Viktor Cervanaku Archives - Albeu.com

Laboratori i kokainës në Fier, si u arratis kimisti kolumbian, grupi kriminal qëlloi me armë agjentët e policisë
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me sekuestrimin e mbi 480 kilogramëve kokainë kolumbiane të tretur në pleh artificial në Grakull të Fierit katër muaj më parë.

Nisja e operacionit të para katër muajve në Frakull të Fierit, ku u gjet një sasi prej 485 kg kokaine kolumbiane e tretur ne pleh artificial, është nxituar nga disa të shtëna me armë zjarri.

Burime pranë SPAK konfirmuan se ndërhyrja u përshpejtua, pasi është qëlluar drejt grupeve të vëzhgimit në fshatin ku ishte planifikuar ndërtimi i laboratorit ku do të ekstraktohej kokaina.

Për shkak të rrezikimit të jetës së punonjësve të policisë, por edhe dekonspirimit të operacionit është nisur operacioni që çoi në pranga disa persona mes të cilëve ish-kryekomunarin, Viktor Cervanaku, vëllanë dhe djalin e tij.

Në të njëjtën ditë, ka mundur t’i shpëtojë prangave kimisti kolumbian Zamir Rodrigez.

Ndonëse ka qenë nën vëzhgim gjatë vizitave të tij në laborator, ai është larguar përmes një automjeti.

Sipas burimeve, ai është ndjekur në distancë, por në zonën e Vorës ka devijuar nga rruga kryesore dhe i ka humbur gjurmët në aksin Vorë-Fushë Krujë. Për të njëjtin hetim, SPAK ka dërguar letër-porosi autoriteteve kolumbiane dhe malazeze, por ende nuk ka marrë përgjigje për to./AlbEu.com/

The post Laboratori i kokainës në Fier, si u arratis kimisti kolumbian, grupi kriminal qëlloi me armë agjentët e policisë appeared first on Albeu.com.

“Po ua q* robt, mos është ndonjë shqiptar?”, përgjimi i djalit të Çervanakut me të fejuarën për kokainën: I thashë “lushnjarit” të më…
Detaje të reja kanë dalë nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit.

Për herë të parë dalin përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Emisioni “Në Shënjesër” zbulon se Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Vijon pjesa e parë e dokumentarit:

Por ndërkohë që kujdesej që malli të dilte pleh organik, Viktor Çervanaku, nuk harronte t’i kujtonte djalit të tij, Denilsonit, që të bënte kujdes kur fliste në telefon.

Madje, në një nga bisedat, ai shpreh frikën e një përgjimi të mundshëm.

Bisedë e përgjuar më 15 Tetor 2022, mes Viktor Çervanakut dhe djali të tij Denilsonit. Të cilët rezultojnë se janë në pritje të një personi i cili sipas hetuesve do të bënte ekstraktimin e kokainës.

Por një rol kryesor në këtë trafik të lëndëve narkotike, siç del nga përgjimet, duket se ka edhe e fejuara e Denilson Çervanakut, djalit të Viktor Çervenakut.

Enxhi Ferhati, e cila rezulton se mbante kontakte nëpërmjet emaileve me organizatorët e ngarkesës. Komunikime të cilat ajo i kryente në gjuhën angleze.

Dhe që nisin që në momentin kur malli ndodhej në muajin korrik në portin e Tivarit. E cila në momentin që ngarkesa ndodhej në këtë port, u shpreh shqetësimin dërguesve të mallit nga Kolumbia, lidhur mbi problemet që u kanë dalë me dokumentacionin e shoqërimit të ngarkesës.

Ku sipas saj këto dokumente duhet të përsëriteshin nga e para, pasi nuk ishin të rregullta.

Pasi dokumentacioni shoqërues i ‘ngarkesës’ nuk ishte ashtu siç duhej, pasi ekzistonin dy prodhues të ndryshëm të origjinës së ‘plehut organik’. Përgjim, ku del në dukje edhe organizatori i ngarkesës, Nikolin Gjolena. Apo i njohur ndryshe si Niko ‘Lushnjari’.

Personi, që sipas hetuesve mban kontakte me personat e tjerë në Kolumbi. Që me shumë gjasë mund të jenë shqiptarë.

Përgjime 16 Gusht 2022

Denilson Çervanaku komunikon me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati.

D.Ç: Po iki te lagjja të ha një hamburger, të pi një kafe. Do vij në shtëpi se duhet me i bo edhe një herë nga fillimi të gjitha letrat.

E.F: Si me i bo?

D. Ç: Me i bo dhe një herë të gjitha, se nuk janë siç duhet.

E. F: Kush me i bo?

D. Ç: Ata andej, të na i nisin tamam.

E. F: A ti dha ai ashtu.

D. Ç: Po, pra, po si kanë plotësu dhe ata tamam siç duhet, se kanë vënë ata motër ….. gabime, kanë futur dy prodhuesa. S’dimë kush është prodhuesi tani. Po ja u … robt dhe atyre. U sa më kanë acaru.

E. F: Ok, se flasim kur të vish.

D. Ç: I thashë ‘Lushnjarit’, or vlla më ço një numër telefoni. Ti marr në telefon ata anej, të flas or vlla, se s’po merremi vesh. Ti them si ta bëj.

E.F: Po s’flet dot, se ato s’dinë anglisht mirë.

D. Ç: Ore mos është noi shqiptar, që është shoku i tyre që rri atje.

Pasi rregulluan dokumentacionin dhe malli më në fund mbërriti në Shqipëri, në një komunikim tjetër, Denilsoni dhe e fejuara e tij, Enxhi, tashmë shfaqen shumë të lumtur. Pasi më në fund në orën 10.00 në aeroport do të mbërrinte ‘Lushi’, Nikolin Gjolena.

Dhe me ardhjen e tij do fillonte puna për ekstraktimin e lëndës narkotike. Pavarësisht se deri në këtë moment, nuk kishin ardhur kimistët kolumbianë, që do të kryenin procesin./bw

The post “Po ua q* robt, mos është ndonjë shqiptar?”, përgjimi i djalit të Çervanakut me të fejuarën për kokainën: I thashë “lushnjarit” të më… appeared first on Albeu.com.

Zbardhen përgjimet e zyrtarit të PS me agjentin doganor, Çervanaku: Ka sjell çuni një maune me pleh, t’ua hedhim atyre ullinjve
Emisioni “Në shënjestër” sjell detaje ekskluzive nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit.

Për herë të parë dalin përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Vijon pjesa e parë e dokumentarit:

Por çfarë rezultoi nga përgjimet dhe si u ‘zbërthye’ grupi kriminal i trafikut të kokainës?

Cilat ishin shqetësimet e tyre gjatë kohës që ngarkesa kaloi kufirin në Shqipëri dhe përplasjet që kishin me njëri-tjetrin?

A janë ata të vetmit në këtë trafik, dhe cila ishte lidhja me efektivë të korruptuar të policisë por edhe të doganave?

Për të kuptuar se si Viktor Çervanaku dhe rrjeti i tij, mori kurajon të transportonte dhe pastronte kokainën duke krijuar një laborator kokaine në Shqipëri, është me interes të ndjekim disa nga momentet kyçe të komunikimeve mes të dyshuarve si anëtarë të grupit?

Ajo çfarë vihet re përgjatë gjithë bisedave midis tyre, është shqetësimi i dukshëm për ngarkesën. Ku personi kryesor në këtë trafik dhe në këto biseda rezulton të jetë Viktor Çervanaku. Dikur një ish-efektiv i RENEA-s.

Që në vitet 1998-1999, kishte shërbyer si shofer i drejtorit të Policisë së Vlorës.

Por që gjatë kësaj kohe thuhet se ishte marrë edhe me trafikun e klandestinëve dhe të lëndëve narkotike.

Ves të cilin mesa duket e ushtronte edhe në ditët e sotme pavarësisht se mbante poste zyrtare. Ku së fundmi thuhet se ishte drejtor i Burimeve Njerëzore në OST.

Çervanaku, që si ish-efektiv policie, duket se kishte ruajtur më së miri lidhjet e tij në polici.

Lidhje të cilat dalin edhe në përgjime, teksa ai flet vazhdimisht me efektivë në detyrë të policisë së Shtetit por edhe agjentë të doganës. Të cilët do t’i mundësonin atij kalimin pa probleme të mallit, në këtë rast kokainës të fshehur në pleh.

Një prej përgjimeve është edhe ai midis Viktor Çervanakut dhe një efektivi policie në kohën kur malli ndodhej ende në portin malazez të Tivarit. Ku Çervanaku, kujdeset që efektivi i policisë, të mbyllte problemet që Nikolin Gjolena kishte me ligjin.

Gjolena, i njohur ndryshe me nofkën ‘Lushnjari’ apo ‘Lushi’ që siç do të shikoni më poshtë, rezulton të jetë porositësi kryesor i mallit dhe njeriu që mbante lidhjet me kolumbianët dhe bosët shqiptarë të drogës që ndodheshin atje.

Në përgjimin e datës 10 Gusht 2022, Viktor Çervanaku i dërgon mesazhe një efektivi policie ku ndër të tjera e pyet: O shok a fole më atë, që t’ja bëjmë nderin deri në fund?

Duke nënkuptuar nderin që do t’i bënte Gjolenës.

Po atë mbrëmje, Viktori i shkruan sërish në darkë punonjësit të policisë dhe ai i përgjigjet: Do flas nesër, çfarë ka bërë.

Por ndërsa Viktor Çervanaku kujdesohet që personi i rëndësishëm për ngarkesën, Gjolena, të mos ketë probleme me policinë me të ardhur në Shqipëri, paralelisht ai merr masat që ngarkesa të dalë pleh organik.

Për këtë arsye ai kapet në përgjim teksa flet me një agjent doganor. Me qëllim që analizat të dalin ashtu siç duhet dhe të plotësohet njëkohësisht dokumentacioni përkatës

Përgjime 22 Shtator 2022

Viktor Çervanaku komunikon me një agjent doganor

V.Ç-Kam marrë një maune me pleh, a do ta bëjmë atë analizën e plehut.

Agjenti Doganor: Kujt plehu?

V.Ç: Po ka prurë çuni një maune me pleh nga jashtë.

Agjenti Doganor: Ou? Po për ça e përdor çuni?

V.Ç : E, do i bëjmë analizën

Agjenti Doganor: Aaa ta shesi!!

V.Ç: Për ullinj, ta shesi, është pleh i mirë, është kështu fertilizant, pleh shumë i mirë,

Agjenti Doganor: Ca thua ore? I madh je! Hahaha.

V.Ç: Ee, po ça të bëjme ore. Hajt tua hedhim atyre ullinjve, ta shesi pjesë-pjesë, ka prurë shumë ai, ka prurë 22 ton, ee.

Agjenti Doganor: Ou paska prurë shumë….BW

The post Zbardhen përgjimet e zyrtarit të PS me agjentin doganor, Çervanaku: Ka sjell çuni një maune me pleh, t’ua hedhim atyre ullinjve appeared first on Albeu.com.

“Ka ardhur pleh i mirë nga Kolumbia”, Viktor Çervenaku u kap në përgjime duke reklamuar kokainën
Nga hetimet e deritanishme të SPAK ndaj rrjetit të trafikantëve që sollën nga Kolumbia në Shqipëri ngarkesën prej 430 kg kokainë të tretur në tonelatat me pleh, kanë dalë detaje të reja.

Top Channel raporton se në muajin nëntor, persona të paidentifikuar tentuan të sulmojnë banesën që do të përshtatej si laborator me vetëm një qëllim, të grabisnin mallin.

Nga përgjimet rezulton se dikush kishte dëmtuar bravën e portës dhe se si reagim familja Çervanaku u përgjigj duke qëlluar në ajër me armë, si një mënyrë për t’i njoftuar të panjohurit se ishin të armatosur.

Sakaq, ka dyshime se bota e krimit në qytetin e Fierit ishte informuar për ngarkesën dhe se anëtarët kishin nisur diskutimet për tregun e jashtëm, përpara se të niste procesi i nxjerrjes së kokainës.

Viktor Çervanaku, ish-kryetar komune. bëhet me dije nga përgjimet, po përgatitej për zgjedhjet lokale. Dhe ndërkohë, ai takoi eksponentë të njohur duke u thënë ka ardhur pleh i mirë nga Kolumbia.

Por, nga muaji shtator kur ngarkesa mbërriti nga Mali i Zi, thasët me pleh u mbajtën në oborr pasi eksperti kolumbian mbërriti në Shqipëri në muajin nëntor dhe vonesa e tij u bë shkak që puna të dështonte.

Por, si u llogarit ngarkesa prej 430 kilogramë kur nuk kishte nisur ende ndarja nga plehu? Agjencitë e huaja që po ndiqnin udhëtimin e ngarkesës llogaritën në thasë përqindjen e drogës dhe me anë të kësaj formule u dol në përfundimin që aty gjendeshin 430 kg kokainë./Top Channel

The post “Ka ardhur pleh i mirë nga Kolumbia”, Viktor Çervenaku u kap në përgjime duke reklamuar kokainën appeared first on Albeu.com.

Laboratori i drogës në Fier, gjykata lë në burg 10 të arrestuarit
10 të arrestuarit për laboratorin e drogës në Fier, janë lënë në burg nga gjykata.

Ata akuzohen për përfshirjen e tyre në laboratorin e drogës me kokainë, i cili u gjet mbrëmë në kuadër të megaoperacionit ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze.

Të arrestuarit janë Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.

Kujtojmë se operacioni u zhvillua dy ditë më parë, ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze duke bërë të mundur kapjen e 430 kg kokaine të fshehur në 400 kliogram pleh kimik në Tivar, ndërkohë që u zbulua dhe laboratori që përdorej për përpunimin e kokainës në Frakull të Fierit.

Gjithashtu, strukturat e Policisë kanë kryer kontrollin e 14 ambienteve, në qytete të ndryshme (Tiranë, Lushnjë dhe Fier), dhe si rezultat, janë sekuestruar: 6 armë zjarri, 2 armë gjahu, municion luftarak, rreth 16 000 euro dhe 20 paleta me rreth 24 ton “pleh artificial”./albeu.com

The post Laboratori i drogës në Fier, gjykata lë në burg 10 të arrestuarit appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Laboratori i drogës në Fier, kush janë 10 të arrestuarit për 430 kg kokainë
Mësohen emrat e 10 shqiptarëve të arrestuar, të cilët akuzohen për përfshirjen e tyre në laboratorin e drogës me kokainë, i cili u gjet mbrëmë në kuadër të megaoperacionit ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze.

Të arrestuarit janë Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.

Klajdi Kodra

Bledar Matoshi

Denilson Çervanaku

Kujtojmë se operacioni u zhvillua ditën e djeshme, ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze duke bërë të mundur kapjen e një sasie të madhe droge të fshehur në 400 kliogram pleh kimik në Tivar, ndërkohë që u zbulua dhe laboratori që përdorej për përpunimin e kokainës në Frakull të Fierit.

Prokuroria e Posaçme SPAK doli në një konferencë për mediat në lidhje me operacionin që zbuloi një laborator droge ne Fier.

Prokurori i çështjes është shprehur se hetimet kanë nisur në korrik dhe se porositësi i lëndës narkotike është shqiptar, ku dhe bëri me dije se janë kapur 430 kg kokainë./albeu.com

The post EMRAT/ Laboratori i drogës në Fier, kush janë 10 të arrestuarit për 430 kg kokainë appeared first on Albeu.com.