virus Archives - Albeu.com

OBSH paralajmëron: Rikthim i rrezikshëm i chikungunya-s, virusi që përhapet nga mushkonjat
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë një thirrje urgjente për të parandaluar rikthimin në shkallë të gjerë të virusit chikungunya, një sëmundje e transmetuar nga mushkonjat, që u përhap në mbarë botën dy dekada më parë.

Shkak për alarm është rritja e shpërthimeve të reja në rajonin e Oqeanit Indian, të cilat tashmë po përhapen edhe në Evropë dhe në kontinente të tjera. Sipas zyrtares së OBSH-së, Diana Rojas Alvarez, rreth 5.6 miliardë njerëz në 119 vende jetojnë në zona me rrezik potencial për përhapjen e këtij virusi.

Virusi shkakton ethe, dhimbje të forta në nyje dhe në disa raste mund të çojë në paaftësi afatgjatë. Alvarez paralajmëroi se situata po i ngjan epidemisë së viteve 2004–2005, kur virusi preku afro gjysmë milioni njerëz, fillimisht në territore të vogla ishullore, përpara se të përhapej në mbarë globin.

Sipas saj, vala e re e përhapjes ka nisur në fillim të vitit 2025, me shpërthime në ishuj të njohur si La Reuniondhe Mauritius – zona që ishin goditur edhe më parë. Vetëm në La Reunion, virusi ka prekur tashmë rreth një të tretën e popullsisë.

Përhapja vazhdon në Madagaskar, Somali, Kenia, si edhe në Indi dhe rajone të tjera të Azisë Juglindore. OBSH shpreh shqetësim edhe për rritjen e rasteve të importuara në Evropë, ku vetëm në Francë janë regjistruar rreth 800 raste që nga 1 maji.

Duke qenë se nuk ekziston asnjë trajtim specifik për chikungunya-n dhe se virusi përhapet shpejt, OBSH thekson rëndësinë e parandalimit. Si masa mbrojtëse rekomandohen përdorimi i insekticidëve dhe veshje me mëngë të gjata, pasi mushkonjat pickojnë gjatë ditës.

The post OBSH paralajmëron: Rikthim i rrezikshëm i chikungunya-s, virusi që përhapet nga mushkonjat appeared first on Albeu.com.

Maqedonia e Veriut gjen bakterin koliform në një mostër uji të importuar nga Kosova
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Maqedoninë e Veriut tha se është duke inspektuar të gjitha dërgesat e ujit të importuar burimor nga Kosova, pasi analizat laboratorike zbuluan praninë e bakterit koliform në një mostër uji nga shteti fqinj, raporton Shërbimi maqedonas i Radios Evropa e Lirë.

Disa media në këtë vend publikuan edhe vendimin e agjencisë, sipas të cilit bëhet fjalë për mostra të ujit “Rugove”. REL-i në Prishtinë kontaktoi pronarin e kësaj kompanie, Visar Kelmendi, i cili tha se shitjet në Maqedoninë e Veriut janë duke vazhduar.

“Ka qenë një problem që dy-tri javë me një provë të analizës… Pastaj janë marrë edhe dhjetë analiza të tjera të ujit në Maqedoni të Veriut, në Kosovë dhe në një shtet të tretë dhe është konfirmuar se nuk ka asgjë”, tha Kelmendi.

REL-i kontaktoi edhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë në lidhje me këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Shkup tha se “nga secila dërgesë e ujit burimor dhe pijeve joalkoolike me origjinë nga Kosova, do të merren mostra laboratorike për testimin e mikroorganizmave, në përputhje me Rregulloren për kërkesat specifike, që kanë të bëjnë me kriteret mikrobiologjike për ushqim”.

Paralelisht, kjo agjenci tha se Maqedonia e Veriut ka intensifikuar kontrollet edhe për frutat dhe perimet e importuara nga të gjitha vendet, për të monitoruar mbetjet e pesticideve. Ajo tha se produktet nuk do të lejohen në treg pa i pasur rezultatet që e konfirmojnë sigurinë e tyre./ REL

The post Maqedonia e Veriut gjen bakterin koliform në një mostër uji të importuar nga Kosova appeared first on Albeu.com.

Zbulohet një virus i ri vdekjeprurës, çfarë paralajmëron OBSH?
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus organizoi një mbledhje urgjente të mërkurën me ekspertëve ndërkombëtarë mes rasteve në rritje të variantit më vdekjeprurës të virusit Mpox në vendet afrikane. Sipas raporteve, ky variant i virusit Monkey pox mund të infektojë më shumë individë në më pak kohë, duke e bërë atë një shqetësim global për ekspertët e OBSH-së.

“Në dritën e përhapjes së Monkeypox dhe potencialit për përhapje të mëtejshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë Afrikës, unë kam vendosur të mbledh një komitet urgjence, sipas Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit. Së bashku me zyrtarët do të këshillohemi nëse shpërthimi përfaqëson një emergjencë të shëndetit publik ndërkombëtar”, tha Ghebreyesus.

Çfarë është virusi Monkey pox?

Virusi Monkey pox, i njohur gjithashtu si lija e majmunit, është një sëmundje virale që shkakton vlime të dhimbshme të lëkurës, përveç temperaturës, dhimbjes së kokës dhe dhimbjeve të muskujve. Virusi përhapet nga një individ në tjetrin përmes kontaktit të ngushtë dhe lëkurë me lëkurë. Mund të transmetohet edhe nëpërmjet pikave të infektuara të frymëmarrjes gjatë teshtitjes dhe kollitjes.

Mpox i përket gjinisë Orthopoxvirus, njëlloj si virusi i lisë. Virusi është zoonoz, që do të thotë se përhapet nga kafshët te njerëzit. Ai përhapet kryesisht përmes kontaktit me kafshët dhe primatët e infektuar, në Afrikë. Për më tepër, kontakti i ngushtë me individë të infektuar ose materiale të kontaminuara mund të rezultojë në transmetim nga njeriu te njeriu, shkruajnë mediat e huaja.

Cila është periudha e inkubacionit të këtij virusi? Virusi Mpox është një sëmundje ngjitëse që mund të zgjasë nga 2 deri në 4 javë. Megjithatë, simptomat fillojnë të shfaqen brenda 24-48 orëve pas infektimit.

Përhapja aktuale e Mpox në Republikën Demokratike të Kongos ka parë tashmë rreth 27,000 raste dhe ka marrë më shumë se 1,100 jetë, shumica prej tyre fëmijë, që nga fillimi i vitit 2023.

The post Zbulohet një virus i ri vdekjeprurës, çfarë paralajmëron OBSH? appeared first on Albeu.com.

Virozat shkaktojnë “fluks” në Urgjencën e Durrësit, rreth 570 pacientë në ditë në dyert e spitalit
Virozat e stinës, gripi sezonal por edhe Covid19 kanë shënuar një numër të lartë pacientësh në Urgjencën e Durrësit.

Janë rreth 400 pacientë të rritur të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore në ditë, ndërsa mbi 170 pacientë, janë fëmijë në Pediatri.

Mjekët bëjnë apel që pacientët që kanë probleme me shëndetin, fillimisht duhet të paraqiten  në qendrat shëndetësore të lagjeve e më pas në urgjencë.

“Shumica e pacientëve që kalojnë këtë virozë, u mbetet një kollë në vazhdimësi, por nuk ka pasur probleme serioze. Si gjendje varion deri në 3 ditë”, tha mjeku i Urgjencës së Durrësit.

The post Virozat shkaktojnë “fluks” në Urgjencën e Durrësit, rreth 570 pacientë në ditë në dyert e spitalit appeared first on Albeu.com.

OBSH: Rastet me sëmundje respiratore në Kinë në nivel më të ulët se para pandemisë
Rritja e rasteve me sëmundje të frymëmarrjes në Kinë, aktualisht nuk është më e lartë se para pandemisë së COVID-19, tha një zyrtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke përsëritur se nuk janë gjetur patogjenë të rinj ose të pazakonshëm në rastet e fundit.

Maria Van Kerkhove, ushtruesja e detyrës së drejtorit të departamentit për parandalimin e epidemisë dhe pandemisë në OBSH, tha se rritja e rasteve duket se është nxitur nga rritja e numrit të fëmijëve që kontraktojnë patogjenë, pasi për dy vjet kufizime të vendosura për pandeminë, i ka mbajtur ata larg nga patogjenët.

“Ne kemi kërkuar krahasimet para pandemisë. Dhe valët që po përjetojnë ata tani, kulmi i tyre nuk është aq i lartë krahasuar me atë që u shënua më 2018-2019”, tha Van Kerkhove.

“Ky nuk është tregues i një patogjeni të ri. Kjo është e pritshme. Kjo është ajo me të cilën janë përballur shumica e shteteve një apo dy vjet më parë”, shtoi ajo.

Zëdhënësi i Komisionit shtetëror të Shëndetësisë në Kinë, Mi Feng, tha më 26 nëntor se rritja e rasteve të sëmundjeve akute të frymëmarrjes ishte e lidhur me qarkullimin e disa llojeve të patogjenëve, kryesisht të gripit sezonal.

Rritja e rasteve të sëmundjeve të frymëmarrjes u bë çështje globale javën e kaluar kur OBSH-ja i kërkoi Kinës më shumë informacione, duke cituar një rast mbi grupet e pneumonisë së padignosituar te fëmijët nga Programi për Monitroimin e Sëmundjeve Emergjente.

Kina dhe OBSH-ja janë përballur me kërkesa për transparencë lidhur me raportimin në fillim të pandemisë, që u shfaq në qytetin kinez Vuhan në fund të vitit 2019. OBSH-ja tha javën e kaluar se nuk ka gjetur asnjë patogjen të ri apo të pazakonshëm në rastet e fundit të sëmundjeve respiratore.

The post OBSH: Rastet me sëmundje respiratore në Kinë në nivel më të ulët se para pandemisë appeared first on Albeu.com.

OBSH ngriti alarmin, ministria kineze e Shëndetësisë: Nuk ka virus të ri!
Një virus misterioz që shkakton pneumoni është përhapur nëpër shkolla në të gjithë Kinën prej disa ditësh.

Rritja e rasteve është shkaktuar nga gripi dhe patogjenë të tjerë të njohur dhe jo nga një virus i ri, theksoi këtë të dielë ministria kineze e Shëndetësisë.

“Grupet e fundit të infeksioneve të frymëmarrjes shkaktohen nga një mbivendosje e viruseve të zakonshme  që shkakton rënie të imunitetit, si; rinoviruset, virusi sincicial i frymëmarrjes ose RSV, adenovirusi, si dhe bakteret si mycoplasma pneumoniale, që është një shkaktar i zakonshëm për infeksionet e traktit respirator”- tha një zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.

Ministria u bëri thirrje autoriteteve vendore të hapin më shumë klinika kundër etheve dhe të promovojnë vaksinimet e fëmijëve dhe të moshuarve, ndërsa vendi përballet me një valë sëmundjesh të frymëmarrjes në dimrin e tij të parë të plotë që nga heqja e kufizimeve të Covid-19.

“Duhet të bëhen përpjekje për të rritur hapjen e klinikave dhe zonave përkatëse të trajtimit, zgjatjen e orarit të shërbimit dhe rritjen e furnizimit me ilaçe”- tha zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Mi Feng. Ai këshilloi njerëzit të mbanin maska ​​dhe u bëri thirrje autoriteteve lokale që të fokusohen në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve në vendet e mbushura me njerëz si shkollat ​​dhe azilet e pleqve.

OBSH në fillim të kësaj jave kërkoi zyrtarisht që Kina të jepte informacion në lidhje me një rritje potencialisht shqetësuese të sëmundjeve të frymëmarrjes dhe grupeve të pneumonisë tek fëmijët, siç përmendet nga disa raporte mediatike dhe një shërbim global i monitorimit të sëmundjeve infektive.

Shfaqja e llojeve të reja të gripit ose viruseve të tjera të aftë për të shkaktuar pandemi zakonisht fillon me grupe të padiagnostikuara të sëmundjeve të frymëmarrjes. Si SARS ashtu edhe Covid-19 u raportuan fillimisht si lloje të pazakonta të pneumonisë.

The post OBSH ngriti alarmin, ministria kineze e Shëndetësisë: Nuk ka virus të ri! appeared first on Albeu.com.

Një virus misterioz po “shkatërron” Kinën, spitalet janë plot me fëmijë, OBSH kërkon detaje
Një virus misterioz që shkakton pneumoni është përhapur nëpër shkolla në të gjithë Kinën prej disa ditësh, duke rezultuar në një numër të madh fëmijësh të shtruar në spital. Spitalet në Pekin dhe Liaoning janë në mesin e atyre “të mbingarkuar me fëmijë të sëmurë”, ndërsa orët e shkollës ishin në prag të pezullimit.

Fëmijët kanë simptoma të pazakonta që përfshijnë pneumoni dhe temperaturë të lartë, por pa kollë ose simptoma të tjera që zakonisht lidhen me gripin, RSV dhe sëmundje të tjera të frymëmarrjes, sipas mediave botërore.

Alarmi për virusin u lëshua të martën vonë nga ProMed, një sistem global i mbikëqyrjes në dispozicion të publikut që gjurmon sëmundjet infektive. I njëjti njoftim nga ProMed u publikua në dhjetor 2019, dhe tërhoqi vëmendjen e shumë mjekëve dhe shkencëtarëve, përfshirë zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Virusi misterioz më vonë u quajt Covid.

Watching this one closely…

Link: https://t.co/gxRuLe4y50 pic.twitter.com/WSm4W2wV1q

— Isaac Bogoch (@BogochIsaac) November 22, 2023

“A po e mbulojnë autoritetet epideminë”

Burimi për paralajmërimin është një raport nga FTV News i Tajvanit, i cili shton se “prindërit kanë pyetur veten nëse autoritetet po mbulojnë epideminë”.

Kina është kritikuar shumë për mbulimin e shpërthimit origjinal të SARS në 2003 dhe pandeminë Covid-19 në fund të 2019, që të dyja ishin viruse të reja që shkaktojnë pneumoni.

Sidoqoftë, shpërthimi i ri mund të lidhet me “Mycoplasma pneumoniae”,  e cila thuhet se është në rritje në Kinë ndërsa vendi hyn në dimrin e tij të parë pa kufizime strikte Covid.

SHBA dhe Britania e Madhe shënuan rritje të sëmundjeve

SHBA dhe Britania e Madhe kanë parë gjithashtu rritje të sëmundjeve të tilla si RSV dhe gripi pas heqjes së rregullave të pandemisë.

FTV News raportoi se Spitali i Fëmijëve në Pekin ishte i mbipopulluar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Situata në provincën Liaoning është gjithashtu e zymtë, raportoi FTV News.

Lobi i një spitali për fëmijë në Dalian thuhet se është i mbushur me fëmijë të sëmurë. Në Spitalin e Mjekësisë Tradicionale Kineze dhe në Spitalin Qendror ka radhë të gjata pacientësh.

“Pacientët duhet të presin në radhë për dy orë, dhe ne jemi të gjithë në urgjencë dhe nuk ka klinika të përgjithshme”, tha një punonjës i Spitalit Qendror Dalian.

Mjekët botërorë janë të shqetësuar për një sëmundje të re infektive

Mjekja Krutika Kupali, një mjeke infeksioniste e cila është pjesë e Programit të Urgjencës së OBSH-së, tha në platformën “X” se sëmundja “mund të jetë çdo gjë”, sepse Kina nuk bëri të ditur se për çfarë testuan.

Dr. Jennifer Nuzzo, një epidemiologe dhe drejtore e Qendrës Pandemike në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit Brown, tha se nevojitet më shumë transparencë nga Kina për të shmangur një përpjekje të përsëritur për të mbuluar pandeminë Covid-19, duke shtuar:

“Të shohësh një numër në rritje të njerëzve që paraqiten në çdo spital është, sigurisht, alarmante.”

“Nuk dua të përsëris të njëjtin gabim”

Dr Neil Stone, një specialist në sëmundjet infektive në Spitalin University College London, tha gjithashtu se paralajmërimi duhet marrë seriozisht.

“Herën e fundit që pashë raporte të një shpërthimi të pneumonisë së padiagnostikuar në Kinë, mendova, uh…jo gjë e madhe. Kjo ishte në dhjetor 2019 dhe nuk dua të përsëris të njëjtin gabim”, tha Dr Stone.

Media shtetërore Six Tone raportoi se një në dhjetë pacientë vijnë nga jashtë qytetit sepse nuk kanë akses në bronkoskopinë në qytetin e tyre.

“Kjo më shqetëson,” tha doktor Feigl-Ding, sepse bronkoskopia zakonisht nuk nevojiten për rastet e lehta të infeksionit.

OBSH kërkon detaje

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka kërkuar Pekinit më shumë informacion mbi  shpërthimin e pneumonisë misterioze në Kinën veriore që duket se prek kryesisht fëmijët.

OBSH bëri “një kërkesë zyrtare për informacion të detajuar mbi një rritje të sëmundjeve të frymëmarrjes dhe grupe të raportuara të pneumonisë tek fëmijët”, tha agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara në një deklaratë të mërkurën.

/albeu.com

The post Një virus misterioz po “shkatërron” Kinën, spitalet janë plot me fëmijë, OBSH kërkon detaje appeared first on Albeu.com.

Alarm në Gjermani, zbulohet për herë të parë “Pirola”, nënvarianti i ri i koronavirusit
Nënvarianti BA.2.86 i koronavirusit u zbulua për herë të parë në Gjermani, siç njoftoi sot Instituti Robert Koch (RKI), organi i mbikëqyrjes epidemiologjike të vendit.

Ky është një nënvariant që përfshin shumë mutacione të virusit dhe ka qenë nën mikroskopin e ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që nga mesi i gushtit.

“Pirola”, siç është bërë i njohur gjerësisht ky nënvariant, është zbuluar në gusht në Gjermani, tha RKI.

Instituti Robert Koch raporton gjithashtu se që nga fillimi i korrikut ka një rritje të rasteve të infeksionit akut respirator, në raport me rritjen e infeksioneve të konfirmuara me SARS-CoV-2, virusi që shkakton sëmundjen Covid-19.

Javën e kaluar, rreth 6,780 raste të konfirmuara të Covid-19 u konfirmuan në Gjermani, më shumë se trefishi i numrit krahasuar me javën e parë të gushtit. Numri aktual i rasteve vlerësohet të jetë më i lartë, pasi kontrollet e mostrës janë shumë më pak tani në krahasim me kohën e pandemisë.

Viroologia Sandra Cizek e Spitalit Universitar të Frankfurtit theksoi se ishte “çështje kohe” për të identifikuar nënvariantin BA.2.86 të koronavirusit në Gjermani.

Megjithatë ajo vlerësoi se nuk beson se kjo do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm të të dhënave dhe as që qeveria gjermane do të detyrohet të rifusë masa kufizuese./Albeu.com

The post Alarm në Gjermani, zbulohet për herë të parë “Pirola”, nënvarianti i ri i koronavirusit appeared first on Albeu.com.

Nënvarianti i coronavirus po përhapet me shpejtësi, shkencëtari: “Eris” është shumë ngjitës, na pret dimër i vështirë
Shkencëtarët janë të shqetësuar për përhapjen e shpejtë të nënvariantit “Eris”.

Lloji EG.5.1 që u zbulua për herë të parë në maj në Kretë tani gjendet në 69% të mostrave në Kretë, tha për protothema.gr profesori i Universitetit të Kretës dhe Drejtori i Klinikës Pulmologjike të PAGNI, Nikos Tzanakis.

Ky mutacion i ri është zbuluar tashmë në 45 vende të botës dhe është shumë ngjitës siç raportohet nga autoritetet shëndetësore nga Japonia, Britania dhe Amerika.

Tzanakis vlerëson se ky shpërthim ka të ngjarë të lidhet me faktin se komuniteti është larguar nga programi i vaksinimit për virusin korona dhe apelon veçanërisht për të prekurit që të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe nëse është e mundur të rivendosin përdorimin e përditshëm të maskës dhe respektimin e distancave.

Në të njëjtën kohë, ai tha se barnat antivirale duhet të merren në kohën e duhur.

“Varianti i ri ERIS ngre shqetësime për një dimër të vështirë”, shprehet Tzanakis në protothema.gr, duke shpjeguar se simptomat kryesore të sëmundjes janë dhimbjet e fytit, rrufë e fortë, temperatura 1-2 për ditë dhe lodhja.

Kreta, siç dihet, merr një ngarkesë më të madhe të koronavirusit për shkak të turizmit, megjithatë, siç vlerëson Tzanakis, përqindjet e ERIS në pjesën tjetër të Greqisë do të jenë të ngjashme.

Shqetësimet e shkencëtarëve kanë të bëjnë edhe me efektet që do të ndodhin në komunitet në mes të shtatorit me hapjen e shkollave.

Sipas raportit të fundit epidemiologjik të EODY-së (për periudhën 24-30 korrik), pozitiviteti në të gjitha mostrat e testuara ka shënuar rritje krahasuar me javën e kaluar./Albeu.com/

The post Nënvarianti i coronavirus po përhapet me shpejtësi, shkencëtari: “Eris” është shumë ngjitës, na pret dimër i vështirë appeared first on Albeu.com.

Një humbje jete dhe 7 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin lidhur me situatën epidemiologjike në vend.

Sipas MSH gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 qytetarë me koronavirus. Fatkeqësisht një qytetar 67 vjeç, nga Saranda ka humbur jetën.

Raste pozitive janë shënua në këto bashki:

5 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Vlorë.

Janë 154 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,961 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 18 Mars 2023)

Raste të reja ditore 7

Të shëruar në 24 orë 6

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 303

Testime totale 2,045,552

Raste pozitive 333,716

Raste të shëruara 329,961

Raste Aktive 154

Humbje jete 3,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 136

Berat. 7

Fier 5

Vlorë 3

Durrës. 2

Shkodër. 1/Albeu.com/

The post Një humbje jete dhe 7 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve appeared first on Albeu.com.