viktimat e covid Archives - Albeu.com

Lajm i mirë! Covid 19 regjistron rënie, mësoni bilancin e 24 orëve të fundit
Covid 19 në 24 orët e fundit ka regjistruar 5 viktima dhe 549 raste të reja.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila tha se viktimat janë: Një qytetare 61 vjeç nga Saranda, tre qytetarë nga Tirana 63-72 vjeç, një qytetar nga Vlora 72 vjeç.

Ndërkohë që bga 4,279 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 549 qytetarë, 236 prej të cilëve janë vetëm në Tiranë,ndërsa 865 të tjerë janë shëruar. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 35 janë në gjendje më të rënduar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Nga 4,279 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 549 qytetarë. 236 qytetarë janë në Tiranë, 24 në Sarandë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Lushnje, 20 në Vlorë, 18 në Durrës, 16 në Kamëz, Elbasan, 13 në Lezhë, 11 në Kurbin, Krujë, Dibër, 10 në Kukës, 8 në Dimal, Kuçovë, 6 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Vorë, Patos, Mallakastër, Berat, Cërrik, 4 në Bulqizë, Korçë, 3 në Vau i Dejës, Shijak, Tepelenë, Devoll, Skrapar, Librazhd, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, Pogradec, Poliçan, Gramsh, 1 në Has, Rrogozhinë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Memaliaj.

Janë 9,178 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 35 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: Një qytetare 61 vjeç nga Saranda, tre qytetarë nga Tirana 63-72 vjeç, një qytetar nga Vlora 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 865 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 159,439 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (02 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 549

Të shëruar në 24 orë 865

Të shtruar në spitale 176

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 4,279

Testime totale 1,211,134

Raste pozitive 171,327

Raste të shëruara 159,439

Raste Aktive 9,178

Humbje jete 2,710

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4045

Durrës 977

Fier 793

Shkodër 774

Vlorë 540

Elbasan 486

Berat 351

Lezhë 367

Korçë 240

Kukës 209

Gjirokastër 218

Dibër 178/albeu.com

The post Lajm i mirë! Covid 19 regjistron rënie, mësoni bilancin e 24 orëve të fundit appeared first on Albeu.com.

Mbi 674 mijë të vdekur në SHBA, Covid-19 ka vrarë po aq amerikanë sa edhe gripi spanjoll
Numri i personave që kanë vdekur nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara tashmë është i barabartë me numrin e amerikanëve që humbën jetën nga pandemia e gripit spanjoll të viteve 1918-1919, pra rreth 675,000. Ashtu si fatkeqësia mbarëbotërore e një shekulli më parë, edhe koronavirusi nuk mund të zhduket kurrë plotësisht.

Shkencëtarët shpresojnë që koronavirusi do të shndërrohet në një grip të butë sezonal me forcimin e imunitetit të njeriut përmes vaksinimit dhe infeksioneve të përsëritura. Por kjo do të marrë kohë.

“Shpresojmë se kjo do të bëhet si një rast ftohjeje, por nuk ka asnjë garanci për këtë”, thotë biologu i Universitetit Emory, Rustom Antia, i cili sugjeron një skenar optimist, sipas të cilit, kjo mund të ndodhë pas disa vitesh.

Tashmë pandemia vazhdon të ketë një ndikim të madh mbi Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të botës.

Shtimi i infeksioneve të reja, i shkaktuar nga varianti delta mund të ketë arritur kulmin, por numri i vdekjeve vazhdon të jetë mesatarisht mbi 1,900 në ditë, niveli më i lartë që nga fillimi i marsit. Sipas të dhënave të mbledhura nga Universitetit Johns Hopkins, deri të hënën në mëngjes numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara ka arritur në afër 674,000, por mendohet se numri real është më i lartë.

Sipas një modeli të njohur parashikimi, dimri mund të sjellë një rritje të re të rasteve, megjithëse do të jetë më pak vdekjeprurëse se vitin e kaluar. Modeli i Universitetit të Uashingtonit parashikon vdekjen e rreth 100,000 amerikanëve të tjerë nga COVID-19 deri më 1 janar, duke e çuar në 776 mijë numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara.

Pandemia e gripit spanjoll e viteve 1918-19 shkaktoi vdekjen e rreth 675,000 amerikanëve, kur Shtetet e Bashkuara kishin një popullsi tre herë më të vogël se sot. Rreth 50 milionë njerëz në nivel global vdiqën nga gripi spanjoll. Ndërsa, Covid-19 ka shkaktuar vdekjen e 4.6 milionë njerëzve në nivel global.

Shifrat e të vdekurve nga gripi spanjoll janë llogaritje të përafërta, duke pasur parasysh regjistrimet jo të plota të epokës dhe njohuritë e pakta shkencore mbi shkaqet e sëmundjes. Shifra 675,000 është raportuar nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Para COVID-19, gripi i vitit 1918-19 konsiderohej si pandemia më e rëndë në historinë e njerëzimit. Nuk është e qartë nëse pandemia aktuale në fund do jetë më vdekjeprurëse.

Në shumë mënyra, gripi i viteve 1918-1919, i cili u quajt gabimisht grip spanjoll, sepse në fillim u raportua gjerësisht për atë në mediat në Spanjë, ishte më i rëndë.

I përhapur nga lëvizjet e shumta të njerëzve gjatë Luftës së Parë Botërore, gripi shkaktoi vdekjen e një numri të madh të të rinjve pa probleme të tjera shëndetësore. Vaksinat nuk ekzistonin për ta ngadalësuar përhapjen e tij, dhe nuk kishte antibiotikë për të trajtuar infeksionet bakteriale dytësore. Dhe, natyrisht, popullsia e botës ishte shumë më e vogël se sa sot.

Megjithatë, udhëtimet me avion, migrimet masive dhe ritmi ende ulët i vaksinimit kërcënojnë të rrisin pasojat e pandemisë aktuale./VOA/

The post Mbi 674 mijë të vdekur në SHBA, Covid-19 ka vrarë po aq amerikanë sa edhe gripi spanjoll appeared first on Albeu.com.