viza pune Archives - Albeu.com

Vizat e punës: Gjermania në disfavor me vendet e tjera
Për shkak të procedurave të gjata të dhënies së vizave në përfaqësitë gjermane jashtë, drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles dyshon në suksesin e ligjeve për imigrimin. Nahles tha për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, se “nuk është e bindur, që me këto propozime mund të arrihet numri i duhur i fuqisë punëtore”. Socialdemokratja theksoi, se ka ende shumë pika të vështira për t’u kaluar. Problem përbën edhe mungesa e personelit në zyrat e të huajve në komunat gjermane.

Për shkak të ndryshimit demografik, Gjermanisë i mungojnë qindra mijëra punëtorë, sipas mendimit të ekspertëve. Që tani ka ngushtica të mëdha në sektorin e edukatoreve dhe punonjësve socialë, por edhe në kujdesin shëndetësor. Sipas të dhënave të Institutit për Studimet e Tregut të Punës dhe Profesionit, nevojiten rreth 400.000 forca pune në vit për të përmbushur boshllëqet në tregun gjerman të punës.

Kritika konsullatave gjermane

Nahles ka kritikuar konsullatat gjermane për pritjet disa mujore të emigrantëve potencialë për punë. “Ky është një diavantazh i ndjeshëm konkurrence kundrejt vendeve të tjera, në një kohë që ne me gjuhën tonë të komplikuar, jemi gjithsesi në disavantazh me vendet e botës anglishtfolëse.” Drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës propozon që për të përshpejtuar procedurat tek përfaqësitë jashtë të sqarohen vetëm çështjet që lidhen me sigurinë. Sipas Nahles “forcat e punës mund të vijnë në Gjermani dhe çështjet e tjera ligjore të sqarohen këtu.”

Duke iu referuar zyrave për të huajt, Nahles mori si shembull disa lande si Bavaria apo landi Saar që kanë krijuar pika qendrore të landit për punëtorët e huaj. “Këto rrugë mund t’i përshkojnë edhe lande të tjera.”. Përveç kësaj Gjermania duhet të bëjë publicitet në mënyrë aktive jashtë vendit. Kjo nuk është detyrë e Agjencisë Federale të Punës, tha Nahles, për këtë as nuk kemi personel. Kabineti qeveritar gjerman miratoi në fund të nëntorit projektdraftin për ligjin e imigrimit të fuqisë punëtore. Ai parashikon ndër të tjera “kartën e shanseve”, me të cilat mund të udhëtojë në Gjermani fuqi punëtore putenciale, pa paraqitur një kontratë pune nga jashtë. Përtej kësaj do të ulen kriteret për lartësinë e rrogës dhe do të lehtësohet njohja e kualifikimeve të huaja./dw

The post Vizat e punës: Gjermania në disfavor me vendet e tjera appeared first on Albeu.com.

Mashtronte qytetarët duke u premtuar viza pune jashtë dhe i zhvaste milionat, arrestohet 31-vjeçarja në Tiranë
Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në policinë e Tiranës ka arrestuar mashtruesen Verjana Gega.

Vënia e saj në pranga është bërë edhe me urdhër prokurorie.

Burime bëjnë me dije se ndaj 31-vjeçares ishin depozituar të paktën 40 kallëzime nga persona të ndryshëm, mes të cilëve edhe familjarë të së resë.

Gega u ka marrë atyre shuma të mëdha parash duke i mashtruar me viza dhe punësime jashtë territorit shqiptar.

Qytetarët e mashtruar janë kryesisht mes Tiranës dhe Elbasanit.

Rasti i fundit kur ajo është denoncuar për mashtrim është bërë nga një shtetas nga Kosova, i cili i kishte dhënë asaj shumën prej 16 mijë eurosh për ta pajisur me pasaportë shqiptare.

Njoftimi i policisë:

Tiranë- -Finalizohet operacioni policor i koduar “Promise”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Përvetësonte shuma të konsiderueshme parash, me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, vihet në pranga 30-vjeçarja.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra mbi vendodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Promise”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetases:

– V. G., 30 vjeçe, banues në Berat, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.

Kjo shtetase dyshohet se me anë të mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, ka përfituar shumën 16000 euro nga një shtetas kosovar, me pretendimin se do t’i kryente atij, procedurat për pajisjen me pasaportë shqiptare.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Republikën e Shqipërisë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të shtetases V. G.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com

The post Mashtronte qytetarët duke u premtuar viza pune jashtë dhe i zhvaste milionat, arrestohet 31-vjeçarja në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Mbi 105 mijë shqiptarë të Kosovës në dy muaj aplikuan për viza pune në Gjermani
105.601 qytetarë të Kosovës vetëm në dhjetor 2021 e janar 2022 kanë aplikuar për vizë punë në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë. Ndërkaq edhe një numër i madh i qytetarëve kanë aplikuar në ambasada të tjera. Sipas tyre, janë në kërkim të një jete më të mirë e page më të dinjitetshme.

Qytetarët thonë se kanë më shumë se dy vjet që presin për një vizë pune.

“Qe dy vjet një djalë i imi është kah aplikon në Ambasadë gjermane. Kjo lotari s’ka shancë me marrë vizën. Është duke e pritur puna atje”, thotë për RTK’në,  Petrit Berisha.

Edhe te qendra e aplikimit për viza zvicerane situata është e njëjtë.

“Unë terminin e kam bërë në muajin nëntor të vitit 2021 e tash e kam teminin me i dorëzuar dokumentet për me prit vizën”, tregon një qytetar tjetër.

Ndërkohë Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë se për shkak të kërkesës së madhe për terminë për viza me qëllim fillimin e punësimit sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminët që janë në dispozicion dhe për të siguruar mundësi të barabarta gjatë aplikimit për një termin, që nga dhjetori i vitit 2021 këta terminë ndahen çdo muaj nëpërmjet një procedure të shortit.

Vetëm në dhjetor të vitit 2021 kanë aplikuar 56 mijë e 639 kosovarë e në janar të vitit 2022 48 mijë e 962 aplikime. /rtk

The post Mbi 105 mijë shqiptarë të Kosovës në dy muaj aplikuan për viza pune në Gjermani appeared first on Albeu.com.

Më shumë për serbët, sa viza pune lëshoi Gjermania për shqiptarët
Shqipëria ishte nder 10 vendet kryesore për të cilat Gjermania lëshoi viza pune për punonjësit me kualifikim të lartë më vitin 2020, raportoi seksioni i informacionit “Schengenvisainfo”.

Edhe pse në kushtet mbylljes ekstreme autoritetet gjermane kanë arritur të japin 30,200 viza për specialistë dhe trajnerë të kualifikuar nga vendet e treta, nga 1 Marsi deri në Dhjetor 31, 2020.

Punëtorë shumë të aftë u morën nga katër vende të Ballkanit Perëndimor si Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria.

Gjithsej 2,024 shtetas serbë kanë arritur të marrin një vizë në Gjermani për të jetuar atje dhe për të punuar në fushën e tyre të ekspertizës. Ndërsa, në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ambasada Gjermane ka lëshuar deri në 1,159 viza për punëtorë të kualifikuar për të punuar ose për të kërkuar një punë në ekonominë më të madhe të BE-së.

Kosova dhe Shqipëria janë gjithashtu në mesin e dhjetë vendeve me më shumë viza, qytetarët e të cilave morën më shumë viza si punëtorë me aftësi të larta gjithashtu, të renditura në vendin e nëntë dhe të dhjetë me 792 dhe 778 viza të marra përkatësisht.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të njohura për largimin e të rinjve, të cilët çdo ditë e më shumë shikojnë drejt mundësive që u ofrohen nga vendet e Evropës Qendrore, në veçanti Gjermanisë.

Në Shqipëri, 70 për qind e të rinjve dëshirojnë të largohen nga vendi, tregoi një Raport Kombëtar i vitit 2018, i prodhuar nga Qendra për të Drejtat e Fëmijëve Shqipëri (CRCA) dhe Rrjeti Kombëtar Rinor Shqiptar (ANYN).

Një sondazh i kryer nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në 2019 zbuloi se 32 për qind e serbëve thanë se konsideronin idenë e largimit nga vendi i tyre.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, nga ana tjetër, të dhënat e OECD tregojnë se që nga viti 2018, 44,700 njerëz u larguan nga vendi. Sipas OECD, destinacionet e preferuara për këta njerëz janë Gjermania (54 për qind), Sllovenia (26 për qind) dhe Austria (9 për qind).

Një studim tjetër i botuar nga instituti i Politikave Evropiane të Kosovës në vitin 2019 tregoi se nga viti 2008 në 2018, 203,330 shtetas të Kosovës u larguan nga vendi dhe paraqitën kërkesa për azil në BE. Për më tepër, 141,330 shtetas të Kosovës u gjetën ilegalisht duke jetuar në BE.

Autoritetet gjermane e konsiderojnë aktin e emigracionit të aftë të vitit të parë “një sukses pavarësisht nga pandemia”

Zëdhënësi i Zyrës së Jashtme Federale Gjermane gjithashtu theksoi për SchengenVisaInfo.com se për shkak të situatës COVID-19 dhe kufizimeve të vazhdueshme në jetën publike në shumë vende, kapacitetet përpunuese të seksioneve të vizave gjermane janë që nga fillimi i vitit 2020, duke sinjalizuar një rritje të vizave në vijim./Monitor

The post Më shumë për serbët, sa viza pune lëshoi Gjermania për shqiptarët appeared first on Albeu.com.