vitamina Archives - Albeu.com

Arsyet përse duhet ti merni vitaminat nga ushqimet dhe jo nga suplementet
Kur arrijmë në një pikë ku është e nevojshme të marrim një përqindje të caktuar të lëndëve ushqyese dhe këtë nuk e kemi bërë në mënyrën më natyrale dhe të shëndetshme përmes ushqimeve, suplementet vitaminë janë një zgjedhje ideale.

Megjithatë, nutricionistja Kristin Kirkpatrick thotë: “Shumë studime tregojnë se kur i shikojmë ushqimet si burime të disponueshme bio të lëndëve ushqyese, vitaminave dhe mineraleve specifike, ato priren të jenë një nga zgjedhjet më të mira”.

Nutricionistja thekson se nuk ka mënyrë më të mirë për të marrë një shumëllojshmëri vitaminash dhe mineralesh sesa të hani ushqime shumëngjyrëshe. Idealja, thotë ajo, është të synoni të hani gjashtë ushqime me ngjyra të ndryshme çdo ditë.

Kafeja gjithashtu ka disa përfitime pozitive shëndetësore për shkak të përmbajtjes së saj antioksidante. Një vlerë e reduktuar e shpeshtë në trup është ajo e vitaminës D, rimbushja e së cilës duhet të sigurohet detyrimisht nëpërmjet një suplementi.

Kjo sepse, siç shpjegon Kirkpatric: “Vitamina D përthithet në një masë shumë të vogël përmes dietës. Një shtesë D3 imiton më nga afër rrezet UV të diellit, që është mënyra më e mirë për të sintetizuar vitaminën D.”

The post Arsyet përse duhet ti merni vitaminat nga ushqimet dhe jo nga suplementet appeared first on Albeu.com.

Vitaminat që ndihmojnë me funksionimin e nervave
Dëmtimi i nervave ndodh kur veshja e jashtme që mbulon nervat shkatërrohet.

Në këtë pikë nervat nuk janë më në gjendje të përçojnë siç duhet sinjalet e komunikimit mes trurit dhe palcës kurrizore. Një nga shkaqet më të shpeshta të dëmtimit të nervave është mungesa e vitaminave.

Vitamina B

Kompleksi i vitaminave B është i rëndësishëm për funksionimin e nervave.

Mungesa e tyre në organizëm mund të çojë në dëmtime të nervave në duar dhe këmbë.

Diabetikët mund të vuajnë nga ndjesia e shpimit dhe mpirjes që shkaktohet nga diabeti, veçanërisht kur kanë mungesë të vitaminave B6 dhe B12.

Një studim zbuloi një lidhje midis mungesës së B12 dhe neuropatisë periferike. Një çrregullim që shkakton në komunikim të dobët midis trurit dhe palcës kurrizore.

Njerëzit që marrin shumë pak vitaminë B12 mund të shfaqin dobësi, dridhje, dhimbje, mpirje, ndjesi shpimi, ngërçe të muskujve dhe ndjesi djegieje.

Ajo rekomandohet zakonisht për pacientët me sindromën e tunelit karpal. Ënjtja dhe ndjesia e shpimit në kyçe apo pjesë të tjera të trupit mund të shkaktohet gjithashtu nga nivelet e ulëta të kësaj vitamine.

Vitamina B1 dhe B3 ndihmon në reduktimin e ankthit dhe ka një efekt qetësues nervor.

Vitamina E

Kjo vitaminë ndihmon në rregullimin e funksionit të duhur të sistemit nervor. Mungesa e kësaj lënde ushqyese mund të shkaktojë degradim të neuroneve.

Vitamina C

Vitamina C ka shumë përfitime dhe lehtësimi i ankthit është një prej tyre. Ajo ndihmon në kiminë e shëndetshme të trurit dhe funksionin e gjëndrës mbiveshkore. Në doza të mëdha, ka një efekt të madh qetësues.

Kalciumi dhe magnezi

Kalciumi ka veti natyrale qetësuese dhe magnezi ndihmon në nxitjen e relaksimit duke ulur nivelet e ankthit dhe nervozizmit. Magnezi, gjithashtu, ndihmon në lehtësimin e spazmave të muskujve, një arsye tjetër pse atletët duhet të marrin mjaftueshëm prej tij.

Aktiviteti fizik dhe djersitja nuk janë faktorët e vetëm që ulin rezervat e magnezit. Alkooli gjithashtu varfëron magnezin e trupit, duke çuar në nervozizëm dhe tension.

The post Vitaminat që ndihmojnë me funksionimin e nervave appeared first on Albeu.com.

Ushqimet e pasura me vitaminat e rinisë
Produktet dhe trajtimet e bukurisë që na ofrohen çdo ditë, shpesh përshkruhen si vepra arti të afta të bëjnë mrekulli për të rikthyer gjallërinë e fytyrës si brenda ashtu edhe jashtë.

Por në të vërtetë, ne jemi çfarë hamë. Misioni i ushqimit nuk është vetëm të ngazëllejë apo të kënaqë shqisat, por edhe të na japë energji dhe rini të organizmit. Ushqimi ka një tjetër mision po aq të rëndësishëm. Ai është pjesë e pandashme e rutinës së kujdesit të lëkurës.

Vitaminat kundër plakjes mund të merren shumë mirë nëpërmjet ushqimit, në mëngjes, drekë dhe darkë duke i dhënë lëkurës shkëlqim, hidratim dhe pamje rinore.

1. Vitamina C

Përfitimet kundër plakjes: Vitaminës C i thurin shumë lavde kur vjen puna tek roli i saj në sistemin imunitar. Por roli i kësaj vitamine është shumë i çmuar në prodhimin e kolagjenit që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmet e shkaktuara prej diellit.

Ku mund ta gjeni: Specat (pavarësisht ngjyrës)

Brokoli

Luleshtrydhet

Agrumet si ananasi, limoni, limoni jeshi, portokalli e të tjerë.

Doza e nevojshme: A e dinit se specat përmbajnë 280 mg vitaminë C ndërsa portokallet që çmohen kaq shumë kanë vetëm 90 miligramë?

Njeriu ka nevojë për të paktën 100 mg vitaminë C në ditë, ndaj për të përfituar këtë dozë duhet të hani dy fruta ose perime të lartpërmendura në ditë.

2. Vitamina E

Përfitimet kundër plakjes: Vitamina E shërben si mbrojtëse e membranës së qelizave. Ajo ruan hyrjet dhe daljet e çdo gjëje në lëkurë. Kur kombinohet me vitaminën C, vitamina E mbron lëkurën kundër dëmeve të shkaktuara nga rrezet ultra vjollcë.

Ku mund ta gjeni: Embrioni i grurit (të cilin mund ta shtoni në lëngjet me proteina, tërshërë, bukë, biskota dhe kos)

Arrorët dhe farat (farat e lulediellit, kikirikët, bajamet)

Avokadot

Doza e nevojshme: Konsumoni një lugë gjelle me embrion gruri, dy feta avokadoje ose një grusht me arra.

3. Beta-Karoteni

Përfitimet kundër plakjes: Beta-karoteni është thelbësor për shëndetin e lëkurës. Ai transformohet në vitaminë A që është përgjegjëse për riparimin dhe rritjen e qelizave.

Ku mund ta gjeni: Perimet dhe frutat me ngjyrë portokalli dhe të gjelbër

Karrotat

Kungulli

Pjepri

Pazia

Spinaqi

Rukola

Doza e nevojshme: Ju nevojiten të paktën dy racione në ditë të frutave ose perimeve të lartpërmendura.

4. Omega-3

Përfitimet kundër plakjes: Omega-3 janë yndyrna të mira e të shëndetshme që e mbajnë lëkurën të ushqyer, ruajnë integritetin e membranës së qelizave, mbajnë toksinat larg dhe mbrojnë kundër dëmeve të shkaktuara nga dielli.

Ku mund ta gjeni: Farat e bluara të linit, arrat, sardelet ose salmoni i egër

Doza e nevojshme: Konsumoni 90 deri në 150 gramë peshk në javë. Nëse nuk ju pëlqen peshku, atëherë mund të provoni suplementët e Omega-3. Konsultohuni me mjekun përpara se ta bëni këtë, sepse këto suplementë hollojnë gjakun.

5. Uji

Përfitimet kundër plakjes: Uji mund të mos jetë një vitaminë, por e kemi dëgjuar me mijëra herë rëndësinë e të pirit ujë. Uji është jetësor për shëndetin e lëkurës dhe bukurinë tonë. Sa më shumë ujë të pini, aq më mirë funksionojnë organet, përfshirë atë më të madhin siç është lëkura. Uji hidraton qelizat dhe i jep lëkurës elasticitet, gjallëri, shkëlqim dhe pamje rinore.

Ku mund ta gjeni: Burime të rëndësishme të ujit përfshijnë:

Shalqini

Ananasi

Manaferrat

Lulelakra

Domatet qershizë

Me këto produkte, përfitimi do të jetë i dyfishtë. Përveç ujit, do të përfitoni edhe beta karoten dhe vitaminë C.

Doza e nevojshme: Debatet mbi sasinë e ujit që duhet konsumuar vazhdojnë, por ne ju rekomandojnë të lini etjen t’ju tregojë sasinë për të cilën keni nevojë./ Agroweb

The post Ushqimet e pasura me vitaminat e rinisë appeared first on Albeu.com.

Jemi në vjeshtë, vitaminat që duhet të merrni patjetër
Ka nisur stina e virozave, gripit e të ftohtit dhe bashkë me të edhe kujdesi i shtuar për të mbrojtur organizmin.Dy vitet e fundit ka qenë veçanërisht e rëndësishme të keni një sistem imuniar sa më të shëndetshëm e të fortë për të përballuar viruset e bakteret.

Ekspertët vënë theksin si gjithnjë tek vitaminat, ushqyerja e shëndetshme madje edhe suplementet në raste të caktuara.

4 nga vitaminat që ju duhen patjetër për të qenë në formë këtë vjeshtë:

Vitamina A – Vitamina A ose retinoli është një ushqyes dhe antioksidant shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e shëndetit dhe të gjithë organizmit.Ndihmon në shëndetin e syve dhe forcon sistemin imunitar në mënyrë që të luftojë sëmundjet e viruset.Këtë vitamin përveçse në formën e suplementeve mund ta merrni edhe nëpërmjet ushqimeve të stinës.

Në këtë periudhë mund të konsumoni më shumë patate të ëmbla, lakra, karota ose mishi i kuq.

Vitamina C – Ndoshta një nga suplementët më të njohur sa i përket forcimit të organizmit. Kjo vitaminë vepron si antioksidant, lufton radikalet e lira, pra qelizat e këqija që shkaktojnë sëmundje të ndryshme kronike.

Pra konsumoni shumë portokallë, brokoli, kivi, spinaq dhe çdo barishte jeshile si lakrat apo pazitë.

Vitamina D – Vitamina D e furnizon trupin me qeliza të bardha të cilat ndryshe mund ti quajmë edhe qelizat e imunitetit të fortë. Mjaftojnë vetëm 10-15 minuta në diell në mënyrë që trupi të fillojë prodhimin e vitaminës.

Në këtë mënyrë do të mund të keni një sistem imunitar të fortë e të mbrojtur.

Vitamina K – Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kockave të shëndetshme dhe kundër bllokimit të enëve të gjakut. Në këtë mënyrë i gjithë organizmi do të punojë më mirë e ju do të ndiheni më të shëndetshëm.

Vtaminën K e gjeni tek lakra, gjethet e panxharit, lakrat e brukselit apo brokoli.

The post Jemi në vjeshtë, vitaminat që duhet të merrni patjetër appeared first on Albeu.com.

Cilat janë pasojat e mungesës së vitaminave kryesore në trup?
Trupi ka nevojë për 13 lloje vitaminash për funksionimin normal dhe secila prej tyre ka një rol të rëndësishëm në forcimin e imunitetit tonë.

Shpesh shtrohet pyetja se si të njohim mungesën e vitaminës dhe të kompensojmë vitaminat që mungojnë.

Vitaminat mund të ndahen në të tretshme në ujë dhe të tretshme në yndyrë. Vitaminat B dhe vitamina C treten lehtësisht në ujë dhe ekskretohen nga trupi ynë përmes urinës. Është shumë e rëndësishme t’i marrim ato rregullisht sepse trupi ynë nuk ka aftësinë t’i ruajë ato.

Vitaminat e tretshme në yndyrë (A, D, E, K) grumbullohen në trup dhe ruhen nga disa ditë deri në disa muaj.

Disa faktorë çojnë në mungesë të vitaminave që trupi ka nevojë për funksionimin normal. Ushqimi jo i duhur, aktiviteti fizik i pamjaftueshëm, duhani, alkooli, disa medikamente, por edhe shtatzënia dhe ushqyerja me gji ndikojnë në humbjen e vitaminave.

Me ushqimin e duhur dhe suplementet ushqimore, ne mund të rrisim marrjen e disa vitaminave në trup.

Vitamina A

Mungesa e vitaminës A mund të njihet nga ndryshimet degjenerative të syve, psoriasis, aknet, çrregullimet riprodhuese, koliti ulceroz, cirroza e mëlçisë, humbja e oreksit, dobësimi i imunitetit, infeksionet vaginale dhe respiratore dhe çrregullimet e tretjes.

Vitamina B

Lodhja, mungesa e përqendrimit, anemia dhe imuniteti i dëmtuar janë tregues të mungesës së kompleksit të vitaminës B. Tregues disi më kompleks janë demenca, paranoja, depresioni dhe ndryshimet në sjellje, skuqjet dhe çarjet në lëkurën rreth buzëve, si dhe prirja për infeksione.

Vitaminë C

Nëse trupit tonë i mungon vitamina C, ne mund ta njohim atë nga lodhja, ndryshimet e lëkurës, gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve, anemia, reduktimi i rezistencës ndaj infeksioneve, shërimi i ngadalshëm i plagëve dhe frakturave, alergjitë, arterioskleroza, artriti, kolesteroli i lartë, dhimbjet e kockave, hipoglikemia dhe stresi.

Vitamina D

Vitamina e diellit, siç quhet shpesh, vitamina D është e vështirë për trupin të prodhohet në dimër. Mungesa e kësaj vitamine karakterizohet me dhimbje kockash, dobësi dhe dhimbje dhe ngërçe të muskujve, djersitje të tepërt, presion të lartë të gjakut, përqendrim të dobët dhe dhimbje koke.

Vitamina E

Mungesa e vitaminës E karakterizohet me sëmundje kronike të mëlçisë, mungesë koordinimi të lëvizjeve, paralizë të muskujve përgjegjës për lëvizjet e syve, anemi të lehtë, katarakte, hiperpigmentim dhe rritje të ngadaltë tek fëmijët.

Vitamina K

Shenjat tipike të mungesës së vitaminës K janë ulja e densitetit të kockave, gjakderdhja e rëndë menstruale, gjakderdhja nga hunda dhe mishrat e dhëmbëve, gjakderdhja nënlëkurore, gjaku në traktin tretës dhe urinë, dhe mavijosje e lehtë.

The post Cilat janë pasojat e mungesës së vitaminave kryesore në trup? appeared first on Albeu.com.

Si të kuptoni cilat vitamina ju mungojnë në trup
Shpesh lind pyetja se si të identifikohet mungesa e vitaminës dhe të zëvendësohen vitaminat që mungojnë.

Vitaminat mund të ndahen në të tretshme në ujë dhe të tretshme në yndyrë. Vitaminat e grupit B dhe vitamina C janë lehtësisht të tretshme në ujë dhe ekskretohen nga trupi ynë përmes urinës. Është shumë e rëndësishme t’i marrim ato rregullisht sepse trupi ynë nuk ka aftësinë t’i ruajë ato. Vitaminat e tretshme në yndyrë (A, D, E, K) grumbullohen në trup dhe ruhen për disa ditë deri në disa muaj.

Disa faktorë çojnë në mungesë të vitaminave që trupi ka nevojë për të funksionuar normalisht. Ushqimi jo i duhur, dieta, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik, duhani, alkooli, disa medikamente, por edhe shtatzënia dhe ushqyerja me gji ndikojnë në humbjen e vitaminave.

Me ushqimin e duhur dhe suplementet ushqimore, ne mund të rrisim marrjen e disa vitaminave në trup.

Vitamina A

Mungesa e vitaminës A mund të njihet nga ndryshimet degjenerative në sy, psoriasis, aknet, çrregullimet riprodhuese, koliti ulceroz, cirroza e mëlçisë, humbja e oreksit, dobësimi i sistemit imunitar, infeksionet vaginale dhe të frymëmarrjes dhe çrregullimet e tretjes.

Vitamina B

Lodhja, mungesa e përqendrimit, anemia dhe çrregullimi i sistemit imunitar janë tregues të mungesës së kompleksit të vitaminave B. Tregues disi më kompleks janë demenca, paranoja, depresioni dhe ndryshimet në sjellje, skuqjet dhe çarjet në lëkurën rreth buzëve, si dhe prirja për infeksione.

Vitaminë C

Nëse trupit tonë i mungon vitamina C, ne mund ta njohim atë nga lodhja, ndryshimet e lëkurës, mishrat e përgjakshme, anemia, reduktimi i rezistencës ndaj infeksioneve, shërimi i ngadalshëm i plagëve dhe frakturave, alergjitë, arterioskleroza, artriti, kolesteroli i lartë, dhimbjet e kockave, hipoglikemia dhe stresi.

Vitamina D

Vitamina e diellit, siç quhet shpesh, vitamina D në periudhën e dimrit është pothuajse e pamundur që trupi ta prodhojë. Dhimbjet e kockave, dobësia dhe dhimbjet dhe ngërçet e muskujve, djersitja e tepërt, presioni i lartë i gjakut, përqendrimi i dobët dhe dhimbja e kokës karakterizojnë mungesën e kësaj vitamine.

Vitamina E

Sëmundjet kronike të mëlçisë, mungesa e koordinimit të lëvizjeve, paraliza e muskujve përgjegjës për lëvizjet e syve, çrregullimi i të folurit motorik, anemia e lehtë, katarakti, hiperpigmentimi dhe rritja e ngadaltë tek fëmijët janë karakteristikë e mungesës së vitaminës E.

Vitamina K

Shenjat tipike të mungesës së vitaminës K janë ulja e densitetit të kockave, gjakderdhja e rëndë menstruale, gjakderdhja nga hunda dhe mishrat e dhëmbëve, gjakderdhja nënlëkurore, gjaku në traktin tretës dhe urinë, dhe mavijosje e lehtë.

The post Si të kuptoni cilat vitamina ju mungojnë në trup appeared first on Albeu.com.

Vitaminat që ju duhen ndërsa vitet kalojnë
Omega-3

Këto acide yndyrore cilësohen si “thelbësore”, sepse trupi nuk mund t’i prodhojë vetë. Ato janë të rëndësishme për sytë, trurin, etj. Mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të lidhura me moshën, siç janë Alzhaimeri, artriti dhe degjenerimi makular. Nëse mjeku juaj nuk rekomandon ndryshe, është më mirë të merrni omega-3 nga ushqimet si peshku yndyror, arrat, vaji i kanellës ose fara e lirit.

Zink

Ndihmon shqisën e të nuhaturit dhe të shijimit, dhe lufton infeksionet dhe inflamacionin. Zinku gjithashtu mund të mbrojë shikimin tuaj. Molusqet janë burimi më i mirë i këtij minerali, por edhe mishi i viçit, gaforret dhe drithërat e ngurta të mëngjesit.

Selen

Seleni mbron qelizat nga dëmtimet dhe infeksionet, ndihmon tiroiden të punojë në mënyrën e duhur, mban muskujt të fortë, dhe mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të lidhura me moshën si demenca, disa lloje të kancerit dhe patologji të tiroides. Dy arra braziliane në ditë duhet të jenë të mjaftueshme.

Kalium

Kaliumi luan një rol në pothuajse në çdo organ të trupit tuaj. Ai gjithashtu mund të ndihmojë në mbrojtjen nga goditja në tru, presioni i lartë i gjakut dhe osteoporoza. Kajsitë e thata, bananet, spinaqi, qumështi dhe kosi janë burime të mira.

Acidi folik

Kjo formë natyrale e vitaminës B9 është në zarzavatet me gjethe, arra, fasule dhe ushqime të tjera. Gratë shtatzëna marrin një formë laboratorike të bërë me vitaminë B9 për të ndihmuar në parandalimin e defekteve të lindjes. Folati ndihmon në rritjen e qelizave dhe mund të mbrojë nga goditja në tru. Acidi folik që gjendet në ushqime është i shëndetshëm, por shumë acid folik nga suplementet ose ushqimet e pasuruara me të mund të rritin rrezikun për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë ose një dëmtim nervor.

Fibër

Fibra ndihmon për t’u mbrojtur nga goditjet në tru, të keni një jashtqitje të rregullt, ul kolesterolin dhe sheqerin në gjak – sjell përfitime të mëdha në trupat e moshuar. Gratë mbi 50 vjec duhet të marrin të paktën 21 gr në ditë, ndërsa burrat kanë nevojë për 30 gr.

The post Vitaminat që ju duhen ndërsa vitet kalojnë appeared first on Albeu.com.

Kjo është vitamina që pengon rënien e flokëve
Rënia e flokëve është e lidhur me shumë faktorë si trashëgimia dhe statusi hormonal.

Prandaj nuk është e mundur të propozohet ekskluzivisht një zgjidhje apo metodë për forcimin e flokëve pasi faktorët e dobësimit të tyre janë të shumtë dhe të ndryshëm.

Megjithatë, nëse duam të fokusohemi ekskluzivisht tek ushqimi, duhet të theksojmë se është vërejtur se rënia e flokëve është e lidhur me mungesën e biotinës.

Biotina, e njohur edhe si vitamina H (H do të thotë Haar und Haut, që do të thotë “flokë dhe lëkurë” në gjermanisht), është një vitaminë B e tretshme në ujë.

Përdoret në shumë procese metabolike, si tek njerëzit ashtu edhe tek organizmat e tjerë të cilat lidhen me përdorimin e yndyrave, karbohidrateve dhe aminoacideve dhe është i përfshirë në sintezën e proteinave.

Mungesa e biotinës mund të shkaktohet nga marrja e pamjaftueshme nëpërmjet dietës ose trashëgimisë, nëpërmjet çrregullimeve gjenetike që lidhen me metabolizmin e biotinës.

Mungesa subklinike mund të shkaktojë simptoma të lehta si rrallimi i flokëve, thonjtë e brishtë ose skuqje të lëkurës, zakonisht në fytyrë.

Në të kaluarën rekomandohej përdorimi i shampove dhe xhelit të pasuruar me biotinë. Por më pas, preferohej marrja e biotinës nga ushqimi.

Ushqimet e pasura me biotinë janë arrat, produktet e qumështit dhe e verdha e vezës.

The post Kjo është vitamina që pengon rënien e flokëve appeared first on Albeu.com.

Këto janë vitaminat që ju duhen për një gjumë cilësor
Pamjaftueshmëria e vitaminave besohet të jetë një faktor i rëndësishëm në shfaqjen e pagjumësisë. Kjo e fundit ka pasoja të rënda në organizëm.

Nëse njeriu fle më pak se gjashtë orë, ky rrezik katërfishohet.

Pagjumësia ndikohet jo vetëm nga stresi, puna dhe stili i jetesës.

Në këtë artikull të do të mësoni për vitaminat që ju duhen që të keni një gjumë cilësor.

Vitamina C

Vitamina C është shumë e rëndësishme për sistemin imunitar.

Studimet thonë se sasitë e pamjaftueshme të kësaj vitamine shkaktojnë pagjumësi dhe probleme me gjumin.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e specave, agrumeve, kivit, lakrave të vogla dhe mangove për të marrë më shumë vitamina.

Vitamina B12

Vitamina B12 garanton shëndetin e nervave dhe rruazave të kuqe të gjakut.

Ajo ndihmon në krijimin e energjisë në organizëm.

Nivelet e ulëta të kësaj vitamine shkaktojnë probleme nervore, lodhje, çrregullime të gjumit, mpirje dhe luhatje të humorit.

Sasia e rekomanduar e kësaj vitamine është nga 250 deri në 500 mikrogramë në ditë.

Vitaminën B12 e gjeni edhe në ushqimet e mëposhtme, rekomanduar nga AgroËeb.org

Ushqimet me Vitaminë B12

Sardelet

Salmoni i egër

Drithërat e plota

Qumështi

Kosi

Djathi i bardhë

Vezët

Vitamina D

Nivelet e ulëta të vitaminës D shkaktojnë probleme me gjumin.

Ushqimet ku mund ta gjeni: Vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bulmetit, drithërat e pasuruar.

Omega-3

Acidet yndyrore rekomandohen nga mjekët sepse përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Këto acide yndyrore i gjeni me shumicë tek peshqit, por edhe farat e ndryshme.

Peshqit e rritur në ujëra të ftohta siç janë salmoni, sardelet, trofta, skumbria dhe harenga përmbajnë nivelet më të larta të acideve yndyrore.

Gocat e detit, midhjet dhe gaforret përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3.

The post Këto janë vitaminat që ju duhen për një gjumë cilësor appeared first on Albeu.com.

Cilat janë vitaminat dhe mineralet që duhet të merrni gjatë shtatzënisë?
Vitaminat dhe mineralet shtesë gjatë shtatzënisë janë shumë të rëndësishme për ecurinë e mirë të saj, kjo pasi nevojat për elemente të ndryshëm janë më të mëdha duke qenë se një pjesë e mirë e tyre shkon në favor të rritjes dhe zhvillimit të fetusit.

Shpesh gjatë shtatzënisë mund të lindë nevoja për minerale, vitamina por edhe yndyrna të shëndetshme.

– Vitamina A luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe ruajtjen e shëndetit të syve. Gjithashtu rregullon rritjen e qelizave dhe mbron shtatzëninë dhe sistemin imunitar.

– Vitamina K. Roli më i rëndësishëm i vitaminës K është në rregullimin e koagulimit të gjakut. Ajo rregullon si koagulimin (trashjen e gjakut) poashtu edhe anti-koagulimin (hedhjen e gjakut). Mungesa e vitaminës K mund të çojë në çrregullime të gjakderdhjes, sidomos në rritjen e kohës së mpiksjes, e cila mund të jetë veçanërisht e rrezikshme gjatë lindjes.

Gjithashtu një element i rëndësishëm është edhe fluori. Vitaminat e grupit B janë shumë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

– Vitamina B6 eviton rritjen e të vjellave, hipertensionin, diabetin mellitus.

– Vitamina B8 (acidi folik) është e rëndësishme për zhvillimin e fetusit.

– Vitamina B12 eviton formimin e anemisë megaloblastike tek fetusi, e cila mund të shkaktojë sterilitet.

– Vitamina C dhe Vitamina E janë dy vitamina antioksiduese që luajnë një rol jetësor në prodhimin e kolagjenit, proteina strukturore që gjendet në kërce, kocka dhe lëkurë. Si antioksidantë, ato mbështesin një sistem imun të shëndetshëm dhe mbrojnë kundër dëmtimit oksidativ. Vitamina E këshillohet në mënyrë që të parandalohen sëmundjet kardiovaskulare.

– Vitamina H në mënyrë që të parandalohet dermatitis seborroik si edhe anoreksia.

– Hekuri është thelbësor për të parandaluar aneminë, për transportin e oksigjenit, rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të fetusit dhe placentës. si dhe gjendjen e lodhjes dhe përgjumjes.

– Jodi është një element thelbësor në gjurmë që ndihmon në rritjen, metabolizmin dhe zhvillimin e indeve. Jodi parandalon abortin spontan.

– Kalçiumi mbështet zhvillimin e kockave të foshnjës, forcon kockat e nënës dhe nuk lejon dëmtimin e tyre nga pesha gjatë shtatzënisë. Ai ndikon gjithashtu në funksionimin e sistemeve të qarkullimit të gjakut, nervor dhe muskulor.

– Magnezi, natriumi dhe kaliumi: Elektrolitet mundësojnë hidratimin e organizmit, i cili është i nevojshëm për shumë funksione, përfshirë transmetimet e impulseve nervore dhe kontraktimet e muskujve. Magnezi, ndoshta elektroliti më i rëndësishëm për t’u plotësuar gjatë shtatzënisë, është i domosdoshëm për zhvillim të shëndetshëm dhe mbështet qarkullimin e mjaftueshëm të gjakut në tru.

– Zinku Mangësitë e zinkut janë të zakonshme në gratë shtatzëna, për shkak të rritjes së shpejtë të qelizave, ndaj marrja e sasisë së duhur është e domosdoshme. Mungesa e zinkut gjatë shtatzënisë shoqërohet me rezultate të pafavorshme, duke përfshirë lindje të parakohshme, komplikime gjatë lindjes dhe peshë të ulët të fetusit në lindje.

– Seleni është një mineral në gjurmë i cili është një antioksidant dhe luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e funksionit të tiroides (një gjëndër që prodhon hormone që rregullojnë metabolizmin). Gjatë shtatzënisë mungesa e selenit rrit rrezikun e peshës së ulët të foshnjës dhe pre-eklampsi (hipertensioni në shtatzëni).

Këto vitamina dhe minerale mund të merren nëpërmjet suplementeve shtesë por duhet të favorizohet marrja e tyre edhe nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme.

The post Cilat janë vitaminat dhe mineralet që duhet të merrni gjatë shtatzënisë? appeared first on Albeu.com.