vitali klitchko Archives - Albeu.com

Klitschko: Pushtimi rus prek drejtpërdrejt Gjermaninë
Pushtimi rus në Ukrainë prek drejtpërdrejt Gjermaninë, ka thënë kryetari i Kievit, Vitali Klitschko të hënën, teksa ka takuar zyrtarët gjermanë në Hamburg, qytetin ku ai, dhe vëllai i tij Vladimiri, e kanë nisur karrierën në boks.

Klitschko ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, po synon të rikrijojë Bashkimin Sovjetik.

“Dhe ju gjermanët, nuk duhet të harroni se një pjesë e Gjermanisë, ku Putin ka punuar me vite si agjent i KGB-së, ka qenë, po ashtu, pjesë e një perandorie më të madhe sovjetike ruse”, ka shtuar ai.

Ukraina tani është duke luftuar për të mbrojtur “secilin prej jush kundër Putinit”, ka thënë mes tjerash Klitschko, ish-kampion botëror në boks, teksa ka folur në sallën e qytetit të Hamburgut, bashkë me kryetarin e qytetit, Peter Tschentscher.

“Ne, më përpara do të jetonim pa ujë dhe pa rrymë, sesa me ushtarë rusë. Ne jemi duke luftuar për të ardhmen tonë evropiane”, ka thënë ai, duke e përshkruar pushtimin jo si luftë, por si terrorizëm dhe gjenocid.

Duke e përshkruar shkatërrimin e Kievit, Klitschko ka thënë se 162 civilë kanë vdekur si pasojë e armiqësive, përfshirë pesë fëmijë, dhe se gati 800 ndërtesa janë shkatërruar.

Rusia ka tentuar që disa muaj që të rrisë presionin ndaj civilëve, duke ua sulmuar infrastrukturën kritike, çka ka rezultuar më pas me mungesa të rrymës.

“Ky ka qenë dimri më i vështirë ndonjëherë për qytetin tonë. Mirëpo ne kemi vazhduar përpara dhe kemi luftuar”, ka thënë ai.

Klitschko ka qenë i shoqëruar nga vëllai i tij, Vladimiri, i cili, po ashtu, është shpallur kampion në boks.

Ky udhëtim shënon përvjetorin e parë të paktit të solidaritetit në mes të Kievit dhe Hamburgut.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

The post Klitschko: Pushtimi rus prek drejtpërdrejt Gjermaninë appeared first on Albeu.com.

Çfarë fshihet pas përplasjes publike mes Zelensky-t dhe kryebashkiakut të Kievit?
Përplasja publike që shpërtheu pak ditë më parë midis Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe kryetarit të bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i dha fund armëpushimit të heshtur që kishte qenë në fuqi që nga fillimi i pushtimit rus për të përmirësuar mosmarrëveshjet e brendshme politike.

Por marrëveshja u kritikua nga Zelensky, i cili qortoi publikisht Klitschkon, duke akuzuar autoritetet lokale për joefikasitet që la banorët e Kievit pa energji për 20 dhe 30 orë pasi sulmet me raketa ruse në rrjetin elektrik të Ukrainës shkaktuan ndërprerje masive.

Zelensky foli për një plan, sipas të cilit në qytet ka strehimore dhe stacione të trenit që kanë energji elektrike dhe të gjithë mund të përdorin internetin, duke thënë kështu se vetëm këto funksionojnë dhe pjesa tjetër janë në gjendje të mjerueshme.

Madje, presidenti ukrainas dërgoi deputetë nga partia e tij, për të kontrolluar strehimoret. Kreu i grupit parlamentar, David Arachamiya, tha se janë kontrolluar më shumë se 360 ​​pika.

David Arachamiya tha, megjithatë, se qeveria i dha një “notë të keqe” administratës dhe lavdëroi vetëm menaxhimin e hekurudhave të Ukrainës. Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Kievit  Vitali Klitschk , për shkak se ka akses të kufizuar në mediat në Ukrainë, ka shfrytëzuar kontaktet e tij jashtë vendit.

Ai foli për Bild dhe u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij të tregojnë unitet. Ai u shfaq me një helmetë të bardhë në një termocentral në Kiev dhe deklaroi se “më shumë se 3000 njerëz punonin ditë e natë, kështu që pothuajse 98% e shtëpive kanë energji.

Por ai pranoi se një e katërta e banorëve të Kievit do të kishin mungesa të energjisë elektrike.

Klitschko si një kundërshtar i mundshëm politik

Të dielën në mëngjes, megjithatë, u bë e ditur se kudo në qytetin me tre milionë banorë kishin mungesa të energjisë elektrike, ujë të pijshëm, ngrohje dhe rrjeti telefonik funksiononte.

Nuk ishte hera e parë që Zelensky dhe qeveria e tij sulmojnë Klitschkon. Pasi Zelensky mori detyrën në vitin 2019, Andrei Bohdan, në atë kohë kreu i zyrës së Presidentit, kërkoi dorëheqjen e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 2014.

Megjithatë, Klitschko arriti që përmes kontakteve të tij me Andriy Yermak, të besuarin e Zelensky, të ruante pozicionin e tij.

Yermak tani është në krye të zyrës presidenciale. Klitschko ishte një bashkëpunëtor i paraardhësit të Zelensky në zyrën më të lartë të Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe beson se arsyeja e konfliktit me Zelensky është se ai nuk është anëtar i qeverisë së tij.

Sipas analistëve politikë, Zelensky dëshiron të neutralizojë Klitschkon si një kundërshtar të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 2024, me kusht që, natyrisht, lufta të ketë përfunduar deri atëherë dhe ata të kenë mbijetuar.

/albeu.com

The post Çfarë fshihet pas përplasjes publike mes Zelensky-t dhe kryebashkiakut të Kievit? appeared first on Albeu.com.

“Na pret një dimër i vështirë”, kryebashkiaku i Kievit: Po përgatisim 1 mijë pika ngrohjeje në kryeqytet
Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitchko ka deklaruar se pas sulmeve të fundit ruse të cilat kanë shënjestruar infrastrukturën energjetike qytetarët e Kievit i pret një dimër i vështirë. Ai bën të ditur se qeveria ndërkohë po punon që ta bëjë sa më të lehtë jetesën e qytetarëve.

Ai shtoi se duke qenë se forcat ruse kanë vënë në “shënjestër” pikat trategjike të furnizimit me energji elektrike dhe uji qeveria po merr masa për ngritjen e 1000 qendrave që do të shërbejnë si pika ngrohjeje për banorët e Kievit.

“Për shkak të sulmeve me raketa ruse në objektet e infrastrukturës kritike, ne po shqyrtojmë skenarë të ndryshëm të zhvillimit të ngjarjeve. Më e keqja është kur nuk do të ketë fare energji elektrike, ujë dhe ngrohje. Në këtë rast, ne po përgatisim më shumë se 1000 pika ngrohjeje. Qyteti bleu gjeneratorë elektrikë, sigurioi pajisjen me ujë dhe gjithçka të nevojshme që këto pika ngrohje të përdoren nga njerëzit. Do të jeni në gjendje të ngroheni, të pini çaj, të karikoni telefonat dhe të merrni ndihmën e nevojshme”, thuhet në një llogari ukrainase në Twitter.

In case of emergency, Kyiv is getting ready to open around 1000 public points of heating for the city residents, — @Klitschko, the Mayor of Ukraine’s capital.

? pic.twitter.com/3LYVay2tKg

— Saint Javelin (@saintjavelin) November 1, 2022

The post “Na pret një dimër i vështirë”, kryebashkiaku i Kievit: Po përgatisim 1 mijë pika ngrohjeje në kryeqytet appeared first on Albeu.com.