Vitin e Ri Archives - Albeu.com

Policia mesazh urimi për Vitin e Ri: Më shumë bashkëpunim dhe besim për të mirën e përbashkët
Policia e Shtetit ka uruar shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve, për një vit të mbarë e të begatë për çdo familje.

Në mesazh theksohet se uniformat blu shprehin mirënjohje për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe oponencën e qytetarëve dhe të medias, elemente që kanë ndikuar në përmirësimin e punës së tyre, ndërsa theksohet se duhet më shumë bashkëpunim dhe besim për të mirën e përbashkët

Mesazhi  i plotë:

Gëzuar Vitin e Ri 2025!

Çdo fundvit, dollia e mijëra punonjësve të Policisë në shërbim në të gjithë vendin është përshëndetja e ngrohtë për qytetarët që festojnë me familjet dhe miqtë, ndërsa dhurata mbetet besimi i tyre te ky angazhim i përditshëm dhe sakrifikues.

Ky besim, së bashku me kontributin e tyre, janë dy shtylla të rëndësishme për përmbushjen e misionit tonë.

Momentet përmbyllëse të vitit janë gjithashtu për bilance, zotime dhe urime.

Për Policinë e Shtetit, viti 2024 shënoi hapa të rinj në luftën e vështirë kundër krimit, konsolidoi urat ekzistuese të bashkëpunimit me qytetarët dhe partnerët, si dhe ndërtoi ura të reja mundësish, aftësish dhe eksperiencash. Këto arritje përbëjnë bazën e zotimeve tona për rezultate edhe më pozitive, për më shumë rend dhe siguri.

Sfida të tjera të mëdha na presin gjatë vitit 2025, që kërkojnë përkushtim edhe më të madh, aftësi të përmirësuara dhe një bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët dhe partnerët tanë.

Jemi të vendosur që çdo sfidë ta kthejmë në mundësi për të mirën e qytetarëve dhe sundimit të ligjit. Krijimi i një ambienti sa më të sigurt mbetet prioriteti ynë më i madh.

Në vigjilje të ndërrimit të viteve, Policia e Shtetit shpreh mirënjohje për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe oponencën e qytetarëve dhe të medias, elemente që kanë ndikuar në përmirësimin e punës sonë, dhe ju uron një vit të ri të mbarë e të begatë për çdo familje.

Gëzuar Vitin e Ri 2025, me më shumë bashkëpunim dhe besim për të mirën e përbashkët!

The post Policia mesazh urimi për Vitin e Ri: Më shumë bashkëpunim dhe besim për të mirën e përbashkët appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj mesazh shqiptarëve për Vitin e Ri: Koha na kërkon të bëjmë gjithçka për objektivat tona, mirënjohje për ata që punuan për një Shqipëri më të mirë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli një mesazh të ngrohtë urimi për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, me rastin e ndërrimit të viteve. Në mesazhin e tij, ai e cilësoi këtë moment si një kohë reflektimi, bashkimi dhe shprese për një të ardhme më të begatë për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ndodhen.

Duke theksuar rëndësinë e familjes, atdhedashurisë dhe mikpritjes, Presidenti Begaj uroi që ky vit të shërbejë si një hap përpara drejt përmbushjes së aspiratave të përbashkëta, forcimit të institucioneve demokratike dhe mirëqenies sociale. Ai ftoi qytetarët dhe politikën të punojnë së bashku për progresin dhe zhvillimin e vendit, ndërsa shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë.

Në fund të mesazhit, Presidenti Begaj përshëndeti në mënyrë të veçantë shqiptarët në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, si dhe diasporën, duke u bërë thirrje të ruajnë lidhjet me vendin e tyre dhe të ndihmojnë në përparimin e tij.

Mesazhi i plotë i Presidenti Begaj:

Të dashur bashkëkombës,

Në traditën tonë, ndërrimi i viteve është momenti i bashkimit në familje, i festimit, gëzimit dhe lutjeve për një vit të ri sa më të begatë.

Ky moment është një mundësi e çmuar për t’u bashkuar rreth vlerave dhe aspiratave tona, duke parë së bashku drejt të ardhmes.

Festa e Vitit të Ri na kthen tek ajo çka është njerëzore, shpirtërore, dhe te vlerat tona më të rëndësishme, si: familja, atdhedashuria dhe mikpritja.

Sot dëshiroj të ndaj me ju urimet dhe falënderimet e mia më të mira:

Për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, që kontribuojnë çdo ditë me punën e dedikimin e tyre për një Shqipëri më të paqtë, më të begatë e më evropiane.

Për të gjithë bashkëqytetarët tanë, që edhe këtë mbrëmje mbrojnë, kujdesen, ndihmojnë dhe sigurojnë vazhdimësinë e jetës së vendit.

Për të gjithë ata që jetojnë në emigracion, ata që studiojnë apo ata që shërbejnë në misione ushtarake e shtetërore në vende të ndryshme të botës.

Sot dëshiroj të përshëndes dhe t’u uroj çdo të mirë të gjithë bashkëkombësve tanë të Republikës së Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, kudo ku ata ndodhen.

Të dashur bashkëqytetarë,

Ndryshimi i viteve është moment bilanci dhe reflektimi, të cilin e bëjmë individualisht, si familje, si shoqëri, si shtet e si komb.

Shqipëria ka ende sfida për të përmbushur pritshmëritë, aspiratat, ëndrrat dhe dëshirat e qytetarëve të saj.

Ky vit ishte i pasur me arritje në shumë fusha, të cilat dëshmojnë për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë tonë për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, forcimin e partneriteteve dhe imazhit ndërkombëtar, si dhe përqafimin e risive teknologjike.

Dikur e varfër dhe e izoluar, Shqipëria sot është anëtare aktive në NATO, është në negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është vendi i samiteve ndërkombëtare dhe mikpritëse e miliona turistëve.

Shqipëria sot është vendi ku reforma në drejtësi po i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë.

Shqipëria sot mundëson dhe i jep fuqi votës së Diasporës.

Të dashur bashkëatdhetarë,

Ndonëse dëshirat tona mund të ndryshojnë, të gjithë ndajmë të njëjtën shpresë e vizion.

Reformat që do të përgatisin Shqipërinë e së nesërmes kërkojnë përpjekje dhe angazhim nga secili prej nesh.

Shqipëria ka nevojë për një politikë më aktive, transparente dhe llogaridhënëse.

Vendi ka nevojë për zyrtarë me integritet dhe institucione të forta, që garantojnë vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Si shtet e shoqëri, duhet të fokusohemi te sfidat afatgjata, me qëllim nxitjen e reformave konsensuale dhe të qëndrueshme për ngushtimin e hendekut social midis brezave, zonave dhe shtresave shoqërore.

Mbi të gjitha, kemi nevojë për forcimin e rolit të familjes, mirëarsimimin, mirëedukimin dhe ndërgjegjësimin qytetar.

Një mesazh të veçantë kam sot për brezin e ri:

Përqafoni risitë, por lidhuni fort me trashëgiminë e popullit tuaj dhe, mbi të gjitha, duajeni, mësojeni e mbrojeni mirë shqipen e bukur të trojeve tona.

Studioni, punoni e jetoni ku vlerësoni se arrini objektivat tuaja, por mos i shkëpusni asnjëherë lidhjet me vendin tuaj, vendin e prindërve, gjyshërve, familjarëve tuaj, Shqipërinë krenare, Shqipërinë bujare, Shqipërinë e bukur.

Të dashura motra dhe vëllezër,

Të gjithë ne e duam Shqipërinë të zhvilluar, të sigurt, demokratike dhe evropiane.

Viti zgjedhor 2025 është test për ne për të treguar se kemi mësuar nga gabimet e të shkuarës dhe se kemi aftësinë të shohim përpara.

Kemi mundësitë dhe kapacitetet.

Koha na kërkon të bëjmë gjithçka për të arritur objektivat tona.

Si President, prind, bashkëshort dhe familjar, bashkohem sonte me urimet më të përzemërta për ju, familjet tuaja, miqtë, për shtetin dhe shoqërinë tonë.

Gëzuar Vitin e Ri 2025!

The post Presidenti Begaj mesazh shqiptarëve për Vitin e Ri: Koha na kërkon të bëjmë gjithçka për objektivat tona, mirënjohje për ata që punuan për një Shqipëri më të mirë appeared first on Albeu.com.

Real Madrid organizoi një darkë për Vitin e Ri me ekipin, Perez mbajti një fjalim prekës
Real Madrid ka organizuar një darkë gala, në të cilën ishin të ftuar ekipet e futbollit për meshkuj dhe femra, si dhe ekipi i basketbollit madrilen.

Klubi jo vetëm festoi fillimin e Vitit të Ri, por kujtoi edhe arritjet e skuadrave sezonin e kaluar.

Duke gjykuar nga fotot, mbrëmja ka shkuar mirë.

Në sallë u shfaqën të gjithë trofetë që skuadrat fituan sezonin e kaluar.

Florentino Perez iu drejtua lojtarëve me një fjalim të shkurtër:

“Ne mund të vazhdojmë të ndajmë gëzimin që na sjellin fitoret. Unë gjithmonë them se bashkimi me Madridin dhe të jesh pjesë e tij është një privilegj dhe një përgjegjësi e madhe. Duhet ta dini se ne jemi shumë krenarë për atë që keni arritur në sezonin e kaluar. Real Madridi njihet në mbarë botën për aftësinë e tij për të luftuar deri në fund për të arritur atë që konsiderohet e paarritshme. Me këtë simbol dhe këtë fanellë, ne nuk do të dorëzohemi kurrë”. /G.D albeu.com/

The post Real Madrid organizoi një darkë për Vitin e Ri me ekipin, Perez mbajti një fjalim prekës appeared first on Albeu.com.

Kujdes kur i blini: 8 dhurata që askush nuk dëshiron t’i marrë për Vitin e Ri
Le të jemi të sinqertë, të gjithëve na pëlqen të marrim një dhuratë. Por ndodhin makthet e marrjes së dhuratave më të këqija të mundshme dhe është e vështirë të pretendosh se je i lumtur kur shikon atë që ke marrë.

Gjithashtu, të gjithë ishin në një situatë ku nuk dinin çfarë t’i bënin dhuratë dikujt. Atëherë lind problemi dhe ne përfundojmë duke u dhënë diçka që atyre padyshim nuk u pëlqen.

Për të shpëtuar veten nga sikleti, shikoni listën e dhuratave që askush nuk dëshiron t’i marrë.

1. Pajisjet e ushtrimeve

Është në rregull të dhuroni pajisje ushtrimore nëse keni të bëni me një trajner personal ose djallues fitnesi. Përndryshe, ju rrezikoni të ofendoni dikë pa dashje.

2. Kalendari

Le të jemi të vërtetë: kalendarët janë pajisje zyre, jo dhurata. Dhe sot ato nuk janë as të dobishme sepse gjithnjë e më shumë njerëz po përdorin kalendarët dixhitalë.

3. Paratë

Fëmijët më të mëdhenj ose adoleshentët mund të duan para, por dhënia e parave për të rriturit mund të jetë shumë e vështirë dhe një tregues i mungesës së interesit tuaj për atë person.

4. Kozmetikë

Çdo gjë që lidhet me kujdesin personal apo higjienën është gjithashtu ndër dhuratat më të këqija. Ju në thelb po dërgoni mesazhin se kjo është gjithçka që meriton personi që merr dhuratën. Për shembull, imagjinoni të merrni një krem ​​kundër rrudhave.

5. Agjentët e pastrimit

Pastrimi nuk është argëtues, dhe furnizimet e pastrimit nuk janë dhuratë. Miqtë dhe familja juaj do të pyesin veten se çfarë po përpiqeni t’u tregoni atyre,

6. Të brendshme

Të brendshmet janë romantike nëse ia jepni partnerit tuaj privatisht. Por nëse po ia jepni mbesës tuaj, atëherë është thjesht e çuditshme.

7. Çorape

Edhe pse mund të mos jetë dhurata më e keqe e festave, është thjesht shumë praktike dhe e mërzitshme. Gjithashtu, kjo dhuratë është një shenjë e qartë se dikush nuk e ka idenë se çfarë ju pëlqen.

8. Ëmbëlsirat dhe çokollata të lira

Nëse dhurata juaj do të jetë e ngrënshme, më mirë të jetë me cilësi të mirë. Dhe mund të kushtojë më shumë sesa prisni. /G.D albeu.com/

The post Kujdes kur i blini: 8 dhurata që askush nuk dëshiron t’i marrë për Vitin e Ri appeared first on Albeu.com.

5 kuriozitete të çuditshme për Vitin e Ri
Ka disa gjëra të çuditshme, por të vërteta për Vitin e Ri. A e dini se cilat janë?

1.Dëshmitë më të lashta përsa u përket festimeve të Vitit të Ri janë gjetur në Babiloninë antike rreth 4000 vjet më parë.

2. Romakët festonin Vitin e Ri në muajin mars. Senati, në vitin 153 përpara Krishtit,  vendosi janarin si muajin e parë të Vitit të Ri. Në vitin 46 pas Krishtit, kalendari julian konfirmoi në mënyrë përfundimtare zgjedhjen e datës 1 janar, si Vitin e Ri (edhe data e Krishtlindjeve duket sikur derivon nga zakonet e tyre).

3. Në Vitin e Ri hahen disa ushqime që sjellin fat. Zgjedhja bëhet për gjithçka që ka formën e unazës. Unaza përfaqëson, në fakt, një cikël perfekt dhe mbylljen e vitit. Prandaj, gatuhen thjerrëza dhe bathë.

4.Në Spanjë, 12 sekonda përpara mesnatës konsumohen kokrra rrushi, një për çdo rënie kambane. Në vende të tjera, konsumohen shegë, edhe këto 12 kokrra, një kokërr për çdo muaj.

5.Keltët e festonin Vitin e Ri natën e 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Ose më saktë në Halloween. /albeu.com/

The post 5 kuriozitete të çuditshme për Vitin e Ri appeared first on Albeu.com.

Nga puthja në mesnatë tek personi i parë që duhet t’ju hyjë në shtëpi, “sekretet” që nuk i dinit për Vitin e Ri
Viti i Ri është festa e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella. Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë i gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, ashtu edhe ata që me kënaqësi i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato.

Kremtimi i Vitit të Ri është një ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marrë parasysh racën, fenë, kombin dhe përkatësitë e tyre të ndryshme. Disa hulumtues mendojnë se kremtimin e festës së Vitit të Ri, më së pari e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë zanafillën e vet e ka nga romakët e vjetër.

Sipas dëshmive ekzistuese materiale të zbuluara deri tani, është vërtetuar se festën e Vitit të Ri më 1 Janar, së pari herë, në mënyrë festive dhe rituale, e kanë kremtuar romakët e vjetër dhe për ta kjo festë ishte simbol i fillimit të jetës së re plot shpresa të mira për të ardhmen.

Edhe pse popujt e kremtojnë këtë festë me besim në një fillim të ri dhe më të begatshëm, asaj nuk i gëzohen të gjithë në datën e njëjtë, sepse disa popuj e aplikojnë kalendarin Lunar (llogaritja sipas rrotullimit të Hënës), kurse disa të tjerë atë Solar (llogaritja sipas rrotullimit të Diellit).

Në krahasim me kalendarin solar, i cili është fiks dhe i pandryshueshëm me 365 ditë, ata popuj që kalendarin e tyre e përcaktojnë sipas ciklit Lunar (të hënës) ardhjen e Vitit të Ri çdo vit, nuk e kremtojnë në ditën e njëjtë, sepse sikur dihet, ciklet e hënës janë të ndryshueshme dhe momenti i ndërrimit të mot moteve kremtohet me fillimin e hënës së re, gjegjësisht në muajin shkurt të vitit tonë kalendarik.

Vitin e Ri Lunar, sot më tepër si festë tradicionale popullore e festojnë në Kinë, Indi, Japoni, Vietnam, si dhe në disa shtete të tjera të Lindjes, dhe atë paralelisht, së bashku me kremtimin e Vitit të Ri Solar, të përllogaritur sipas kalendarit Gregorian.

Për kinezët, Viti i Ri Lunar është festa e pranverës. Ajo konsiderohet si kremte më e madhe nacionale, e cila shënohet me pompozitet të madh. Në Japoni kjo festë kremtohet me tryeza të begatshme plot me specialitete të rralla tradicionale, e në mesnatën e ndërrimit të motmoteve jehojnë 108 të rëna të kambanave nga të gjitha tempujt budistë anë e kënd vendit. Simbolika e 108, nënkupton si vërejtje dhe porosi për largimin e 108 mëkateve të mundshme të njeriut në jetë.

Edhe populli hebre Vitin e Ri e kremton në mënyrë madhështore, sepse ajo edhe sipas mësimeve religjioze, konsiderohet si festë shpirtërore, me të cilën shënohet përvjetori i fillimit të krijimit të Botës. Tek këta data e kremtes është e ndryshueshme për shkak të aplikimit të kalendarit të kombinuar lunar – solar.

Edhe një gjë është karakteristike tek kremtimi çifut i Vitit të Ri: ata në çastin e ndërrimit të motmoteve, kanë vërtet një tryezë të pasur, por në dallim me popujt e tjerë, ajo është e shtruar vetëm me gjëra të ëmbla, pra tryeza e tyre e pasur është e begatshme vetëm me ëmbëlsira.

Në viset e ngrohta të gjysmësferës jugore të rruzullit tonë, Viti i Ri kremtohet në stinën e verës, pa borë dhe mrekullia dimërore me të cilat jemi mësuar në viset veriore, por kjo, aspak nuk e zvogëlon madhështinë e pompozitetit të kremtimit të saj. Në shumë vende dhe shtete të botës është tradita që Viti i Ri të kremtohet në mënyrë kolektive. Nuk janë të pakta qytete të ndryshme të metropoleve të mëdha botërore, ku banorët e tyre, para çastit të ndërrimit të mot moteve masivisht dalin në qendër të qytetit.

Kjo formë e kremtimit të Vitit të Ri, tanimë është tradicionale në shumë kryeqytete të shteteve të Europës dhe Botës, sikurse është: Parisi, Londra, Roma, Madridi, New York, Moska, Meksiko, Kajro, Tokio … etj.

Viteve të fundit, rregullimi dhe stolisja festive e qyteteve me drita, bredha dhe figura të “baba-dimrit” si dhe dalja masive e popullatës nëpër qendra dhe sheshe të qyteteve, aplikohet në mënyrë madhështore në të gjitha sheshet kryesore të qyteteve të Shqipërisë.

-Ritet, besimet në ditën e pritjes së Vitin e Ri

Natën e ndërrimit të mot moteve gjatë pritjes së Vitit të Ri, popuj të ndryshëm të Botës i karakterizon një spektër i gjerë dhe i larmishëm i riteve, besimeve dhe bestytnive të ndryshme, që janë krijuar si shprehje e dëshirave për: pastrim, largimit të demonëve dhe shpirtrave të këqij, kërkimin e fatit dhe lumturisë, jetës më të pasur dhe më të begatshme…etj. Shumë prej këtyre veprimeve janë të ruajtura dhe kultivohen tradicionalisht edhe sot e kësaj dite.

Tradita kubane për natën e ndërrimit të mot moteve praktikon ngrënien e 12 sardeleve, të një lloji peshku. Besohet se kjo ndikon në rritjen e fatit dhe lumturisë gjatë 12 muajve të vitit të ri pasues. Në Filipine është tejet e rëndësishme që në tavolinën festive familjare gjatë pritjes së Vitit të Ri , të sigurohet sa më shumëllojshmëri ushqimesh. Me këtë akt besohet se viti që vjen do të jetë aq i pasur dhe i begatshëm, sa është e pasur vetë sofra festive e asaj mbrëmjeje.

Në traditën e popujve gati të të gjithë botës fëmijët e lindur më 1 janar, konsiderohen si fëmijët më fatlumë në botë. Puthja në mesnatë nuk është vetëm shprehje e momentit euforik të kremtes, por ajo shpreh edhe konfirmimin e bekimit të miqësisë dhe të afërsisë me atë person, edhe gjatë 12 muajve të vitit që po na vjen.

Njeriu i parë, i cili do t’u hyjë në shtëpi pasmesnate, besohet se ai gjatë tërë vitit pasues do të jetë një person fatsjellës për ju dhe besnikërisht mund të mbështeteni në të. Preferohet që ndonjë punë apo veprim që ju ka mbetur në gjysmë ta përfundoni pikërisht në ditën e ndërrimit të mot moteve. Ky veprim do t’u sjellë shumë fat dhe punë të mbarë në të gjitha ndërmarrjet tuaja, gjatë tërë vitit të ardhshëm.

Nëse dëshironi që viti i ardhshëm të jetë i lumtur dhe me fat, atë në asnjë mënyrë nuk duhet ta prisni me borxhe. Tentoni që para ardhjes së Vitit të Ri t’i paguani të gjitha borxhet që i keni, sepse kështu viti që vjen do t’u sjellë fillim të mbarë në të gjitha fushat e jetës.

Të gjithë portofolët tuaj këtë mbrëmje mos i lini të zbrazëta, por i mbushni me monedha, sepse kështu besohet se viti i ardhshëm do t’iu përcjellë më shumë begati dhe pasuri.

The post Nga puthja në mesnatë tek personi i parë që duhet t’ju hyjë në shtëpi, “sekretet” që nuk i dinit për Vitin e Ri appeared first on Albeu.com.

Urimi i Ramës për Vitin e Ri: Ndjesë për punët e pa realizuara, por kam bindjen që Shqipërinë do e dërgojmë në majë
Kryeministri Edi Rama i ka uruar shqiptarëve vitin e ri 2022.

Ai e nisi fjalën e tij me një urim të përzemërt për çdo qytetarë, e kërkoi falje për kohën që i shpenzon me fjalime të gjata, e gjithashtu, kërkojë ndjesë edhe për punët e pa realizuara.

Rama u shpreh i bindur që do arrijë ta dërgoj Shqipërinë në majë, aty ku të parët tanë kanë dashur që të ishte.

“Të dashur bashkëqytetarë, Motra e vëllezër të një gjuhe e flamuri, kudo ku ndodheni, Dua sot t’ju uroj shëndet, mbarësi dhe sa më shumë ëndrra e shpresa të përmbushura në Vitin e Ri që është pas dere!

Keni dëgjuar shumë fjalime të gjata nga unë këtë vit, si çdo vit tash sa vjet. Ju kam dalë përpara papushim, në ekran, në kompjuter, në telefon, shpresoj të paktën jo edhe në gjumë. Ju kërkoj ndjesë për kohën që ju kam marrë e ju jam shumë mirënjohës për kohën që më keni dhënë.

Më keni dëgjuar, duruar, përshëndetur, mbështetur, inkurajuar, lëvduar, kritikuar po edhe sharë në rrjetet e mia sociale, e sinqerisht ju falenderoj sepse vëmendja juaj është vërtetë nder për mua, por mbi të gjitha më keni besuar këtë vit, për katër vjet të tjera drejtimin e vendit tonë dhe shumë sinqerisht nuk e di si mund t’ju falenderoj për këtë.

Sot do ju le rehat duke mos folur gjatë, po vetëm duke ju kërkuar falje të madhe për çfarëdo qoftë nuk kam thënë apo nuk e kam bërë dot ashtu si duhet e duke ju siguruar se besimin tuaj e ndjej, e kuptoj, e jetoj çdo ditë, çdo orë, çdo minutë të punës sime si diçka të shenjtë, për të cilën do të bëj gjithnjë gjithçka mundem që ta shpërblej me mish e me shpirt.

Unë kam gjithmonë e më shumë besim se ne do ta ngjisim Shqipërinë në majën ku e donin të parët tanë dhe ku e meritojnë fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë, me punë, mund e mbi të gjitha durim të madh, pa u ndalur, pa u lodhur, pa u dorëzuar, duke u përpjekur të nxjerrim vazhdimisht mësime nga gabimet tona dhe të bëjmë vazhdimisht më të mirën e vetes tonë.

Sa më shumë të dalim nga llogoret ndarëse e përçarëse të së përditshmes, për të dëgjuar më shumë njëri-tjetrin, për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin nën flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit me sytë nga e ardhmja europiane e Shqipërisë, për ta ndihmuar sa më shumë njëri-tjetrin, në kapërcimin e vështirësive dhe realizimin e qëllimeve të mira, aq më shpejt do të ngjitemi si vend e si vëllazëri shqiptare në majën e dëshiruar.

Ju uroj me gjithë zemër një Vit të Ri me shëndet e mbarësi familjarisht, për të gjithë ju në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, në Itali, në Greqi, në Zvicër, në Angli, në Amerikë, në të gjithë globin!

Nuk jemi shumë, por sa shumë jemi kudo e sa shumë mund të bëjmë nëse sëbashku ndajmë hallet dhe dimë të përqafohemi për gëzimet.

Përqafime të gjithëve!”, tha Rama. /albeu.com/

The post Urimi i Ramës për Vitin e Ri: Ndjesë për punët e pa realizuara, por kam bindjen që Shqipërinë do e dërgojmë në majë appeared first on Albeu.com.

A do të ketë reduktime për Vitin e Ri? Flet Viktor Buzhala
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, thotë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për furnizim stabil me energji elektrike në natën e Vitit të Ri, mirëpo sipas tij, kjo varet nga prodhimi vendor.

Buzhala në një prononcim për “Gazeta Blic”, thotë se sot dhe nesër është paraparë të mos ketë reduktime.

“Ne e kemi siguruar importin e nevojshëm, mirëpo kjo varet edhe prej prodhimit vendor sa do të jetë prodhimi dhe varet a siguron KEK-u energjinë shtesë sepse sot ka rënë një bllok. Aktualisht nuk ka reduktime edhe nesër parshihet të mos ketë”, thotë Buzhala.

Derisa po vazhdon kriza energjetike në vend e qytetarët po përballen me reduktime të ashpra, Korporata Energjetike e Kosovës po dështon të ofrojë kapacitetet e saj nga prodhimi vendor.

Përveç problemeve në “Kosovën B” ku jashtë prodhimit e ka një bllok prej 250 megavate orë energji elektrike, tani nga sistemi ka rënë edhe “Blloku A5” i “Kosovës A”. Derisa në dy blloqet tjera, A3 dhe A4 janë paraqitur probleme teknike. Blloku A3 i “Kosovës A” aktualisht ka rrjedhje te hidrogjenit në gjenerator e po ashtu edhe ne Blloku A4 ka rrjedhje dhe telashe të tjera teknike.

Kuvendi i Kosovës, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme energjike për 60 ditët e ardhshme, çka do të thotë se për këtë periudhë, do të përballemi edhe me reduktime më të theksuara, në mënyrë që ta kemi më të lehtë tejkalimin e kësaj krize që ka kapluar mbarë evropën.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës ka angazhuar një ekspert gjerman për sanimin e problemeve.

Shtetit të Kosovës ai do t’i kushtojë plot 12 mijë euro në ditë, ose 248 mijë euro për tre javë.

Kujtojmë se kryeministri i shqipërisë, Edi Rama, dje përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” konfirmoi ndihmën me energji elektrike për Kosovën për ditën e fundit të vitit dhe ditën e parë të vitit të ardhshëm.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës,që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!”, shkroi Rama.

The post A do të ketë reduktime për Vitin e Ri? Flet Viktor Buzhala appeared first on Albeu.com.

5 fakte mbi Vitin e Ri, festën tradicionale që kremtohet në të gjithë botën
Viti i ri është një festë pagane që festohet në mbarë botën natën e ndërrimit të viteve.

Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë i gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato.

Kremtimi i Vitit të Ri është një ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marrë parasysh racën, fenë, kombin dhe përkatësitë e tyre të ndryshme.

Disa hulumtues mendojnë se kremtimin e festës së Vitit të Ri, më së pari e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë zanafillën e vet e ka nga romakët e vjetër.

Më poshtë disa fakte mbi këtë festë:

1) Dëshmitë më të lashta përsa i përket festimeve të Vitit të Ri janë gjetur në Babiloninë antike të rreth 4000 vjetëve më parë.

2) Romakët festonin Vitin e Ri në Mars. Senati , në153 përpara Krishtit, fiksoi janarin si fillim të Vitit të Ri. Në “46 pas Krishtit kalendari Julian konfirmoi në mënyrë përfundimtare zgjedhjen e datës 1 janar si Vitin e Ri (edhe data e Krishtlindjeve duket sikur derivon nga zakonet e tyre.

3) Në Vitin e Ri hahen ushqime që sjellin fat. Zgjedhja bëhet për gjithçka që ka formën e unazës. Unaza përfaqëson në fakt një cikël perfekt dhe mbylljen e vitit. Prandaj gatuhen thjerrëza dhe bathë.

4) Në Spanjë, 12 sekonda përpara mesnatës konsumohen kokrra rrushi, një për çdo rënie kambane.

5) Keltët e festonin Vitin e Ri natën e 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Ose më mirë në Halloween.

The post 5 fakte mbi Vitin e Ri, festën tradicionale që kremtohet në të gjithë botën appeared first on Albeu.com.