vizat me kosoven Archives - Albeu.com

Hiqet izolimi: BE nis liberalizimin e vizave me Kosovës nga13 tetor
Presidenca çeke e BE-së ka ndezur motorët për ta çuar përpara liberalizimin e vizave për Kosovën. Zëdhënësi i presidencës çeke të BE-së në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express është shprehur se raporti i Komisionit Evropian për situatën aktuale me vizat pritet të prezantohet në takimin e Grupit Punues për Viza më 13 tetor, Pastaj, Presidenca çeke do të bëjë ç’është e mundur ta fusë në agjendën e ministrave sa më parë. Sipas zëdhënësit, vendimi për vizat që mund të zgjasë disa muaj, mund të merret në nivel të ministrave, pavarësisht se si rrjedhin gjërat në takimet joformale të shefave të shteteve të BE’së e që një prej tyre do ta mbajnë më 7 tetor.

Raporti i Komisionit Evropian që do të prezantohet më 13 tetor në organin përgatitor të Këshillit Evropian i quajtur Grupi Punues për Viza do të shërbejë si bazë për të nisur debatin për miratimin e liberalizimit të vizave në Këshillin e BE-së.

Kështu i tha Gazetës Express zëdhënësi i Presidencës çeke, Václav Smolka, duke konfirmuar se në mesin e shteteve të BE-së ka gatishmëri që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave për zonën Schengen.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën ndodhet shumë lart në agjendën e Presidencës Çeke. Aktualisht, Komisioni Evropian është duke përgatitur një raport për situatën aktuale, i cili do të shërbejë si bazë për të nisur një debat për miratimin e liberalizimit të vizave në Këshillin e BE-së. Ky raport pritet të prezantohet në takimin e Grupit Punues për Viza më 13 tetor 2022”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i presidencës çeke, Vaclav Smolka, që njëherit ushtron edhe funksionin e zëdhënësit të kryeministrit çek Petr Fiala, ka thënë se Çekia do të bëjë të gjitha përpjekjet që ta fus në agjendë të ministrave të BE’së sa më parë.

“Presidenca çeke do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta sjellë sa më shpejt këtë çështje në nivelin e ministrave. Mirëpo, përkrahja/miratimi nga Këshilli Evropian (shefave të shteteve) nuk është një parakusht në këtë çështje. Ajo që është me rëndësi, procesi në Këshill që ende  mund të zgjasë disa muaj, është në rrugën e duhur. Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive drejt një vendimi pozitiv sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Smolka.

Ai tutje tha se progresi për heqjen e vizave për Kosovë varet edhe nga situata politike në rajon duke nënkuptuar përparim në dialogun Kosovë-Serbi.

“Progresi do të varet edhe nga situata e përgjithshme politike në rajon, prandaj Presidenca mbështet plotësisht përpjekjet për një trajektore pozitive në dialogun Beograd-Prishtinë”, tha ai.

Liderët e 27 vendeve të unionit evropian do të takohen paraprakisht edhe me 7 tetor në një takim joformal për të cilin zëdhënësi i presidencës çeke tha se s’ka agjendë zyrtare.

“Takimi i ardhshëm i liderëve në Pragë është një takim joformal pa një agjendë zyrtare. Pritet që takimi, i kryesuar nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, të pasqyrojë sfidat më të urgjente me të cilat përballet BE-ja aktualisht, përkatësisht luftën në Ukrainë dhe sigurinë energjetike dhe ndikimet e saj ekonomike”, u shpreh Smolka.

Në një deklaratë të përbashkët të ministrave të Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë të publikuar më 16 shtator, ku u bë thirrje për progres në liberalizimin e vizave për Kosovën u pa gjithashtu si shenjë që mbështetja politike në mesin e bllokut evropian për këtë proces ekziston.

Franca dhe Holanda si dy nga shtetet hezituese që kosovarët të lejohen të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen tani duket se nuk kanë dilema.

Ministria e Jashtme holandeze në një përgjigje përExpress dy ditë më parë deklaruan se po e presin raportin e Komisionit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave dhe nëse i njëjti konsideron se ka progres atëherë Holanda ka gatishmëri për të marrë një qëndrim.

“Komisioni Europian së shpejti do të vijë me një raport të përditësuar mbi standardet për liberalizimin e vizave. Holanda është e hapur për të vlerësuar nëse të gjitha standardet janë përmbushur. Progresi i bërë deri më tani në regjistrin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është kyç për ne” thanë kjo ministri.

Pasi të dëgjojnë KE’në, holandezët thonë se Qeveria holandeze do të marrë qëndrimin dhe do ta kalojë çështjen në Parlament.

“Vetëm pas vlerësimit të progresit të bërë dhe pas një diskutimi me Parlamentin do të kemi qëndrim për këtë çështje”.

Sinjale pozitive ka dhënë të premten edhe Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, do të zgjidhet në vitin e ardhshëm, më saktësisht përgjatë muajve shkurt dhe mars.

Komisioni Evropian dy herë ka rekomanduar që Kosovës t’i liberalizohen vizat në raportet e tij më 2016 dhe 2018, por një vendim i tillë s’është diskutuar asnjëherë në Këshillin e BE-së.

Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me BE-në./GazetaExpress/

The post Hiqet izolimi: BE nis liberalizimin e vizave me Kosovës nga13 tetor appeared first on Albeu.com.

Ish-ministri gjerman: BE të mbajë premtimet, të hapë negociatat për Shqipërinë, t’i heqë vizat Kosovës (FOTO LAJM)
Ish-ministri gjerman për Europën, Michael Roth, ka thënë se duhet të rritet besimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se kjo duhet bërë duke liberalizuar vizat për Kosovën dhe të hapen negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të ndihen të lëna pas dore. Rusia është gjithashtu duke destabilizuar rajonin. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet. Do të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do të jepet liberalizimi i vizave për Kosovën”.

Ai po ashtu tha se edhe Ukrainës i duhet shpresa dhe besimi nga BE-ja, duke thënë se Europa Lindore nuk është aneks, por se përket në Europë.

Roth, i cili aktualisht është kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, në vazhdimësi ka folur për interesat e Kosovës sa ishte në pozitën e ministrit, derisa çështjen e liberalizimit të vizave e ka përmendur shpesh në fjalimet e tij./Express

Endlich erkennen wir an: das östliche Europa ist kein Annex, es gehört zu uns. Lasst uns die Teilung Europas endgültig überwinden. Die bisherige Nachbarschaftspolitik wurde von Ukraine, Georgien+Moldau als zweitklassig empfunden. Aus Nachbarn müssen bald Mitbewohner werden. 2/6??

— Michael Roth MdB ???? (@MiRo_SPD) April 23, 2022

The post Ish-ministri gjerman: BE të mbajë premtimet, të hapë negociatat për Shqipërinë, t’i heqë vizat Kosovës (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.