viktima Archives - Albeu.com

Aksidenti tragjik në Tiranë/ Identifikohet gruaja që u përplas për vdekje nga autoboti (EMRI)
Ditën e sotme, një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në Tiranë, ku një autoboti i UKT-së (Ujësjellës Kanalizime Tiranë), ka përplasur një grua që lëvizte me motoçikletë.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë, pranë Gjykatës së Tiranës.

Viktima është identifikuar si Athina Bushi, e cila humbi jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë.

Sipas raportimeve, autoboti i UKT drejtohej nga shtetasi Arjan Bilani, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta.

“Rreth orës 10:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, automjeti (autobot) me drejtues shtetasin A. B, rreth 52 vjeç, dyshohet se ka përplasur motomjetin elektrik me të cilin lëvizte shtetasja A. B., rreth 72 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Aksidenti tragjik në Tiranë/ Identifikohet gruaja që u përplas për vdekje nga autoboti (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Dhjetëra viktima në Brazil, rrëshqitje toke dhe përmbytje pas shirave të rrëmbyer
Të paktën 23 persona kanë vdekur, dhjetëra janë të zhdukur dhe më shumë se 400 të tjerë janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre për shkak të shirave të rrëmbyeshëm në Brazilin juglindor, sipas shërbimeve të shpëtimit dhe autoriteteve lokale.

”Gjashtëmbëdhjetë persona vdiqën dhe 43 janë të zhdukur në komunën Juiz de Fora, dhe shtatë vdiqën dhe katër janë të zhdukur në Uba, pas reshjeve që shkaktuan daljen e një lumi, duke rezultuar në përmbytje dhe rrëshqitje toke”, sipas një raporti zyrtar nga autoritetet lokale.

”Zjarrfikësit në shtetin juglindor të Minas Gerais po kërkojnë dhjetëra njerëz”, tha një zëdhënës.

Kryetarja e bashkisë së Juiz de Fora, Margarida Salomao, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në përgjigje të “situatës jashtëzakonisht serioze” të shkaktuar nga reshjet “intensive dhe të vazhdueshme”.

Ky është shkurti më i lagësht në historinë e qytetit, shtëpi e rreth 540 000 njerëzve, sipas të dhënave zyrtare.

584 milimetra shi ranë, dyfishi i sasisë së pritur për të gjithë muajin.

“Disa lagje janë të izoluara dhe situata është ekstreme”, tha Salomao, duke shtuar se shirat kishin shkaktuar të paktën 20 rrëshqitje toke.

“Mbrojtja Civile vlerëson se 440 persona të prekur nga katastrofa po marrin mbështetje nga qyteti për pritjen dhe akomodimin e tyre të përkohshëm”, shtuan autoritetet në X.

”Zjarrfikësit po luftojnë me përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe rreziqet strukturore në brigjet dhe në zonat pranë lumit Paraibuna, i cili ka dalë nga shtrati”, deklaroi togeri Henrique Barcellos i Departamentit të Zjarrfikësve të Minas Gerais.

Autoritetet kanë pezulluar mësimet në të gjitha shkollat ​​komunale. Disa banorë filmuan ndërtesa që shembeshin brenda sekondash. Imazhet e postuara në mediat sociale tregojnë punonjësit e shpëtimit duke përdorur ekskavatorë në zona të varrosura nën tokë dhe shtëpi të shkatërruara plotësisht.

Zjarrfikësit po përdorin pajisje të specializuara për të evakuuar njerëzit që janë gati të mbyten.

Imazhet tregojnë gjithashtu rrugë dhe bulevarde të përmbytura si dhe rrëke uji dhe balte.

Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva njoftoi se e kishte vënë sistemin e Mbrojtjes Civile në gatishmëri të lartë.

“Prioriteti ynë është të garantojmë ndihmën humanitare, rivendosjen e shërbimeve bazë, ndihmën për personat e zhvendosur dhe mbështetjen për rindërtim”, shkroi ai në X.

Brazili ka përjetuar fatkeqësi të ndryshme vitet e fundit të lidhura me ngjarje ekstreme të motit si përmbytje, thatësira dhe valë të forta të nxehtësisë.

The post Dhjetëra viktima në Brazil, rrëshqitje toke dhe përmbytje pas shirave të rrëmbyer appeared first on Albeu.com.

Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 23-vjeçaja, identifikohet viktima (EMRI)
Policia e Shtetit, ka identifikuar vajzën që ndërroi jetë sot në moshë ende fare të re, pasi u përfshi në një aksident tragjik automobilistik.

Viktima është Elvina Elezi, 23-vjeçe, banuese në Tiranë.

E ndjera humbi jetën në minutat e para të ditës së sotme, në një aksident tragjik që ndodhi në dalje të Tiranës.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, tha zyrtarisht se më datë 13 shkurt 2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, shtetasja Elvina Elezi rreth 23-vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Goditja ka qenë e fortë dhe i ka shkaktuar plagë fatale të resë. Edhe pse u dërgua në urgjencë, si pasojë e prekjes së organeve jetësore, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 23-vjeçaja, identifikohet viktima (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Iran/ Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifrën prej 30.000
Ndërprerja mbarëkombëtare e internetit në Iran vazhdon të jetë në fuqi, ndërkohë që numri i raportuar i viktimave nga protestat e fundit ka vazhduar të rritet dhe mund ta kalojë shifrën prej 30.000, sipas një raporti.

Mbikëqyrësi i të drejtave digjitale, NetBlocks, tha më 25 janar se janë bërë 400 orë pre kur u ndërpre qasja në internetit në Iran, duke shtuar se “rritje të shkurtra të lidhjes me rrjet” mund ta krijojnë një përshtypje të rreme për rikthim më të gjerë të internetit.

Sipas saj, mjetet e anashkalimit si VPN-të kanë mundësuar komunikim të kufizuar në internet.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se ndërprerja e internetit e ka bërë shumë të vështirë për protestuesit për t’u organizuar dhe e ka kufizuar rrjedhën e informacionit, duke e bërë të vështirë verifikimin e viktimave në mënyrë të pavarur.

Organizata për të drejtat e njeriut me seli në SHBA, HRANA, shifrat e së cilës Radio Evropa e Lirë i ka cituar rregullisht që nga fillimi i shtypjes së dhunshme në Iran në fillim të këtij muaji, thotë se numri i konfirmuar i të vdekurve tani është 5.459, ndërsa numri i viktimave ende nën hetim është 17.031.

Megjithatë, një raport i publikuar nga revista Time thotë se numri i viktimave në protestat në Iran mund të kalojë 30.000, sipas dy zyrtarëve të lartë iranianë të Shëndetësisë me të cilët ajo ka folur.

Raporti, i publikuar më 25 janar, thotë se shumica e vdekjeve kanë ndodhur më 8–9 janar, kur goditja e qeverisë ndaj protestave mbarëkombëtare arriti kulmin. Për shkak të censurës së madhe dhe ndërprerjes së zgjatur të internetit, shifrat e raportuara për viktimat e protestave nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Shifrat e raportuara nga Time bien ndjeshëm ndesh me numrin zyrtar të viktimave prej 3.117 të shpallur nga Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit, por përputhen më shumë me vlerësimet ndërkombëtare.

Kombet e Bashkuara kanë sugjeruar një numër dukshëm më të lartë viktimash, dhe Mai Sato, raportuesja speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut në Iran, tha më 22 janar se numri i civilëve të vrarë mund të kalojë 20.000.

Gjithashtu janë bërë pulbike hollësi shtesë mbi numrin e protestuesve të lënduar gjatë shtypjes.

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve, ISNA raportoi se Qasem Fakhrayi, drejtori i Spitalit Farabi në Teheran, tha se numri i pacientëve me dëmtime në sy nga plumbat e gomës u rrit në rreth 1.000 më 9 janar, krahasuar me rreth 55 raste në ditët paraprake. Gati 200 persona të lënduar u transferuan në spitale të tjera për shkak të mungesës së kapaciteteve.

Maryam Sabbaghi, kryeinfermierja e spitalit, tha se të gjitha shtretërit ishin të zënë, barela u huazuan nga një institucion tjetër dhe pacientët u vendosën në korridore.

Ndikimi ekonomik i ndërprerjes së internetit është rritur gjithashtu.

Majidreza Hariri, kreu i Dhomës së Tregtisë Iran–Kinë, tha se tregtarëve u është lejuar të kenë qasje në internet vetëm 20 minuta në ditë nën mbikëqyrje zyrtare, një nivel që, sipas tij, është i pamjaftueshëm për zhvillimin e biznesit.

Ali Hakim-Javadi, kreu i Organizatës së Tregtisë së Kompjuterëve të Iranit, tha se ndërprerja po shkakton humbje ditore prej 20–30 trilionë rialësh (18–28 milionë dollarë me kursin aktual të tregut të lirë).

Ndërkohë, Këshilli Koordinues i Shoqatave të Sindikatave të Mësuesve ka publikuar emrat e më shumë se 40 studentëve që, sipas tij, janë vrarë gjatë shtypjes, duke cituar informacion të marrë nga burime të besueshme. Organizata ombrellë e sindikatave të pavarura të mësuesve në Iran thotë se lista do të përditësohet gradualisht.

Dhuna ka nxitur kritika edhe nga një klerik i lartë sunit brenda Iranit. Molavi Abdolhamid Esmailzehi, imam i faljes së xhumasë në Zahedan, i quajti vrasjet “masakër sistematike”.

“Kjo tragjedi ka krijuar një përçarje të thellë dhe të pariparueshme midis popullit të Iranit dhe qeverisë”, tha ai./REL

The post Tragjedia në Iran/ Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifrën prej 30.000 appeared first on Albeu.com.

Rritet numri i viktimave në Iran: Të paktën 3,428 protestues kanë humbur jetën
OJQ-ja për të Drejtat e Njeriut në Iran (IHR), me seli në Norvegji, deklaroi sot se të paktën 3,428 protestues janë vrarë nga forcat iraniane të sigurisë gjatë kulmit të trazirave, në periudhën 8–12 janar.

Sipas IHR, rritja e këtij numri vjen pas informacioneve të reja të siguruara nga ministria iraniane e shëndetësisë dhe arsimit.

Ndërkohë, mediat vendase raportojnë se të paktën 10,000 protestues janë arrestuar në lidhje me situatën.

Vlerësimi i numrit real të viktimave nga jashtë Iranit mbetet i vështirë, për shkak të ndërprerjes së vazhdueshme të komunikimit.

IHR ka paralajmëruar se shifra e publikuar përfaqëson vetëm “minimumin absolut” dhe se numri i vërtetë i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë.

The post Rritet numri i viktimave në Iran: Të paktën 3,428 protestues kanë humbur jetën appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Zvicër me 40 viktima / Pronarët e barit nën hetim për vrasje nga pakujdesia dhe fshehje provash
Çifti që drejtonte barin në resortin zviceran Crans-Montana, ku 40 persona humbën jetën nga një zjarr shkatërrues natën e Vitit të Ri, akuzohen se kanë tentuar të shkatërrojnë prova duke bllokuar llogaritë në rrjetet sociale menjëherë pas tragjedisë.

Jacques Moretti (49 vjeç) dhe bashkëshortja e tij Jessica Moretti (40 vjeçe) dyshohen për vrasje nga pakujdesia, mes akuzave për standarde të pamjaftueshme sigurie në lokalin e quajtur Le Constellation.

Avokati Romain Jordan, i cili përfaqëson disa nga 116 të plagosurit – shumica të rinj, disa me djegie katastrofike – tha se llogaritë e barit në Facebook dhe Instagram u pezulluan ndërkohë që operacionet e shpëtimit ishin ende në zhvillim.

Ai i tha The Times se llogaritë u bllokuan mes orës 03:00 dhe 06:30 të mëngjesit. “Është e çuditshme që, ndërsa po zhvillohej një emergjencë e tillë, dikush po mendonte për këtë,” u shpreh ai.

Sipas Jordanit, lokali kishte reklamuar festën e Vitit të Ri pak para zjarrit, dhe pezullimi i llogarive tregon se menaxherët ishin të vetëdijshëm për çështjet e sigurisë që në momentet e para pas tragjedisë.

Zjarri shpërtheu rreth orës 01:30 të mëngjesit, pasi fishekzjarre të vendosura mbi shishe shampanje i vunë flakën një materiali akustik shumë të ndezshëm në tavan. Një ish-zjarrfikës deklaroi se materiali ishte “në thelb i njëjtë” me veshjen e përdorur në kullën Grenfell në Londër.

Pamje të realizuara para zjarrit tregojnë një banakier me helmetë duke mbajtur një fishekzjarr të ndezur, ndërsa qëndronte mbi shpatullat e një kolegu të maskuar. Brenda pak minutash, zjarri u përhap në gjithë klubin nëntokësor në një fenomen të njohur si “flashover”, ku të gjitha materialet e djegshme marrin flakë njëkohësisht.

Personat e bllokuar brenda lokalit kishin vetëm një shkallë të ngushtë për të dalë. Dy ish-punonjës thanë se fikëset e zjarrit shpesh mbaheshin të mbyllura dhe se dera e daljes emergjente ishte shpesh e bllokuar ose e mbyllur me çelës.

Dy ish-punonjës, të identifikuar vetëm si Maxime dhe Sarah, deklaruan se trajnimet për sigurinë nga zjarri kishin qenë “të dobëta”. “Gjithmonë thosha se nëse fishekzjarrët preknin tavanin, gjithçka mund të merrte flakë,” tha Maxime për BFM.

Autoritetet lokale në Crans-Montana pranuan gjithashtu se lokali nuk kishte kaluar inspektimin vjetor të sigurisë për më shumë se pesë vjet. Presidenti i komunës, Nicolas Féraud, e quajti këtë një dështim serioz dhe tha se autoritetet “nuk do t’i shmangen përgjegjësisë”.

Policia e kantonit Valais po vazhdon hetimet ndaj çiftit Moretti për vrasje nga pakujdesia, plagosje të rëndë nga pakujdesia dhe zjarrvënie nga pakujdesia.

Në një deklaratë të përbashkët, çifti u shpreh se është “i shkatërruar dhe i mbushur me dhimbje” dhe se po mendon vazhdimisht për viktimat, duke shtuar se nuk do të përpiqet të shmangë përgjegjësitë.

Të dielën, më shumë se 2,000 persona morën pjesë në një procesion përkujtimor në Crans-Montana, duke marshuar në heshtje nga një shërbesë fetare drejt vendit të tragjedisë. Heshtja u ndërpre vetëm nga duartrokitjet spontane për zjarrfikësit që luftuan flakët.

Një banor lokal tha: “Po kalojmë një moment errësire të thellë, por po e përballojmë së bashku./ Top Channel

The post Tragjedia në Zvicër me 40 viktima / Pronarët e barit nën hetim për vrasje nga pakujdesia dhe fshehje provash appeared first on Albeu.com.

Aksidenti i rëndë në Dibër/ Viktima punonjës i ADZM, ishte nisur të fikte zjarret në Lurë (EMRI+VIDEO)
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në rrugën Maqellarë – Peshkopi.

Gazetari Enver Doçi, raporton se shoferi i cili ndërroi jetë rrugës drejt Traumës, është shtetasi Bledar Spahiu.

Ai ishte punonjës i ADZM Dibër dhe mësohet se ishte nisur drejt Peshkopisë, për t’iu bashkuar ekipeve zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”.

Dibër/Informacion paraprak:

Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksidenti i rëndë në Dibër/ Viktima punonjës i ADZM, ishte nisur të fikte zjarret në Lurë (EMRI+VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Gaza në zi: Më shumë se 55 mijë viktima nga ofensiva izraelite
Mbi 55.432 palestinezë janë vrarë që nga tetori 2023 nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavë. Vetëm në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 68 viktima të reja dhe 182 të plagosur, duke e çuar totalin e të lënduarve në 128.923 persona.

Shumë trupa mbeten ende nën rrënoja, ndërsa ekipet e shpëtimit nuk arrijnë dot në zonat e bombarduara për shkak të intensitetit të sulmeve.

Që nga rifillimi i ofensivës më 18 mars, ushtria izraelite ka vrarë mbi 5.100 persona dhe ka plagosur gati 17 mijë të tjerë, në shkelje të armëpushimit të shpallur në janar.

Ndërkohë, Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, janë subjekt i urdhërarresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Shteti i Izraelit përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

The post Gaza në zi: Më shumë se 55 mijë viktima nga ofensiva izraelite appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Kinë: 22 viktima dhe 3 të plagosur nga një zjarr në një restorant
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Liaoyang në provincën Liaoning të Kinës verilindore, ku një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu në një restorant, duke shkaktuar vdekjen e 22 personave dhe plagosjen e tre të tjerëve. Ngjarja ndodhi të martën, më 29 prill, rreth orës 12:25 me orën lokale.

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka bërë thirrje për “përpjekje të jashtëzakonshme” për trajtimin e të plagosurve dhe hetimin e plotë të ngjarjes. Ai e cilësoi zjarrin si “një mësim tronditës”, duke kërkuar identifikimin e shkakut dhe ndëshkimin e përgjegjësve.

Sipas autoriteteve lokale, në vendngjarje janë dërguar 22 automjete zjarrfikëse dhe 85 zjarrfikës. Operacioni i kërkim-shpëtimit është përfunduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

Media shtetërore Xinhua raporton se hetimet janë në vijim dhe pritet një analizë e detajuar mbi standardet e sigurisë në vend, teksa Kina është përballur shpesh me aksidente industriale për shkak të infrastrukturës së dobët dhe mungesës së masave mbrojtëse.

The post Tragjedi në Kinë: 22 viktima dhe 3 të plagosur nga një zjarr në një restorant appeared first on Albeu.com.

Tërmetet e fuqishme në Azinë Juglindore, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së ngre alarmin e kuq: Një mijë deri në 10 mijë viktima
Mijëra persona dyshohet se kanë vdekur pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.7 që tronditi Azinë Juglindore të premten, duke rrëzuar ndërtesa të larta në Tajlandë.

Skena rrëqethëse u shfaqën me trupa të rreshtuar në rrënoja, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkonin të mbijetuarit nga tërmeti, epiqendra e të cilit u zbulua pranë Mandalay, qyteti i dytë më i madh i Mianmarit.

Megjithëse shkalla e vdekjes dhe shkatërrimit nuk ishte menjëherë e qartë, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) lëshoi ​​një alarm të kuq – duke vlerësuar se vdekjet mund të variojnë nga 1000 deri në 10000, shkruan New York Post.

“Viktima të mëdha dhe dëme të mëdha janë të mundshme dhe fatkeqësia ka të ngjarë të jetë e përhapur”, paralajmëroi agjencia federale.

Shkatërrimi u përhap qindra milje nga epiqendra, duke përfshirë në Tajlandën fqinje, ku një rrokaqiell në ndërtim e sipër u rrëzua në kryeqytetin Bangkok, thanë autoritetet tajlandeze.

Një video dramatike që qarkullon në mediat sociale tregoi ndërtesën 30-katëshe me një vinç në majë duke u shembur në një re pluhuri pranë tregut popullor Chatuchak të qytetit, ndërsa shikuesit ulëritës iknin nga vendi i ngjarjes.

The post Tërmetet e fuqishme në Azinë Juglindore, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së ngre alarmin e kuq: Një mijë deri në 10 mijë viktima appeared first on Albeu.com.