viti ri Archives - Albeu.com

Nga gjeli i detit tek ushqimet tradicionale, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?
Për shumicën e familjeve shqiptare, darka e Vitit të Ri mbetet një ritual i lidhur fort me traditën dhe tryezën e bollshme.

Menuja klasike përfshin sallata të ndryshme, mishra, gjeli apo pula deti me përshesh, ëmbëlsira tradicionale dhe pije alkoolike e joalkoolike. Megjithatë, përgatitja e kësaj darke në shtëpi kërkon një angazhim financiar gjithnjë e më të ndjeshëm, për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore gjatë gjithë vitit dhe veçanërisht në periudhën e fundvitit.

Sipas një vlerësimi mesatar të tregut, një familje prej katër anëtarësh shpenzon rreth 19,000–20,000 lekë vetëm për përbërësit kryesorë të darkës festive. Një pjesë e konsiderueshme e këtij buxheti shkon për sallatat tradicionale, të cilat përfshijnë produkte bazë si perime të freskëta, majonezë, vaj, vezë dhe produkte të konservuara, me një kosto që mund të arrijë rreth 2,000 lekë. Edhe pse duken shpenzime të vogla në dukje, rritja e çmimeve të perimeve dhe vajit ushqimor i ka bërë sallatat më të kushtueshme krahasuar me vitet e kaluara.

Një tjetër zë i rëndësishëm janë mishrat dhe produktet e bulmetit. Përfshirja e mishit të viçit ose të derrit, sallameve, proshutës dhe djathërave për tryezën festive përkthehet në një shpenzim mesatar prej 3,300 lekësh, një nivel që reflekton rritjen e vazhdueshme të çmimeve të mishit dhe produkteve të përpunuara. Familjet që zgjedhin produkte vendase arrijnë të ulin disi koston, ndërsa ato që preferojnë produkte të importuara përballen me çmime ndjeshëm më të larta.

Zëri më i kushtueshëm i darkës tradicionale mbetet gjeldeti i detit dhe përsheshi, që konsiderohet pjata simbol e Vitit të Ri. Çmimi i gjeldetit, sidomos në ditët e fundit të dhjetorit, pëson rritje për shkak të kërkesës së lartë, duke bërë që së bashku me përbërësit e përsheshit, kostoja të arrijë rreth 7,500 lekë. Për familjet që zgjedhin gjeldeti vendas apo alternativat e mishit të importuar, kjo shifër mund të ndryshojë, por mbetet gjithsesi pesha kryesore në buxhetin e darkës.

Edhe ëmbëlsirat zënë një vend të rëndësishëm në tryezën festive. Bakllavaja, e përgatitur në shtëpi ose e blerë në pastiçeri, së bashku me ëmbëlsira të tjera tradicionale, kërkon një shpenzim prej rreth 3,000 lekësh. Rritja e çmimeve të arrave, sheqerit dhe gjalpit ka ndikuar drejtpërdrejt në koston e kësaj pjese të menusë, duke e bërë më të shtrenjtë krahasuar me vitet e mëparshme.

Në fund, pijet përbëjnë një tjetër zë të rëndësishëm të shpenzimeve. Vera, rakia, pijet freskuese dhe lëngjet për fëmijët arrijnë mesatarisht rreth 3,500 lekë, në varësi të markës dhe origjinës. Familjet që zgjedhin pije të importuara ose sasi më të mëdha, veçanërisht për pritjen e miqve, përballen me një rritje të mëtejshme të kostos totale.

Në tërësi, shuma prej 19,000–20,000 lekësh përfaqëson një vlerësim mesatar dhe minimal për një darkë tradicionale në shtëpi. Nëse tryeza pasurohet me ushqime më të shtrenjta, si peshku detar, frutat e detit apo pijet premium të importuara, kostoja mund të rritet ndjeshëm, duke e bërë darkën e Vitit të Ri një barrë reale për buxhetin e shumë familjeve shqiptare. Në këtë kontekst, festimi në shtëpi mbetet zgjedhja më ekonomike krahasuar me restorantet, por gjithsesi kërkon planifikim të kujdesshëm financiar.

Sallata e antipasta – rreth 2,000 lekë

Mishra të ndryshëm (viçi, sallam, djathë) – rreth 3,300 lekë

Gjeldeti dhe përsheshi – rreth 7,500 lekë

Bakllava dhe ëmbëlsira – rreth 3,000 lekë

Pijet (verë, raki, lëngje) – rreth 3,500 lekë

Shpenzimet në restorante

Për një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve, festimi i natës së Vitit të Ri në restorant është kthyer në një alternativë gjithnjë e më të preferuar, veçanërisht në qytetet e mëdha. Kjo zgjedhje lidhet jo vetëm me dëshirën për të shmangur angazhimin dhe stresin e përgatitjeve në shtëpi, por edhe me ofertën e gjerë të argëtimit që restorantet ofrojnë gjatë natës festive. Megjithatë, ky komoditet vjen me një kosto dukshëm më të lartë, duke e bërë festimin jashtë shtëpisë një barrë të ndjeshme për buxhetin familjar.

Në ditët e zakonshme, një restorant standard i nivelit të mesëm në Shqipëri ofron një darkë për dy persona, me antipastë, pjatë kryesore dhe ëmbëlsirë, me një kosto që varion nga 4,000 deri në 8,000 lekë, në varësi të menusë dhe vendndodhjes së lokalit. Këto çmime përfaqësojnë mesataren e tregut dhe janë relativisht të përballueshme për një dalje sporadike. Megjithatë, gjatë natës së Vitit të Ri, këto tarifa ndryshojnë ndjeshëm, pasi restorantet aplikojnë çmime speciale festive për shkak të kërkesës së lartë dhe shërbimeve shtesë që ofrohen.

Në këtë periudhë, shumica e restoranteve funksionojnë me paketa të mbyllura feste, ku çmimi për person përfshin një menu të përcaktuar paraprakisht, pije, muzikë live ose DJ, si edhe dekorime festive. Çmimet e këtyre paketave zakonisht nisin nga rreth 50 euro për person në restorantet e kategorisë mesatare dhe mund të arrijnë deri në 90–120 euro për person në ambiente më luksoze, hotele apo restorante të njohura në qendrat urbane dhe zonat turistike. Në shumë raste, pijet premium, shampanja apo shërbime të tjera ekstra tarifohen veçmas, duke e rritur edhe më shumë faturën finale.

Për një familje me katër anëtarë, zgjedhja për të festuar Vitin e Ri në restorant përkthehet në një shpenzim total prej 30,000 deri mbi 60,000 lekë, pa përfshirë shpenzime shtesë si transporti apo konsumi pas mesnate.

Dallimet në çmime janë të dukshme edhe sipas zonave gjeografike. Në Tiranë, Durrës apo qytetet turistike, çmimet e paketave festive janë përgjithësisht më të larta, ndërsa në qytetet më të vogla restorantet ofrojnë alternativa disi më ekonomike, megjithëse edhe aty vihet re një rritje e ndjeshme e tarifave gjatë natës së Vitit të Ri.

Kostoja e lartë e paketave festive reflekton jo vetëm shpenzimet e restoranteve, por edhe realitetin ekonomik të një tregu ku kërkesa sezonale rrit ndjeshëm çmimet, duke e bërë natën e Vitit të Ri një nga mbrëmjet më të shtrenjta të vitit për konsumatorët./ Monitor

The post Nga gjeli i detit tek ushqimet tradicionale, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri? appeared first on Albeu.com.

LISTA/ Njihuni me 7 vende dhe 7 ushqime tradicionale për festat e fund vitit
Krishtlindjet festohen në shumë mënyra në shumë cepa të globit dhe kuzhina që shënon festën është po aq e larmishme sa njerëzit që festojnë me të.

Vakti tipik i Krishtlindjeve mund të jetë i ndryshëm sipas vendit por ideja për t’u kënaqur dhe shijuar gatimet është e njëjtë për të gjithë.

LISTA

Në Francë, gjeli i detit është një pjatë tradicionale festash.

Tortellini në lëng është pjata italiane në prag të Krishtlindjeve.

Një ushqim tradicional për festa në Angli është pudingu i Krishtlindjes, ndonjëherë i ndezur me flakë.

Biskotat me mjaltë të Krishtlindjeve janë pjesë e festimeve tipike greke.

Posole është një mënyrë tradicionale për të filluar një vakt meksikan të Krishtlindjeve.

Tamales janë një ushqim bazë për festa në Kosta Rika.

Bizelet dhe orizi zbukurojnë shumë pjata festash në Bahamas.

The post LISTA/ Njihuni me 7 vende dhe 7 ushqime tradicionale për festat e fund vitit appeared first on Albeu.com.

Rita Ora do drejtojë festën spektakolare të Vitit të Ri në Nju Jork
Festa e Vitit të Ri në ‘Times Square’ të Nju Jorkut organizohet që prej 120 vjetësh. Pika kulmore e saj është rënia e një topi gjigand prej kristali dhjetë sekonda para përfundimit të vitit.

Festa tani është kthyer në një nga ngjarjet kryesore artistike që përfshin interpretime nga disa prej emrave më të njohur të industrisë së argëtimit.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tha të hënën se nuk ka ndonjë “kërcënim të besueshëm” për festën. Rita Ora është për të dytin vit radhas në krah të Ryan Seacrest, në drejtimin e koncertit.

Këngëtarja dhe aktorja e lindur në Prishtinë Rita Ora premton se festa e këtij viti ‘Dick Clark’s New Year’s Rockin Eve’ do të ketë diçka për të gjithë.

Ajo së bashku me një nga moderatorët dhe producentët më të njohur të Shteteve të Bashkuara, Ryan Seacrest do të drejtojnë festën më të njohur në botë për Vitin e Ri, në sheshin kryesor të Nju Jorkut.

Seacrest e organizon këtë koncert në qytetin më të madh amerikan prej 20 vitesh.

“Kemi mbi 60 këngë që do të interpretohen nga artistë të ndryshëm nga e gjithë bota, do të kemi lidhje të drejtpërdrejtë me Londren, Luis Fonso do të interpretojë nga Puerto Riko, Lenny Kravitz nga Las Vegasi.

Rita është këtu në Nju Jork, më pas grupi TLC, Jonas Brothers…”, thotë producenti Seacrest.

“Për mua është ngazëllyese. Të gjithë janë shumë të emocionuar. Ka njerëz që janë këtu që nga mëngjesi. Të gjithë janë të lumtur që janë këtu dhe pavarësisht se është pak kaos, në të njëjtën kohë, është e mahnitshme”, thotë këngëtarja dhe aktorja Rita Ora.

Nga viti 1904, festa e Vitit të Ri në sheshin më të njohur të Nju Jorkut ka ndryshuar tej mase. Nga viti 1907 një top gjigand vendoset në maje të ndërtesës 25 katëshe ‘One Times Square’.

Topi i mbuluar me kristale, fillon të bjerë ndërsa miliona zëra bashkohen për të numëruar sekondat e fundit të vitit dhe për të festuar fillimin e një viti të ri plot shpresë, sfida dhe ëndrra.

Ceremonia e zbritjes së topit nuk është mbajtur vetëm në vitet 1942 dhe 1943 për shkak të Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur qytetin nga sulmet e mundshme.

Policia e Nju Jorkut njoftoi se pavarësisht se nuk kanë ndonjë informacion të besueshëm për ndonjë rrezik, ajo ka marrë masa të ndryshme sigurie për të mbrojtur banorët.

“Publiku do të shohë një prani të madhe policësh në të gjithë qytetin. Kjo përfshin anëtarë të disa prej njësive tona të specializuara , duke përfshirë njësinë tonë të shërbimeve të urgjencës, të cilët do të vendosen në mënyrë strategjike në të gjithë zonën në çati”, tha ndër të tjera komisionerja e Policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch.

Ajo shtoi se policia do të përdorë edhe dronë për të vëzhguar situatën dhe për më tepër, meqenëse pritet një numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve në një hapësirë të ngushtë, policia do të angazhojë edhe ekipe të dedikuara për të ndaluar hajdutët e mundshëm të xhepave në ‘Times Square’.

‘Gjithashtu, të gjitha pusetat, kutitë postare, makinat shitëse dhe shportat e mbeturinave ose do të mbyllen ose do të hiqen fare nga zona e bllokuar.

Do të krijohen korsi sigurie të ngrira rreth ngjarjes duke përdorur makina bllokuese dhe barriera betoni dhe si gjithmonë, do të ketë shumë masa sigurie që nuk do t’i shihni”, tha zonja Tisch.

Festa e Vitit të Ri, “Dick Clark’s New Year’s Rockin Eve”, transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin ABC./VOA

The post Rita Ora do drejtojë festën spektakolare të Vitit të Ri në Nju Jork appeared first on Albeu.com.

Ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tryezë natën e ndërrimit të viteve
Konsumoni 12 kokrra rrush në mesnatën e ndërrimit të viteve. Kjo është një traditë spanjolle dhe portugeze, sipas së cilës, 12 kokrrat e rrushit simbolizojnë 12 muajt e vitit pasardhës dhe konsumimi i tyre në këtë ditë të veçantë sjellë mbarësi për çdo muaj të vitit që do të vijë.

Konsumoni ushqime në formë unaze në vaktin e mëngjesit, për shembull, petullat e ëmbla apo edhe kekun e pjekur në tavën karakteristike në formë rrethore dhe me hapësirë boshe në mes.

Ushqimi në këto forma përfaqëson ciklin e plotë të vitit, pra viti i ardhshëm do të jetë i plotë dhe i mbarë në çdo muaj apo stinë.

Mishi i derrit – Shumë njerëz mendojnë se mishi i derrit është ushqimi që sjell më shumë fat në krahasim me ushqimet e tjera, veçanërisht nëse konsumohet në natën e ndërrimit të viteve. Kjo për arsye se derrat janë të shëndoshë, gjë që simbolizon shëndet dhe begati. Ata gjithashtu kërkojnë ushqim me hundë duke ecur gjithmonë përpara, që përkthehet si progres. Mishin e derrit ju mund ta konsumoni në forma të ndryshme, si proshutë, salsiçe etj shkruan Shendeti.

Përplasni një kokërr shegë në dysheme – Në Greqi, në natën e vitit të ri vendasit plasin një shegë në derën kryesore të shtëpisë, kjo bëhet me qëllim që nga shega të dalin sa më shumë kokrra që të jetë e mundur, sepse kokrrat e saj simbolizojnë begatinë dhe mirëqenien.

Piqni peshk të pa copëtuar – Peshqit konsiderohen fatsjellës për tri arsye.

1-Luspat e tyre ngjasojnë me qindarkat, pra paratë.

2- Ata qëndrojnë në grupe, çka simbolizon unitet në familje.

3- Ata gjithmonë notojnë përpara, çka simbolizon progres.

Konsumoni makarona të gjata pa i thyer – Kjo është një traditë japoneze, sipas të cilës makaronat e gjata simbolizojnë jetën e gjatë dhe fatin, por vetëm nëse i hani pa i thyer në copa të vogla.

Konsumoni perime me ngjyrë të gjelbër, kjo për arsyen e thjeshtë se ato janë të ngjashme me paratë, dhe në disa kultura besohet se konsumimi i tyre sjell mbarësi.

Gatuani thjerrëza – Gjejeni me çfarë ngjajnë thjerrëzat? PARATË. Po, këto bishtajore të vogla konsiderohen fatsjellëse në Itali dhe Brazil, dhe thuhet se janë konsideruar të tilla edhe nga romakët.

Gatuani një kek dhe fusni një monedhë në të kur ta piqni – Edhe kjo është një traditë greke e cila kërkon që të gatuhet një kek me shije limoni i quajtur vasilopita, dhe kur të jetë gati për t’u pjekur në të të futet edhe një monedhë. Personi të cilit i qëllon monedha konsiderohet me fat dhe viti i ardhshëm do të jetë i mbarë për të.

The post Ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tryezë natën e ndërrimit të viteve appeared first on Albeu.com.

Gjel apo pulë deti? Cilin duhet të zgjidhni për recetat tuaj në mbrëmjen e fundvitit
Këto javë të gjithë kanë një synim të vetëm; blerjen e produkteve të nevojshëm për të përgatitur darkën e ndërrimit të viteve. Turshitë, ullinjtë, perimet e freskëta, mishi, petat e bakllavasë e arrat, të gjitha janë pjesë e listët së blerjeve.

Por mbase më i rëndësishmi është gjeli apo pula e detit. Sipas të dhënave duket se tregtia e gjelave të detit është përqendruar në zonat e Baldushkut, Ndroqit, Pezës, Vaqarrit, Farkës etj.

Duke qenë se është kthyer në një traditë të pandashme për fundvitin, tregtia e tyre është rritur me 40-50%.

Edhe pse në shumë raste familjarët i bien shkurt dhe blejnë gjelin, edhe pula e detit nuk mbetet pas.

Sigurisht që mes tyre ka një ndryshim themelor që nis nga mishi e shkon deri tek recetat ku duhet t’i përdorni.

Diferenca e mishit të gjelit dhe pulës së detit.

Gjeli i detit shquhet për qafën e tij të dhjamosur, madje në disa zona të jugut të Shqipërisë, gusha e gjelit e pjekur i jepej mikut të shtëpisë.

Kjo traditë bëhej për të nderuar mikun e familjes.

Por pavarësisht zakoneve krahinore, gjeli i detit ka një sasi më të madhe dhjami.

Diçka e tillë e bën atë perfekt për këdo që preferon që përsheshi, orizi apo patatet e pjekura të dalin të shkrifa.

Nga ana tjetër pula e detit, ka një përmbajtje më të vogël dhjami, duke e bërë mishin e saj më të mbledhur.

Mishi i pulës gjithashtu është edhe më i kuq, krahas atij të gjelit që është pothuaj i bardhë.

Duke qenë se ka pa një sasi të vogël dhjami, mishi i pulës së detit është perfekt për personat që duan diçka më të shëndetshme.

Mishi i pulës së detit është zgjidhja perfekte nëse doni të përgatisni mesnikun e famshëm me petët e pjekura.

Një tjetër ndryshim mes këtyre dy produkteve është përgatitja e tyre.

Siç e përmendëm, pula e detit ka mish pak më të fortë ndaj dhe mund të kërkoj kohë pak më të gjatë gatimi.

The post Gjel apo pulë deti? Cilin duhet të zgjidhni për recetat tuaj në mbrëmjen e fundvitit appeared first on Albeu.com.