viza ruse Archives - Albeu.com

KE propozon pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin e vizave me Rusinë
Pavarësisht se nuk ka pasur gatishmëri nga të gjitha shtetet anëtare të bllokut për të ndalur dhënien e vizave për qytetarët e Rusisë, ky proces për ta pritet të bëhet më i vështirë. Kjo pasi Komisioni Evropian më 6 shtator propozoi pezullimin e plotë të marrëveshjes për lehtësimin e vizave mes Bashkimit Evropian dhe Federatës Ruse.

Ky propozim i KE-së, që u miratua të martën, është në linjë të njëjtë me atë që ishin marrë vesh ministrat e Jashtëm të BE-së gjatë takimit joformal që u mbajt javën e kaluar në Pragë të Republikës Çeke.

“Shtetet si Rusia, që bëjnë agresion dhe luftë, nuk do të duhej të kualifikoheshin për lehtësim të vizave përderisa vazhdon të zbatojë politikë destruktive të jashtme dhe agresion ushtarak ndaj Ukrainës, duke demonstruar mospërfillje të rendit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.

Pezullimi i marrëveshjes, sipas Komisionit Evropian, është edhe përgjigje ndaj kërcënimeve të sigurisë të bllokut dhe interesave të tij si dhe shteteve anëtare si rezultat i pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.

Pezullimi nënkupton se shtetasit e Rusisë nuk do të mund të llogarisin më në qasje të privilegjuar në BE dhe do të përballen me një proces më të gjatë për marrjen e vizave, më strikt dhe do të paguajnë më shtrenjtë për viza.

Në njoftimin e KE-së thuhet se “BE-ja do të mbetet e hapur për disa kategori të qytetarëve të Rusisë që udhëtojnë për nevoja esenciale, përfshirë ata që kanë anëtarë të familjes në BE, gazetarët, disidentët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile”.

Komisionerja e BE-së për Çështje të Brendshme, Ylva Johansson, duke përsëritur se Rusia e ka shkelur parimin e mirëbesimit dhe themelet e së drejtës ndërkombëtare me agresionin ndaj Ukrainës dhe krimet e pretenduara të luftës që forcat e saj po bëjnë atje, tha se vendimi i sotëm është dëshmi e unitetit të BE-së përballë sjelljes agresive të Moskës.

“Propozimi i sotëm është përgjigje e fuqishme dhe e përbashkët e BE-së. Së shpejti do të dalim me udhëzime se si të forcojmë masat e kontrollit për kërkesat për viza nga qytetarët e Rusisë dhe po ashtu edhe kontrollin e vendkalimeve kufitare, pa e shkëputur veten nga disidentët në Rusi dhe shoqëria civile” , tha Johansson.

Nga disa shtete të BE-së, sidomos nga Polonia dhe vendet Baltike, ka pasur propozim që blloku evropian të ndalojë tërësisht lëshimin e vizave për qytetarët e Rusisë.

Por, një masë e tillë nuk ka marrë mbështetjen e disa vendeve, që i kanë cilësuar si “kundërproduktive” dhe që do të mund të forconte regjimin e presidentit Vladimir Putin në Rusi, nëse të gjithë qytetarëve rusë do t’u ndalohej hyrja në BE.

Si kompromis, vendet anëtare janë pajtuar që të pezullohet marrëveshja e lehtësimit të vizave, që do ta bëjë marrjen e vizave për qytetarët rusë./REL

The post KE propozon pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin e vizave me Rusinë appeared first on Albeu.com.

BE-ja pezullon procedurat lehtësuese të vizave për turistë rusë
Vendet anëtare të Bashkimit Europian vendosën të pezullojnë plotësisht marrëveshjen me Rusinë, që ka bërë të mundur deri tani lehtësimin e procedurave për marrjen e vizave turistike Schengen nga shtetasit rusë.

Ky vendim vjen 15 vjet pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për lehtësimin e procedurave për viza turistike Schengen për shtetasit rusë. Josep Borrel, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, e konfirmoi vendimin në konferencën për shtyp, pas një takimi jo formal të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE, të zhvilluar të mërkurën (31.08) në Pragë, të fokusuar në pasojat globale të agresionit rus ndaj Ukrainës.

“Marrëveshja me Rusinë, e arritur në vitin 2007 që lehtësonte marrjen e vizave Schengen për shtetasit rusë u anulua plotësisht. Ky vendim është një përqasje e përbashkët që do të parandalojë “një blerje të mundshme vizash” nga rusët.

Jo pezullim i përgjithshëm

Gjithësesi vendimi nuk nuk e ndalon krejtësisht dhënien e vizave për shtetas rusë dhe nuk e bën të pamundur marrjen e vizës, tha Borrel në konferencën për shtyp.

“Ka një mirëkuptim të përbashkët nga vendet anëtare të BE-së që vizat të jepen në baza individuale, sidomos për grupe të veçanta njerëzish. Ne nuk duam të shkëputemi nga ata rusë që janë kundër luftës në Ukrainë. Ne nuk duam të shkëputemi nga shoqëria civile ruse”

Marrëveshja mes BE dhe Rusisë për lehtësimin e procedurave të marrjes së vizave Schengen u pezullua pjesërisht në fund të shkurtit të këtij viti për shtetasit rusë, të afërt me Putinin, biznesmënë dhe mbajtës pasaportash diplomatike. Pezullim i pjesshëm nuk preku rusët e zakonshëm që deri tani kanë përfituar nga procedurat e lehtësimit të marrjes së vizave Schengen.

Baerbock: Vizave Schengen për gazetarë dhe studentë rusë

Vendimi erdhi pas kundërshtimit të Gjermanisë, të Francës dhe të Belgjikës për ndalimin e plotë të vizave për shtetasit rusë me arësyetimin që “kjo do të ndëshkonte edhe rusët që kundërshtojnë luftën në Ukrainë, apo që dëshërojnë të hyjnë në vendet e BE për qëllime humanitare.”

Ministrja e Jashme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha që “Gjermania u ka dhënë viza Schengen njerëzve që me guxim kanë vendosur të largohen nga Rusia, p.sh. gazetarëve që duan të raportojnë nga Bashkimi Evropian ose studentëve që largohen. Dhe unë të dëshëroj që kjo mundësi për ata të vazhdojë.”

Rrezik sigurie nga turistët rusë

Josep Borrell tha në konferencën për shtyp se “që nga mesi i korrikut  ka pasur një rritje të konsiderueshme të kalimeve kufitare nga Rusia në shtetet fqinje, gjë që përbën një rrezik sigurie për këto shtete.”

Burime nga zyra e shtypit të Këshillit Evropian citojnë Ministrin e Jashtëm të Finlandës, Pekka Haavisto, sipas të cilit duke filluar nga 1 shtatori Finlanda do të japë vetëm 10 përqind të numrit të vizave që ka dhënë zakonisht, para vendimit të marrë tani nga BE-ja.

“Ky veprim duhet të merret nga gjithë vendet anëtare të BE. Në një kohë që ukrainasit po vuajnë, turizmi nuk duhet të vazhdojë normalisht, duhet të ketë kufizime me vizat turistike”, tha Pekka Haavisto.

Në Shqipëri hetohen turistë rusë për spiunazh

Në Shqipëri po zhvillohen hetime ndaj dy turistëve rusë dhe një ukrainas të arrestuar dhe të dyshuar për spiunazh. Ata u kapën nga Policia e Shtetit kur tentuan të hynin në uzinën ushtarake në Gramsh, që konsiderohet objekt strategjik nga autoritetet vendase të mbrojtjes.

Dyshimet bazohen në kundërshtimin e tyre ndaj thirrjeve të rojeve ushtarake për të ndaluar dhe përdorimin e lëndëve kimike paralizuese, të cilat u shkaktuan rojeve plagë në fytyrë dhe probleme me shikimin. Pas lënies në fuqi të masës së arrestit nga gjykata, prokuroria po heton për veprat penale “goditje për shkak të detyrës” dhe “sigurim i informatave në bashëpunim.”

Sipas organit të akuzës dyshimet ndaj tyre bazohen në prova sipas të cilave rusët e ardhur në Shqiperi si turistë, janë të rekrutuar nga shërbimet sekrete të Rusisë për të kryer misionin e marrjes së informatave për objekte të klasifikuara si strategjike.

Dy turistët rusë dhe ai ukrainas kanë mohuar se janë të rekrutuar nga shërbimet sekrete ruse dhe kanë këmbëngulur se kanë ardhur në Shqipëri vetëm për turizëm./DW

The post BE-ja pezullon procedurat lehtësuese të vizave për turistë rusë appeared first on Albeu.com.