viktima lufte Archives - Albeu.com

SHBA: Më shumë se 200.000 viktima nga lufta në Ukrainë
Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulmet e reja ruse në rajonin lindor të Donjeckut, ku Moska vazhdon të kryejë një ofensivë në drejtimet Bakhmut dhe Avdiyivka, ka thënë Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Ndërkohë, gjeneral i lartë amerikan , Mark Milley, foli për “vuajtje të jashtëzakonshme” dhe viktima që solli lufta mbi ukrainasit.

Luftimet e ashpra në lindje pasoi urdhrin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, për një tërheqje nga bregu perëndimor i lumit Dnieper në rajonin pjesërisht të pushtuar të Hersonit në pengesën e fundit të dukshme për Moskën në fushën e betejës në juglindje të Ukrainës.

Ushtria ukrainase tha se kishte zmbrapsur, gjithashtu, sulmet ruse në rajonin e Luhanskut, i cili së bashku me Donjeckun përbëjnë rajonin Donbas të Ukrainës lindore.

Forcat ruse nisën sulme me raketa dhe ajrore dhe goditën më shumë se 30 vendbanime në rajonet Donjeck, Luhansk, Dnipropetrovsk, Zaporizhja, Mikolajiv, Sumi dhe Herson, tha ushtria.

Gjenerali amerikan, Milley, tha se rreth 100.000 ushtarë rusë dhe rreth 100.000 ukrainas ishin vrarë ose plagosur në luftë, shifra më e lartë e përmendur deri më tani nga një zyrtar perëndimor.

Milley, duke folur në një ngjarje në Nju Jork, më 9 nëntor, tha gjithashtu se rreth 40.000 civilë kishin vdekur pasi u kapën në konflikt.

Vlerësimet nuk mund të konfirmoheshin në mënyrë të pavarur.

Si Kievi, ashtu edhe Moska, ruajnë me kujdes numrin e viktimave. Në përditësimin e fundit në shtator, Rusia tha se 5.937 ushtarë ishin vrarë që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt.

“Ka pasur jashtëzakonisht shumë vuajtje, vuajtje njerëzore”, tha Milley, duke shtuar se konflikti krijoi midis 15 dhe 30 milionë refugjatë.

Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar 7.8 milionë njerëz si refugjatë nga Ukraina në të gjithë Evropën, përfshirë Rusinë. Megjithatë, shifra nuk përfshin ata që janë detyruar të zhvendosen përbrenda Ukrainës.

Duke iu referuar urdhrit të Shoigut për një tërheqje nga Hersoni, Milley tha se treguesit fillestarë sugjeronin se Rusia do të vazhdonte tërheqjen e saj, por ai paralajmëroi se mund të duhet kohë për t’u përfunduar.

Nga shumë analistë ushtarakë, Hersoni konsiderohet si më i rëndësishmi nga katër rajonet pjesërisht të okupuara të Ukrainës që Rusia i shpalli të aneksuara në shtator.

Ai kontrollon të vetmen rrugë tokësore për në Gadishullin e Krimesë të okupuar nga Rusia të Ukrainës dhe grykën e lumit Dnieper që përshkon Ukrainën.

Kievi ka reaguar me kujdes ndaj njoftimit të Rusisë për tërheqje , duke vënë në dukje se disa forca ruse mbetën në Herson dhe se po dërgoheshin përforcime në rajon.

“Ata po largohen, por jo në masën sikur të ishte një tërheqje e plotë”, tha Oleksiy Arestovych, një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, në një video të postuar në internet vonë më 9 nëntor./rel

The post SHBA: Më shumë se 200.000 viktima nga lufta në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

OKB zbulon shifrën, sa civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë
Të paktën 1,563 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

Agjencia e OKB-së ka regjistruar 3,776 viktima civile në Ukrainë deri më tani: 1,563 të vrarë dhe 2,213 të plagosur, tha ajo në përditësimin e saj të fundit të postuar sot.

OCHCR përsëriti se “shifrat aktuale janë dukshëm më të larta pasi marrja e informacionit nga disa lokacione ku kanë vazhduar armiqësitë intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit”.

OKB renditi Mariupol dhe Volnovakha (rajoni i Donetskut), Izium (rajoni Kharkiv), Popasna (rajoni i Luhansk) dhe Borodianka (rajoni i Kievit) si shembuj të vendeve ku ka pasur “pretendime për viktima të shumta civile”.

Të martën, zëdhënësja e OHCHR Liz Throssell foli për dënimin e OKB-së të imazheve që u shfaqën fundjavën e kaluar të trupave civilë të shpërndarë nëpër qytetin e Bucha, duke thënë se ato treguan “të gjitha shenjat” se civilët “u shënjestruan dhe u vranë drejtpërdrejt”./albeu.com

The post OKB zbulon shifrën, sa civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë appeared first on Albeu.com.