viktor bardhit Archives - Albeu.com

Ekzekutimi i Viktor Bardhit/ Kamerat e sigurisë s’kanë filmuar asnjë makinë, në mjetin e djegur nuk u gjetën prova, ja për çfarë dyshohet
Vrasja e Viktor Bardhit, alias Marku, në Ndërfushas të Mirditës, vijon të mbetet pa autorë të dyshuar, ndërsa grupi hetimor po përpiqet të rindërtojë lëvizjet e autorëve para dhe pas ekzekutimit.

Një prej vështirësive kryesore të hetimit lidhet me terrenin ku ka ndodhur krimi. Mësohet në hyrje të fshatit Ndërfushas ka kamera sigurie, por nga këqyrja e pamjeve nuk është evidentuar lëvizja e ndonjë automjeti gjatë orarit kur dyshohet se është kryer vrasja.

Për këtë arsye, dyshimet janë se autorët mund të kenë përdorur nënkalimin e “Rrugës së Kombit” për t’u larguar nga vendngjarja.

Një tjetër mundësi që po merret në konsideratë është kalimi në këmbë përtej barrierave mbrojtëse të rrugës, të cilat ndodhen vetëm pak metra larg vendit ku dyshohet se është ngritur prita.

Edhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë në pikat hyrëse dhe dalëse të Rrëshenit nuk ka sjellë deri tani një gjurmë të automjetit që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët.

Automjeti i gjetur i djegur në zonën e Munazit u zbulua rreth 20 minuta pasi familjarët e 65-vjeçarit njoftuan se e kishin gjetur atë të pajetë.

Megjithatë, brenda automjetit nuk janë gjetur armë apo prova të tjera që mund ta lidhnin drejtpërdrejt me ekzekutimin.

Kjo ka ngritur edhe dyshime të tjera te hetuesit, të cilët nuk përjashtojnë mundësinë që automjeti i djegur të mos jetë mjeti i përdorur nga autorët për kryerjen e krimit.

Kjo mund të jetë një strategji e përdorur nga autorët për të humbur gjurmët dhe për ta orientuar hetimin drejt një piste të gabuar.

Një tjetër dyshim i hetuesve është se ekzekutorët mund të jenë ndihmuar nga persona të tjerë, të cilët mund t’i kenë pritur me një automjet tjetër pas kryerjes së vrasjes dhe t’i kenë larguar nga zona.

Hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve, zbardhjen e mënyrës së organizimit të atentatit dhe përcaktimin e personave që mund të kenë ndihmuar në largimin e tyre nga vendngjarja.

The post Ekzekutimi i Viktor Bardhit/ Kamerat e sigurisë s’kanë filmuar asnjë makinë, në mjetin e djegur nuk u gjetën prova, ja për çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se u përdor nga autorët e ekzekutimit të Viktor Bardhit, gjendet i shkrumbuar Audi A4 (FOTO+VIDEO)
Kjo është makina e gjendur e djegur e autorëve, që dyshohet se është përdorur në ekzekutimin e Viktor Bardhit sot në 3 shtator. Automjeti i gjendur i djegur është një Audi A4.

Sipas raportimeve, viktima e sotme Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në një atentat të bujshëm në Rrëshen në shtator të vitit 2023.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërsa janë ngritur kontrolle dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, raporton Elidon Ndreka.

Vrasja e sotme rikthen në vëmendje historikun e përplasjeve të përgjakshme që kanë tronditur prej vitesh Mirditën, ndërsa hetuesit pritet të verifikojnë edhe nëse ekziston ndonjë lidhje mes ngjarjes së sotme dhe atentatit ndaj Martin Bardhit.

Policia dha më tepër informacion për ngjarjen e rëndë.

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

The post Dyshohet se u përdor nga autorët e ekzekutimit të Viktor Bardhit, gjendet i shkrumbuar Audi A4  (FOTO+VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kush është Viktor Bardhi, vëllai i Martin Bardhit të vr*rë tre vite më parë për hakmarrje
Mëngjesin e sotëm, Viktor Bardhi 65-vjeç është personi që mbeti i vrarë në një atentat me armë zjarri, në Ndërfushas të Mirditës. Sipas informacioneve paraprake, Bardhi u gjet i vrarë në makinë, ndërsa autorët dyshohet se u larguan nga vendi i ngjarjes me një automjet, i cili më pas u gjet i djegur.

Viktor Bardhi ishte vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në vitin 2023 në Rrëshen. Vrasja e Martin Bardhit, u pasua nga një seri zhvillimesh të rënda kriminale në zonën e Mirditës dhe u shoqërua me dyshime për konflikte të vjetra dhe hakmarrje.

Pikërisht kjo histori është një prej pistave që pritet të verifikohet nga hetuesit edhe për atentatin e sotëm ndaj Viktor Bardhit.

Megjithatë, deri në këto momente, autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht motivin e vrasjes.

Pas atentatit, policia ka nisur një operacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kush ishte Martin Bardhi?

Martin Bardhi, ka qene person i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ka qene një nga personat që ka tentuar të vrasë Saimir Recin, nipin e Kastriot Reçit, edhe ky i eliminuar më parë.

Shkak i konfliktit mes Enrik Bardhit (djalit të Martin Bardhit) dhe Saimir Reçit, ishte bërë parakalimi me makinë në rrugën kryesore të qytetit, që është shoqëruar dhe me të shtëna me arme zjarri.

Saimir Reçi dhe Enrik Bardhi, kanë zbritur nga automjetet dhe janë përplasur fizikisht me njëritjetrin në mes të qytetit.

Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe së bashku me të atin, Martin Bardhi kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte nipi i Kastriot Reçit, pronarit të televizionit lokal në Lezhë, i vrarë me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.

The post Kush është Viktor Bardhi, vëllai i Martin Bardhit të vr*rë tre vite më parë për hakmarrje appeared first on Albeu.com.