë për të ardhmen. Varet nga ne për të ecur drejt.

Shënim: Jerome Roos, ekonomist politik, sociolog dhe historian në Shkollën Ekonomike të Londrës. Libri i tij i ardhshëm është një histori mbi krizat globale. / “New York Times” – Bota.al

The post Ne kemi dy vizione të së ardhmes, dhe që të dyja janë të gabuara appeared first on Albeu.com.