vitit 2022 Archives - Albeu.com

Thellohet skandali i Onkologjikut/ KLSH nuk çoi në prokurori raportin e vitit 2022 me shkelje, ҫfarë pritet të ndodhë
Është thelluar më tej skandali i Onkologjikut dhe mosreagimi i institucioneve, lidhur me pajisjen e kobaltit e cila u la nga viti 2021 jashtë çdo standardi, në ambiente të papërshtatshme pavarësisht rrezikut real të jetës së shumë njerëzve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, kishte bërë një audit në 2022 rreth situatës në këtë spital, ku zbuloi një numër të madh shkeljesh duke hartuar edhe një sërë rekomandimesh.

Onkologjiku sipas KLSH-së, nuk ka patur asnjë të dhënë mbi situatën e kancerit në vend prej më shumë 10 vjetësh.

Në dosjen e Prokurorisë, thuhet ndërkohë se organi i akuzës u vendos në dijeni të këtyre të dhënave përmes një emisioni investigativ, në dhjetor të 2023 dhe prej kësaj kohe i kishte kërkuar raportin KLSH-së, por që nuk ishte dorëzuar apo adresuar në dyert e drejtësisë.

Prokuroria thotë se është detyruar ta sekuestrojë raportin në cilësinë e provës materiale, ku në këtë në të konstatohen problematikat e evidentuara.

Burime pranë organit të akuzës, thonë se do merren në pyetje inspektorët rreth motiveve se pse nuk e kanë kallëzuar shkeljen e rëndë.

Ndërkohë, hetimet lidhur me këtë çështje, pavarësisht se kishte më herët edhe referime të tjera, ka filluar kryesisht nga prokuroria ku pas finalizimit të operacionit të koduar “Rrugëtimi” nën fushën e ilaçeve kontrabandë ku u konstatuan disa barna spitalore, dhe administrimit të disa informacioneve në rrugë operative, u fillua hetimi nga prokurori “kryesisht” mbi një një skemë të dyshuar abuzimi dhe që zgjati disa muaj ku u përdorën metoda speciale hetimi si proaktive ashtu dhe veprime të hapura.

Lidhur me këtë operacion, kujtojmë se vitin e kaluar janë vënë në akuzë 18 shtetas. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat më pas i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta.

Këtë të enjte, në orën 10 zhvillohet në Gjykatën e Tiranës seanca për vlerësimin e kushteve të masave të sigurisë për 7 persona nga të cilat shumica mjekë, drejtues e staf i Onkologjikut.

The post Thellohet skandali i Onkologjikut/ KLSH nuk çoi në prokurori raportin e vitit 2022 me shkelje, ҫfarë pritet të ndodhë appeared first on Albeu.com.

Alibeaj: 2022 ishte vit i vështirë për demokratët, Rama dhe Berisha mbajnë sot peng opozitën
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeja, përmes një postimi në Facebook ku ka përshkruar situatën e opozitës këtë vit, duke thënë se për demokratët 2022 ka qenë i vështirë.

Më tej, Alibeaj u ndal te situata aktuale në PD, ku tha se Edi Rama dhe Sali Berisha mbajnë sot peng opozitën, e bashkë me të edhe ndryshimin që presin shqiptarët.

“Me ikjen e 2022, të mundim regjimin dhe të lëmë pas shpifjet dhe mashtrimet”, shkuan në fund Alibeaj.

Postimi i plotë:

2022 !

Ky ishte një vit i vështirë për demokratët dhe pa dyshim një nga më të vështirët e tranzicionit të gjatë për shqiptarët.

Në kushtet e një regjimi që ka hedhur rrënjë në çdo hallkë të shtetit,  ku drejtësia e ka gjithnjë e më të vështirë të jetë funksionale dhe e drejtpërdrejtë, ku opozita po kalon kohën më të madhe në përçarjet mes vetes dhe halleve personale, qytetarët e thjeshtë e kanë vërtet të vështirë të ringrejnë shpresën për ndryshimin që kërkojmë të gjjthë.

Të mundësh një regjim të instaluar nga hallka më e fundit dhe deri në majën e shtetit është një mision i vështirë, por jo i pamundur. Për ta bërë këtë, së pari, duhet të jemi të vërtetë me veten, me faktet, me atë që ndodh, dhe mbi të gjjtha me alternativën që mund të sjellë ndryshimin.

Të mundësh një regjim të mirëstruktuar patronazhist duhet një organizim i fortë, angazhim i strukturave partiake. Por mbështetja dhe vota e elektoratit të pavendosur, të qytetarëve të zhgënjyer nga banaliteti i politikës së ditës, është kusht i domosdoshëm për opozitën që të vijë në pushtet. Dhe për të bindur këtë kategori, opozita ka nevojë për alternativë dhe figura të pakompromentuara. Për politikanë të papërfshirë në afera korruptive, larg gjuhës së urrejtjes, linçimit. Sepse ky është modeli që shqiptarët kanë parë mjaftueshëm me Edi Ramën.

Të mundësh një regjim, mbi të gjjtha ka nevojë për moral dhe vërtetësi. Jo nga ato përbetimet e zakonshme të atyre që shahen e kërdisën, e më pas përtypin cdo gjë për hir të karriges. Intrigat, kurthet dhe hilet janë mekanizmat në duart e politikës së vjetër, që përpiqet të mbahet në këmbë me metodat komunistë. Me të njëjtat metoda, Edi Rama dhe Sali Berisha mbajnë sot peng opozitën, e bashkë me të edhe ndryshimin që presin shqiptarët. Dy vjetërsirat e tranzicionit mbajnë njëri-tjetrin në skenën gjysmë të rrëzuar të politikës, me shpresën se pa njërin, as tjetri nuk do e ketë më të gjatë. Lojrat meskine, pazaret dhe marrveshjet, që ndër vite kanë bërë me njëri-tjetrin, i bëjnë të duken lojtarë të fortë, ndonëse të rrënuar nga hija e skandalevë dhe vula e non gratave.

Të mundësh një regjim duhet të largosh bashkë me të edhe të gjithë elementët që e mbajnë në këmbë. Dhe për të arritur këtë qëllim, nuk ka rrugë të mesme, nuk ka kompromise. Balta që prodhon regjimi dhe aleatët e tij, kurthet që ngrejnë dhe bullizmi që prodhojnë janë vetëm një pjesë e përpjekjeve për ta mbajtur në këmbë sistemin që kanë ngritur. Ajo që na bën ne të fortë është vendosmëria për t’u përballur me moral dhe vërtetësi. Me forcë dhe me kurajo. Mbi të gjitha, me dinjitet dhe më virtytin e çdo demokrati që beson se PD është forca e krijuar për të përfaqësuar dinjitetin njerëzor.

Me ikjen e 2022, të mundim regjimin dhe të lëmë pas shpifjet dhe mashtrimet./albeu.com

The post Alibeaj: 2022 ishte vit i vështirë për demokratët, Rama dhe Berisha mbajnë sot peng opozitën appeared first on Albeu.com.