viti i ri 2023 Archives - Albeu.com

Dhurata e Vitit të Ri, e kishte lënë vajzën kur ishte 8 muajshe, nënë e bijë takohen pas 10 vitesh
Këtë të diel feste në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, u trajtua një histori shumë e veçantë, ajo e Esmeraldës. E martuar në moshë të vogël dhe nënë që kur ishte 18 vjeçe, Esmeralda kishte plot 10 vite pa e takuar vajzën e saj të parë, Samantën.

Ajo e kishte lënë vajzën me gjyshërit dhe kunatën që kur ishte vetëm 8 muajshe dhe së bashku e bashkëshortin, e deri më tani komunikimi i tyre ka qenë vetëm me anë të telefonit dhe internetit.

Tashmë Esmeralda është nënë e 5 fëmijëve, katër prej të cilëve jetojnë me të në Angli. Esmeralda tregon se sapo janë bërë me dokumente menjëherë janë nisur për në Shqipëri, pasi ajo nuk mund të uronte më shumë pa ndier aromën e vogëlushes së saj.

E si një nënë sigurisht që donte t’i bënte edhe një surprizë të bukur e të veçantë, për realizimin e së cilës u kujdes e “E Diela Shqiptare”.

Në një kuti gjigande të paketuar bukur, Samanta mori dhuratën më të bukur që mund të kishte ëndërruar ndonjëherë, ajo takoi për herë të parë nënën e saj, e më pas edhe motrat dhe vëllezërit./tvklan.al

The post Dhurata e Vitit të Ri, e kishte lënë vajzën kur ishte 8 muajshe, nënë e bijë takohen pas 10 vitesh appeared first on Albeu.com.

“Ka qenë vit tejet i vështirë”, Rama uron Vitin e Ri 2023: Qoftë koha për paqe, Zoti e bekoftë Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama ka shprehur urimin e tij për ardhjen e Vitit të Ri 2023 me anë të një video-mesazhi në rrjetet sociale.

“Sonte nuk kam një mesazh tradicional, kjo është nata e familjes suaj, miqve e të afërmve tuaj dhe mua më keni pasur thuajse çdo ditë në shtëpi.

Ju kërkoj ndjesë nëse e kam tepruar, nëse s’kam folur si duhet, nëse kam gabuar, shumë ndjesë!

Kam bërë si çdo vit gjithë sa kam mundur, por jo gjithçka kam dashur, të mundesha më shumë s’e kisha lënë pa bërë.

Ka qenë një tjetër vit tejet i vështirë, të cilin inflacioni i luftës dhe çmendja e çmimit të energjisë e kanë bërë një vit të zymtë për mbarë Europën.

Kemi pasur sidoqoftë edhe ditë të mira – mes tyre edhe ditë historike, si finalja e parë europiane e futbollit në Shqipëri apo Samiti i parë i BE-së jashtë kufijve të Bashkimit Europian, pa harruar momentin kulmor të shumëpritur, çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. Po me punët e me progresin e bërë gjatë këtij viti nuk po ju marr asnjë minutë nga mbrëmja e sotme.

Minutin tjetër do t’jua marr për t’ju lexuar një tekst të vjetër, që mua më mahnit gjithnjë dhe ndjehem sonte i privilegjuar ta ndaj me ju, nga Ekleziastët:

“Nën këtë qiell ka një kohë për gjithçka dhe ka një stinë për çdo veprim: Një kohë për të lindur e një kohë për të vdekur, një kohë për të mbjellë e një kohë për të shkulur, një kohë për të vrarë e një kohë për të shëruar, një kohë për të shembur e një kohë për të ndërtuar, një kohë për të vajtuar e një kohë për të qeshur, një kohë për zi e një kohë për valle, një kohë për t’i hedhur e një kohë për t’i mbledhur gurët, një kohë për të përqafuar e një kohë për t’u rezervuar në përqafime, një kohë për të këmbëngulur e një kohë për të hequr dorë, një kohë për të mbajtur e një kohë për të flakur, një kohë për të prishur e një kohë për të ndrequr, një kohë për të heshtur e një kohë për të folur, një kohë për të dashur e një kohë për të urryer, një kohë për luftë e një kohë për paqe”.

Qoftë Viti i Ri një kohë për paqe, për dashuri e për plot të qeshura për ju, familjen dhe miqtë e të afërmit tuaj!

Zoti e bekoftë Shqipërinë”, u shpreh ai.

The post “Ka qenë vit tejet i vështirë”, Rama uron Vitin e Ri 2023: Qoftë koha për paqe, Zoti e bekoftë Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

“Një shëndet ta ngrejmë sot për Shqipërinë”, Berisha shpreh urimin për Vitin e Ri: 2023 do jetë viti i revolucionit demokratik
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një mesazhi-video të postuar në Facebook ka uruar gjithë shqiptarët në pritje të ardhjes së Vitit të Ri 2023.

Postimi: “Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë, shqiptare dhe shqiptarë kudo që jeni sot. Në prag të Vitit të Ri, dëshiroj t’ju uroj përzemërsisht Gëzuar Vitin e Ri 2023, kudo që festoni sot, në vatrat tuaja familjare, në lokale, klube, udhëtime, spitale, institucionet e vuajtjes së dënimit.

Gëzime dhe të mira të keni gjithmonë. Sot ne festojmë, japim dashuri për njëri-tjetrin, mirënjohje, respekt, admirim, por në mënyrë të pamohueshme jemi të vetëdijshëm se çdo i ri, çdo student, çdo biznesmen, çdo punëtorë, çdo punonjës, çdo fermer që jeton me djersën dhe mundin e tij përballojnë një vit ciflitës gjatë vitit 2022. Një vit të cilin tiparet më kryesore të shkruara në muret e kohës do mbeten, së pari vendosja e monizmit të plotë pas 31 vitesh në Shqipëri bazuar kryekëput në krimin, drogën dhe vjedhjen e votës.

Së dyti viti 2022 është viti i vjedhjes deri në palcë i shqiptarve nga qeveria e tyre. Edi Rama ka tre ditë që trumbeton se do të shpërndajë pas Vitit të Ri 80 milion euro. Kjo është një pilulë elektorale, por e vërteta është së çdo shqiptarë për shkak të vjedhjes që është bërë në bordet e qeverisë shpenzoi për ushqimet dhe ilaçet e tij, më shumë se një rrogë gjatë vitit 2022. Ndaj dhe minimum i korrektesës, i njerëzisë në këtë rast kërkonte një rrogë të 13-të, një pension të 13-të, një ndihmë ekonomike të 13-të, por këto nuk mund të ndodhin sepse qindar milionë vidhen për të fryrë kontot bankare të Edi Ramës dhe qeveritarëve tanë. Qindra e qindra milionë shpërdorohen, abuzohen. Siç rezulton në 9 muaj janë vjedhur 122 miliardë lekë, janë vjedhur pra 1.3 herë më shumë se fondi i përgjithshëm i pagave të Shqipërisë.

Por viti 2022, mund të konsiderohet viti i opozitës ndaj dhe unë dua të uroj më përulje të madhe bazën e Partisë Demokratike. Ata burra dhe gra të cilën me intuitën e tyre kuptuan se çfarë rreziku ekzistencial i kërcënohej Partisë Demokratike dhe rendën me guxim, vendosmëri në mbrojtje të saj. Dua me përulje të uroj dhe falenderoj të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët I dhuruan shqiptarëve në një moment kritik për demokracinë e tyre Primaret. Mbollën përsëri votën e lirë. Rikthyen votën e lirë në Partinë Demokratike me vendosmërinë më të madhe për ta rikthyer atë në mbarë shoqërinë Shqiptare. Unë dua të falenderoj në mënyrë të pakufijshme ata qindra e mijëra qytetarë shqiptarë, demokratë, socialistë, pa parti të cilët mbushën gjysmën e dytë të këtij viti sheshet dhe rrugët e Tiranës dhe dëshmuan se ata janë zotrit e vërtetë moral të këtij vendi. Kam një mirënjohje të veçantë për të gjithë ndjekësit, simpatizantët, fansat e mi në rrjetet sociale, në veçanti ata të TikTok të cilët me atë mbështetje elektrizuan rininë dhe e vërteta është elektrizuan edhe Sali Berishën. Pra viti 2022 ishtë një vit që ngriti në këmbë opozitën shqiptare.

Një mirënjohje të pakufijshme për të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët e ndoqën me simpati, me dashamirësi ketë zgjim të fuqishëm të opozitarizmit në Shqipëri. Edi Rama sot është më i izoluar se kurrë. Ai kudo që shkon pritet me ‘Rama ik’, ndërmer dhe në prag festash akte çnjerëzore. Nxjerr familje, burra, gra, të moshuar, fëmijë nga banesat e tyre vetëm e vetëm që këto akte t’i mbulojë me atmosferën e festës, por këto le t’ia lejmë vitit 2022 dhe të angazhohemi e zotohemi ne, se viti 2023 do të jetë viti i Revolucionit Demokratik, viti i shpëtimit të Shqipërisë. Ndaj dhe unë dua të ngre këtë dolli për të gjithë ju kudo që ndodheni sot, gëzime, shëndet, shpresë dhe suksese në realizimin e aspiratave dhe ëndërrave tona Gëzuar! Një shëndet ta ngrejmë sot për Shqipërinë e cila sot ka nevojë më shumë se kurrë për dashurinë dhe besimin tonë. Zoti e bekoftë Shqipërinë, Flamurin e saj, bijtë dhe bijat e saj kudo që ndodhen sot! Gëzuar”, u shpreh Berisha.

The post “Një shëndet ta ngrejmë sot për Shqipërinë”, Berisha shpreh urimin për Vitin e Ri: 2023 do jetë viti i revolucionit demokratik appeared first on Albeu.com.

Kroacia mirëpret Vitin e Ri me euro, duke nisur nga mesnata i bashkohet Eurozonës dhe Shengen-it
Duke nisur nga dita e parë e vitit 2023, Kroacia do të bëhet vendi i fundit që do t’i bashkohet Eurozonës dhe zonës Shengen, një lëvizje që presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se e bën Bashkimin Evropian më të fortë.

Nga e diela, vendi do t’i bashkohet një komuniteti prej 347 milionë evropianësh që përdorin euron në jetën e tyre të përditshme, tha von der Leyen në një deklaratë.

“Kjo është një arritje e madhe për Kroacinë. Një simbol i lidhjes së saj të thellë me BE dhe një moment simbolik për zonën e euros në tërësi.”

Ajo shtoi: “Është një moment krenarie për BE-në, Kroacinë dhe qytetarët e saj.”

Më shumë se gjysma e ATM-ve të vendit janë jashtë linje për t’i përgatitur për shpërndarjen e monedhës.

Kuna Kroate dhe Euro do të bashkëjetojnë për një periudhë të shkurtër kalimtare prej vetëm 14 ditësh.

The post Kroacia mirëpret Vitin e Ri me euro, duke nisur nga mesnata i bashkohet Eurozonës dhe Shengen-it appeared first on Albeu.com.

Ndryshimet që duhet të bëni gjatë vitit 2023
Me ardhjen e 2023, të gjithë me siguri jemi të zënë duke planifikuar dekorimet e Vitit të Ri. Por pas festës vjen dita e Vitit të Ri dhe bashkë me të një kohë për të menduar për synimet e reja.

Shkoni përtej rezolutave tipike si të shkoni në palestër dhe merrni në konsideratë më shumë ide jashtë të zakonshmes, si të mësoni se si të investoni paratë tuaja, të kaloni kohën tuaj vullnetare për bamirësi ose të provoni një hobi të ri.

Pavarësisht se cilën rrugë zgjidhni, ka shumë mënyra për të krijuar një jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme në vitin e ri.

Bëni më shumë komplimente

Një kompliment i vogël mund të bëjë dikë të lumtur. Në fakt, studime kanë treguar se marrja e një komplimenti mund të rrisë pozitivitetin në marrëdhënie dhe të rrisë lumturinë e përgjithshme. Dhe dhënia e komplimenteve mund të jetë po aq frymëzuese sa edhe marrja e tyre – kështu që do t’ua ndriçoni ditën e tyre dhe tuajën!

Shëndeti duhet të jetë i pari

Këtë vit mundohuni që vërtet të bëni një ndryshim të rëndësishëm për shëndetin tuaj. Për personat që përtojnë apo mendojnë se janë shumë të zënë për të përgatitur mëngjes, drekë dhe darkë në shtëpi dhe preferojnë që të marrin diçka të gatshme, është momenti që të ndryshojnë zakonet e tyre në të mirë të shëndetit.

Duke ngrënë ushqime të gatuara me kujdes në shtëpitë tuaja, ju siguroheni për produktet e përdorura dhe do të shihni menjëherë ndryshim në trupin tuaj.

Për duhanpirësit, themi që është momenti që të heqin dorë nga zakone të tilla të dëmshme.

Le të biem dakord që pirja e cigares është kaq modë e vjetër. Tanimë ka plot metoda për ta bërë këtë process më të lehtë dhe të përballueshëm. Përmes reduktimit të dëmit, një nga konceptet më premtuese, edhe për duhanpirësit e rritur të cilët zgjedhin të vazhdojnë këtë zakon prej nikotinës, ka mundësi të cilat arrijnë të reduktojnë toksinat e dëmshme të tymit të cigares deri në 95%.

Bëhet fjalë për cigaret elektronike, apo pajisjet e duhanit me ngrohje, të cilat janë zgjidhje të bazuara në shkencë e të ndërtuara me teknologjinë e fundit.

Shkëputuni pak nga mediat sociale

Bërja e një pushimi nga mediat sociale mund të ndihmojë në uljen e ndjenjave të stresit, ankthit dhe depresionit të shkaktuara nga navigimi i tepërt në internet. Aplikacione si Instagram madje kanë lançuar një opsion të ri “Take a Break” për të inkurajuar përdoruesit e rinj të thyejnë ciklin e lëvizjes dhe të dalin nga aplikacioni pas një kohe të caktuar.

Ndaj këtë vit bëni ndryshime në dukje të vogla por që kanë rezultate direkte.

The post Ndryshimet që duhet të bëni gjatë vitit 2023 appeared first on Albeu.com.