vila Archives - Albeu.com

Buzhala pas shembjes së vilave në Ujman: Dikur objektet e Radojçiqëve vetëm zgjeroheshin
<html><head></head><body>

Rrënimi i vilave pa leje në zonën përreth Liqenit të Ujmanit ka nxitur reagimin e analistit Viktor Buzhala, i cili e ka ndërlidhur aksionin me mënyrën se si institucionet janë sjellë ndaj Listës Serbe dhe personave të afërt me të.

Buzhala ka deklaruar se skena të tilla nuk mund të shiheshin gjatë qeverisjeve të mëparshme, pasi, sipas tij, në Ujman nuk shembeshin shtëpitë e ndërtuara pa leje, ndërsa vilat e Radojçiqëve vazhdonin të hidhnin shtat.

Në postimin e tij, ai ka shkruar se një situatë e tillë bëhet e mundur vetëm kur Listës Serbe nuk i jepet pushtet maksimal, kur nuk krijohet koalicion me të dhe kur nuk ndërmerret çdo veprim së bashku me këtë subjekt për rrëzimin e qeverisë.

Analisti ka shtuar se pamje të tilla shfaqen gjithashtu kur Radojçiqi dhe shokët e tij nuk janë partnerë biznesi.

</body></html>

The post Buzhala pas shembjes së vilave në Ujman: Dikur objektet e Radojçiqëve vetëm zgjeroheshin appeared first on Albeu.com.

Shehaj zbulon dokumentet e pasurisë në Itali dhe i kërkon Ramës: Trego si e ndërtove vilën në Surrel me 400 mijë euro
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka bërë publike të gjitha të dhënat mbi pronat e tij në Itali, duke i shoqëruar me dokumentacion përkatës si një formë transparence të plotë.

Pas sugjerimeve të ngritura nga Taulant Balla, drejtues i grupit parlamentar socialist, Shehaj vuri në dispozicion dokumentet italiane që tregojnë se prona e tij e deklaruar në ILDKPI, e shitura për 15 milionë euro, ishte blerë fillimisht në vitin 2019 dhe më vonë u ristrukturua një vit më pas me një investim prej të paktën 4 milionë eurosh, duke respektuar plotësisht legjislacionin italian.

Ai u shpreh se po ndërmerr një hap që asnjë politikan tjetër shqiptar nuk e ka bërë më parë: të ndajë me qytetarët çdo detaj rreth pronave të tij.

Sipas tij, prona në Itali u ble në vitin 2019 për 2.9 milionë euro dhe në vitin 2020 mori leje ndërtimi për të ngritur një vilë rreth 500 metra katrorë.

Investimi për rindërtim arriti në 4 milionë euro dhe tërësia e këtyre veprimeve figuron në deklaratat e pasurisë, derisa prona u shit për 15 milionë euro në vitin 2025.

Shehaj theksoi se çdo investim i tij është plotësisht i dokumentuar dhe i verifikuar në Itali, një vend ku, sipas tij, askush nuk toleron shkeljet e ligjit dhe pasojat janë të rënda.

Drejtuesi i Mundësisë publikoi gjithashtu informacion të detajuar për një rezidencë tjetër, për të cilën Balla kishte shpërndarë pamje dhe të dhëna të ambientit ku jetojnë bashkëshortja dhe fëmijët e tij.

Ai sqaroi se këtë vilë e ka blerë për 10 milionë euro dhe planifikon ta rishesë me një çmim më të lartë pas një riinvestimi, ndoshta edhe për 25 milionë euro.

Pas këtij akti transparence me dokumentacion, Shehaj deklaroi se sulmet ndaj tij janë të porositura nga Edi Rama. Ai e sfidoi kryeministrin të tregojë hapur se si arriti të ndërtojë një vilë në Surrel me një sipërfaqe prej 1 mijë metrash katrorë dhe katër godina, duke deklaruar një kosto prej vetëm 400 mijë eurosh në ILDKPI.

Shehaj vuri në dyshim se kjo shumë nuk do të mbulonte as pagesën e arkitektit dhe kërkoi që Rama të shpjegojë origjinën e këtyre parave dhe identitetin e ndërtuesit.

Ai shtoi se fushata kundër tij nuk do ta frenojë nga zbulimi i aferave qeveritare, duke theksuar se pasurinë e tij e ka krijuar me punë të ndershme, ndërsa akuzuesit e tij kanë përfituar nga vjedhja e popullit më të varfër në Evropë.

Shehaj akuzoi mazhorancën se po përdor të gjithë aparatin e propagandës për ta sulmuar, sepse i ka ardhur fundi. Ai madje pretendoi se janë angazhuar individë nga mediat e opozitës për ta bërë baltën më të besueshme, por shprehu bindjen se njerëzit e kuptojnë se ai i ka rritur fëmijët me punë të ndershme, ndërsa kundërshtarët e tij me paratë e qytetarëve shqiptarë.

Prej më shumë se një jave, përfaqësues të mazhorancës dhe media të caktuara kanë nisur një sërë akuzash ndaj Shehajt, të cilat ai i ka cilësuar si shpifje dhe u është përgjigjur duke ofruar transparencë me dokumente.

The post Shehaj zbulon dokumentet e pasurisë në Itali dhe i kërkon Ramës: Trego si e ndërtove vilën në Surrel me 400 mijë euro appeared first on Albeu.com.

Agron Shehaj shet vilën prej 251 m2 në Itali për 15 milionë euro: Pasurinë e kam krijuar me punë të ndershme, në 20 vjet…
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar fitimin e 15 milionë eurove nga shitja e një vile buzë detit në Itali.

Kjo vlerë është bërë publike në deklarimin vjetor të pasurisë që ai ka dorëzuar pranë Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive.

Dokumenti tregon se prona e shitur përfshinte truall dhe ndërtesë me një sipërfaqe të përgjithshme prej 251 m2, dhe ishte e regjistruar 100% në emër të deputetit.

Sipas raportimit, transaksioni është finalizuar në fund të shtatorit 2025, vetëm pak ditë pas marrjes së mandatit të deputetit nga Agron Shehaj.

Përveç kësaj shitjeje, Shehaj ka pasqyruar edhe ndryshime të tjera në financat e tij, përfshirë shlyerjen e disa huave dhe rritjen e llogarive bankare.

Sa u takon të ardhurave, ai ka deklaruar pagën si deputet prej 2.7 milionë lekësh, 150 mijë euro nga shitja e një tjetër pasurie dhe mbi 2 milionë euro të ardhura të tjera.

Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj tha se çmimi i pronës së shitur arrin në 15 milionë euro për shkak të vendndodhjes së saj në plazhet e Italisë.

“Kjo është vila ime e plazhit në Itali që e kam shitur 15 milionë euro. Tani habiten këta, ku i gjeti ky gjithë këto para. Me punë të ndershme. Në 20 vjet kam punësuar mbi 50 mijë të rinj dhe të reja. Kemi sjellë këtu me qindra milionë euro që kanë shkuar në rroga dhe taksa. Jam krenar për çfarë kam bërë, sepse një gjë është të pasurohesh, tjetër gjë është të pasurohesh në mënyrë të ndershme”, deklaroi Shehaj.

The post Agron Shehaj shet vilën prej 251 m2 në Itali për 15 milionë euro: Pasurinë e kam krijuar me punë të ndershme, në 20 vjet… appeared first on Albeu.com.

SPAK i sekuestroi vilën në Dhërmi, Klodiana Lala zbardh detaje: Pozitat e Ballukut janë rënduar, kemi një ndryshim drastik…
Ditën e sotme, gazetarja e njohur Klodiana lala, foli nga studio e “News24”, ku komentoi akuzat e reja që ka ngritur SPAK ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas saj, pozitat e ish-zyrtares së lartë socialiste janë rënduar ndjeshëm dhe rrezikon një marzh më të lartë dënimi.

Gjithashtu, Lala tha se pritet të shikohet edhe hapi i radhës i Prokurorisë nëse do bëjë tjetër kërkesë për imunitetin dhe arrestimin, pasi më parë mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama, e kishin bllokuar me pretendimin se nuk kishte akuzë për korrupsion.

Lala nënvizoi se tani ka një ndryshim drastik në hetime dhe akuza të reja ndaj Ballukut, të cilat rrëzojnë edhe alibinë e mazhorancës në Parlament.

“Balluku është në një raport të ri me drejtësinë. Veprat penale korrupsion e pastrim parash kanë një marzh më të lartë dënimi. Prokuroria po vijon hetimet edhe për personat e tjerë. SPAK mori më shumë kohë për të hetuar pasi hetimet e mëparshme kishin afat deri në muajin korrik, pra ka fituar më shumë kohë për hetimet. Me këto akuza të reja pozita e saj është rënduar ndjeshëm. Kemi një ndryshim drastik për momentin. Edhe zoti Rama gjatë kërkesës për heqjen e imunitetit tha se nuk mund ta pranonte pasi zonja Balluku nuk akuzohej për korrupsion, kurse tani kemi pikërisht veprën penale të korrupsionit”, u shpreh Lala.

Kurse ish-futbollisti Igli Tare sipas saj, i marrë po nën akuzë për vilën e fshehur në Dhërmi, ka pretenduar se ajo është pronë e tij e blerë me të ardhura të ligjshme nga aktiviteti në fushën sportive.

“Igli Tare thotë se vila është blerë në vitin 2018 me të ardhura të tij të ligjshme të siguruara nga aktiviteti i tij në fushën e sportit, kurse SPAK beson se ajo vilë është e fshehur në emër të Belinda Ballukut. Vila është nën administrimin e Agjencisë së pasurive të Sekuestruara”, tha Lala.

Më tej, ajo shpjegoi se SPAK ka analizuar edhe qelizat telefonike për lëvizjet e Ballukut dhe punëtorëve apo shoferëve të saj në vilën në Dhërmi, që kanë tradhtuar ata dhe ndihmuar grupin hetimor në investigim.

“Balluku nuk është pyetur, por janë pyetur nga punonjësit e kësaj vile deri te shoferët e zonjës Balluku dhe zyrtarët, pra të gjithë personat afër Ballukut. Madje edhe punonjësit e vilës, ata që mirëmbanin, gatuanin apo kryenin punë të tjera. Qelizat telefonike kanë tradhtuar si këta persona ashtu edhe zonjën Balluku, pasi janë verifikuar telefonatat dhe janë lidhur qelizat telefonike me lëvizjet e tyre”, shpjegoi gazetarja.

Sipas Lalës, pozitat e Ballukut tashmë janë më të rënduara se më parë, pasi rrezikon edhe një dënim më të lartë për korrupsion dhe pastrim parash.

The post SPAK i sekuestroi vilën në Dhërmi, Klodiana Lala zbardh detaje: Pozitat e Ballukut janë rënduar, kemi një ndryshim drastik… appeared first on Albeu.com.

Akuza e korrupsionit dhe pastrimit të parave/ SPAK zbardh skemën: Si Balluku favorizoi një kompani në tenderin e Albcontrol, tentoi të fshehë vilën luksoze në Dhërmi në emër të vartëses së saj
Ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku, tashmë i janë shtuar edhe akuza të reja, ajo e dyshimit për korrupsion dhe pastrim parash. Prokuroria e Posaçme (SPAK), me anë të një njoftimi sot (4 qershor) ka bërë të ditur se Belinda Ballukut i është sekuestruar një vilë luksoze në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro.

Pasuria e sekuestruar është një vilë dykatëshe e tipit “Begonia”, me sipërfaqe ndërtimi 103 metra katrorë dhe verandë 34 metra katrorë, e ndodhur në Gjilekë të Dhërmiut, në Himarë.

Sipas SPAK-ut, ekzistojnë dyshime se kjo pasuri lidhet me një përfitim të parregullt të kërkuar dhe marrë në këmbim të favorizimit të operatorit ekonomik Eurocol gjatë një procedure prokurimi të zhvilluar nga Albcontrol.

Hetimet lidhen me procedurën e prokurimit për “Rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”, me fond limit mbi 88.6 milionë lekë, si dhe me një shtesë kontrate me vlerë mbi 14.1 milionë lekë.

Sipas prokurorisë, gjatë kohës kur drejtonte Albcontrol-in, Balluku, së bashku me persona të tjerë nën hetim, dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim me legjislacionin e prokurimeve publike, duke krijuar avantazhe të padrejta për kompaninë fituese.

SPAK pretendon se përfitimi i dyshuar i parregullt konsiston në vilën e sekuestruar, me një vlerë prej 145 mijë eurosh sipas kontratës së porosisë. Gjithashtu, sipas hetimit, janë përdorur kontrata dhe veprime juridike të dyshuara si fiktive për të fshehur origjinën dhe pronësinë reale të pasurisë.

“Për të fshehur këtë pasuri si produkt të veprës penale, shtetasja Belinda Balluku ka përdorur shtetasin I.T dhe vartësen e saj në Albcontrol sh.a., shtetasen J.B.

Kështu, rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë nr. 1059 rep., nr. 650 kol., datë 5.12.2018, të lidhur mes shtetasit I.T dhe pronarit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k., shtetasit P.C.

Veprimet e kundërligjshme në formën e pastrimit të produkteve të veprës penale kanë vijuar nga shtetasit Belinda Balluku, I.T dhe J.B, duke kryer veprimin tjetër fiktiv, atë të kontratës së qirasë (kontratë dore), datë 25.5.2022, dhe amendamentin e kësaj kontrate, datë 26.4.2024″, thote SPAK.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Belinda Balluku, e cila aktualisht është marrë e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”*, në bashkëpunim dhe pas kryerjes së veprimeve të mëtejshme hetimore dyshohet gjithashtu për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Në vijim të hetimeve të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 136/2025, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin nr.412, datë 3.6.2026, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasurinë e paluajtshme, në pronësinë indirekte të shtetases Belinda Balluku, që ndodhet në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë.

Sipas rezultateve të deritanishme të hetimit, ekzistojnë dyshime se pasuria e sekuestruar lidhet me përfitimin e parregullt, të kërkuar dhe marrë nga shtetasja Belinda Balluku, në këmbim të favorizimit të operatorit ekonomik, përmes një procedure prokurorimi publik të zhvilluar nga Albcontrol sh.a. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përdorimin e veprimeve juridike të dyshuara si fiktive, me qëllim fshehjen e origjinës dhe pronësisë reale të pasurisë.

Pasuria e vendosur nën “sekuestro preventive” përbëhet nga një “Vilë individuale dy katëshe tip Begonia me Nr.F6, parcela e rrethuar në dispozicion të vilës është jo më pak se 300 m2. Vila F6, brenda kësaj parcele, ka një sipërfaqe prej 103m2 (kati përdhe 54 m2 dhe kati i parë mbi përdhe 49 m2). Vila F6 ka edhe verandën 34m2. Vendparkimi ndodhet brenda sipërfaqes së parcelës. [Referuar kontratës së porosisë me nr.1059 rep, nr.650 kol, datë 05.12.2018]

Nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ndjekja e hetimeve me metoda speciale, grumbullimi i provave dixhitale dhe provave të tjera të administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, rezultojnë të dhëna për fakte penale të reja në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, shkronja “b” e Kodit Penal, në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287, paragrafi 2, të Kodit Penal.

Nga aktet e administruara kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundërligjshme të shtetases Belinda Balluku në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt: “Rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”, me fond limit 88,651,633 (tetëdhjetë e tetë milion e gjashtëqind e pesëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e tre) lekë, si dhe “Shtesë kontrate për ‘Rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve’”, me vlerë 14,161,814 (katërmbëdhjetë milion e njëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e tetëqind e katërmbëdhjetë) lekë pa TVSH.

Në lidhje me procedurën e sipërcituar, rezulton se shtetasja Belinda Balluku, në cilësinë e titullares së autoritetit kontraktor “Albcontrol” sh.a, me detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të “Albcontrol” sh.a, në bashkëpunim me shtetasin Evis Berberi, me detyrën e Shefit të Sektorit të Prokurimeve, si dhe anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit S.P., E.N. dhe A.M., kanë kryer veprime të kundërligjshme në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe VKM nr. 1, datë 10.1.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” (i ndryshuar).

Këto veprime lidhen me fazën e përgatitjes së projektit dhe zhvillimit të procedurës, në përcaktimin e kritereve dhe miratimin e dokumenteve të tenderit, duke paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të procedurës së prokurimit, operatorin ekonomik “Eurocol” sh.p.k.

Favorizimi i shoqërisë fituese ka vazhduar edhe në momentin e lidhjes së kontratës, duke i ofruar parapagim të menjëhershëm në vlerën 50% të kontratës, si dhe gjatë zbatimit të kontratës dhe shtesës së saj.

Nga hetimi rezulton se shtetasja Belinda Balluku, për shkak të funksionit të saj publik si Drejtore e Përgjithshme e Albcontrol sh.a, në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k. në procedurën e sipërcituar, ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt, i cili, referuar kontratës së porosisë, është në vlerën 145,000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) euro, që konsiston në pasuri të paluajtshme, konkretisht vilën me nr. F6, në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me zhvillues shoqërinë “Eurocol” sh.p.k.

Përfitimi i parregullt është kërkuar gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, ku rezulton se në atë kohë shoqëria “Eurocol” sh.p.k. kishte aplikuar dhe ishte pajisur me Lejen Zhvillimore Komplekse nr. 2385/1 prot., datë 27.3.2015, të miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 7, datë 7.3.2014, “Për miratimin e lejes zhvillimore komplekse për resortin turistik në fshatin Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë”.

Për të fshehur këtë pasuri si produkt të veprës penale, shtetasja Belinda Balluku ka përdorur shtetasin I.T dhe vartësen e saj në Albcontrol sh.a., shtetasen J.B.

Kështu, rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë nr. 1059 rep., nr. 650 kol., datë 5.12.2018, të lidhur mes shtetasit I.T dhe pronarit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k., shtetasit P.C.

Veprimet e kundërligjshme në formën e pastrimit të produkteve të veprës penale kanë vijuar nga shtetasit Belinda Balluku, I.T dhe J.B, duke kryer veprimin tjetër fiktiv, atë të kontratës së qirasë (kontratë dore), datë 25.5.2022, dhe amendamentin e kësaj kontrate, datë 26.4.2024.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të fakteve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si edhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse penale.

The post Akuza e korrupsionit dhe pastrimit të parave/ SPAK zbardh skemën: Si Balluku favorizoi një kompani në tenderin e Albcontrol, tentoi të fshehë vilën luksoze në Dhërmi në emër të vartëses së saj appeared first on Albeu.com.

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi/ SPAK ngre akuza të reja: Korrupsion dhe pastrim i produkteve të veprës penale
Prokuroria e Posaçme, ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur se është sekuestura vila e Ballukut në Dhërmi.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se dyshohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Ndërsa në vijim të hetimeve të zhvilluara pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin nr.412, datë 3.6.2026, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasurinë e paluajtshme, në pronësinë indirekte të shtetases Belinda Balluku, që ndodhet në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Belinda Balluku, e cila aktualisht është marrë e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”*, në bashkëpunim dhe pas kryerjes së veprimeve të mëtejshme hetimore dyshohet gjithashtu për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Në vijim të hetimeve të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 136/2025, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin nr.412, datë 3.6.2026, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasurinë e paluajtshme, në pronësinë indirekte të shtetases Belinda Balluku, që ndodhet në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë.

Sipas rezultateve të deritanishme të hetimit, ekzistojnë dyshime se pasuria e sekuestruar lidhet me përfitimin e parregullt, të kërkuar dhe marrë nga shtetasja Belinda Balluku, në këmbim të favorizimit të operatorit ekonomik, përmes një procedure prokurorimi publik të zhvilluar nga Albcontrol sh.a. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përdorimin e veprimeve juridike të dyshuara si fiktive, me qëllim fshehjen e origjinës dhe pronësisë reale të pasurisë.

Pasuria e vendosur nën “sekuestro preventive” përbëhet nga një “Vilë individuale dy katëshe tip Begonia me Nr.F6, parcela e rrethuar në dispozicion të vilës është jo më pak se 300 m2. Vila F6, brenda kësaj parcele, ka një sipërfaqe prej 103m2 (kati përdhe 54 m2 dhe kati i parë mbi përdhe 49 m2). Vila F6 ka edhe verandën 34m2. Vendparkimi ndodhet brenda sipërfaqes së parcelës. [Referuar kontratës së porosisë me nr.1059 rep, nr.650 kol, datë 05.12.2018]

Nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ndjekja e hetimeve me metoda speciale, grumbullimi i provave dixhitale dhe provave të tjera të administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, rezultojnë të dhëna për fakte penale të reja në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, shkronja “b” e Kodit Penal, në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287, paragrafi 2, të Kodit Penal.

Nga aktet e administruara kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundërligjshme të shtetases Belinda Balluku në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt: “Rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”, me fond limit 88,651,633 (tetëdhjetë e tetë milion e gjashtëqind e pesëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e tre) lekë, si dhe “Shtesë kontrate për ‘Rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve’”, me vlerë 14,161,814 (katërmbëdhjetë milion e njëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e tetëqind e katërmbëdhjetë) lekë pa TVSH.

Në lidhje me procedurën e sipërcituar, rezulton se shtetasja Belinda Balluku, në cilësinë e titullares së autoritetit kontraktor “Albcontrol” sh.a, me detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të “Albcontrol” sh.a, në bashkëpunim me shtetasin Evis Berberi, me detyrën e Shefit të Sektorit të Prokurimeve, si dhe anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit S.P., E.N. dhe A.M., kanë kryer veprime të kundërligjshme në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe VKM nr. 1, datë 10.1.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” (i ndryshuar).

Këto veprime lidhen me fazën e përgatitjes së projektit dhe zhvillimit të procedurës, në përcaktimin e kritereve dhe miratimin e dokumenteve të tenderit, duke paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të procedurës së prokurimit, operatorin ekonomik “Eurocol” sh.p.k.

Favorizimi i shoqërisë fituese ka vazhduar edhe në momentin e lidhjes së kontratës, duke i ofruar parapagim të menjëhershëm në vlerën 50% të kontratës, si dhe gjatë zbatimit të kontratës dhe shtesës së saj.

Nga hetimi rezulton se shtetasja Belinda Balluku, për shkak të funksionit të saj publik si Drejtore e Përgjithshme e Albcontrol sh.a, në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k. në procedurën e sipërcituar, ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt, i cili, referuar kontratës së porosisë, është në vlerën 145,000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) euro, që konsiston në pasuri të paluajtshme, konkretisht vilën me nr. F6, në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me zhvillues shoqërinë “Eurocol” sh.p.k.

Përfitimi i parregullt është kërkuar gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, ku rezulton se në atë kohë shoqëria “Eurocol” sh.p.k. kishte aplikuar dhe ishte pajisur me Lejen Zhvillimore Komplekse nr. 2385/1 prot., datë 27.3.2015, të miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 7, datë 7.3.2014, “Për miratimin e lejes zhvillimore komplekse për resortin turistik në fshatin Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë”.

Për të fshehur këtë pasuri si produkt të veprës penale, shtetasja Belinda Balluku ka përdorur shtetasin I.T dhe vartësen e saj në Albcontrol sh.a., shtetasen J.B.

Kështu, rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë nr. 1059 rep., nr. 650 kol., datë 5.12.2018, të lidhur mes shtetasit I.T dhe pronarit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k., shtetasit P.C.

Veprimet e kundërligjshme në formën e pastrimit të produkteve të veprës penale kanë vijuar nga shtetasit Belinda Balluku, I.T dhe J.B, duke kryer veprimin tjetër fiktiv, atë të kontratës së qirasë (kontratë dore), datë 25.5.2022, dhe amendamentin e kësaj kontrate, datë 26.4.2024.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të fakteve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si edhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse penale.

The post Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi/ SPAK ngre akuza të reja: Korrupsion dhe pastrim i produkteve të veprës penale appeared first on Albeu.com.

U vlerësua si pasuri me burime të ligjshme/ Argumentet e Apelit, BIRN: Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Monika Kryemadhit
Prokuroria e Posaçme, sekuestroi në nëntor te vitit 2024 dy vila në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj në Tiranë, por njëra prej tyre u revokua me argumentin se masa e sekuestros ekuivalente ishte e papërshtatshme.

Një muaj pas arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta për akuza të korrupsionit dhe pastrimit të parave, Gjykata e Posaçme vendosi në nëntor 2024 sekuestrimin preventiv të dy vilave në zonën rezidenciale “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Vilat ishin në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi – gjithashtu të pandehura në të njëjtin procedim penal me Metën.

Sipas arsyetimit të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë, vilat u sekuestruan mbi bazën e nenit 36 të Kodit Penal si pasuri që “rrjedhin ose fitohen drejtpërdrejt ose tërthorazi nga kryerja e veprës penale si dhe të çdo pasurie tjetër, vlera e së cilës i korrespondon asaj të produkteve të veprës penale”.

Në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme e Apelit e ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke çliruar nga sekuestroja njërën prej vilave në pronësi të Fatime Kryemadhit. Vendimi u la më pas në fuqi nga Gjykata e Lartë.

Ish-president Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, gjendet në arrest prej 21 tetorit 2024 për akuzat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, ndërsa ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi dhe nëna e saj po hetohen në gjendje të lirë.

Meta dhe Kryemadhi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë konsideruar hetimin si politik. Dosja u dërgua për gjykim më 29 gusht, por gjykata nuk është shprehur ende për kalimin ose jo për gjykim të çështjes në themel, pasi seancat janë shtyrë.

Sipas përmbledhjes së arsyetimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që BIRN e siguroi përmes një kërkese për të drejtë informimi, dy vilat objekt sekuestrimi në pronësi të Fatime dhe Monika Kryemadhit janë përfituar nëpërmjet kontratave të shkëmbimit të lidhura me një shoqëri që ka ndërtuar mbi truallin në pronësi të tyre, duke u vlerësuar si pasuri me burime të ligjshme.

Ndaj edhe arsyetimi gjyqësor u fokusua mbi konceptin e sekuestrimit ekuivalent – një term që sipas Kodit Penal nënkupton bllokimin e një vlere të barabartë me produktin e veprës penale.

Sipas vendimit të gjykatës, Fatime Kryemadhi dyshohet se ka ndihmuar Metën dhe Kryemadhin në akuzën e pastrimit të parave, përmes investimit të 846 mijë eurove në blerjen e apartamenteve për llogari të tyre, apartamente të cilat janë shitur më pas.

Monika dhe Fatime Kryemadhi kanë pretenduar në ankim se në rastin e tyre, kanë munguar kushtet për të vendosur sekuestro preventive për dy vilat, si dhe se mungonte arsyetimi i vendimit, si një nga elementët e procesit të rregullt ligjor.

Ato pretenduan se edhe në rastin e sekuestros preventive, duhet të provohet se sendi ka shërbyer, është destinuar ose përbën produktin e veprës penale.

Gjyqtarja e Apelit, Igerta Hysi vëren se ligjvënësi ka njohur në ligjin procedural penal tre lloj sekuestrosh, në ndihmë të procedimit penal, të cilat dallohen nga emërtimi dhe nga qëllimet që ndjekin.

Në vijim, ajo argumenton se konfiskimi ekuivalent ose i barazvlershëm është në thelb sanksionues, pasi synon kapjen e pasurive me një vlerë të barabartë me shumën e korrupsionit të konstatuar.

Po ashtu, gjyqtarja Hysi vlerëson se metodologjia e ndjekur nga SPAK për përcaktimin e vlerës së dy vilave të sekuestruara nuk është i drejtë dhe ligjor.

Sipas saj, vlera e përcaktuar në kontratat e blerjes së objekteve të ngjashme me vilat objekt sekuestro, përfaqëson çmimin e dakordësuar me vullnet të lirë ndërmjet palëve kontraktuale, që jo detyrimisht i korrespondon vlerës reale të pasurisë objekt kontrate.

Apeli vëren se dy vilat rrjedhin nga burim i ligjshëm, e për këtë arsye prokuroria duhet të tregojë një kujdes të veçantë në verifikimin e vlerës së kësaj pasurie, duke e realizuar me ekspertë të fushës, në vlerën që ajo ka në momentin e caktimit të masës.

Gjyqtarja Hysi çmon se, bazuar në një vlerësim real të pasurisë së të pandehurës Monika Kryemadhi, zbatimi i masës së sekuestros preventive mbi pasurinë e nënës së saj, mund të jetë i papërshtatshëm.

Sipas gjykatës, vetëm sekuestrimi ekuivalent i vilës së Monika Kryemadhit, është i aftë të përmbushë qëllimet e ligjvënësit për garantimin e marrjes së produktit të veprës penale të kryer prej saj.

“Nëpërmjet sekuestrimit ekuivalent, ligjvënësi synon konfiskimin e pasurisë së ligjshme në këmbim të vlerës së produktit nga vepra penale, e për rrjedhojë kërkohet që masa e sekuestrimit të kufizohet vetëm brenda vlerës së produktit, pra të mos e tejkalojë këtë vlerë. Synimi i ligjvënësit në këtë rast është të sigurojë marrjen e vlerës së produktit të veprës penale nga ai që është pasuruar padrejtësisht”, arsyeton Hysi.

Nisur nga fakti se nuk provohet një vlerë më e lartë nga produkti i veprës penale të pastrimit nga ai i krimit kryesor, si dhe në mungesë të ndonjë përfitimi apo avantazhi ekonomik nga Fatime Kryemadhi, Gjykata e Posaçme e Apelit vlerësoi se sekuestrimi ekuivlent mbi vilën në pronësi të saj nuk është i përshtatshëm.

Në përfundim, bazuar në këto arsyetime, gjyqtarja Hysi ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë përsa i përket sekuestrimit të vilës së Monika Kryemadhit dhe ka liruar banesën e nënës së saj, Fatime Kryemadhi nga sekuestroja preventive./BIRN

The post U vlerësua si pasuri me burime të ligjshme/ Argumentet e Apelit, BIRN: Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Monika Kryemadhit appeared first on Albeu.com.

Sponsorizoi Ajolën me vilë pa qira, Gentian Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj
Dosja hetimore e “çiftit të parë të Tiranës”, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, për një rastësi interesante, ka brenda saj dy personazhe të tjerë, me të njëjtin emër-Gentian Sula.

Njëri prej tyre, biznesmeni i ndërtimit, i njohur edhe për ngritjen e kompleksit rezidencial “Kodra e Diellit” në Tiranë, është marrë i pandehur në kuadër të hetimeve që zhvilloi Prokuroria e Posaçme për veprat penale të “korrupsionit” e “pastrimit të parave”.

Ndërsa Gentian Sula tjetër, Drejtor Ekzekutiv dhe aksioner i shoqërisë së sigurimeve “Intersig-Viela Insurance Group” dhe i disa shoqërive të tjera, megjithëse thuajse në të njëjtat situata me adashin e tij të ndërtimit, është “mirëkuptuar” nga Prokuroria e Posaçme dhe duket se nuk do të jetë në listën e të pandehurve në çështjen “Veliaj-Xoxa”.

Të dhënat e siguruara nga Prokuroria e Posaçme tregojnë se Gent Sula i “Intersig” i ka dhënë Ajola Xoxas, bashkëshortes së kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Ajola Xoxa, një vilë pa qira dhe pa kontratë në qendër të zonës më të shtrenjtë të ish-Bllokut, në kryeqytet, për ushtrimin e aktivitetit të organizatës kulturore e artistike, “Nan Gallery”. Ky raport “pa qira” ndërmjet Gent Sulës dhe Ajola Xoxas është konsideruar “fiktiv” nga Prokuroria e Posaçme.

Në foto: Biznesmeni Gentian Sula, pronar i “Noa Holding” dhe CEO e aksioner i “Intersig”

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme zbuloi një tjetër marrëdhënie fiktive financiare mes këtyre dy personazheve, ku Gentian Sula i “Intersig” tentoi të mbulonte një shumë prej 110 mijë euro, të cilat iu gjetën Ajola Xoxas në gjendje cash në kasafortën e zyrës së saj ligjore, “Partner’s Law”.

Gentian Sula, fillimisht deklaroi para prokurorëve të posaçëm se, shuma që u gjet në zyrën e Ajolës ishte një kapar që ai kishte lënë për blerjen e një apartamenti në pronësi të familjes Xoxa. Por, disa muaj më vonë, Sula i “Intersig” u detyrua të pranojë në Prokurorinë e Posaçme se, as nuk kishte ndërmend ta blinte atë apartament, as edhe nuk i kishte dhënë shuma monetare bashkëshortes së Erion Veliajt.

Sipërmarrësi i Sigurimeve, Sula, kërkoi “mirëkuptimin” e prokurorëve të SPAK-ut për deklarimet e tij të mëparshme të rreme, pasi, siç deklaroi vetë, “isha i turbullt në atë kohë dhe nuk e kuptova mirë situatën”.

Të dhënat e renditura në dosjen hetimore, krijojnë një panoramë, në të cilën Gent Sula i “Intersig-ut” ka qenë në dispozicion të kërkesave të Ajola Xoxas, nën argumentin se ata “e njihnin njëri-tjetrin dhe kishin shoqëri që niste, të paktën, prej vitit 2010”.

Tenderi 530 mijë euro pa garë

Megjithatë, informacionet zyrtare tregojnë se Gentian Sula ka pasur edhe raporte të tjera financiare me Bashkinë e Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj.

“Boldnews.al” ka siguruar një njoftim të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, ku një prej kompanive në pronësi të Gentian Sulës së ‘Intersig-ut” ka fituar në vitin 2022, një tender me vlerë 530 mijë euro në Bashkinë e Tiranës. Dokumentat tregojnë se ky tender ka qenë pa garë, pasi në procedurë ka marrë pjesë vetëm një konkurent, i cili ishte një bashkim operatorësh, pjesë e të cilëve ishte edhe një prej shoqërive të Gentian Sulës, “Noa Control”, pjesë e “Noa Holding”.

Shoqëria “Noa Holding” është një shoqëri e krijuar në vitin 2023, me pronar 100 përqind të aksioneve Gentian Sulën. Kjo shoqëri, me krijimin e saj, përthithi disa kompani të tjera të mëparshme, të kontrolluara po nga Sula dhe familja e tij. Mes kompanive të përthithura ishte edhe “Noa Control” e cila ishte në treg prej vitit 2015.

Në Tetor të vitit 2022, pra pak kohë para se Gentian Sula t’i jepte në huapërdorje dhe pa pagesë vilën në zonën e ish-Bllokut, Ajola Xoxas, për aktivitetin e “Nan Gallery”, Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Erion Veliajt, shpalli tenderin me objekt: “Rioptimizimi dhe Standartizimi i Proceseve të punës të strukturës së institucionit të Bashkisë Tiranë”.

Në foto: Tenderi i Bashkisë së Tiranës, fituar nga “Noa Control”

Tenderi kishte fond limit 62.500.000 lekë të reja ose rreth 530 mijë euro, sipas kursit të kohës. Bashkia e Tiranës njoftoi se priste oferta për këtë procedurë deri në fund të nëntorit 2022.

Në përfundim të afatit, rezultoi se në garë kishte marrë pjesë vetëm një operator ekonomik: bashkimi i shoqërive “Noa Control” i Gentian Sulës, i njohur edhe si CEO i “Intersig” dhe një kompani kroate.

Garuesi i vetëm në këtë tender paraqiti ofertën ekonomike me vlerë 60.500.000 lekë të reja ose vetëm 2 milionë lekë (15 mijë euro më pak se fondi limit, sipas kursi të këmbimit të kohës).

Pasi shqyrtoi këtë ofertë, Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, shpalli fitues konkurentin e vetëm në garë, pjesë e së cilës ishte “Noa Control”./ Boldnews.al

The post Sponsorizoi Ajolën me vilë pa qira, Gentian Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj appeared first on Albeu.com.

Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës (EMRI)
Nga; Arben Llangozi

Toka e Xanun” e Edi Ramës/Vila pa leje në Ksamil, korrupsion i mbrojtur nga policia dhe IMT

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar me bujë programin e tij të quajtur “Toka e Xanun”, duke paralajmëruar masa të rrepta ndaj drejtuesve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) që kanë lejuar ndërtime pa leje.

Por rasti që po ju paraqesim tregon se ky program mbetet vetëm retorikë, pasi realiteti në terren dëshmon një tjetër histori, ndërtime të paligjshme në bregdetin e Ksamilit, të mbrojtura dhe të favorizuara nga vetë strukturat shtetërore por edhe nga vet kryeministri.

Në zonën e njohur si Kep Merli, aty ku është ngritur edhe vila e shumëpërfolur pa leje që i atribuohet familjes së këngëtares Dua Lipa, janë ndërtuar disa vila të tjera pa leje. Ndertuesi i tyre është Agim Shëndiela, i cili akuzohet se ka zaptuar pasuri publike dhe e ka kthyer në biznes privat në shkelje flagrante të ligjit me tokën publike.

Video që po ju prezantojmë është realizuar në vitin 2023 dhe tregon objektin gjatë fazës së ndërtimit, i cili ka përfunduar në vitin 2024, pra akoma kishte kohë për ndërhyrje dhe ndëshkim të paligjshmërisë. Pra ne vitin 2023 dhe 2024 jane ndertuar vila te tera pa leje, policia dhe imt e kane bekuar.

Ndërkohë, në fotot e shfaqura me rreth të kuq duken qartë parcela të tjera ndërtimore ku aktualisht janë bërë gërrmime për ndërtim pa leje, duke treguar se shkeljet vazhdojnë edhe pas ndërtimeve të para.

Këto vila janë ngritur hapur dhe në sy të të gjithëve, në një zonë turistike me interes të lartë, por çuditërisht pa asnjë ndërhyrje të institucioneve që duhej të mbronin territorin. Në këtë kompleks pushon edhe vet Edi Rama.

Përgjegjësit kryesorë të lejes faktike për këto ndërtime janë drejtues të njohur të institucioneve vendore. Nasip Hoxha, ish-drejtues i IMT-së, është përfshirë në disa afera korruptive të denoncuara ndër vite dhe konsiderohet si njeriu që ka mbyllur sytë për ndërtimet pa leje në Ksamil dhe ka lejuar ditën me diell ndërtimin.

Nga ana tjetër, Policia e Sarandës, në kohën kur shef komisariati ishte Geraldo Toska dhe shef krimesh Sentiliano Ndreu, jo vetëm që nuk ndërhyri për të ndalur ndërtimet, por dyshohet se ka qenë pjesë e marrëveshjes së korruptuar që i lejoi ato.

Burime lokale flasin për një pakt korruptiv mes ndërtuesit Shëndiela dhe drejtuesve të policisë, ku nëpërmjet ryshfeteve dhe ndikimit politik, ndërtimet pa leje u bënë realitet pa asnjë pengesë.

Megjithëse për këta tre emra, Nasip Hoxha, Geraldo Toska dhe Sentiliano Ndreu, është hapur procedim penal në Prokurorinë e Sarandës, dosjet e tyre kanë mbetur në sirtar. Denoncuesit thonë se kjo ndodhi për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të partisë në pushtet, e cila ka mbrojtur funksionarët e vet dhe klientët e tyre të ndërtimit.

Kjo tregon edhe një herë se sistemi i drejtësisë nuk vepron mbi bazën e ligjit, por në bazë të lidhjeve politike dhe interesave ekonomike.

Edi Rama flet për “Toka e Xanun” dhe premton ndëshkime ndaj atyre që kanë lejuar ndërtimet pa leje. Por faktet në Ksamil e Sarandë tregojnë se ndërtime të paligjshme janë bërë me bekimin e administratës shtetërore, me mbrojtjen e policisë dhe me heshtjen e drejtësisë.

Nëse kryeministri kërkon vërtet të tregojë se nuk toleron shkatërrimin e bregdetit dhe zaptimin e pronës publike, ai duhet të nisë nga këto raste konkrete, vilat e Kep Merlit, ndërtimet e Agim Shëndielës dhe përgjegjësia penale e Nasip Hoxhës, Geraldo Toskës dhe Sentiliano Ndreut.

Pa hetim të këtyre aferave, çdo program i qeverisë mbetet thjesht propagandë, ndërsa realiteti i bregdetit shqiptar do të jetë gjithmonë një histori korrupsioni, zaptimesh dhe pasurimi të paligjshëm në kurriz të interesit publik.

Ndërtuesi Agim Shëndiela, i cili ka ngritur vila pa leje në Kep Merli duke zaptuar pasuri publike, nuk është hetuar asnjëherë nga organet e drejtësisë, pasi ka qenë i mbrojtur nga policia e Sarandës dhe drejtuesit e përfshirë në aferë, duke treguar se ligji vepron vetëm ndaj qytetarëve të thjeshtë, ndërsa klientela e pushtetit mbetet e paprekur.

Shpresojmë që strukturat e reja të IMT-së dhe policia aktuale të mos ndjekin gjurmët e korrupsionit të paraardhësve të tyre, por të veprojnë me integritet dhe të marrin masat e duhura ndaj ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të pasurisë publike.

Me këtë veprim, Agim Shëndiela padyshim duhet të arrestohet, pasi ka kryer vepra të përsëritura dhe të rënda kundër mjedisit, duke zaptuar tokë publike dhe duke ndërtuar vila pa leje në zonë turistike.

The post Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron për vilën e Monika Kryemadhit
Gjykata e Lartë, ka lënë të pandryshuar vendimin për sekuestrimin e vilës së Monika Kryamdhit në Tiranë, duke mos i pranuar rekursin.

“Mospranimin e rekursit të personit nën hetim Monika Kryemadhi, kundër vendimit nr. 67 (87-2024-385), datë 17.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme e Apelit, vendosi të heqë sekuestron mbi njërën prej vilave të familjes Kryemadhi në zonën e “Kodrës së Diellit”, duke ia kthyer pronësinë nënës së saj, Fatime Kryemadhi.

Në shkallën e parë, SPAK kishte kërkuar sekuestrimin e të dyja pronave, por Gjykata e Apelit vendosi të lirojë një prej tyre nga masa parandaluese.

GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masën e sigurisë “detyrim paraqitje” pas bashkimit të dosjeve për çështjen CEZ-DIA, lobimin në SHBA të ish-LSI-së, si dhe hetimin pasuror ndaj tyre.

Ndaj saj janë ngritur akuzat për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2(dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

The post Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron për vilën e Monika Kryemadhit appeared first on Albeu.com.